HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fusha e poezisė edhe me njė pėrmbledhje tė re

Nue Oroshi: "Nė rrokaqiellin e mbrapshtive"

-- nga Selman Etemi

Libri me poezi i poetit Nue Oroshi, me titull "Nė rrokaqiellin e mbrapshtive", qė arriti nė dorė tė lexuesit nė dhjetor 2007, botuar nga shtėpia botuese OMBRA GVG / EQUINOX, Tiranė, na bėn mė tė begatė nė opusin e fjalės se shkruar shqipe.
Me kėtė pėrmbledhje poezish, poeti Oroshi hyn qartė nė shumėkėndėshin e ēdo njeriu dhe shumė lehtė ndėrtimi i vet poezisė shpėrthen tek lexuesi. Pėrmes vargut autori shpreh vetvetėn dhe disi s'gjen veten e vet vetėm te vetvetja. Poashtu, pėrmes vargut autori shumė kthjellėt zbėrthen botėkuptimin por dhe paraqet momentalen dhe sidomos tė kaluaren-sikur yjet qė pėrbėjnė universin, e qė kėtė z. Oroshi kėrkon edhe tek tė tjerėt si njerėz tė mirėfilltė.

Nue Oroshi - Nė rrokaqiellin e mbrapshtive

Nė shumė poezi subjekti ėshtė i zhveshur, kėtė e bėjnė vet ata tek tė cilėt mungesė gjenė shpirti jo i plotė, frika, mungesa e gjenisė etj, por veten e gjenė brenda vargut tė kėsaj pėrmbledhje "Nė rrokaqiellin e mbrapshtive".
Gjithashtu poezia i drejtohet dy ekstremeve tejet tė forta dhe gjen shpresėn aty ku fare mungon.
Nė shumė raste poeti Oroshi, kuptohet se, jeton me vet poezinė dhe bile bile nė kushtet mė tė vėshtira por dhe ēnjerėzore atė e ka si pararojė nė vete. Kėtu nė to, nganjėherė gjen ushqimin shpirtėror por edhe pėr tė tjerėt nuk mungon. Thelbi dhe mesazhi na janė me qartėsi tė plotė, dhe, shumė tė tjerė i vė nė pozitė tė flasin me veten e vet, qoftė pėr mėkate apo tė bėma mirėsie. Autori me poezinė e vet nganjėherė na paraqitet disi edhe nė situata thuaja tė skajshme por shumė lehtė hyn nė komunikim me lexuesin dhe bėhet njė sinjozė e besės por dhe e shpresės. Kėtė e bėn me metaforė tė fuqishme, me vizion shumė tė kthejllėt dhe domėthėnės. Brėndia e shumė kėtyre poezive i bėn edhe ata qė s'ndjejnė tė ndjejnė, qė edhe ata pėr momentin s'shohin tė pėrcaktojnė rrugėn e drejtė dhe realen. Nė to mbizotėron dashuria pėr lirinė, atdheun, gjuhėn, prindin, vlerėn pėr njeriun, trimėrinė, sakrificėn e sidomos kombėtaren. Por dhe disi bėn zėvendėsimin e diktaturės me demokracinė, antivlerėn me vlerėn, tradhėtinė me besėn, robėrinė me lirinė, ferrin me natyrėn e bukur...
Poashtu, autori na paraqet edhe padurueshmėri ndaj hipokrizisė dhe jo tė vėrtetės. Poezitė nė pėrbėrjen e vet bartin ngjyrė tėjet emocionuse, andaj edhe karakteri emocional ėshtė mė kuptimplotė. Kėtu kemi njė varg me njė muzikalitet pėrkatės, dhe tė gjitha elementet qė i shtojnė vlerėn atij, siē janė, tė shprehurit poetik me figuracin pėrkatės, pastaj ritmi, rima - e qė i shtojnė vlerėn vet kėsaj vepre dhe pėr lexuesin e bėjnė mė tė kapshem. Strukturimi, ideja dhe tema janė disi tė veēanta tek autori Nue Oroshi si krijues, e tė cilat shfaqen nė kėtė pėrmbledhje tė posa botuar.
Ky ėshtė libri i tretė me poezi, i cili i bashkangjitet edhe dy pėrmbledhjeve tjera poashtu me poezi te poetit dhe historianit Mr Nue Oroshi, me titull "Shenjat e shpirtit" (1996) dhe "Drejt atdheut" (2000). Gjerė me tani ka tė shkruara e tė botuara shumė punime dhe studime shkencore. Ka botuar edhe librin me shkrime historike me titull "Dėshmi kohėrash" (2003).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara