HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pas festimit tė Shėn Valentinit!


-- tregim                     
-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Ai hapi derėn e apartamentit tė tij dhe hyri brenda me ngadalė, ashtu siē hynte ēdo ditė, fytyrėqeshur kur shihte tė ėmėn t'i dilte pėrpara. Edhe nėse ndjehej i lodhur kur kthehej nė shtėpi, pėrpara nėnės sė tij shtirrej i qeshur dhe i gėzuar. Nė dorė mbante njė gonxhe trėndafili ngjyrė vishnje.
- Erdhe? - i tha e ėma dhe u ēua nė kėmbė nga ndenjėsja ku po rrinte ulur. Sytė i shkuan menjėherė tek ajo gonxhe trėndafili. "Ėshtė Shėn Valentini sot..." - mendoi dhe ndjeu njė gėzim nė shpirt.
Ai e pėrqafoi si gjithmonė, e puthi dhe hyri nė guzhinė. E ėma i shkoi nga pas.
- Ma jep mua - i tha, - ta vendos nė njė gotė me ujė, ti shko lahu.Atij nuk i pėlqeu qė e ėma tė ndjente edhe ajo gėzimin e asaj luleje dhuratė, qė ai nuk e dėshironte. Nuk e kishte adhuruar kurrė atė vajzė, shoqen e klasės, madje as shenjėn mė tė vogėl tė simpatisė sė tij ndaj saj nuk kishte treguar. Ishte ndjerė krejt i befasuar, kur ajo me gonxhe trėndafilin nė duar ishte drejtuar tek ai, duke i uruar festėn e Shėn Valentinit. Ai me mirėsjellje e kishte falenderuar dhe pėr tė mos e fyer e kishte pranuar lulen. Kėrkesės sė saj pėr njė festim sė bashku nė mbrėmje, ai e kishte rrefuzuar.

- Sonte ėshtė dita juaj - i tha e ėma, kur po rrinin ulur nė tryezėn e ngrėnies. Do tė lutem shumė... tė jesh i kujdeshėm dhe... mos u vono shumė nė mbrėmje.
- Ai, duke u pėrtypur, buzėqeshi dhe lėvizi kokėn nė shenjė pohuese, si pėr tė aprovuar ato ē'farė tha e ėma.
Ndryshe nga vitet e tjera, atė vit, Shėn Valentinin kishte menduar ta festonte me njė shoqėri tė re.
Njė shok latino-amerikan i kishte propozuar tė shkonin sė bashku nė klub me njė grup vajzash edhe ato latino-amerikane. I kishte pėlqyer propozimi i shokut, aq mė tepėr qė pėr tė ishte hera e parė qė do festonte me vajza tė huaja... Mendoi tė pushojė nė shtrat, derisa tė vinte ora e lėnies sė takimit me grup shokėt.

- Mos merr shumė para me vete - i tha e ėma, tek e shihte pėrpara pasqyrės, ndėrsa ai krihte flokėt.
- E pooo... njė herė nė vit ėshtė kjo ditė moj mama, pastaj...
- Kujdes edhe me pijen, se je nė timonin e makinės, mos pi shumė.
Ai nuk foli, nėnqeshi duke parė fytyrėn e saj nė anėn tjetėr tė pasqyrės.
- Mė pėlqen shumė kjo era e kolonjės qė pėrdor - i tha ajo, duke ndjerė dėnesė pėr fjalėt qė tha dhe pėr tė ndėrruar bisedėn qė vetė e nisi.
- Po ti, ku do shkosh pėr ta festuar? - i tha ai dhe qeshi siē e kishte zakon kur bėnte shaka me tė ėmėn.
- Eh! Shėn Valentin zeza pėr mua... unė do ta festoj duke tė pritur ty.
- E po mirė atėhere, kalofsh edhe ti gėzuar mama - tha duke qeshur dhe e pėrqafoi.
Ai doli jashtė, ndėrsa e ėma po qendronte te pragu i derės dhe po e shoqėronte me sy nga prapa.
- Dėgjo bir, mos e mbaj fikur telefonin kur tė tė marr unė; mė merr edhe ti nganjėherė nė telefon.
Ai ndaloi dhe ktheu kokėn - Mos u bėj merak mama - tha dhe e pėrshėndeti me dorė.
E ėma mėrmėriti disa fjalė, duke e ndjekur me sy nga prapa. "Zoti tė ndihmoftė bir".
Shkoi nė guzhinė, qendroi pėrpara gotės me gonxhe trėndafili dhe buzėqeshi.
"Tė keqen nėna" - tha dhe afroi kokėn duke i marrė erė. Iu duk se ndjeu erėn e tė birit.
Ai ecte rrugės drejt vendit ku ishte makina. "Mė mjaftojnė paret qė kam" - mendoi.
Rrugės me makinė iu kujtuan ato, vajzat latino-amerikane qė s'i njihte dhe s'i kishte parė kurrė. "Kanė trup tė bukur dhe... kulturė seksuale..." mendoi. Ndaloi CD-nė me kėngėt qė po dėgjonte dhe vuri njė tjetėr me muzikė latino-amerikane. "Muzika "Salsa" mė pėlqen shumė. Mė japin shumė kėnaqėsi kėto trompat dhe kitarat kur i dėgjoj nė kėngėt e tyre" - dhe iu parafytyruan vajzat latino-amerikane nė pėrgjithėsi me bluzat e hapura pėrpara kraharorit, qė ua tregonin gjokset ngjyrė gruri... dhe pantallonat xhinse, tė ngushta, qė u rrinin ngjitur pas trupit...
Diēka mendoi dhe njė "aahh" i doli pa e kuptuar as ai vetė.
Nga tingujt e lartė tė muzikės, nuk e dėgjoi tingullin melodik tė ziles sė telefonit tė tij celular. Shoku qė i kishte dėrguar zile ishte shqetėsuar nga mospėrgjigjia e tij. Kishin kaluar pothuajse 15 minuta qė i kishte lėnė mesazh dhe ai nuk po i pėrgjigjej. Shoku mė tepėr do ndiente druajtje nga shoqet latino-amerikane, nėse pėr ndonjė arėsye ai nuk do tė vinte.
Pas pak, atij iu kujtua t'i dėrgojė njė telefonatė shokut. Uli tonin e muzikės qė po dėgjonte dhe nxorri telefonin. Atėhere e pa se shoku i tij i kishte dėrguar thirrje dhe i kishte lėnė mesazh.
Nuk vonoi shumė dhe ata u takuan nė vendtakim.
- Ku janė ato, nuk do vijnė sonte? - e pyeti shokun sapo zbriti nga makina.
- Do vijnė, por, vajzat... ti e kupton vetė...
Cigarja qė e ndezėn ishte djegur deri nė gjysėm, kur pėrballė tyre u shfaqėn gjashtė vajzat. Tė gjashtave fytyrat e tyre ngjyrė gruri u shkėlqenin nga kremrat qė kishin venė. Ishin tė bukura dhe elegante nė trup, vetėm dy nga ato kishin njė shėndet mė tė theksuar qė binte nė sy.
Ato u afruan buzagaz, u pėrshėndetėn, duke prezantuar secila emrin e saj.
- Ju latino-amerikanet keni emra tė bukur, ashtu siē jeni edhe vetė - tha ai, si pėr tė hyrė i pari nė bisedė.
- Edhe emri jot ėshtė i bukur - tha njėra nga ato dhe qeshi. E qeshura e saj u pasua edhe nga tė tjerat.
- Vetėm emri i tij ėshtė i bukur? - pyeti shoku latino-amerikan.
- Ty tė njohim ne, por po themi pėr kėtė shokun e ri. Shumė simpatik qenka. - foli njė vajzė tjetėr.
- Qė tė mos vonohemi, - tha shoku latino-amerikan, - tė shkojmė atje pėr ku jemi nisur, nė klub. Hajde shpejt, tre vajza tė vijnė nė makinėn time dhe tre tė tjerat tė shkojnė nė makinėn e tij.
Vajzat panė njėra tjetrėn nė sy. Nuk dinin nė cilėn makinė tė shkonin.
- Hajde, - foli pėrsėri shoku dhe zgjati dorėn, duke prekur tre vajzat qė kishte mė pranė. - Ju tė treja hajdeni me mua; kurse ju, shkoni me tė.

............................

Nė klub ishte vėrtet njė mbrėmje e kėndėshme dha gazmore, siē ėshtė vetė dita e Shėn Valentinit. Drita e zbehtė qė lėshonin flakėt e qirinjve e bėnte eksituese ambientin gjithandej. Djem dhe vajza tė reja kėrcenin dhe kėndonin nėn ritmet e muzikės frenetike qė ndryshonte herėpashere ritmin e saj. Dikush gjatė vallėzimit mbante njė shishe birrė nė dorė, dikush njė gotė me konjak, uiski, pije tė ndryshme.
- Tė lutem zemra ime, mė thuaj ēfarė tė pėlqen tjetėr tė pish? - po i thoshte njė djalė, qė dukej se e kishte zėnė pija, shoqes sė tij, qė rrinte ulur mbi gjunjtė e tij nė njė tavolinė mė tej dhe nxorri paret nga portofoli. Vajza iu avit mė pranė, mbėshteti shpinėn nė gjoksin e tij dhe ngriti kokėn. - Dua njė puthje tė nxehtė tani mjalti im - dhe zgjati buzėt nė shenjėn e puthjes...
- Ju ē'dėshironi tė pini tjetėr? - pyeti shoku latino-amerikan vajzat.
- Jo, jo! Ėshtė radha ime pėr tė paguar - tha ai dhe menjėherė nxorri paret nga portofoli.
Njėra nga ato e pa me bisht tė syrit kur ai nxorri lekėt dhe shikimin e hodhi nga shoqja e saj. I bėri njė shenjė me kokė qė askush nuk e pa. Edhe shoqja iu pėrgjigj shikimit tė saj, tė shoqėruar me njė buzėqeshje tė lehtė.
Vajzat donin tė pinin pėrsėri birrė.
Dy nga ato gjashtė vajzat u ēuan dhe filluan tė spėrdridhnin belin dhe vithet nė mėnyrė tė pahijshme sipas ritmit tė muzikės qė ishte e mprehtė dhe shurdhuese. Mė pas i shkuan edhe katėr tė tjerat qė imitonin shoqet e tyre. Njėra nga ato zbėrtheu kopsat e kėmishės, sa iu dukėn mbajtėset e gjoksit ngjyrė qielli, tė qarkuara me tyl. Djemtė po i kundronin ėmbėl. Mbi fytyrat e tyre rrėshkiste buzėqeshja e lehtė qė ia vijosi fytyrėn.
- Ēohemi tė vallėzojmė edhe ne - i tha ai shokut latino-amerikan. U ēuan dhe nėn tingujt e muzikės kėrcenin edhe ata mes atyre njerėzve tė shumtė. Atė e ēuan kėmbėt tek vajza qė kishte zbėrthyer kėmishėn. Ai i qe avitur, ndėrsa ajo i hodhi krahėt nė qafė. Aroma e fortė e parfumit tė saj ia goditi fytyrėn. Shihte gjoksin e saj gjysėm tė zbuluar qė e kishte fare pranė, ndėrsa ndjente prekjen e kofshės sė tij nga kofsha e saj.
- Rroftė Shėn Valentini - tha shoku latino-amerikan duke qeshur, qė po kėrcente pranė tyre. Nga tingujt e fortė tė muzikės nuk u dėgjua ē'tha ai, vetėm u kuptua nga lėvizja e buzėve.

............................

Ajo mbrėmje kaloi kėndshėm, ashtu siē kalohet pėrherė festa e bukur e tė dashuruarve.
Kur dolėn jashtė pėr tė ikur, kėrkesės sė djemve pėr tė kaluar disa ēaste tė kėndėshme dhe intime nė njė nga motelet aty pranė, vajzat e refuzuan, duke premtuar se miqėsia e tyre do tė vazhdojė edhe nė ditėt qė do tė vijnė.

E ėma e tij edhe pse kishte kaluar ora 3:15 e mėngjesit, rrinte nė dhomė dhe priste tė birin tė vinte.

- Si do t'i ēojmė vajzat tani nė shtėpi? - pyeti ai shokun kur dolėn jashtė.
- Ashtu siē edhe erdhėm, tre nė makinėn tėnde dhe tre nė makinėn time.
Vajza qė kishte kėrcyer me kėmishėn e zbėrthyer e pa ėmbėlsisht atė, si pėr t'i thėnė qė dėshironte tė ishte nė makinėn e tij. Edhe ai vetė e donte njė dėshirė tė tillė, prandaj edhe i buzėqeshi nė shenjė aprovimi.
Kur vajzat hipėn nė makinė, pėr ēudinė e tij, nė ndenjėsen e parė nė krah tė tij u ul njė vajzė tjetėr. Ai nuk i tha gjė asaj edhe pse donte qė nė atė vend tė ishte ajo..., e cila u ul nė ndenjėsen prapa tij.
- Tė dėgjojmė pak muzikė latino-amerikane? - tha ai, - se keni muzikė tė bukur ju, ashtu siē jeni edhe vetė - dhe pa marrė pėrgjigje nga ato shtypi butonin. Tingujt e ėmbėl tė muzikės u pėrhapėn brenda kabinės sė makinės, ndėrsa vajzat filluan ta shoqėronin muzikėn me pėrplasjen e pėllėmbėve.
- Vetėm mė tregoni rrugėn nga duhet tė shkojmė - tha, pa e lėvizur kokėn dhe shikimin para.
Befas ndjeu njė prekje nė pjesėn e qafės. Gishta tė lėmuar po e ledhatonin. Pastaj dėgjoi njė frymėmarje pėrzierė me erė alkooli qė i ishte afruar pranė, njė puthje tė lehtė nė qafė dhe mė pas fjalėt: "Unė kisha shumė dėshirė sonte..." - Ishte vajza qė kishte kėrcyer me kėmishėn e zbėrthyer e ulur prapa tij ajo qė po i fliste dhe qė i bėnte ato veprime.
Ai nuk foli, vetėm buzėqeshi. Ndjeu pėrsėri njė puthje tjetėr nė qafė dhe dy duar pėrpara gjoksit tė tij qė po lėviznin me ngadalė. - Paske shumė trup tė bukur - dėgjoi pėrsėri zėrin e saj. Vajza tjetėr e ulur nė krah tė tij nė ndenjėsen pėrpara, shikonte me bisht tė syrit veprimet e shoqes dhe buzėqeshte. Dy duart e saja po lėviznin nė pjesėt e trupit tė tij: - Sa trup i bukur...!" - dhe e puthi pėrsėri nė qafė. Ai nuk foli, shikonte pėrpara nė timon dhe ndjente kėnaqėsi nga ai veprim i vajzės.
Pastaj iu duk se ishin katėr duar qė po ledhatonin trupin e tij.
- "Ē'mė ndezėn...! S'kanė faj, vajza tė reja nė moshė, i ėshtė ndezur gjaku, por tani ndikon edhe pija... Ku ma gjetėn dhe mua tani qė kam timonin nė duar..."
Dy duar tė zgjatura nga prapa shpinės sė tij iu afruan shumė pranė pjesės sė barkut tė tij, ndėrsa dy duart e tjera, lėviznin lirshėm nė pjesė tė ndryshme tė trupit, tė shoqėruara me puthje nė qafė dhe nė shpinė. Nuk mund t'i ndalonte veprimet e tyre, sepse edhe ai vetė kishte hyrė nė tė njėjtėn botė si ato, nė botėn e eksitimit. Vetėm kishte njė merak, tė ishte i vėmendshėm nė timon. Rruga ishte e shkretė dhe e qetė. Kulmi arriti, qė edhe ai vetė nuk do ta besonte, kur duart e shtrira nga prapa me trupin pak tė pėrthyer pranė tij, filluan e t'i zbėrthejnė pantallonat. Vajza e arriti atė qė dėshironte dhe bashkė me ato tė dyja nga prapa nė atė lojė, hyri edhe vajza nė krah tij. Tre vajza bėnin veprime tė "ēmendura" ndaj njė mashkulli qė nuk kishte forcė t'i ndalonte, sepse vetė ndjenja e kishte mposhtur forcėn dhe logjikėn nė ato ēaste.
Nė atė kabinė makine qė ecte me shpejtėsi mesatare, nė orėt e para tė atij mėngjesi dėgjoje vetėm muzikė, tė qeshura...
Sa shpejt dhe pa u kuptuar mbėrritėn nė vendin ku duhet tė zbrisnin vajzat. Dy makinat qendruan njėra pas tjetrės. Vajzat dolėn nga makinat, i falenderuan djemtė, u pėrqafuan, madje edhe i puthėn. Ato u larguan me dėshirėn edhe nė takime tė tjera...
Ai donte t'i tregonte shokut tė vetė latino-amerikan pėr atė qė i kishte ndodhur,"ēmendurinė" e tyre, por tingulli i ziles sė telefonit celular qė u dėgjua nė atė ēast, nuk e la qė ai tė fillonte bisedėn. Kur vuri dorėn pėr tė marrė telefonin, ndjeu se i mungonte portofoli i parave qė e mbante zakonisht nė xhepin e djathtė tė pantallonave. I shqetėsuar po kėrkonte me duar nėpėr xhepa; e ndjeu portofolin nė xhepin e majtė. Edhe pse pak i dehur, e mbante shumė mirė mend qė portofolin e kishte vėnė nė xhepin e djathtė tė pantallonave, ashtu siē e mbante pėrherė, ndėrsa tani, portofoli kishte ndėrruar vendin.
Kjo e bėri tė dyshojė. E nxorri portofolin dhe e hapi. Nuk po u besonte syve kur e pa portofolin bosh nė vendin e mbajtėses sė parave. Mendja i shkoi menjėherė tek dokumentet e tjera dhe tek kartat e kreditit qė mbante nė portofol. Ato ishin tė paprekura, vetėm paratė mungonin. I shqetėsuar vrapoi nė drejtim tė tyre, duke u thirrur edhe me zė. Shoku i tij i tronditur nga ajo ē'i kishte ndodhur shokut tė vet, filloi edhe ai tė vrapojė pas tij. Nė vrapim e sipėr shokut latino-amerikan diēka iu kujtua; ndaloi dhe nxorri edhe ai portofin nga xhepi ku e mbante. Tė njėjtin fat kishte pasur edhe ai si shoku i vetė; edhe atij i mungonin tė gjitha paratė e mbetura nga mbrėmja. Vazhdoi tė vrapojė pėrsėri pas shokut tė tij. Tė tronditur nė kulm iu afruan vajzave. Ato si tė mos dinin gjė, ndaluan dhe hapėn krahėt pėr t'i pėrqafuar, por u zhgėnjyen kur ndeshėn me zemėrimin dhe sharjet e tyre. Ato me ėmbėlsinė femėrore e mohuan ēdo gjė. Njėra nga ato pati guzimin qė edhe t'i fliste me ton tė ashpėr, si akuzonjės ndaj atyre vajzave tė "pafajshme". Guximin e saj e morrėn pastaj tė gjitha ato, duke mbrojtur "pafajėsinė" e tyre.
Djemtė u dorėzuan, s'kishin ē'tė bėnin. Nuk e kishin tė drejtėn t'i preknin me dorė pėr njė kontroll, kundėr dėshirės sė tyre.
U kthyen tė dėshpėruar pa i pėrshėndetur.

Kur Ai hyri nė shtėpi nė orėt e para tė mėngjesit e ėma po rrinte nė dhomėn e pritjes; po shihte programet televizive. Ajo nuk kishte fjetur gjithė natėn, derisa i biri tė kthehej nė shtėpi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara