HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Time Square tė Nju Jork-ut pėr tė festuar fitoren e madhe!

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia E Dielė, 17 Shkurt 2008.
Sheshi i famshėm Time Square nė zemėr tė Manhattanit nė Nju Jork, sheshi ku festohen madhėrishėm ndėrrimet e viteve, nė Kryeqytetin e botės dhe fjalės sė lirė, mesditėn e 17 Shkurtit 2008 u bė sheshi i shqiptarėve, qė nuk do tė harrohet kurrė.
Donte edhe dy orė qė mesdita tė vinte nė Nju Jork, makina tė shumta tė drejtuara nga shqiptarė tė "veshura" me flamuj amerikanė dhe shqiptarė lėviznin duke i rrėnė kryq e tėrthor Time Squere-s, duke lajmėruar Festėn e adhe tė fitores...
Bashkėkombės tė shumtė nga tė gjitha trojet shqiptare me banim nė Nju Jork dhe shtetet pėrreth vinin drejt sheshit tė madh grupe grupe, fytyrėqeshur e tė gėzuar, veshur me kostume kombėtare shqiptare.
U mblodhėm tek ai shesh gjigand me mijėra bashkatdhetarė pėr tė festuar Festėn e madhe tė Lirisė sė Kosovės dhe mbarė Shqiptarisė, ditėn e shumėpritur tė ėndrrės gati njė shekullore.
U mblodhėm ne tė gjithė nė atė shesh pėr tė ndarė midis nesh gėzimin tonė, gėzimin qė ndjen ēdo bashkėkombas.
17 Shkurt 2008 ėshtė e djela e shenjtė e festės sė madhe. Takohemi, pėrqafohemi me njėri tjetrin, me tė njohur e tė panjohur "Gėzuar Pavarėsinė e Kosovės", "Ta gėzojmė tė gjithė sė bashku Kosovėn e lirė".
Fytyra tė qeshura, lotė gėzimi qė shkisnin faqeve shihje tek tė gjithė bashkėkombėsit tanė, qė nga fėmijėt e vegjėl e deri tek tė moshuarit tė veshur me ngjyrat e Flamurit tonė Kombėtar, qė mbanin nė duar flamuj shqiptarė dhe amerikanė.
Erdhi dita e shumėpritur, qė gjysma e trupit shqiptar e ndarė dhimbshėm dhe padrejtėsisht nga trupi i tokės mėmė, e pėr t'ia dhėnė pastaj artificialisht njė trupi tjetėr tė huaj, mė nė fund tė shpėtojė njėherė e pėgjithmonė nga vargonjtė, pėr tė marė frymė e lirė.
Gjaku i bijėve dhe bijave tė Kosovės i derdhur pėr liri nė tokėn e shenjtė Kosovė, hodhi rrėnjė pėr tė ēelur nė 17 Shkurt 2008, duke na lajmėruar ditėn e Pranverės sė madhe tė Lirisė.
Shpirtrat e atyre qė dhanė jetėn pėr atė liri tė shumėėndėrruar, tani prehen tė qetė nė tokėn e lirė e tė pavarur.
Ėndėrra shekullore e mbarė Kombit Shqiptar, me petalet e saja tė ndezura pėr liri gati njė shekull, shpėrtheu nė 17 Shkurt 2008.
Gėzimit tė festės sė madhe tė Lirisė sė Kosovės nė Time Square, iu bashkun dhe qindra banorė njujorkezė dhe turistė tė shumtė tė huaj tė ndodhur nė Sheshin gjigand.
Nė njė minishesh tė improvizuar, djem dhe vajza vallzonin vallen e fitores tė shoqėruar nga tupanėt.
Njė e papritur e kėndėshme dhe rastėsore ishte edhe kur pranė nesh kaloi njė makinė njujorkeze e ndihmės sė shpejtė; shoqėruesja e ulur nė krahė tė shoferit, nxjerr gjysmėn e trupit nga xhami i hapur i makinės dhe me megafon nė dorė thėrret: "Kosova Indipendent! Kosova! Kosova"...Allbenia...
O Zot, sa emocione tė mėdha...!
Thirrjet e saj u shoqėruan me brohoritje, duartrokitje dhe pėrshėndetje me duar nga tė gjithė ne bashkatdhetarėt.
Nuk donim tė largoheshim nga Sheshi Gjigand Time Square...
Urimi qė del nga zemra e ēdo bashkėkombėsi nė kėtė ditė tė shenjtė ėshtė:
Ta gėzojmė tė gjithė sėbashku Kosovėn e lirė dhe tė pavarur!
Faleminderit SHBA, Bashkimi Evropian dhe tė gjithė shtetet qė pėrkrahėn Pavarėsinė e Kosovės!
Faleminderit tė madhit Zot!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara