HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Refuzimi i 6 pikėshit si faktorizues i Kosovės

-- nga Dr. Sabri Hamiti, Deputet i LDK-sė, Kosovė, 20.11.2008

Sabri Hamiti SITUATA NĖ KOSOVĖ

Gjashtė pikat, absolutisht janė tė papranueshme, jo vetėm pėr njė nivel tė krerėve institucionalė tė njė vendi, por pėr qytetarėt, popullsinė e Kosovės dhe perspektivėn e saj, sepse, nė tė vėrtetė, nė mėnyrė hileqare, tinzare, promovojnė ndarjen e Kosovės, prekjen e sistemit tė saj tė brendshėm, tė integritetit territorial – faktikisht, mohojnė pavarėsinė e saj.

Ėshtė mirė qė e gjithė popullsia e Kosovės, bashkė me udhėheqėsinė e saj, qė nė hapin e parė i kanė refuzuar kėto. Paraqitja e katėr pikave tė reja, katėr pikave tė qėndrimeve tė Prishtinės, nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė rimarrje e obligimeve institucionale pėr Kosovėn pas pavarėsisė, d.m.th., mbėshtetjen nė Kushtetutė, mbėshtetje nė planin e Ahtisaarit, nėpėrmes tė cilit ėshtė promovuar edhe Kushtetuta dhe ėshtė shpallur pavarėsia – natyrisht si vullnet i popullit.

Mohimi i gjashtė pikave, nė kėtė rast ėshtė pohim i politikės nacionale tė Kosovės, qė kushtėzohet nga interesat e qytetarėve tė Kosovės dhe nga mbrojtja e pavarėsisė sė Kosovės dhe krijimi i njė shteti ligjor e funksional.

Edhe tash, edhe mė parė, edhe pėrgjithmonė, njė udhėheqėsi legjitime e njė vendi, e cila kėrkon rrugėt paqėsore pėr tė realizuar interesat e vendit, interesat nacionale, nuk ka pse, pra veprimet e saj, tė interpretohen si prishje e marrėdhėnieve me ndėrkombėtarėt, kushdo qofshin ata.

Edhe deklarata nė katėr pika e udhėheqjes institucionale tė Kosovės e lė pikėn e katėrt si mundėsi pėr bashkėpunim tė koordinuar, siē ka qenė deri mė tani, me faktorėt themelorė, sepse bashkėpunimi bėhet me faktorėt themelorė, tė cilėt pėrkrahin interesat e njė vendi – nė kėtė rast janė SHBA-tė, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, qė kanė nė fokus raportet e deritashme me Kosovėn dhe pozicionimi, i cili i jep udhė zhvillimit tė Kosovės kah integrimet evropiane.

Unė mendoj qė njė qėndrim i tillė i strukturuar, e rrit bashkėpunimin, nuk e vė nė krizė bashkėpunimin me faktorėt, unė po i quaj ndėrkombėtarė – jo bashkėsinė ndėrkombėtare, sepse ėshtė njė koncept shumėshtresor – faktorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt kanė ndihmuar qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės. Ajo qė ka manifestuar Kosova nė 10-ditėshin e fundit, vetėm se ka tėrhequr vėrejtjen pėr njė faktorizim tė vėrtetė tė vetvetes. Unė mendoj se faktorizimi i vetvetes nuk do tė thotė prishje marrėdhėniesh me tė tjerėt, por do tė thotė respektim mė i madh.

Mendoj qė Kosova sot ėshtė mė e respektueshme, sesa deri dje, edhe para faktorėve tė tjerė, tė cilėt mund tė kenė ide tė tjera. Fundi i fundit, raportet nė politikė janė raporte interesi, nuk janė raporte dashurie me askėnd, kushdo qoftė, qoftė vend i veēantė, qoftė grup vendesh, qoftė organizatė e madhe ndėrkombėtare.

EULEX-i mund tė funksionojė me funksionin origjinar, qė tė ndihmojė krijimin e shtetit ligjor nė Kosovė, qė tė ndihmojė sigurinė, qė tė marrė funksionet elementare, duke zbatuar Kushtetutėn e Kosovės dhe duke zbatuar ligjet e Kosovės.

Ēdo detyrė tjetėr shtesė - EULEX-i nė tė vėrtetė do t’i qesė probleme vetvetes pėrpara, sepse njė mision i tillė duhet ta ketė besimin e popullit ku vjen. Kjo ėshtė elementare. Nėse ai e humb besimin ende pa ardhur nė Kosovė, vėshtirė e ka tė veprojė nė Kosovė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara