HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė kujtim tė Nush Radovanit

-- nga Rudolf Marku

Rudolf Marku Nush Radovani, i cili veē pak ditė ma parė u nda nga kjo jetė e pėrkohshme tokėsore, asht ndėr ata njerėz qė lejnė gjurmė tė jashtėzakonshme nė jetėn e tė tjerėve. Prandaj pėr njė njeri si ai, qė vazhdon me jetue nė jetėn e tė tjerėve, e kemi tė vėshtirė qė ta besojmė se nuk ndodhet ma mes nesh… Personalisht kam pasė fatin e madh, fatin ma tė madh tė jetės time, qė ta kem njohur nga afėr, vite e vite ma parė, si profesor, dhe ma vonė si mik tė afėrm…

Asht ndėr fisnikėt e rrallė tė racės shqiptare, ndėr ata fisnikė qė i kanė dhanė kuptimin e vetėm Shqipnisė…

Dhe me vdekjen e Profesor Nushit, tė mikut tė tij, Padėr Zef Pllumit, tė Xhenar Topallit, tė Ruzhdi Ēobės, tė Gjon Shllakut, zhduket njė brez fisnikėsh dhe mbyllet njė epokė fisnike qė e kam tė vėshtirė me besue se ka m’u pėrsėritė…

Tė gjithė e kanė njohė me emnin Profesor Nushi. Jo vetėm studentėt e tij, por edhe 80 vjeēar-ėt, edhe ata qė nuk dinin shkrim e kėndim. Ngase tė gjithė e njihnin se ai qe njė intelekt i madh, njė dijetar i jashtėzakonshėm, njė enciklopedi e gjallė lėvizėse, njė kėrkues i pėrjetshėm…

Nush Radovani Dhe tė mos harrojmė se ai qe njė enciklopedi e gjallė nė njė kohė kur injoranca lavdėrohej si virtyti mė i madh dhe mė fitimprurės, ishte i ditun kur padituria shpėrblehej, ishte kėrkues i pandalun nė njė shoqni tė pėrgjumun. Emnat e njerėzve tė mėdhenj tė kėsaj bote i kam ndi pėr herė tė parė nga Profesor Nushi: Sokratin, Platonin, Niēen, Shopenhaurin, Shėn Augustinin. Dija njerėzore tek ai ishte njė sfidė ndaj injorancės. Dhe nuk kishte gja qė urrente ma shumė se injoranca. Dhe kolimllėkun e injorancės. Shpesh na thoshte nė klasė tercetin e Dantes, se kur injoranca bashkohet me pushtetin, nuk i mbetet shpėtim njerėzimit. Me njė guxim tė jashtėzakonshėm, na thoshte, ne, 14-15 vjeēarėve, se si duhet tė dallojmė atė injorantin me kostum dhe kollare nga ai fshatari, i cili, vėrtetė nuk din shkrim dhe kėndim, jo pėr fajin e vet, e qė ka instiktin e shėnoshtė tė njeriut tė menēun, qė ka mburojėn e kulturės sė paraardhėsve tė vet, tė cilės i beson dhe qė ka mendjen e shėnoshė e tė paprishun nga edukimi gjysmak. Dhe injoranca me kostum dhe me kollare asokohe – dhe besoj se edhe ksaj kohe - identifikohej me pushtetin, me arrogancėn e saj dhe me kryetrashėsinė e saj…

Na thoshte me hidhėrim, me atė mėnyrėn e veēantė qė mban veē vulėn karekterstike tė Profesor Nushit, se Shqipnia ka vetėm njė dallim tė vogėl nga vendet e qytetėrueme: “Nė botė, na thoshte, kalon njė i menēum dhe njerėzit i shkojnė mrapa me ndie se ēka thotė; shkon rrugės njė i marrė, dhe njerėzit e shohin me keqardhje dhe thonė - I shkreti ēka e ka gjetė! Asht i marrė! Ndėrsa te ne: Kalon njė i marrė rrugės dhe tanė i shkojnė mrapa me ndie se ēka thotė. Kalon njė i menēun dhe tanė i shmangen sikur t’i kishte ra kolera, duke thanė - I shkreti ky ēka e ka gjetė! Asht i menēun!”

Mė kujtohet se si nė Lezhė – ku ishin mbledhė dhe disa nga karakteret ma tė ēuditshėm- ishte njė plak i mbrrolun dhe i bamė njė grusht nga pleqnia. Tė gjithė e njihnin me emnin Avokati. Tue kenė i pambrojtun, qe ba gazi i qytetit. Vetėm Profesor Nushi revoltohej dhe i delte zot…

Ma vonė, shumė e shumė vite ma vonė, kam marrė vesh se kush kishte kenė ky plak me tė cilin tallej qyteti, e tė cilit veē Profesor Nushi i delte zot: avokati, tė cilit teneqexhinjtė i hedhshin minj poshtė derės e qė tė diplomuemit e Tiranės e tallnin, kishte qenė Benedikt Bilishti, pėrfaqėsuesi i parė i Shqipnisė nė Lidhjen e Kombeve tė Bashkueme, dhe mik i ngushtė i Fan Nolit dhe i Faik Konicės…

Disa vite mė vonė kam parė tė botuar njė libėr pėr Historinė e Diplomacisė shqiptare nė periudhėn 1920-1930 tė njėrit nga njerėzit qė mbahen si tepėr tė rėndėsishėm nė Shqipėri, gjysėm filozof, gjysėm sociolog, pak historian e pak profesor, i cili pat botuar librin e shkruar nga po ky avokat veēse nėn emrin e vet, madje pa ia pėrmendur kund emrin autorit tė vėrtetė…

Nė atė mėnyrėn e vet tė prehtė, me njė prehtėsi sokratiane, na thoshte shpesh se ne shqiptarėt, jemi si ai udhėtari qė ec me dy strajca nė krahė: njėnėn, atė tė madhen, qė ja thyen shpinėn, e mban mbas kurrizit. Tjetrėn, trastėn e vogėl, qė nuk ka peshė, e mban pėrpara vetes.

Te strajca e madhe, qė nuk e sheh, ka vu hallet e veta. Te strajca e vogėl, qė nuk ka kurrfarė peshe, ka hallet e botės. Tanė ditėn merret me strajcėn e vogėl - me hallet e botės – ndėrsa me atė qė ja thyen kurrizin, me hallet e veta, qė nuk i sheh, nuk ka se si tė merret, sepse kujton, ngase nuk i sheh, se nuk i takojnė atij.

Pėr herė tė fundit Profesor Nushin e kam takue nė vitin 1990. Kishte ardhė me dy miq tė vetė, me Ruzhdi Ēobėn, dhe me njė mikun e vet prift. Mė tha se prifti quhet Zef Pllumi. Shumė vite ma vonė, tue lexue kujtimet e Padėr Zefit, kam ndesh emnin e Profesor Nushit. Nuk e kisha ditė se kishin kenė bashkė nė kėnetat e Maliqit. Padėr Zefi flet me adhurim pėr Nush Radovanin e ri, pėr dijen dhe papėrkulshmėrinė e karakterit tė tij.

Me njė dinjitet tė jashtėzakonshėm, Pr. Nushi kurrė nuk fliste se ēfarė kishte hekė gjatė jetės. Vuejtjet e jetės pėr tė ishin tepėr tė vogla qė tė mund t’ia thyenin besimin se e keqja asht veē njė moment i pėrkohshėm nė historinė e njerėzve. Me gjithēka qė bante dhe me gjithēka qė thoshte, te Profesor Nush Radovani dalloje se dija, intelekti, ishin pėrpjekja pėr tė kapėrcye pėrtej asaj ēka asht materiale dhe pėrtej asaj ēka asht e dukshme, dhe e pėrkohshme. E gjithė jeta e Profesor Nushit duket se ka kenė njė pėrpjekje kambėngulėse dhe e vazhdueshme, deri nė momentet ma tė fundit tė jetės sė vet, pėr tė arritė tė padukshmen, spiritualen dhe sublimen, ku fshehet zanafilla dhe arsyeja e mrame e gjithēkaje.

Po tė parafrazojmė John Donn-in, me vdekjen e njerėzve si Nush Radovani, Shkodra, dhe nė njė kuptim ma tė gjanė, Shqipnia, zvogėlohen. Por qiella e amėshueme, ku prehet shpirti i tij, sigurisht do ndjehet ma i madh prej njerėzve si ai.


Nė kujtim tė intelektualit Nush Radovani

-- nga Ton Koka, Trieste me 8 Shtator 2008

Para pak ditėsh u nda nga jeta nė Trieste intelektuali shkodran Nush Radovani. I rritun nė rrethet kulturore katolike tė Shkodrės, ai pat studiue nė vitet ’30-’40 nė Romė dhe nė Firence nė degėt matematikė dhe statistikė. U dėnue nga regjimi i E. Hoxhės si antikomunist dhe vuejti dėnimin nė kampin e Vloēishtit, nė Korēė. Ishte nji prej simboleve tė rezistencės sė heshtun antikomuniste dhe menjiherė pas ramjes sė regjimit edhe i organizimit tė lėvizjes demokrate nė Shkodėr.

Ton Kola dhe Paul Tedeschini Ka qenė pėrpara 1944 dhe mbas viteve ’90 bashkpuntor i revistės «Hylli i Dritės», ndėrsa ka punue pėr vite me rradhė si mėsues matematike nė qytetin e Lezhės, tue formue me dashuni dhe pasion breza tė tanė tė rinjsh, pėr tė cilėt qe nji model virtytesh tė nalta morale dhe qytetare.

* * *

I dashtuni Nush,
Nji ēast i pėrdhimbėshėm por edhe ma i randė pėr mue me kthye nė shtėpi, pa tė pėrshėndetė si shok i rinisė me fjalė qi dalin nga zemra e gandueme. Jemi njohtė kund perpara 75 vjetve mbrenda atyne mureve tė Jezuitve nė Shkodrėn kreshnike, nė Rrethin e Veprimit Katholik “Don Bosco”. Ti nxanės nė Kolegjen Saverjane, un ndjekėshe Gymnazin «Illyricum» t’Etenve Franēeskan. Na lidhi nji miqėsi edhe ma e ngushtė me rrjellje te vend-lindjes tė Prindvet t’onė, shirokas.

Rrethi “Don Bosco” ishte qendra e trajtimit fetar-kultural por edhe me degė Filodramatike e Sportive.
Zoti tė kishte pajisė me nji squetsi tė posaēme; ndiqeshe spjegime mbi katekizem me at grupin moshatare tri vjetė mbi ne. U dallojshe per shqise e kuptim tė shpejtė, u ndajshe nga tjerėt sepse i aft me cilsue probleme mbas vetive tueja. Nuk ishim nė gjendje me te ndjekė por kėto cilėsi tueja na i zbloi ma vonė At Pjetėr Mėshkalla.

Rrethi kishte edhe skuadrėn e foot-ball –it; n’at skuadėr je kenė hylli i teknikės. Ndeshjet me Antonjan e me Oratorjan sjellshin me qinda shikues.

Nė vjetin 1934 mbyllen Shkollat Fetare e tė gjith ndoqėm Gymnazin e Shtetit. More maturen e si student i shkelqyeshem me bursė mbrrijte nė Firenze ku u diplomove me notėn ma tė naltė nė Mathematikė dhe pa bjerrė kohė shkruehesh n’Universitetin e Statistikės nė Romė. U dallove aq sa me u emnue ndihmes profesor. Nji meritė e jashtėzakonshme.

Gjatė vjetve tė studimeve n’Itali ke lanė emen per urti, ndershmeni, pervuejtni; per kėta virtyte je kenė njoftė heret. Nė Rrethin “Don Bosco” qarkullonte fjala: “ngjani Nush Radovanit”. Shembulli i jetės s’ate nuk ishte i lehtė me u pervetesue. Kishe le’ me trashigue urti e pjekuni e virtytet ma shejte i a ke rranjosė femijve ne kohė tė vishtira nė atdhe.

Nuk i pėshtove stuhis sė kuqe me asgjasimin e mbarė Klerit dhe shekullarve tė vlefėshėm tuj pėsue burgim e vuejtje pa u pėrkulė masave shnjerzore sikurse ajo pėr nji vjetė rresht nė burgun e Maliqit me bukė e ujė.

Kur gjoja u suell kapitulli i mjerimit, me shpresė me e vorrosė tė kaluemen, ndodhė e paprituna: njeriu ne sfera tė nalta qeveritare, i trokllon derės s’ate, pėr me harrue tė kaluemen tuj tė kėrkue kėshillė e bashkėpunim. At godi’ nuk e more parasysh. Kishe tejpamje politike tė shėndoshta.

Tuj u pasė marrė vesht me Suzin, bashkėshorten bujare, me zemėr tė kėputun ke parapėlqye rrugėn e mergimit tė ēilun nga fėmijėt e tu. I pari cak Campo Longhetto, nji konak e nji kopėsht tė cillin e pėrpunove me andje e, pėr ndo’i tėrhekje tė shatit mendja tė fluturonte andej Detit.

Misjonin ma tė vėshtirė e ma bujar tė jetės sate me i dhanė fėmijve dhe nipave edukatėn e gdhendun nė mend e nė zemėr e plotsove ma sė miri. Dashtnija e dhanun, e, jam dishmitar i lumtun, t’asht shpėrblye me tė dashtunit tuej pėr rreth teje nė ditė gėzimi dhe tė vuejtjeve tueja tė bartuna me duresė shembullore pėr hatėr tė Zotit.

E tash vetėm pėr shembullėsi nji grusht dhé Zarufet mbi trupin tand.
Pushojsh nė paqė tė Zotit mik i paharrueshėm Nush Radovani.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara