HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHQIPĖRIA ETNIKE DHE PROMETHEU

-- nga Shefki OLLOMANI

Shefki OLLOMANI (Fragment nga Libri: Shefki Ollomani - ĒĖSHTJA KOMBĖTARE SHQIPTARE, botoi Shtėpia Botuese "Shkupi", Shkup - Mars 2008, Faqe 248. Ky ėshtė Libri i Pestė i Autorit qė ia boton kjo Shtėpi Botuese)

Linde nė kohė tė lashta, tė tejlashta Shqipėri. Askush nuk e di kur linde Ti. Linde sėbashku me Dheun, atėherė kur u krijua planeti Tokė. Linde e para, Shqipėri, dhe u quajte Pellazgji. Zoti kėshtu tė emėroi dhe fat e mbarėsi tė uroi. U fundose Atlantidė, dole sėrish nė dritė, linde Pellazgji, u rilinde Iliri, jetove Arbėri, u pėrjetėsove Shqipėri.
Prometheun e lindi Pellazgjia, e rriti Iliria, e burrėroi Arbėria dhe e pėrjetėsoi Shqipėria. Nėnė e bir, dorė pėr dorė e krah pėr krah ecėn nėpėr histori, nėpėr lashtėsi, nėpėr tokė e nėpėr qiell… Herė nė kėmbė e herė shaluar, herė duke vrapuar e herė duke fluturuar. Gjithmon bashkė, gjithmon tok e tė pandarė. Nga parahistoria nė histori dhe nga historia nė ardhmėri ato bashkėrisht ēajnė pėrpara krenarė e tė pamposhtur nė rrugėn e tyre tė jetės e tė luftės, nė tokėn e vet, nė tė drejtėn e vet, duke sfiduar ballėlartė tė gjithė armiqtė e tyre nėpėr shekuj e mijėvjeēarė.

Legjendat thonė se Prometheu ua rrėmbeu "zjarrin" - lirinė "Perėndive" tė Olimpit - sundimtarėve tė Pellazgjisė, dhe ua dha njerėzve - popullit, prandaj ata e zunė, e prangosėn dhe e mbėrthyen, e gozhduan pėr njė shkėmbi, sikurse Krishtin nė kryq. E dėnuan me vdekje dhe interrnim, duke e dėrguar nė cepin mė tė largėt verior tė Pellazgjisė, nė malet shkėmbore tė Kaukazit, sepse "PerėnditėØ e Olimpit i frikėsoheshin pėr sė gjalli dhe i tmerroheshin pėr sė vdekuri Prometheut.
Kujtuan se e vranė, kujtuan se e mposhtėn sundimtarėt Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund tė vritej liria dhe populli, nuk mund tė mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe Promethe tjerė si Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe nė vazhdimėsi qė nga Leka i Madh e Pirro Epiroti, deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti. Qė nga Muji e Halili deri te Mic Sokoli e Abdyli. Qė nga Gjergj Elez Alia e Hasan Prishtina deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.
Pellazgjia kishte Promethetė e vet. Iliria kishte Promethetė e vet. Arbėria pat Promethetė e vet. Shqipėria Etnike pati dhe ka Promethetė e vet. Vargu i Prometheve shqiptarė ėshtė i pambarim, i pafund, sepse i pafund e i pavdekshėm ėshtė populli qė i lindi, e pamposhtur dhe e pėrjetshme ėshtė toka pellazgo-iliro-shqiptare qė i rriti e i burrėroi.

* * *

E stėrlashtė sa vetė Dheu. E urtė, guximtare, stoike dhe e fortė si Prometheu, Shqipėria Etnike rrugėton nga tejlashtėsia pėrmes udhėve tė paudhė, marshon shtigjeve tė pashtigje, pėrmes historisė sė pėrflakur, pėrmes njerėzimit tė pėrgjakur, pėrmes dritės dhe errėsirės, udhėton e vrapon me shpejtėsi e krenari drejtė lirisė, drejtė ardhmėrisė, drejt pėrjetėsisė.
Shqipėria Etnike ėshtė sfidė e pushtuesve, e tiranėve dhe e kolonizatorėve tė Ballkanit e tė botės. Ashtu siē ua rrėmbeu Prometheu zjarrin e diturinė "Perėndive" tė Olimpit, ashtu Shqipėria Etnike po ua rrėmben pėrditė e mė shumė lirinė dhe trojet e veta tė grabitura e tė rrėbyera nga shovenistėt e barbarėt ballkanas dhe evropianė.
Pėr kėtė shkak Shqipėria Etnike ndėr shekuj e mijėvjeēarė u bė rrufepritėsja e "perėndive" shoveniste tė Ballkanit, tė Europės e tė Azisė. Ashtu siē e gjuajtėn Prometheun me rrufe "Perėnditė" e Olimpit, ashtu e gjuajtėn me zjarr e hekur, me plumba e topa armiqtė e shumtė Shqipėrinė tonė etnike.
Kur "Perėnditė" e gjuajtėn me rrufe Prometheun dhe i thanė qė tė dorėzohet se do t'ia falin jetėn, ai ua ktheu me vendosmėri atyre: "Nuk i ndėrroj vuajtjet me njė shėrbim prej skllavi". Kurse Shqipėria Etnike u tha dhe u thotė armiqve tė saj, sa herė ata e goditėn dhe e godasin pėr ta asgjėsuar, se: "Nuk do tė ketė paqė nė Ballkan dhe nė Evropė, pa u ēliruar dhe bashkuar trojet shqiptare".

Shefki OLLOMANI - ĒĖSHTJA KOMBĖTARE SHQIPTARE

Shqipėria Etnike ėshtė antipod i errėsirės, ėshtė vetė drita. Ėshtė antipod i robėrisė, ėshtė vetė liria. Ėshtė antipod i dorėzimit, frikės dhe dobėsisė. Ėshtė vetė qėndresa, trimėria, guximi dhe forca stoike. Shqipėria Etnike ėshtė vetė Prometheu. Ashtu si u ngritė mbi "Perėnditė" e Olimpit Prometheu me guximin, bamirėsinė, virtytin dhe vendosmėrinė e tij, ashtu u ngritė e po ngritet vazhdimisht Shqipėria Etnike mbi padrejtėsitė, sulmet dhe egėrsinė antishqiptare tė armiqve tė saj sllavo-grekė dhe evro-aziatikė.
Ndėrmjet Prometheut dhe "Perėndive" tė Olimpit qėndron njė hapėsirė e madhe e mbushur me bubullima e vetėtima rrufeshė, me shkarkime pėrcėlluese zjarri mbi trup tė tij, por Ai qėndroi i pamposhtur, duke qėndruar titanik nė idetė e tij liridashėse e njerėzore. Mateshin kėshtu rrufetė e "Perėndive" tė Olimpit me forcėn e ideve pėrparimtare dhe me zemrėn bujare tė Prometheut. Rrufetė qė hidheshin kundėr Prometheut, u ktheheshin, si bumerang, me forca tė shumėfishuara "Perėndive" tė Olimpit, duke i dobėsuar e cfilitur gjithnjė e mė shumė ata, duke ua shkundur e lėkundur gjithnjė e mė tepėr fronin tiranik "Perėndive", pushtetarėve e diktatorėve tė kohės.

Edhe midis Shqipėrisė etnike dhe barbarėve tė panumėrt pushtuesė tė tė gjitha kohėrave ekziston njė mal i tėrė me kufoma dhe njė det i gjerė me gjak. Dhe ata qė thyen kokėn mbi kėtė mal kufomash, heronjsh e heroinash pellazgo-iliro-shqiptare ishin vetė armiqtė pushtuesė. Ata qė u mbytėn nė detin e gjakut tė Shqipėrisė Etnike ishin vetė ushtarėt bisha tė legjioneve tė huaja barbare, tė cilėt sulmonin pandėrprerje atdheun e shqiponjave dhe feniksve - Shqipėrinė Etnike.
Prometheu dhe Shqipėria qėlluan dhe qėllojnė sė bashku, vazhdimisht dhe pandėrpreje "perėnditė" e djeshme dhe tė sotme tė botės. Qėllojnė pėr vdekje tė gjithė tiranėt e diktatorėt e tė gjitha kohėrave, qė janė ngritur e ngriten kundėr njerėzimit, kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė popujve. Zjarri qė rrėmbeu Prometheu nga "perėnditė" ende flakėron nė duartė, nė zemrat dhe nė mendjet e njerėzve tė lirė e tė robėruar tė botės. Ai zjarr pėrcėllon e shkrumbon nė vazhdimėsi tiranėt, diktatorėt, sundimtarėt, pushtetarėt dhe pushtuesit e mbarė njerėzimit.

Prometheu i sotėm modern pandėrpreje, me pishtarin flakėrues e tė zjarrtė nė dorė, ngjitet e zbret monopateve tė Olimpit, duke sulmuar e goditur vazhdimisht ata tė cilėt qėndrojnė ulur nė fronet e pushtetit me duar tė pėrgjakura nė popull. Liria dhe robėria janė ende nė ndeshje e pėrleshje tė ashpėr pėr jetė a vdekje. Ata janė antipodi i njėra-tjerės. Nuk ka bashkėjetesė dhe pajtim ndėrmjet tyre. Lufta midis tyre ėshtė e pėrjetshme.
Zjarri i Prometheut nuk ėshtė thjeshtė zjarr, ai ėshtė mbi tė gjitha liri, ėshtė drejtėsi, barazi, paqė, harmoni, teknikė e teknologji e zhvillimit tė njerėzimit. Zjarri i Prometheut ėshtė mbijetesė e njeriut nė luftė me forcat dhe ligjet e ashpra tė natyrės, ėshtė luftė pėr ekzistencė. Prometheu ėshtė simboli i luftės sė njerėzimit kundėr forcave jo humane tė natyrės qė nė muzgun dhe agun e parė tė shoqėrisė njerėzore. Prometheu ėshtė lufta midis sė mirės dhe sė keqes, progresit dhe regresit, dritės dhe errėsirės, lirisė dhe robėrisė.

Prometheu u pėrballoi shekujve dhe mijėvjeēarėve, ai i mbijetoi tė gjitha kohėrat dhe sistemet shoqėrore politike tė njerėzimit, sepse ai u bė njėsh me popullin e vet, me atdheun e vet.
Mbijetoi dhe triumfoi Shqipėria Etnike, trashėgimtarja e vetme e Pellazgjisė, ndaj fitoi e mbijetoi edhe Prometheu, biri i saj trim e besnik. Shqipėri e Promethe u bėn njė trup i vetėm dhe marshuan sėbashku pėrmes stuhive tė kohėrave, pėrmes rrebesheve tė historisė dhe pėrmes tiranisė sė sundimtarėve, shfrytėzuesve tė popujve dhe mohuesve tė lirisė. Prometheu ėshtė Krishti i Parahistorisė, Krishti i Pellazgjisė qė luftoi pėr liri, qė pėrhapi me forcė, me veprim konkret, me shpatė e shtizė nė dorė dritėn, diturinė dhe lirinė. Ua rrėmbeu me dhunė "zjarrin" "perėndive" tė rrejshme tė kohės, sundimtarėve tė egėr dhe ia dha popullit, duke e vetėdijėsoi atė qė tė mos gjunjėzohet pėrballė tiranisė sė sundimtarėve gjakpirės dhe "perėndive" tė Olimpit.

Prandaj, pėr kėtė veprim njerėzor, pėr kėtė luftė ēlirimtare Prometheu u gozhdua, u kryqėzua sikurse Krishti mė vonė, pėr shkėmbit gjigant tė malit. Dallimi i vetėm nė mes Prometheut e Krishtit ėshtė mėnyra e pėrhapjes sė lirisė dhe drejtėsisė nė popull. Prometheu ėshtė luftėtari i forcės dhe i shpatės, kurse Krishti ėshtė luftėtari i paqės dhe i fjalės sė urtė. Dhe tė dy arritėn qė nė popull dhe nė gjithė botėn njerėzore tė asaj kohe e tė kėsaj kohe tė pėrhapin mesazhin e njėjtė tė lirisė, tė dashurisė, tė drejtėsisė e tė barazisė midis njerėzve dhe popujve.

* * *

Shqipėria dhe Shqiptarėt krenohen e mburren me bijtė e tyre si Prometheu dhe tė tjerėt, para e pas tij. Shqipėria i ka pėrjetėsuar nė kujtesėn e saj, i mban tė paprekshėm nė gjirin e saj, kurse kombi shqiptar i ka ngulitur nė zemėr e nė mendje bijat e bijtė e tij luftėtarė si Prometheu dhe herė pas here po lind Promethe tė Rinj, duke i edukuar e brumosur me idealin Promethean tė lirisė, me guximin dhe forcėn e tij prej vigani tė pamposhtur pėrballė armiqve e "perėndive" moderne tė kohės sonė.
Sa herė qė Shqipėria jonė ėshtė nė rrezik pėr shfarosje nga "perėnditė" e kohės, ajo lind Promethe tė rinj dhe i rreshton pėrballė legjioneve vandale tė armiqve tė saj, duke ua ndalur turrin e duke i kthyer prapa hordhitė barbara pushtuese. Ėshtė lidhur njė Besė e fortė, e shenjtė dhe e pėrjetshme midis Shqipėrisė dhe Prometheve tė saj: qė sa herė tė jetė nė rrezik atdheu ata rilindin pėrsėri, ngriten nga shtrati i lėngatės e nga varri, rinohen, ringjallen dhe dalin nė log tė burrave, nė fushėbeteja pėr tė luftuar me "perėndi" e "bajlozė deti" qė sulmojnė Shqipėrinė, pėr tė mbrojtur popullin dhe atdheun. Kėshtu vepruan sa e sa herė Kreshnikėt e Jutbinės, Gjergj Elez Alia, Konstandini e Ago Ymeri. Besėn qė kishin lidhur me popullin dhe atdheun e tyre nuk e shkelėn e nuk e harruan kurrė, por e ēuan nė vend sa herė i thėrriste atdheu pėr ndihmė. Aq e fortė ishte dhe ėshtė Besa e lidhur midis Nėnės Shqipėri dhe bijve tė saj Promethea, sa qė ata as vdekja nuk mundi e nuk mundet t'i ndajė, ata komunikojnė vazhdimisht midis tyre dhe e ndihmojnė njėri-tjerin nė kohė tė vėshtira.
Besa Shqiptare dhe Dashuria midis Shqipėrisė dhe Bijve tė saj ėshtė ajo Fryma Hyjnore qė bėn lidhjen e pėrjetshme midis tyre dhe i bėn tė pandarė, tė pamposhtur dhe tė pavdekshėm nė jetė tė jetėve.

25 Dhjetor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara