HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HIDHEN BAZAT E NJĖ LEKSIKOGRAFIE TĖ RE NĖ FUSHĖ TĖ NEOLOGJISĖ

-- nga Ragip Sylaj

Nė janar tė vitit 2007 nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės nė Prishtinė ėshtė pėruruar Fjalori i Fjalėve tė reja i Ali R. Berishės. "Ky fjalor neologjizmash pėrfshin njė korpus tė pėrfillshėm fjalėkrijimesh tė fushave tė ndryshme tė leksikut konkret e abstrakt, ku janė pėrfshirė afro 10 mijė fjalė e qė do t'u vijnė nė ndihmė glotologėve nė lėmė tė shqipes pėr tė ndriēuar probleme gjuhėsore tė tipave tė ndryshėm tė fjalė formimit", ka thėnė nė fjalėn e tij recenzenti, Dr. Qemal Murati.

I botuar nė fund tė viti qė lamė pas (2007) Fjalori i Fjalėve tė Reja, i autorit Ali R. Berisha ėshtė pėruruar nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės nė Prisahtinė. Recenzenti i kėtij Fjalori, Dr, Qemal Murati tha se fjalėkrijimet me mjete tė ndryshme tė shqipes, me para e prapashtesa e me pėrngjitje, me resemantizim etj., qė kanė krijuar shkrimtarėt, letrarėt, publicistėt, gazetarėt etj. kohėt e fundit janė njė pasuri e madhe dhe e pallogaritshme pėr leksikografinė shqiptare, qė gjuha jonė tė mos mbesė nė vjetėrsinė e saj, por tė bėhet edhe kjo gjuhė moderne si shoqet e saj evropiane. Sipas Muratit, kėtė lėndė leksikore kėrkimtari i zellshėm Ali R. Berisha ka marrė dhe e ka qėmtuar prej shumė vjetėsh me shumė kujdes dhe me dashuri tė madhe, duke e arkivuar nė njė fjalor tė madh, si ky qė e kemi nė dorė dhe qė po u ofrohet lexuesve dhe satudiuesve, prej tė cilit mund tė udhqehet edhe fjalori standard i gjuhės sonė.

Me kėtė vepėr fitohen shumė fjalė qė nuk i kanė pasur mė parė glosarėt tanė

"Ky fjalor neologjizmash pėrfshin njė korpus tė pėrfillshėm fjalėkrijimesh tė fushave tė ndryshme tė leksikut konkret e abstrakt, ku janė pėrfshirė afro 10 mijė fjalė e qė do t'u vijnė nė ndihmė glotologėve nė lėmė tė shqipes pėr tė ndriēuar probleme gjuhėsore tė tipave tė ndryshėm tė fjalėformimit. Fjalėsia e re e gjuhės shqipe me kėtė vepėr fiton shumė fjalė qė nuk i kanė pasur mė parė glosarėt tanė", theksoi Murati. Sipas tij ndėrmarrja e autorit Ali R. Berisha pėr tė gjurmuar anė e mbanė e kėnd mė kėnd literaturėn shqiptare tė dhjetėvjeēarėve tė fundit dhe pėr tė hartuar njė fjalor tė tillė, duke derdhur nė tė shumė mund e djersė, natyrisht nuk ka qenė e lehtė dhe pa rreziqe, si pėr punė metode si dhe pėrzgjedhjen e fjalėsit qė do tė pėrfshihej aty, sidomos kur kihet parasysh se nė leksikografinė shqiptare na mungojnė fjalorėt e tillė. Megjithatė autori ynė ia ka arritur me kėtė vepėr t'i shtojė edhe njė zė leksikografisė shqiptare dhe tė hedh bazat e njė leksikografie tė re nė fushė tė neologjisė. Duke u ndalur nė kėtė ēėshtje, Murati pėrmendi edhe faktin se ky Fjalor dėshmon nga ana atjetėr se mundėsitė potenciale tė gjuhės shqipe pėr formim fjalėsh me vlera tė reja semantike e stilistike janė tė mėdha, por duhet njė dorė e kujdesshme si ajo e Ali R. Berishės qė t'i vargėzojė a tufėzojė ato. Nė vende tė tjera, njė punė tė tillė dhe ndėrmarrje tė tilla i realizojnė akademitė e shkencave, kurse tek ne ende nuk ėshtė arritur njė traditė e tillė e akademive tona ose institucioneve tona.

Kontribut pėr leksikografinė tone me metodologji shkencore

Ndėrkaq, referuesi tjetėr, Mr. Bajram Qerimi tha se nė kėtė Fjalor janė pėrfshirė shumė fjalė tė reja, tė cilat nuk janė pėrfshirė as nė fjalorėt e gjuhės shqipe tė hartuar mė parė, as edhe nė fjalorin mė tė ri tė botuar vitin e kaluar tė Mahmet Elezit. Mbi 10 mijė fjalė i shtohen fjalorit tė gjuhės shqipe. Kjo ėshtė njė vepėr e mirėfilltė nė leksikografinė shqiptare, ku pėrfshihet njė numėr i madh i fjalėve tė reja qė i kanė krijuar autorėt, dhe qė dihen autorėt e tyre me emėr e me mbiemėr, si dhe vepra e tyre, prej nga ėshtė cituar fjalae re (neologjizma) e krijuar. Pėr herė tė parė kemi njė fjalor tė tillė nė laksikografinė tonė, ku bėhet e njohur edhe autorėsia e atyre qė kanė krijuar fjalėn e re. Pėrdorimi i termit "fjalė e re" ėshtė shumė i qėlluar. Edhe nė Francė fjalori i neologjizmave quhet fjalor tė fjalėve tė reja. Ky fjalor ka edhe peshėn e madhe metodologjike", theksoi nė fund Qerimi.

"Fjalorin qė po e promovojmė tregon njė shėrbimin tė madh tė autorit qė i ka bėrė gjuhės sonė", ka thėnė drejtuesi i kėtij pėrurimi, Bedri Morina. Kurse Mr.Tahir Foniqi, Fjalorin e cilėsoi punim serioz dhe tė rėndėsishėm qė e pasuron leksikografinė tonė, dhe shkencėrisht tė ēmuar pėr faktin se autori ka ndjekur metodologjinė e pranuar shkencore gjatė punės sė tij. Duke e falenderuar BKUK pėr ofrimin e ndihmės pėr pėrurimin e Fjalorit, autori i Fjalorit, Ali R. Berisha theksoi se rreth mbledhjes sė materialit leksikografik tė Fjalorit ka punuar afro 30 vjet, duke shėnuar fjalė tė reja nga vepra tė mbi 200 autorėve si dhe nga njė numėr i madh gazetash e revistash tė botuara nė Shqipėri, nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė diasporė. (Zėri, 6.1.2007/25)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara