HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nuk keni tė drejtė, zoti Withers!

-- nga Shpėtim Nazarko, Shqip, maj 2008

Shpėtim Nazarko E dėgjova dhe pastaj e lexova fjalėn Tuaj, zoti Ambasador nė lidhje me korrupsionin. Natyrisht me respekt, si fjalėn e ēdo njeriu qė pėrfaqėson njė shtet, qė ndoshta mė shumė se ēdokush ia do tė mirėn vendit tim. E di shumė mirė se si ēdo njeri i rangut Tuaj e studiuat dhe i dini punėt e vendit, ku do tė punonit pėr periudhėn e ngarkuar. Po mė vjen keq tė them qė nė fillim, se keni rėnė nė njė nga ato grackat, ku kėtu ka kohė qė noton jo vetėm njė pėrfaqėsues i medias, i OJF-ve, por dhe i vetė shtresės tė sė korruptuarve, qė mund tė jenė pėrfaqėsues tė qeverisė apo hallkave tė saj.

Shqipėria e njeh mirė kėtė lloj lufte antikorrupsion dhe jo nė kohėn qė jetojmė. Po tė shihen me pak vėmendje pjesė tė fjalimeve tė ish-komunistėve tė vjetėr, mund tė merren modele tė shkėlqyera fjalimesh qė do t‘i kishin zili dhe pėrfaqėsuesit mė tė ndritur tė OJF-ve, kudo ku e zhvillojnė aktivitetin e tyre. Fjalimet e dikurshme tė Enver Hoxhės kundėr korrupsionit, me siguri qė janė modele nga mė tė pėrsosurit dhe ndoshta nė kėtė pikė ai nuk do tė arrihet pėr njė kohė tė gjatė. Ata qė e sundojnė Shqipėrinė e pas viteve ‘90, e dinė mirė kėtė dhe i gjejnė mė mirė se tė tjerėt, tė huaj a analistė se si mbahen fjalimet antikorrupsion. Nuk do ndonjė marifet tė madh pėr tė parė se tė gjitha kalimet e pushtetit nga ‘90-a e kėtej janė bėrė fiks me parulla kundėr korrupsionit. Mė thjesht janė zhvilluar me parullėn: kapini hajdutėt!

Nė vitin ‘92, njė anglez na foli pėr arin e vjedhur, e ne ndėrruam sistem e qeveri bashkė. Nė ‘96-n, njė anglez tjetėr i quajtur Gambell, foli pėr njė qeveri gangsterėsh, dhe ne prapė e ndėrruam qeverinė. Nė vitin 2001, pėrsėri u hodhėm nė luftė me parullėn: t‘u vėmė ruspėn tė korruptuarve. Mė 2005-n, pėrsėri e ndėrruam qeverinė me parullėn: tė fshijmė korrupsionin. Aq e fortė ėshtė kjo lloj shakaje, sa dhe brenda tė njėjtit kamp politik ajo mbetet e njėjtė. Nė vitin 2001, zoti Nano u nis prapė nga malet pėr tė rrėzuar qeverinė e tij, me parullėn e famshme tė "katarsisit".

Nuk ėshtė ndonjė sekret i madh qė pėrsėri qeveria e tanishme do tė bjerė po me tė njėjtėn parullė etj. Dikur nė vitin 2005, ia kam thėnė nė njė ambient tė hapur Kryeministrit tė tanishėm qė po rrekej tė vinte nė pushtet, kėto qė po shkruaj mė sipėr. Origjina e njė beteje tė tillė vjen nga Lindja e lashtė para 2000 vjetėsh. Atje zbrisnin nga malet pėr tė qėruar hesapet me hajdutėt, me tė njėjtat parulla si dhe sot. Kėpusnin tre a katėr koka, sundonin ca kohė, derisa tė vinte njė luzmė tjetėr me tė njėjtat parulla. Kėshtu, loja pėrsėritej nga e para, njėlloj si te ne sot, ku nuk ka prerje kokash, po gjėra tė ngjashme. Filozofėt e shpjegojnė thjesht kėtė pėrsėritje banale ngjarjesh; ajo quhet mungesė e pronės private. Kjo bėn qė tė tėrė tė vijnė vėrdallė duke thėnė: kapeni hajdutin! Dhe pasi vijnė nė pushtet zėnė e bėjnė tė njėjtin marifet si tė parėt. Pra, zėnė e vjedhin atė qė ka mbetur nga pasuria e pėrbashkėt. Kėtė nė favor tė vetes apo tė tė huajve qė i zėnė miq rrugės sė qeverisjes.

Nė mėnyrė tė pėrgjithshme unė nuk mund tė jem dakord me Ju. Njė vend si Shqipėria nuk ėshtė shembull i korrupsionit. Njė vend mund tė quhet i korruptuar ku shkalla e informalitetit ėshtė nė pėrqindje tė vogla, qė venė pak mė shumė se shifra dhjetore, po jo kur kjo shkallė informaliteti ėshtė 50 apo 60 pėr qind. Nė kėtė rast nuk ėshtė vendi i korruptuar, por flitet pėr dėshtim total qeverisjeje apo politikash tė tilla. Apo po tė doni; pėr mėnyra qeverisjeje qė kalojnė nė vetėqeverisje apo ndryshe pėrshtatje pėr mbijetim e sė gjithė shoqėrisė. Populli i urtė shqiptar ka zgjedhur rrugėn e dytė dhe ka arsye tė thella pėr kėtė gjė. Pėrfytyroni, i dashur Ambasador, nėse nė Amerikėn e sotme papritur Presidenti Bush tė thotė se kėtej e tutje tė ardhurat mesatare do tė jenė 150 dollarė pėr frymė nė muaj, e ēmimet do tė jenė po ato e ndoshta do tė rriten, ē‘do tė bėnte populli amerikan? Nė rastin mė tė mirė do tė arratisej nga sytė kėmbėt siē bėjnė shqiptarėt e gjorė pesėmbėdhjetė vjet rresht. Apo ndoshta t‘i vinin flakėn vendit tė tyre, gjė qė dhe ne e kemi bėrė nja dy-tri herė kėto 20 vjetėt e fundit. Po ēfarė tė bėjmė Zoti Ambasador? Ndoshta gaboj apo e kam bėrė dhe dogmė nė tė gjitha shkrimet e mia tėrė kėto vjet. Ky vend ėshtė pa strategji zhvillimi dhe kjo klasė e mjerė politike e dy krahėve nuk e kalon dot Lindjen e lashtė, veēse nė njė ndėrrim tė vogėl fjalori qė ēon nė ndryshime forme, po jo pėrmbajtje.

Unė mendoj se ndėrtimi i vendit, ashtu si dhe ndėrtimi i ēdo teorie shkencore tė tipit fondamental, ka njė analogji qė mund tė pohohet ndoshta nė kėtė mėnyrė. Nė teoritė e mėdha nė krye vihet njė princip natyror, i cili zbulohet nga mendjet e ndritura apo pasqyron njė periudhė tė gjatė kėrkimi, apo reflektimi. Krahas principit vendoset njė aparat matematik qė reflekton nė pikėpamje kuantitative domethėnien e tij. Kur kjo skemė shkon nė analogji nė ndėrtimin e vendit ajo pėrkthehet ndoshta kėshtu. Nė rolin e principit natyror kemi dy shtylla. Sė pari, modernizohen resurset natyrore qė kanė lėnė e zhvilluar tė parėt e tu. Sė dyti, shikohet pozicioni gjeografik i vendit nė lidhje me tė tjerėt. Vetėm tani mund tė ndėrtojmė aparatin matematik. Qė do tė thotė se tė gjitha ligjet qė shkojnė nė Kuvend e qeveri janė nė funksion tė shtyllave tė mėsipėrme. Nuk ėshtė ndonjė zbulim i madh tė pohosh se vendi ynė ka qenė tranzit dhe, sė dyti, njė vend blegtoral e bujqėsor. Qė nga koha kur ra Perandoria Romake, nėn pushtimin turk, ne u kthyem nė njė vend jotranzit, por periferik. Ēka na la pa kėtė shtyllė zhvillimi. Nė kohėn e komunizmit ishim dhe vend periferik dhe i izoluar.

Tė mbetur pa kėtė shtyllė nė kohėn e regjimit tė Zogut, Shqipėria zhvilloi shtyllėn e dytė tė tij. Atė tė tė qenit vend blegtoral e bujqėsor. Andaj Shqipėria e kėsaj kohe kishte njė blegtori tė klasit tė parė e tė barabartė me Zvicrėn, qė dhe sot ėshtė nė vendet e para. Nė kohėn e Hoxhės ne i thyem dy shtyllat e zhvillimit. Izoluam vendin, duke i hequr mundėsinė e tė qenit vend tranzit. Pastaj ēuam fshatarin tė blinte qumėsht nė qytet, duke thyer kėshtu dhe shtyllėn e dytė tė zhvillimit. Njė vend qė thyen kėto shtylla, pavarėsisht lodhjes sė pafundme tė qytetarėve tė tij, mund tė rrojė vetėm me miell hua nga jashtė. Kėshtu na ndodhi dhe ne. Pasi mbaruan ndihmat e rusėve dhe kinezėve mbetėm nė sistem triskėtimi. Ēka na ēoi nė parullat e Hoxhės dhe tė tjerėve. Pra, na mbetej tė kapnim hajdutėt dhe armiqtė. Nė kėtė pikė jemi dhe pas njėzetė vjetėve tranzicion.

Nė vend tė kinezėve a rusėve, ushqehemi me miell nga vėllezėrit tanė refugjatė a ndihmat e tė huajve. Ne nuk jemi prapė vend tranzit. Nuk kemi bėrė as rrugė, as portė nė funksion tė kėsaj shtylle. Nuk mund tė jemi as vend blegtoral e bujqėsor, se kemi prishur veē tė tjerave, edhe marrėdhėniet e pronėsisė. Kėshtu pa kėto shtylla zhvillmi kemi vetėm njė rrugė: tė kėrkojmė e tė zhvillojmė njė propagandė qė nuk na ēon gjėkundi. Ajo ushqen vetėm njė klasė parazitėsh politikė, qė mbajnė fjalime kėtu a nė sallat e Evropės, apo OJF qė vijnė sot e tėrė ditėn vėrdallė, duke humbur vazhdimisht kredibilitetin e tyre. Unė e shoh ndoshta gabim, por dhe me trishtim zoti Ambasador, se jemi drejt fundit tonė, pavarėsisht parullave. Shikoni deficitin tregtar tonin qė po na ēon drejt ferrit, analizoni marrėdhėniet e bankave dhe do tė kuptoni se ato janė mė keq se qeverisja nė politikat e tyre tė zhvillimit. Me mijėra kredi e kapitale derdhen prej tyre pėr tė shtuar kafene e karburante nė emėr tė kolateraleve qė kanė tė kredituarit. Shikoni mediat tona tė mjera, qė nė shumicėn e tyre marrin reklama vetėm nga shoqėritė telefonike pėr ēmime katastrofike, qė u pozojnė klientėve dhe do tė konstatoni lehtė se nuk ėshtė punė korrupsioni, por thyerja e rregullave elementare qė karakterizojnė zhvillimin harmonik tė ēdo vendi.

Shikoni si tallet ēdo qeveri e jona me politikat bujqėsore e marrėdhėniet me pronėn, e do ta konstatoni me lehtėsi se kjo qė po ndodh me ne nuk ėshtė punė korrupsioni, por vetėpėrshtatje e qeverive dhe popullit qė nuk gjen dot rrugė zhvillimi. Nė ato dy shtyllat e zhvillimit mund tė shtonim dhe njė tė tretė, ndoshta me efekt tė pėrkohshėm: Njė brez i ri qė nuk shkon dot nė shkolla profesionale, por nė shkolla qė adaptojnė vetėm filozofė e juristė nė shumicėn e kohės. Duke na hequr mundėsinė tė ndihmojmė veten nė radhė tė parė apo tė bėhemi tė dobishėm pėr tė tjerėt. Ndoshta gaboj Zotėri, por besoj se jemi pėrpara njė krize, e cila vetėm nė formė mund tė jetė mė e lehtė se ajo e vitit ‘97, por shumė mė e rėndė nė pėrmbajtje. Dhe nga e cila nuk na shpėton dot asnjė gjė, nėse nuk kthehemi nė rrugėn e ēdo kombi qė kėrkon strategjitė kombėtare nėpėrmjet njerėzve tė vet tė ndritur apo refleksionit real tė eksperiencave tė hidhura! Vetė besoj se jemi nė grahmat e fundit! Gjithsesi, mbetet falėnderimi pėr fjalėn Tuaj tė shkėlqyer, e cila siē thotė Balzaku i madh, njerėzve tanė do t‘i bėjė tė ndėrrojnė sjelljen, por jo mendimin pėr tė vazhduar si mė parė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara