HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fotografitė!

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia E kujt s'do t'i pėlqejė dalja nė fotografi pėr ta ruajtur si kujtim?
Fotografia, pėrveē se ruajtjes sė kujtimit ka edhe ajo rolin dhe vlerat e saja pėr t'u interpretuar pastaj nė mėnyra dhe forma tė ndryshme.
Para pak kohėsh njė funksionar i lartė i Shtetit Shqiptar erdhi nė SH.B.A.
Propaganda e partisė sė tij bėri zhurmė tė madhe pėr atė takim tė suksesshėm tė politikanit shqiptar me funksionarėt e lartė tė shtetit amerikan. Njoftimi nė shtyp i pa shoqėruar me fotografi... ngacmoi kundėrshtarėt e tij politikė tė "ēirreshin" me tė madhe, duke e pėrgėnjeshtruar kėtė lajm si tė pavėrtetė, sepse nuk po i bindte ai fakt.
"Fotografitė, ku jane fotografitė...?" bėrtisnin dhe shkruanin kundėrshtarėt politikė.
Tre ditė me radhė shtypi ziente nė dy kahe tė kundėrta. Nga njėra anė shkruheshin pėr vizitėn dhe sukseset e atij politikani nė SH.B.A. dhe nga ana tjetėr pėrgenjeshtrimi i atij suksesi, sepse nuk kishte ndonjė mjet pėr ta vėrtetuar suksesin e tij, nė kėtė rast fotografitė.
Pas nje "lufte" tė gjatė politike, nga Sh.B.A-ja mbėrritėn fotografitė nė Tiranė.
Pėrsėri propaganda e partisė sė atij politikani shkruante pėr suksesin e tij nė SH.B.A., madje me fakte bindėse; tė shoqėruar edhe me njė fotografi. Kishte dalė Presidenti Bush me disa politikanė evropianė e bashkė me ta edhe politikani ynė, qė pėr "fatin" e tij ishte i fundit nė resht. Kjo mjaftonte; nuk ka rėndėsi nėse je prane Presidentit Bush apo nė se je larg tij. Ndoshta Presidenti Bush gjatė pushimit nė sallon mund tė shkėmbejė mesazhe me politikanė tė huaj dhe ndonje politikan yni mund tė jetė larg, por pėr fat e ka kapur pak kamera shkarazi. Kjo mjafton pėr tė propaganduar takimin e politikanėve tanė me funksionarėt e lartė tė SH.B.A-ve.

Disa krijues, librat e tyre tė botuara i kanė mbushur me fotografi tė shumta tė dalė me njerėz tė nderuar nė fushat e ndryshme tė shkencės, artit, politikės..., qė mė tepėr se tė bezdisura, nuk mund tė quhen.
Fotografitė e vendosura nė libėr nuk kanė lidhje fare me ēfarė shkruhet nė tė.
Mendojnė autorė-et e librave se krijimi i tyre i pėrmbledhur nė libėr tė shoqėrohet edhe me ato fotografi do t'i bindė lexuesit se ai libėr ia vlen pėr tė lexuar dhe pėr t'u vleresuar?
E ēfarė vlere mund tė kenė ato fotografi qė ai-ajo krijues-e ka dalė nė kohė dhe data tė ndryshme me njerez tė ndryshėm tė artit, politikės...? (Nė jetėn tonė ndeshemi me shumė tipa te ēuditshėm ta gjejnė veten e tyre pranė njerėzve me emėr, tė hyjnė mes tyre edhe nė ēastin e fundit para shkrepjes sė aparatit fotografik) Kjo mjafton pastaj, se ajo fotografi ėshtė njė "armė" e fortė, pėr propagandėn e vetė krijuesit...
Ēfarė vlere ka nje fotografi nė libėr kur ai krijues-e ka dalė nė grup njerėzish me njė poet, shkrimtar politikan,... kur ai na paska vizituar dikur fabrikėn, institucionin... kur ai autor-e i-e sotėm-tme ka punuar dikur para 25 vjetėsh, apo edhe ndoshta kur kanė qenė ne aksionet e dikushme tė rinisė...?

Para pak kohėsh pata nderin tė kisha vizitorė nė shtėpinė time tre miq tė nderuar, njėri nga ata ėshtė shkrimtar shumė i njohur.
Krijuesi e ka "sėmundje", tė shohė raftin me libra dhe tė mos zgjasė dorėn pėr tė marrė njė libėr e ta shfletojė.
Shkrimtari ynė mori tre libra tė botuar kohėt e fundit nga disa shtėpi botuese, qė pėr etikėn e kopertinės sė librit nuk ke ē'i thua, pavarėsisht se ē'ėshtė shkruar nė tė. Tė marrin mė qafė nga pamja e jashtėme; tė shket dora nga lustrimi qė i kanė bėrė kopertinės edhe pse nganjėherė ngyrat e pėrdorura nė kopertinė tė nervozojnė.
Sa filloi ta shfletojė njėrin libėr e mbylli menjėherė. Mori librin tjetėr. Tė njėjtėn gjė e bėri dhe me atė libėr. Nė librin e tretė u pėrqendrua pak disi i habitur dhe i shqetėsuar. Kėtė e tregoi pamja e vrazhdė qė i mori fytyra e tij. - Ē'tė jetė kjo? - tha. - Ē'dua unė kėtu?
Tė gjithė filluam tė qeshnim, vetėm miku i nderuar shkrimtar rrinte serioz, madje i revoltuar. "Ē'dua unė kėtu nė kėtė libėr?" foli pėrsėri.
Shkrimtari po e shihte veten e tij nė atė libėr. Kishin dalė fotografi grup shokėsh a tė njohur vite mė parė dhe andej nga fundi i njerėzve ishte dhe autor-i-ja i-e librit.
Nuk e njoh fare autor-in-en, e kėtij libri,- tha. "Pėrse duhet tė jetė fotografia ime nė kėtė libėr?'' - vazhdonte tė fliste shkrimtari.
- Po ti lexoje njėherė, ēfarė shkruan autori nė atė libėr... - i tha shoku si me shaka, pėr t'i kthyer gjendjen shpirtėrore tė mėparshme.
- Nuk mė lėnė kėto fotografitė tė lexoj - u pėrgjigj shkrimtari. - Mė parė se unė tė shfletoj librin mė dalin kėto fotografi tė bezdisshme, qė nuk kanė lidhje fare me librin... As vetė nuk mė kujtohet su kemi dalė...
...................................
Nė njė libėr tjetėr, kėtė herė jo shkrimtari, por miku tjetėr, buzeqeshi pak pastaj tha: "Shiko se ē'bėhet. Libri ka 186 faqe. Nga kėto, 120 faqe i zėnė mendimet e shokėve dhe miqve tė kėtij autori tė panjohur dhe, 66 faqet e tjera jane krijimtaria e tij". E mbylli librin pa e lexuar.
- Nuk mė intereson - tha. - Nuk mė ka lėnė vend mua si lexues ky autor tė jap mendimet dhe vlerėsimin tim pėr krijimtarine e tij...
......................................
Shtypi shqiptar kėtu nė Nju Jork, para disa kohėsh shkruajti pėr njė aktivitet tė rėndėsishėm tė komunitetit, promovimin e njė libri tė njė shkrimtari tė suksesshėm me pėrvojė tė gjatė krijuese, tė shoqėruara edhe me fotografi gjatė ceremonisė festive. Ndėrmjet fotografive nė shtyp ishte edhe ajo e anetareve tė familjes sė autorit qė bėnte promovimin e librit. "Shumė bukur kemi dalė, por pse na ka hyrė kėtu ky - kjo?". Nė mes tė pjesėtarėve tė familjes sė autorit tė librit, pak para se tė shkrepej aparati fotografik, me tė shpejtė u kishte hyrė nė mes edhe njė...
"Nuk mund t'i thoshim dot ik", u shprehėn mė vonė anėtarėt e familjes, madje edhe vetė shkrimtari.
Shqetėsimit tė asaj familjeje pėr ndėrhyrjen e krijues-it -es nė atė fotografi kujtimi, pėr mė tepėr e botuar nė gazetė, krijues-i -ja do ta ketė si "armė" ndoshta nė botimin e librit tė tij -saj, pėr t'i treguar lexuesit mė vonė, se ėshtė mik i familjes sė shkrimtarit.
Kėto janė edhe ato fotografitė e bezdisura tė vendosura nė libra tė ndryshėm nga autorė tė ndryshėm.
Lereni plitikanin, artistin, shkrimtarin, poetin me emėr.... nė punėn e tyre. Nėse dikush ka ndonjė fotografi kujtimi me njerėz te tillė dhe varet se si e kanė bėrė atė fotografi, (i ka thėnė: "hajt mos t'a prishim dėshirėn, tė dalim njė fotografi", apo ai, dikushi, i ka hyrė nė mes pa dėshirėn e tyre) nuk do tė thotė, qė ekspozimi i fotove tė tyre nė librin e krijuesit-ses do t'ia shtojė vlerat krijimit qė na ofrojnė pėr tė lexuar...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara