HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė zė qė i mungon mikrofonit dhe ekranit sportiv

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Me rastin e 50-vjetorit tė veprimtarisė sė gazetarisė sportive tė Skifter Kėllicit nė Radiotelevizionin Shqiptar

Kohėt e fundit u ndodha nė Shqipėri pėr t’u shmallur me tė afėrmit dhe shokėt e mi. Rastisi qė gjatė atyre dy javėve ekipet tona ne futboll tė arrinin rezultate tė mira: Pėrfaqesuesja barazoi nė Bragė me Portugalinė e Kristiano Ronaldos, kurse ‘Tirana” mundi nė kryeqytet “Milanin” e famshėm tė Kakasė dhe Rolandinjos me shokė. Kjo na gėzoi tė terėve. Por jo aq shumė komentet sportive tė kėtyre ndeshjeve nė TV. Mjaft nga ne kujtuam komentet e dhjetė vjetėve tė shkuara tė komentatorit dhe shkrimtarit te njohur, Skifter Kėllici. Dhe arritėm tė tėrė nė njė pėrfundim: njė zė qė i mungon mikrofonit dhe kameras sportive. Meqė unė vetė jetoj nė Nju Jork dhe Skifteri jeton nė Boston, nuk e pata tė veshtirė qė njė ditė tė zhvillonim sė bashku njė bisedė tė gjatė telefonike, nga e cila po u percjell lexuesve njė pėrmbledhje, me castet mė me interes tė jetės se tij si komentator sportiv nė RTVSH

Skifter Kellici dhe Nando Martellini
Skifter Kellici dhe Nando Martelini

Skifter, zėrin tėnd e kam degjuar qė i vogėl nė Radio Tirana, por do tė ishte me interes edhe pėr lexuesit, tė dinim kur ke nisur pėr herė tė parė rolin e gazetarit sportiv.

Kjo ka ndodhur nė dhjetor tė vitit 1958. Disa muaj mė parė, student i vitit tė tretė nė fakultetin histori-filologji, dega gjuhė-letėrsi shqipe tė UT-sė, kisha filluar tė lexoja emisionet e lajmeve dhe tė rubrikave kulturore nė Radio.Por,i dhėnė pas sportit, kisha dėshirė qė nė programet e saj, nė vend tė njė kronike tė thatė, qė herė jepej e herė jo, mė sė fundi tė fillonte tė transmetohej njė rubrikė e mirėfilltė sportive. Ua shfaqa kėtė mendim drejtuesve tė redaksisė sė informacionit, tė cilėt e mirėpritėn.Kėshtu tė dielėn e fundit tė atij viti, pėr herė tė parė nė Radio u transmetua “Rubrika sportive” nė tė cilėn, vec rezultateve tė ndeshjeve tė kampionateve, kryesisht tė futbollit, transmetoheshin edhe materiale tė tjera dhe kuriozitete sportive.

Por kjo nuk vazhdoi gjatė.Pėr shkak tė vėshtirėsive tė marrjes sė rezultateve tė kėyte ndeshjeve nga rrethet, ku jo rrallė herė detyroheshim tė pyesnim edhe rajonet e policisė, rastiste tė na jepnin edhe rezultate te gabuara, kjo rubrikė nuk pati jetė tė gjatė. Ndėrkohė, nė gusht tė vitit 1959 u emėrova gazetar nė Radio. Dy muaj mė pas bėra disa prova, njėrėn prej tė cilave e dėgjoi edhe Anton Mazreku.Ishte ai qė vendosi pėrfundimisht qė unė tė bėhesha radiokronist sportiv, krahas Ismet Bellovės qė kishte nisur kėtė profesion kaq tė vėshtirė dy vjet mė parė. Aty nga fillimi i vitit 1960, ndonėse isha redaktor i redaksisė sė jashtme, cdo tė martė, pėrsėri nė orėn 20.30, filloi tė transmetohej “Rubrika sportive”. Komentet e ndeshjeve tė futbollit nisi t’i jepte komentatori Anton Mazreku, ashtu si nga viti 1938, kur kishte transmetuar ndeshjen e parė dhe tė vetme para Luftės sė Dytė Botėrore.

Po nė Televizionin Shqiptar?

Mė 10 prill 1966 komentova nė Qendren Eksperimentale tė TV-sė pjesėn e parė tė ndeshjes “Dinamo”-“Partizani”. Them pjesėn e parė, sepse e vetmja kamerė, prodhim i vjetėr gjermano-lindor, qė mezi u transferua nga studioja, nė stadiumin “Qemal Stafa”, u prish.Megjithatė, jehona qe e madhe. Nė mars tė viti1970 u propozova drejtuesve tė TVSH-sė qė tė fillonim cdo tė diel njė rubrikė sportive. Dhe kėshtu u bė. Transmetonim kryesisht tė filmuara vetėm veprimtaritė sportive nė kryqytet. Por nga nėntori i vitit 1971 kjo rubrikė, tashmė edhe me pasqyrimin e veprimtarive sportive nė rrethe, filloi tė transmetohej cdo tė hėnė dhe tė shihej si edhe programet e tjera televizive, pothuajse nė tėrė territorin e vendit tonė.Nė prill tė vitit 1972 i propozova, Todi Lubonjės, atėherė drejtor i pėrgithshėm nė RTVSH-sė, tė transmetonim veprimtari sportive ndėrkombėtare, vecanėrisht ndeshje futbolli, i cili e miratoi mėnjėherė. Kur pas disa ditėsh, mė 26 prill, brenda disa orėsh, komentova me kufje ndeshjet Itali-Belgjikė nė Milano dhe Angli-RF Gjermane, nė Londėr, teleshikuesit u habitėn dhe pandehėn se mos isha duke komentuuar nga kėto qytete.

E keni pasur tė vėshtirė?

Doemos. Mė duhej tė mbuloja me fjalėt e mia komentet nė gjuhė tė huaja se, mos zot, dilte ndonjė gabim… idelogjik!... Por, nė tė njejtėn kohė, duhej tė pėrktheja komentet e telekomentatorit tė huaj, kryesisht italian, ose jugosllav, qe tė jepja kėshtu njė kuadėr sa mė tė plotė teknik tė ndeshjes. Ka pasur shokė qė mė tėrhiqnin vemendjen, duke mė thėnė se nuk duhej tė luaja rolin e pėrkthyesit. Por unė kam vazhduar nė rrugėn time, sepse nga studioja e TVSH-sė nuk e shihja ndeshje si komentatorėt qė ishin nė kabinat e stadiumit, pra, nuk mund tė dalloja si ata reshtimet e skuadrave, mbulimet, variantet e tyre taktike…

Cilat kane qėnė komentet mė interesante radiofonike?

Besoj ato tė dy ndeshjeve pėrmbyllėse tė kampionatit komvbėtar tė futbollit tė vitit 1961.”Partizani” dhe “Dinamo” kishin pikė tė barabarata. Dhe, meqė golaverazhi, sipas rregullores sė atyre viteve nuk u mor parasysh, tė dyja skuadrat zhvilluan njė ndeshje tjetėr, qė do tė pėrcaktonte skuadrėn kampione. Ajo, megjithė shtesėn prej 2x15 minutash, u mbyll 1-1. Pas dy ditėsh u zhvillua njė ndeshje tjetėr. Pas 120 minutash pėrsėri barazim, por 0-0. Pėrsėri shtesė, derisa tė shėnonte njera, ose tjetra skuadėr.Mė sė fundi, nė minutėn e 132-tė shėnoi Panajot Pano.”Partizani” u shpall kėshtu kampion. Pjesėn e fundit tė radiokronikės e vazhdoi Ismet Bellova, se unė isha krejt i raskapitur.

Po nė Televizion?

Kam bindjen se komentet mė interesante kanė qenė ato tė lojėravė olimpike tė zhvilluara nė Mynih, nė shtator tė vitit 1972. Me miratinin e Byrosė Politike kėto lojėra, me ndonjė pėrjashtim, u transmtuan tė tėra, ashtu sic i transmetoi edhe RAI, prej 8 deri 10 orė nė ditė.. Por e keqja ėshtė se, ndonėse u vendos qė nė komentimin e tyre tė merrnin pjesė disa kolegė, qė, doemos dinin mirė italisht,para mikrofonit mbeta unė e pastaj mė pak gazetarėt e shquar,Napoleon Roshi, Pirro Nace dhe trajnerėt e njohur tė lojėrave me dorė, Kreshnik Tartari e Feti Borova.Me Fetiun komentuam,vec tė tjerash, edhe ndeshjen, besoj mė dramatike tė olimpiadės,midis SHBA-sė dhe BRSS-sė basketboll, qė u fituan nga sovjetikėt nė tri sekondat e fundit,atėherė kur ora shėnontė… 2.00 e mėngjesit.

Kam qenė i vogėl, por mbaj mend se transmetimi i kėtyre lojėrave nga TVSH-ja pati jehonė kudo nė Shqipėri.

Po. Madje edhe nga kupola e kuqe. Mė kujtohet se njė mbledhje me gazetarė sportivė ato i pėrmendi edhe Pirro Kondi, atėherė drejtor i drejtorisė sė propagandės nė KQ tė PPSH-sė, qė ishte edhe kunati i Hysni Kapos, numri 2 pas Enver Hoxhės. Por, pa pritur njė vit mė vonė, pas Festivalit tė 11-tė tė Kėngės nė RTVSH, nė dhjetor tė vitit 1972, Enver Hoxha dėnoi Todi Lubonjėn se kishte dashur ta shndėrronte RTVSH-sė nė njė institucion zbavitės, nė kundėrshtim me orientimet e Partisė. Njė ndėr tė kriktikuarit isha edhe unė, i cilėsuar si komentor me prirje… moderniste.

A ke bėrė ndonjė herė ndonjė gafė nė mikrofon?

Edhe kam bėrė, por jo drejtperdrejt nė transmetim. Njė ditė dhjetori tė vitit 1962, nuk u ndodha nė finalen e Kupės sė Republikės nė volejboll, midis mėshkujve tė “Partizanit” dhe ‘Dinamos” Qė tė jepja njė informacion nė emisionin e lajmeve tė orės 20.00, mora nė telefon Stadiumin e Lojėrave, nga ku, midis zhurmah, dikush mė tha se ndeshja kishte pėrfunduar 3-2. Mendova se pėr “Partizanin”e Petrit Murzakut me, shumė herė kampion i Shqipėrisė. Por nė fakt kishte fituar “Dinamo” e Vangjel Kojės, me Asllan Rusin e djem tė tjerė tė rinj, qė mė pas do tė bėnin epokė. Merre me mend si u tėrbua, as mė shumė e as mė pak, por vetė ministri i Brendshėm, qė nė orėn 20.00 u ndodh nė klubin e kėsaj ministrie, kur dėgjoi kėtė lajm anapulla. Mori nė telefon drejtorin e RadioTiiranės dhe gati sa nuk e i quajti kėtė akt…sabotim. Pėr fat tė mirė, kjo mesele u mbyll me kaq, se do ta kisha pėsuar keq.

Po nė TV…

Mė 1970 po komentoja njė ndeshje ku luante “Dinamo” e Tiranės. Kishte nisur tė binte shi dhe tė tėrė futbollistėt, edhe ata me flokė tė verdhė mė shėmbėllenin thuajse njėlloj. Gjatė komentimit, pėrmenda plot here emrin e Cecos, ateherė ndėr mė tė mirėt e Shqipėrisė, qė prej javėsh, i dėmtuar, nuk po luante. Por nė fakt ai vazhdonte tė ishte ende i tillė. E kisha ngatėrruar me Xhafėn, njė tjetėr futbollist edhe ai i “Dinamos’. Por mė e bukura ishte se shumė tifozė tė Cecos qė banonin jo larg stadiumit “Qemal Stafa”, duke dėgjur komentin tim, tė sugjestionuar edhe ata ia behėn nė stadium pėr tė parė Cecon dhe mbetėn tė habitur kur vunė re se ai nuk luante. Doemos qė edhe mė shanė nga pas.

Nė c’marrėdhėnie ke qenė me kolegėt e tu Anton Mazreku dhe Ismet Bellova?

Shumė tė pėrzemėrta.. Antonin e konsideronim si babain dhe mėsuesin tonė, meqė ai ishte 30 vjec mė i madh se. Por edhe ai na respektonte si kolegė tė barabartė midis tė barabartėsh.Vdekja e tije papritur nė gusht tė vitit 1969, nė moshėn 61-vjecare qe njė humbje pėr sportin shqiptar, edhe pėr ne tė dy.

Po me kolegėt qė erdhėn mė pas mė pas?

Mė vjen shumė keq pėr dy prej tyre qė u aktivizuan nė emisionet sportive, nė TVSH pėrkatėsisht i pari mė 1971 dhe u i dyti mė 1987. I pari, ndonėse kishte nisur punėn nė nė TVSH mė 1969, nuk shkonte kurrė nė stadium. Mirėpo pas rekomandimit tė njė shoku tė tij dhe mbėshtetjes sime, meqė unė isha redaktor i emisioneve kulturore dhe artistike, sic kisha qenė edhe nė Radio, dhe nuk doja tė shkėputesha prej tyre, u bė redaktor i “Rubrikės Sportive”, tė cilėn e drejtoja.dhe shpejt, ndonėse tepėr i ftohtė, zuri tė tė komentonte, jo vetem ndeshje futbolli, por edhe sporte tė tjera qė nuk i njihte.

Pikėrsiht ky “komentator”, qė gjatė komenteve pėrdorte nja 14 fjalė e 25 pėrqind, ose mė saktė…15 fjalė pa njė cerek, fatkeqėsisht, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, nė vend qė tė krijonte atė klimė qė mbizotėronte nė marrėdhėnient e mia me Mazrekun dhe Bellovėn, duke pėrfituar nga indiferenca e plotė e drejtuesve te RTVSH-sė qė nė cdo periudhė e kanė nėnvleftesuar sportin dhe gazetarėt qė janė marrė mė tė, mė luftoi,e, pėr mė tepėr e varfėroi “Rubrikėn sportive”. Nuk mjaftoi qė ishte i paaftė, por mbi tė gjitha, indiferent, pa pasion. Pėr tė dhėnė njė shembull,is hte krejtėsisht e kundėrta e gazetarit tė njohur sportive, Besnik Dizdari, me tė cilin shoqėrohej shpesh, duke harruar se talenti nuk ėshtė… grip qė tė ngjitet. Sot ka pėrfunduar nė nė nga televizionet private dhe ka mbetur po ai qė ka qenė 35 vjet mė parė.

Po kėshtu ndodhi, pėr fat tė keq edhe me tė dytin, qė, sic thashė, erdhi nė TV nga viti 1987, duke mos pretenduar se ishte komentator. Por mė pas, pa mė tė voglin talent, filloi tė kometonte, si i pari ai, me 14-15 fjalė qė pėrdorte. Edhe ai sot i harruar nga publiku.

Nė vitet 80-tė tė sportdashėsit tė kanė parė me ndėrpreje tė drejtoje “Rubrikėn Sportive” nė TVSH e, madje, po me ndėrpreje tė komentoje, sidomos ndeshje ndėrkombėtare.

Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, mė mirė po pėrdor njė opinion tė shprehur nga publicistii njohur, Marash Hajati,i sh-drejtori i pėrgjithshėm iRTVSH-sė deri nė vitin 1986, i cili nė librin e tij me kujtime “Dera e pasme e shtypit”, botuar mė 1997, shprehet kėshtu:”Tepėr ngacmuese ishin transmetmet drejtperdrejt per sportin.Kush nuk ndėrhynte,anėtarė tė Byrosė Politike, tė qeverisė……”Viktimė” e kėtyre ndėrhyrjeve tė padrejta ka qenė shpeshherė Skifter Kėllici,autor i talentuar e kėmbėnguės, jo vetėm i sportit, por edhe nė fushėn e gazetarisė e letėrsisė.Me horizontin e tij njohės dhe tė admirueshėm shtrihej gjerė nė temėn e transmetimit e tė analizave. Mirėpo, dikujt lart kjo herė i pėlqente dhe herė jo.Aq herė komentatori shkarkohej e ngarkohej me atė detyrė…”.

Dhe njė ndėr kėta qė ndėrhynte dhe vendoste pėr fat tė keq ka qenė, ka qenė ish-sekretari i parė i KQ tė PPSH-sė dhe ish-presidenti i Republikės sė viteve tė fundit tė diktaturės komuniste.Mė parė,rreth viteve 70-tė kėtė qėndrim ndaj punės sime si komentator sportiv ka mbajtur ish-drejtori i RTVSH-sė, Thanas Nano.Madje ai mė 1973,kur, me urdhėr tė Enver Hoxhės, qė gjithsesi shprehej se nėn drejtinin e tij RTVSH-ja,mund tė kishte mangėsi profesionale, por prockat e Todit nuk do t’i bėnte,ky Thanas dha urdhėr qė unė tė mos drejtoja “Rubrikėn Sportive”, sepse u ngjaja komentatoreve italianė. Kaq pedant ishte…
Pas kėtyre kujtimeve tė trishta, pėrmendi tani dicka tė bukur.
Takimin me komentatorin e madh italian, Nando Martelini, i njohur edhe nga teleshikuesit tanė.Kjo ndodhi nė shkurt tė vitit 1994.Me tė bėra atėherė njė intervistė pėr “Rubrikėn Sportive” tė Radio Tiranės. Mė fal, pėr mungesėn e modestisė, por nė fund tė kėtij takimi ai u shpreh:”Kur ju i trajtoni kaq mirė problemet futbollit nė italisht, e marr me mend se si i komentoni ndeshjet e futbollit nė Televizion Shqiptar”.

Komentet tuaj si radiotelevizive janė shquar nga njė gjuhė e pasur letrare. Ndikim nga fakti se je shkrimtar?

Mundet. Por tė mos harrojmė se sporti ėshtė spektakėl, ndaj pėr ta pėrshkruar duhen pėrdorur edhe fjalė tė figurhsme

Cfarė do t’u rekomandoje komentatorėve tė rinj?

Ja pra, tė kujdesen mė shumė pėr fjalorin dhe shprehjet. Shqipja ėshtė gjuhė e pasur dhe ata duke e njohur mė shumė atė, mund tė ngrenė edhe mė shumė nivelin e komenteve tė tyre.Vec kėsaj, tė mos mjaftohen me pėrshkrimin e ndeshjes qė teleshikuesit e shohin nė ekran, por tė thellohen nė zbėrthimin e disa vecorive taktike tė saj qė ata nuk i shohin, sic i sheh ai vetė qė ndodhet nė stadium.

Prej vitit 1999 jetoni nė Amerikė.A ndieni mall pėr mikrofonin dhe kameran sportive?

Sigurisht dhe, pėr mė tepėr, ndjej se sot,70-vjecar, mund tė bėj shumė mė tepėr dhe shumė mė mirė se c’kam bėrė para dhjetė vjetėsh. E kuptova kėtė mė 1998 kur nga stacioni i vogėl televiziv“ Nesėr”, nė Tiranė komentova shumė nga ndeshjet e botėrorit tė zhvilluar nė Francė.Komentatorėt e mėsipėrm sportivė, me ligėsi tė papėrfytyrueshme, nuk mė ftuan nė transmetimet qė bėnte TVSH-ja.Por a kishte kėnaqesi mė tė madhe, kur dėgjoja nga teleshikues, madje gra edhe nėna me fėmjė tė vegjėl, tė cilat nuk i njihja, qė mė ndalnin nė rrugė,mė pėrgėzonin dhe shtonin se mė ndiqnim vetem mua, ndonėse figura e kėtij stacioni nuk ishte shumė e qartė.

Po sikur ndonjė nga televizionet private tė tė ftonte, natyrisht kundrejt njė pagese tė mirė, a do tė ktheheshe nė Shqipėri, pėr tė dhėnė ndihmesėn tėnde tė vyer, me komentet dhe drejtimin e rubrikave sportive?

Them se po. Tė paktėn pėr njė, ose dy vjet e jo mė shumė, se do tė ndodhesha larg familjes, pėr tė cilėn kam nevjė, sic ka edhe ajo pėr mua.

Uroj qė kjo dėshirė jotja tė plotėsohet. Do tė ishte edhe dėshira e teleshikuesve.

Tė falemnderit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara