HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrultėsia e kallėzimit tė historisė

-- nga Rudolf Marku, 07 Tetor 2008

Rudolf Marku Ne nuk do guxonim qė tė ripikturonim tablotė e Rembrandtit, apo ta rishkruanim muzikėn e Beethovenit. Por Historia shkruhet dhe rishkruhet. Vetėm njė mendje e njė ndryshkėsie kokėfortė do tė kishte guximin pėr tė mos pranuar rishikimin e historisė At Zef Pllumi, mes dijes, evidencės historike dhe gjuhės.

Kur At Zef Pllumi e pat titulluar njėrin ndėr librat e vet “Histori kurrė e shkrueme”, atij me siguri nuk i pat shku ndėr mend se me kėtė titull ishte duke u pėrfshirė nė debatin e madh se si shkruhet historia, ose, e thėnė ndryshe, pėrngjashėm me titullin e veprės sė vet, se si nuk duhet shkruar historia. Njė debat ky jo shqiptar, por botnor, qė vazhdon tė zhvillohet sot e kėsaj dite me botime librash nga autorėt mė autoritarė tė fushės sė historiografisė…

Debati mė i madh i shikimit tė historisė, si njė ndėrtim narrativ i bėrė nga historianėt, ėshtė nėse vlerėsimi i fakteve dhe ngjarjeve dhe reflektimi mbi to i historianit ėshtė objektiv, jo i deformuem, por i bėrė si njė ushtrim nė pėrputhje me shpirtin e kėrkimit tė sė vėrtetės. Arthur Marwick nė librin “Natyra e re e historisė”, shkruan se Historiani pėrcaktohet nė njė trekandėsh me brinjėt “Dije, Evidencė dhe Gjuhė”. Dije, sepse historiani “nuk e ndėrton tė shkuarėn dhe as nuk e prezanton tė shkuarėn” - ashtu siē besohet nė mėnyrė tė gabuar. Historiani prodhon dijen e vet rreth tė shkuarės.

At Zef Pllumi Historianėt nuk janė as idealistė dhe as materialistė. Historia asht njė ndėrmarrje bashkėpunimi marrjesh dhe dhaniesh. Nė shkrimin e Historisė nuk ka Rembrandts, nuk ka Shakespeares dhe nuk ka Beethoven. Historianėt bien dakord a nuk bien dakord me njani-tjetrin, grinden, kundėrshtojnė njani-tjetrin, kundėrshtojnė vetveten, ndryshojnė dhe ripėrcaktojnė pikėpamjet e veta. Vepra e historianit asht nė rishikim tė vazhdueshėm, ajo modifikohet, pėrmirėsohet, rishkruhet. Ne nuk do guxonim qė tė ripikturonim tablotė e Rembrandtit apo ta rishkruanim muzikėn e Beethovenit. Por, nga ana tjetėr, Historia shkruhet dhe rishkruhet. Vetėm njė mendje e njė ndryshkėsie kokėfortė do tė kishte guximin pėr tė mos pranuar rishikimin dhe rishkrimin e historisė.

E. H. Carr, tė cilin siē e pėrcakton vetė Arthur Marwick “tė qenunit jo marksist, por Stalinist”, nuk e ka penguar qė tė mbajė karrigen e kryelektorit tė historisė nė Cambridge, nė leksionet me titull “Ēfarė asht historia?”, qė ka mbajtė nė vitet e hershme tė dhjetėvjeēarit ‘60, thotė se: “Historia asht njė dialog qė nuk mbaron (an unending dialog) mes sė shkuarės dhe sė tashmes”. Ajo ēfarė thotė Carr asht thjesht njė rimarrje e tezės sė Collingwood (dhe e shumė tė tjerėve) se “Ēdo epokė shkruan historinė e vet”, se “ēdo epokė duhet ta riinterpretojė tė shkuarėn nė dritėn e preokupimeve tė veta”.

Metafora dhe antropomorfoza kėtu janė tė ekzagjeruara. Jo se thaniet nuk kanė bazė, por se nuk janė tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar se Historia asht nė mėnyrė tė pashmangshme subjektive. Ma e vėrtetė se Historia asht dialog mes sė shkuarės dhe tė tashmes, po qe se Historia asht njė dialog i pandėrprerė mes historianit dhe lexuesit tė vet, nė kuptimin e pėrpjekjeve qė tė dy palėt janė tė pėrgaditur pėr ta bėrė kėtė dialog.

2. Brinja e dytė e trekandėshit tė historianit i pėrcaktuar sipas Arthur Marwcik asht evidenca apo dokumentacioni, fakti, kronika. Kėtu dhe historiani si historian dhe historiani si johistorian janė tė ndarė me njė Mur Berlini. Nė anėn e Berlinit Lindor janė tė gjithė ata historianė qė besojnė se evidenca, dokumentacioni, fakti janė tė rėndėsisė sė dorės sė dytė dhehistoria mund tė shkruhet pa evidencėn e shkruar, pa dokumentacionin, pa arkivin dhe faktin.

Le ta themi qė nė fillim se ata qė e kundėrshtojnė me forcė evidencėn, faktin, arkivin, kronikėn, si tė dorės sė parė nė shkrimin e historisė, ata qė flasin me pėrbuzje pėr “fetishizimin e dokumentave dhe pėr kultin e arkivit, janė historianėt marksistė dhe ata marksizianė, kėta tė dytėt tė ndikuar shqitazi nga marksizmi: italiani Antonio Gramsci, gjermano-amerikani Herbert Markuse, Hyaden White dhe frėngj post-strukturalistėt Michel Foucault, Roland Barthes, Loius Althusser dhe Jacques Derrida, si dhe postmodernistėt Jean-Franēois Lyotard dhe Jean Baudrillard.

Duke qenė marksistė, asht krejt e natyrshme qė tė mendojnė dhe tė argumentojnė se evidenca, fakti, dokumentacioni i dorės sė parė nuk janė tė rėndėsishme pėr historinė. Nė momentin qė ke argumentuar se dokumenti nuk ėshtė i rėndėsishėm pėr historinė, e ke shumė tė lehtė manipulimin e saj. Foucault dhe Barthes, p.sh. kanė mbajtė njė qėndrim kritik ndaj historianėve profesionistė - gjė qė mund tė shihet qartė nė essenė e Barthesit “Diskurs pėr historinė” ku historiadeklarohet as mė shumė e as mė pak se njė ideologji borgjeze.

Historianėt e anės pėrtej Murit tė Berlinit mendojnė tjetėrsoj. Leopld von Ranke qysh nė vitin 1880 shkruan nė veprėn e vet “Historia universale”:Historiani punon me dokumenta. Dokumentat janė gjurmėt e mendimeve dhe veprimeve tė njerėzve tė kohnave tė tjera. Atje ku s’ka dokumenta, nuk ka histori”. Historianėt francezė Charles Langlois dhe Charles Siegnobos nė “Hyrje nė studimin e historisė” - botuar sė pari nė anglisht nė vitin 1898, shkruajnė se “Asnjė histori e njė vendi tė veēantė nuk mund tė shkruhet nėse populli i atij vendi nuk ka lėnė ca regjistrime dhe gjurmė tė veprimeve tė veta.”

“Kafshėt jetojnė nė mėnyrė jo historike”, pat thėnė F. Nietzsche tek sodiste nė mėnyrėn mė prozaike lopėt tek kullosnin nė njė livadh alpin (F.Nietzsche “The use and the abuse of History”, pėrkthyer nga Adrian Collins, Indianaplose, 1951). Nė kundėrvėnie tė papajtueshme, madje agresive, me tezėn e nevojės sė dokumentave tė shkruar, asht historiani i sotem amerikan Daniel Lord Smail, profesor i Historisė nė Universitetin e Harvardit. Nė librin e tij tė titulluar “On deep history and the brain” botim i vitit 2008, njė libėr qė ėshtė pėrshėndetur nė mėnyrė entuziaste nga shumėkush, autori shkruan rreth 300 faqe pėr tė provuar e stėrprovuarderi nė bezdisje se “Dokumentat e shkruar nuk janė thelbėsore nė shkrimin e Historisė”. Asht njė ndėr librat ma tė fundit tė botuar pėr historinė nė gjuhėn angleze.

3. Historia asht procesi i kalimit tė fakteve dhe ngjarjeve tė sė kaluarės nė atė narracion a bėrryl, a kthesė narrative-linguistike qė thirret Histori. Teoritė postmoderniste tė gjuhės nėnkuptojnė se ēdo akt gjuhėsor jep kuptime qė i tejkalojnė qėllimet e autorit; se ēdo tekst krijon shumėsi kuptimesh, dhe se kėto kuptime shpesh mund tė kundėrshtojnė njėri-tjetrin dhe se interpretimi i tekstit na bėn tė mundur kuptimin e njėmend a origjinal, ngase asht vetė njė pjesė e lojės sė kuptueshmėrisė qė prodhon teksti, e kshtu me radhė.

Nje komplikim aq i madh, sa nuk ėshtė e rastit se me fillimin e shekullit XXI, historianėt po e vėnė theksin pėrherė e mė tepėr te analiza e ngjarjeve, nė dallim ngastrukturat kuptimore dhe rrjetat kuptimore (Shih Profesor Yes-Marie Barcč, numri Mars/Prill1999 i Histori, Shkenca Shoqnore). Por nėse pranojmė, bashkė me postmodernistėt, rėndėsinė e jashtėzakonshme tė gjuhės, nė kundėrshtim me ata naivė qė e shohin gjuhėn si njė medium tė thjeshtė, kur ėshtė puna te librat e historisė apo te shkrimi i historisė, tė gjithė bien nė njė mendje me Voltaire-in qė e kish zakon tė thoshte se metaforat pėr historinė janė si krymbat qė gėrryejnė librat, se historianėt e mirė gjithmonė e shmangin ambiguitetin; se frazat duhet tė jenė tė qarta, e mendimet e kthjella…

4. Megjithė origjinalitetin qė ka Shqipnia, keqkuptimet e historiografisė shqiptare janė njė refleks - edhe pse i deformuem deri nė karikaturė, nė atė mėnyrėn karakteristike shqiptare - i keqkuptimit dhe konfuzionit qė ka ekzistuar nė historiografinė botnore sidomos gjatė shekulli tė XX. Dhe ky konfuzion ka bėrė qė Edouard Herriot, kryeministėr francez, kur pat vizituar Ukrainėn nė kohėn e urisė sė madhe, pat takuar vetėm fėmijė qė qeshnin e qė i thoshin atij se hanin pite me mish ēdo ditė. Kryeministri francez kėrkoi tė vizitonte njė kishė.

Sigurimi i shtetit brenda njė kohe tė shkurtėr e ktheu pėrsėri nė kishė magazinėn e grurit, e cila kishte qenė kishė dhe vetė sigurimsat veshėn rroba fshatarėsh tė mirėqenun dhe filluan tė shtiren sikur po luteshin, ndėrsa komandanti i tyre ngjiti njė mjekėr prifti nga rekuizita e shtėpisė sė kulturės dhe filloi tė predikonte... Herriot nuk arriti tė kuptonte asgjė nga ky mashtrim, ngase qe i interesuar qė tė mos kuptonte gjėsendi, dhe shkroi me entuziasėm pėr historinė e shkėlqyer tė sistemit sovjetik.

Romain Roland, romancieri francez, qe shoqėruar nė njė nga burgjet politike nga krimineli famėkeq Yagoda, shefi i policisė politike nė kohėn e Stalinit, i cili e siguroi se riedukimi i tė burgosurve qe njė eksperiment i pėrsosur pedagogjik, nga i cili mund tė pėrftohej njeriu i ri. Dhe Romain Roland qe tepėr i kėnaqur nga ky sistem burgjesh edukative.

George Bernard Shaw gjithashtu ka vizituar kampet e tė burgosurve nė Rusi dhe ka shkruar pėr sistemin e mrekullueshėm tė tyre.

Gjatė Luftės sė Dytė Botnore, zėvendėspresidenti amerikan, Henry Agard Wallace, ka vizituar gjithashtu njė kamp skllevėrish tė punės korrektuese dhe ka shprehur entuziasmin mė tė madh pėr sistemin magjepsės sovjetik… (Wallace and Steiger, Soviet Asia... Nė mision, 33).

Jean-Paul Sartre, kur tanksat rusė kalonin mbi trupat e njerėzve tė gjallė, shkruante nė “Liberation” pas vizitės nė Bashkimin Sovjetik se “qytetarėt sovjetikė e kritikojnė udhėheqjen e tyre shumė e shumė mė tepėr e mė me efektivitet se nė nė Perėndim... Ekziston liria totale pėr tė kritikuar... Qytetarėt sovjetikė nuk udhėtojnė jashtė shtetit, jo sepse nuk i lejojnė, por ngase nuk dėshirojnė ta lėnė qoftė dhe pėr pak kohė vendin e tyre tė mrekullueshėm”. Disa vite mė vonė, ky idiot savant, siē e konsideron mė vonė Solzhenicini, pat pohuar se asokohe ai e dinte se po gėnjente, por gėnjente, ngaqė nuk donte t’ua prishte autoriteteve komuniste. Po ky Jean-Paul Sartre pat shkruar njė herė tjetėr, kur tek ne kishat dhe institucionet fetare po rrėnoheshin me njė zell tė frikshėm, seShqipėria ėshtė i vetmi vend i lirė nė botė!

At Zef Pllumi, me dy librat e tij madhorė pėr historinė, pėr fat tė mirė, ecėn nė gjurmėt e njė tradite tjetėr, e njė tradite tė hershme, nė gjurmėt e shkrimit tė kronikave nga murgjėt evropianė, duke filluar me “Historinė e Kishės” tė grekut kristian Eusebues (C. 260-339), dhe duke vazhduar me anglezin Venerable Bede (d735), me Jean Froissart (C.1337-C.1410), me Lorenco Valla-n (C.1407-57), me Leonardo Brunin. Libri i kėtij tė fundit, “Historia e Firences” (1415-29) shėrben dhe sot si njė burim i vlefshėm parėsor pėr tė studiuar humanizmin nė Rilindjen italiane. Ec nė gjurmėt e Guicciardinit dhe Sir Walter Raleigh nė Angli.

Nė gjurmėt e paraardhėsve bashkėkombas Marin Barlecit, Frang Bardhit, dhe Pjetėr Bogdanit, der te Shtjefėn Gjeēovi, arkivisti Pal Dodaj, Marin Sirdani, Anton Arapi, Bernardin Palaj, Benedikt Dema… Nė kohnat fatlume kur jetonin kėta njerėz, kuptimi i sė vėrtetės historike ishte i barabartė me konceptin e Shėn Agustinit si shpalosje e vullnetit tė Zotit.

Pėrparėsia e At Zefit si historian asht dija e thellė e Historisė sė Shqipnisė, njė dije e pėrftueme dhe e stėrvitun nė arkivat franēeskane, nga leximi i dorėshkrimeve tė ruajtuna, nga bisedat dhe nga njohja me disa nga personazhet ma tė rėndėsishėm tė historisė e tė kulturės sė kombit, por dhe nga njė pėrvojė vetjake e jashtėzakonshme. Historia te ai nuk vjen si dije akademike, si kategori e parapėrcaktuar, pėr shkak tė parapėrcaktimeve ideologjike; e ngaqė nuk asht e tillė, historia pėr tė asht nė radhė tė parė historia e fateve njerėzore.

Lexoni librat e historisė tė shkruar nga historianėt tanė. Personazhet historike janė monumente, jo njerėz tė gjallė. Nė librin e mirėnjohur tė John Julius Norwich mbi Bizantin, flitet hollėsisht rreth grave tė Perandorėve tė Bizantit, pėr karakterin, pėr pamjen fizike dhe origjinėn e tyre. Po Ismail Qemali ynė a pati grua? Kėtė lexuesi shqiptar ka pėr ta vuajtur pėr njė kohė tė gjatė si njė enigmė tė pazgjidhur.

At Zef Pllumit, ashtu si paraardhėsve tė vet tė mėdhenj, as nuk i shkon ndėr mend qė tė vejė nė dyshim randėsinė e jashtėzakonshme tė dokumentacionit, tė faktit historik, nė shkrimin e historisė. “Frati i Pashallarėve Bushatli tė Shkodrės” fillon me rrėfimin e fatit tė njė kronike qė paska qenė ruajtur nė arkivin franēeskan; asht kronika e jetės sė Fra Erasmus a Balneo, njė frat italian qė vjen nė Shkodėr me misionin e pėrulėt tė njė franēeskani e qė caktohet famulltar nė Hot, pėr t’u gjetur dėshmitar nė njė nga periudhat mė interesante tė historisė sė vendit tonė, e nė tė njėjtėn kohė, ashtu siē ndodh si rregull nė historinė e Shqipnisė, duke qenė njė periudhė kyēe - njė nga periudhat ma tė padokumentueme.

Dorėshkrimi ka humbė, ashtu si pjesa mė e madhe e arkivit franēeskan. At Zefi riprodhon dorėshkrimin ashtu siē e kujton. Pra kronika e Pater Zefit asht kronika e njė kronike qė paska qenė shkruar e qė ka humb, asht dorėshkrimi i njė dorėshkrimi. Por saktėsia dhe objektiviteti i kronikės sė kronikės janė tė tilla, sa mbas vdekjes sė Pater Zefit, studiuesi arbėresh Italo Sarro ka zbulue nė Arkivin Historik tė Propogandės Fide nė Romė korrespondencėn – pėrkatėsisht 6 letra –qė Bushatlinjtė e Shkodrės dhe Ipeshkvi Gjergj Radovani i drejtojnė Selisė sė Shenjtė. Letrat janė botuar me Faksimile nė Hyllin e Dritės. Do mjaftonte veē leximi i kėtyne letrave qė dhe skeptiku ma i thekun t’i besonte vėrtetėsisė historike tė Fratit tė Bushatlinjve.

Vetėprocesi i kalimit tė fakteve dhe ngjarjeve tė sė kaluares nė kthesėn narrative-linguistike bahet me njė natyrshmėri tė jashtėzakonshme. Gjuha e pater Zefit asht e zhveshun nga rrakaxhinget metaforike. Asht gjuha me tė cilėn flasin dhe sot e ksaj dite malėsorėt shqiptarė. Toni asht i shtruem, i qetė, i menēur. Asht gjuha popullore e pajtueme me njė tekst historie.

Kallėzimet e misionarve tė vjetėr janė njė pikturė realiste e njė Shqipnie tė ēoroditun, “me male tė egra, me njė popullsi tė vrazhdė e tė pashkollueme, me shumė ngatrresa e provokime mbi tė cilat bazoheshin akuza e shpifje qė mund tė mbėrrijshin deri me dekė… me kristianė laramana tė cilėt ditėn ose sheshit ishin turq e muslimanė, ndėrsa natėn ose mesheftas kishin besimin katolik”. Historia e Shqipnisė e pater Zefit nuk e pranon mitizimin, por ajo nuk bie as dhe nė grackėn e njė ēmitizimi qė shumė lehtė mund tė quhet mitizim i ēmitizimit.

Nė traditėn e kronikave tė murgjeve, te historitė e at Zefit, bie nė sy pėrultėsia si ton i tė rrėfyemit, si e kundėrt me gjykueshmėriė. Jo pėrultėsia si kategori morale, por si objektivitet i kallėzimit tė historisė. Tekstet e Historisė, sidomos tekstet e shkruara nga historianėt tanė, janė tė mbushuna me gjykimet e guximshme tė autorėve pėr figurat historike e pėr ngjarjet historike. Fridrih Shileripėrmend at historianin qė asht me rrufė e qė tėrheq hundt e teshtin gjatė gjithė kohės tek kritikon pėrpara studentave Hanibalin pėr gabimet taktike nė kalimin e Alpeve.

Ashtu si gjatė gjithė historisė njerzore, humori shfaqet nė historitė e pater Zefit gjithmonėatje ku parashikohet tragjedia. Dhe humori asht brishtėsi, butėsi dhe delikatesė shpirtnore, pa tė cilat dhe vetė Historia do tė qe njė materie e ngurtė, e pajetė, e mumjezueme.

5. Mė 4 dhjetor tė vitit 1354, perandori i famshėm bizantin John (Ioannes) Cantacuzenos (gr. ??????? S?? ?a?ta????????), bash nė kohėn e lavdisė sė vet, gjatė njė ceremonie solemne nė Blachernae, pat vendosė nė njė qoshe kunorėn dhe mantelin e purpurt perandorak. Nė vend tė rrobave madhėshtore tė perandorit bizantin, ai pat vesh rrobėn e zezė tė murgut. Po atė ditė e shoqja e tij, Irena, u shugurue murgeshė nė Manastirin e Shenjtes Martė. Ai vetė, duke pasė pėrbuzje pėr ēdo gja tė mėparshme tė jetės sė vet si Perandor, kėrkoi tė ndryshonte dhe emnin. Zgjodhi, pėr njė koincidencė, emnin Zef.

Ish-perandori i Bizantit do tė jetonte dhe 29 vjet tė tjera. Gjatė kėtyne viteve, kur Bizanti do ndodhej nė udhėkryqe ngjarjesh, bashqytetarėt e vet do shkonin jo vetėm njė herė, pėr t’ju lutė murgut tė pėrulun Zef qė tė kthehej prapė nė Fronin e Perandorit. Por ai do refuzonte me kokfortėsi. Vitet e para nė Manastir ia kushtoi shkrimit tė kronikave qė ai i quajti “Historina”. John Cantacuzenos tek veshte rrobėn e pėrultė tė murgut atė ditė tė Dhjetorit tė vitit 1354, me qėllim qė tė bėhej kronikan, shpallte kėsisoj se dėshmia historike, evidenca, kronika, dokumenti, kanė mė rėndėsi jo vetėm nga profesorėt e Cambridge-it dhe tė Harvardit, por dhe senga vetė pushtetet e pėrkohshme perandorake.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara