HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dinjiteti i humbur i shkrimtarit

-- nga Ridvan Dibra, TemA, tetor 2008

Ridvan Dibra Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikė, ekspansioni i medias, duket se vėrtet ia kanė lėkundur letėrsisė dinjitetin e dikurshėm. E kam fjalėn pėr autorė dhe letėrsi serioze, qė rreken t’u rezistojnė kohėrave dhe ndėrrimit tė pėrvitshėm tė modave. Thėnia e njohur e Kantit se “Individi pa dinjitet s’mund tė prodhojė vepra dinjitoze”, duket qė u pėrket atyre postulateve tė cilat nuk vjetėrohen me kalimin e shekujve, pavarėsisht konotacioneve, qė mund tė fitojė termi “dinjitet” nė kohėrat tona moderne apo postmoderne. Nė Fjalorin e Gjuhės Sonė, domethėnė Gjuhės Shqipe, pėrmes njė shqipeje fare pak dinjitoze, jepen dy shpjegime tė fjalės “dinjitet”: 1. Tėrėsia e vlerave morale tė njeriut a tė njė grupi njerėzish (nderi, krenaria etj.); vetėdija qė ka njeriu a njė grup njerėzish pėr kėto vlera e pėr tė drejtat e veta nė shoqėri dhe nderimi i tij pėr vetveten; shfaqja e jashtme e kėsaj vetėdije dhe e kėtij nderimi. Dinjiteti kombėtar.

Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndėrmarrjes, i institutit). Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nėpėr kėmbė) dinjitetin. S'ka pikė dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet. 2. Cilėsia e mirė a vlera e lartė e diēkaje qė e bėn atė tė ēmohet. Me dinjitet artistik. Vepėr plot dinjitet. Kurse Borgesit do t’i mjaftonte vetėm njė fjali pėr ta dhėnė mrekullisht bukur thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz ėshtė ai qė ia del tė jetė nė paqe me veten dhe me tė tjerėt”. Por le t’i lėmė Kantin e Borgesin nė “shenjtėrinė e tyre” dhe tė shohim problematikat qė provokon titulli i kėtyre shėnimeve. Mė lejoni ta shtroj tė ashpėr e tė drejtpėrdrejtė pyetjen: A ka dinjitet shkrimtari i sotėm shqiptar? Jo pa dhimbje, aq mė tepėr kur pretendoj ta fus edhe veten tek SHSHB-ja (Shkrimtarėt Shqiptarė Bashkėkohorė), mė duhet tė pėrgjigjem (zėulėt): “Jo”. Si pėr ta ngushėlluar veten dhe kolegėt e mi, po shtoj se problematika nė fjalė, domethėnė “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket sė ėshtė njė shqetėsim mbarė-botėror (dukuri globale, do tė sqaronin teoricienėt e postmodernes); ēka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e humbur” tė vetė letėrsisė.

Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikė, ekspansioni i medias etj., duket se vėrtet ia kanė lėkundur letėrsisė dinjitetin e dikurshėm. (Nė parantezė, gjithherė e kam fjalėn pėr autorė dhe letėrsi serioze, qė rreken t’u rezistojnė kohėrave dhe ndėrrimit tė pėrvitshėm tė modave). Amerikani H. Bloom, njėri ndėr emrat mė tė lavdishėm tė kritikės letrare bashkėkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mėdha janė shurdhuar njė herė e mirė nga realiteti i medias amerikane. Kush mund t’i rivalizojė me parodi lajmet e televizorit, gazetės dhe fjalimet e qeveritarėve? Realiteti amerikan ėshtė mė grotesk dhe mė qesharak se cilado parodi, sado e mirė qoftė...”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillė, imagjinojeni tonin, tė dashur miq).

Tė dėnuar tė pėrballen e tė jenė pjesė e njė realiteti tė tillė, disa prej shkrimtarėve shqiptarė bashkėkohorė (postmodernė qė tė gjithė!) duket se kanė zgjedhur rrugėn mė tė lehtė e mė tė shkurtėr: e kanė hequr nga vetja e tyre dinjitetin, si tė ishte ai apendicit a diē tjetėr e panevojshme (sinqerisht u kėrkoj ndjesė pėrjashtimeve). Kujt ia kanė shitur dinjitetin? Sė pari, pikėrisht asaj pėr tė cilėn kanė nevojė mė shumė. Asaj qė tė bėn tė njohur e “person publik” edhe pse mund tė kesh botuar vetėm dy-tre tekste tė dyshimtė. Asaj qė tė bėn tė famshėm e delirant, deri edhe nė ėndrra me Nobel. Asaj “lubie” qė pėr ta shuar urinė e vet tė pėrditshme, “gėlltit ēorbėn” e gatuar prej lloj-lloj grafomanėsh e sharlatanėsh.

Domethėnė medias. Argumente? Shikojeni paraqitjen e shkrimtarėve nėpėr ekranet televizivė: herė fodullė e herė kinse shpėrfillės, teksa pėr hir tė pranisė mediatike dėshmohen tė gatshėm tė debatojnė e diskutojnė pėr lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtė fushės sė dijeve tė tyre, domethėnė jo letrare. (Para jo mė shumė se pesė netėsh, njė poet i lakuar bashkėkohor fliste plot kompetencė pėr avantazhet e centraleve atomikė. Lexojini intervistat apo auto-intervistat e tyre nėpėr faqet kulturore tė tė pėrditshmeve tona: megalomani e neveritshme, vetėmburrje e vetėvlerėsime foshnjarake, mungesė e plotė etike, modestie e qytetarie. (“Kur flet libri, autori duhet tė heshtė”, pėrsėriste para pak kohėsh postulatin e njohur tė Niēes njė autor i famshėm (postmodern!) amerikan). Merrni pjesė nė promovimet pėr ēdo libėr tė botuar: seanca tė bezdisshme hipokrizie mes “miqsh tė gotave dhe tė femrave” e qė fill tė nesėrmen media e unshme i bėn publike.

Shfletoni librat e botuar: foto autorėsh delirantė e me pamje profetike (kujtesė: postmodernizmi nuk e pranon autorin-profet), shėnime entuziaste nė kapakėt e pasmė, qė do ta skuqnin nga turpi edhe vetė Xhojsin, pėr shembull etj. Shkrimtari bashkėkohor shqiptar (pėrsėri u kėrkoj ndjesė pėrjashtimeve) duket i etur pėr njohje e famė, qoftė edhe pėr njė “filxhan lavdi”. Dhe kėtė lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjė rast pararendės) kėrkon ta arrijė sa mė shpejt e mė lehtė, duke e konsideruar punėn e tij kryesore, domethėnė punėn e mundimshme me tekstin letrar, si punė tė dorės sė dytė. Kurse parėsore pėr tė bėhen: a. performancat e vazhdueshme mediatike; b. pjesėmarrjet nėpėr lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarė anė e kėnd Shqipėrisė dhe Globit; c. radhitja e sa mė shumė ēmimeve tė fituara (jo pak tė dyshimtė e fiktivė), etj.

Kėtė situatė – nė thelb tragji-komike – tė letrave tona pas viteve ’90, e “favorizojnė” edhe dy (2) mungesa extra, tipike shqiptare:
1. Mungesa thuajse e plotė (uluritėse kjo mungesė!) e kritikės letrare, e cila, kuptohet nėse do tė ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat qė kėndojnė majė togut tė tyre tė plehut” dhe tė nxirrte nė pah vlerat e mirėfillta letrare-estetike. (Prapė mė vjen nėpėr mend Sokol Zekaj me poezinė e tij atje nė Koplik).
2. Mungesa e plotė e organeve tė specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri, duhet tė jemi i vetmi vend nė botė me njė mungesė tė tillė!), ku shkrimtarėt mund tė botonin, diskutonin e debatonin mes vedi dhe jo tė silleshin si futuristėt e para 100 viteve, duke i mbajtur mėri njėri-tjetrit e duke u zėnė me grushte klubeve. E megjithatė, humbjen e dinjitetit ndėr shkrimtarė nuk e justifikon asnjė mungesė apo situatė, sado tė pafavorshme qofshin ato. Sepse pasojat kanė filluar tė duken. Gjithnjė e mė shumė po shtohen zėrat (dashakeqė e nostalgjikė), qė rreken t’ia mohojnė ēdo vlerė letėrsisė shqipe tė pas viteve ’90 (tė padiskutueshme vlerat e saja!), duke e vendosur bile nė rrafshe krahasuese me realizmin socialist.

Gjithashtu, tė gjitha sjelljet qė pėrmenda mė sipėr e qė dėshmojnė mungesė dinjiteti, ftohin dhe largojnė edhe mė lexuesit seriozė. Dhe besoj qė njė dukuri e tillė bėhet e dhimbshme sidomos pėr ata shkrimtarė tė pėrkushtuar, qė kanė dhėnė e vazhdojnė tė japin vlera tė qėndrueshme e tė spikatura letrare. E pėrsėris se dinjiteti i shkrimtarit bashkėkohor paraqitet problematik edhe ndėr shoqėritė tjera mė civile se e jona. Porse aty nuk mungojnė edhe aktet e qėndresės e tė sfidės. Sa pėr ilustrim, po pėrmend vetėm dy shembuj. I famshmi Milan Kundera ka mė shumė se 20 vjet (1982) qė nuk jep intervista, i bindur tashmė nė hipokrizinė dhe artificialitetin qė ato pėrmbajnė nė vetvete. Kurse Thomas Pynchon, njėri prej zėrave mė interesantė tė narratives bashkėkohore amerikane (natyrisht postmodern!), ka publike vetėm njė foto tė hershme nė internet, kurse gazetarėt qė i kėrkojnė intervista, i pėrzė me tė shara. Jam i bindur se idhtarėt e postmodernes mund t’i konsiderojnė si donkishoteskė kėto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar dhe nuk ėshtė si ai i para 100 viteve.

Dakord. Por nuk e besoj qė ka pasur, ka dhe do tė ketė ndonjė epokė, kur statusi i shkrimtarit pėrcaktohet nga bjerrja e dinjitetit tė tij. Nė pėrfundim, mė duhet tė pohoj se nga shkrimtarėt e pas viteve ’90, pėrveē njė letėrsie cilėsore e ndryshe, (vepra tė tilla nuk mungojnė) kam pritur e besuar edhe nė akte dinjiteti e qytetarie, duke iu kundėrvėnė kėsisoj pararendėsit famėkeq realizėm socialist, qė u shqua pikėrisht pėr mungesė dinjiteti e qytetarie. Nėse fillimet dukeshin premtuese e shpresėdhėnėse, tashti e pohoj me dhimbje se ndihem i zhgėnjyer. Thjesht ndėrrim diktaturash, mė duket. Nėse dje dinjiteti i shitej apo i falej diktaturės komuniste, sot i shitet apo i falet “diktaturės mediatike”. Kurse vitet ’30, ku mund tė gjenim jo pak modele dinjiteti e qytetarie edhe ndėr shkrimtarė, duken gjithnjė e mė tė largėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara