HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LETĖRSIA, PAS VDEKJES!

-- nga Shefki Hysa, janar 2008
Sekretar i LSHA tė Shqipėrisė

Shefki Hysa Faraonė e firaunė
Politika shqiptare ka zgjedhur modelin faraonik tė qeverisjes tė marrė nga Egjypti i Lashtė, me tė vetmin ndryshim se dikur aty qeveriste njė Faraon, kurse nė Shqipėri qeverisin njėherėsh shumė faraonė tė drejtuar (formalisht) nga Kryefaraoni. Dhe ky model ėshtė zgjedhur me konsensusin e plotė tė Pozitės dhe Opozitės (kujtoni konsensuset e famshme tė politikės sonė nė ēastet e sa e sa krizave qė ka kaluar vendi ynė nė epokėn e postkomunizmit, pas vitit 1990).
Kurrė mos harroni se nė Shqipėri, ndryshe nga vendet e tjera, Mazhoranca e Minoranca janė njė, prej njėra-tjetrės dallojnė sa pėr sy e faqe nga ngjyra e nga ashpėrsia e debatit se kėshtu e kėrkon Evropa demokratike (mė saktė kėshtu i do mushka drutė). Pra, po ta zbėrthesh hollė-hollė, Pozita e Opozita shqiptare, qė janė tė lidhura fort kokėposhtė e kokėlartė si portreti i derrit maē, qeverisin njėherėsh e njėkohėsisht dhe meqė kanė zgjedhur modelin faraonik, si model bashkėqeverisjeje (me konsensus), patjetėr duhet tė kenė faraonėt dhe kryefaraonėt e tyre. Dhe i kanė. Dhe i paēin me shėndet! I paēim edhe ne me shėndet (duam s'duam i kemi)!
Po pse kjo farė politike ka rendur gjer nė Egjyptin e Lashtė dhe ka zgjedhur kėtė model tė vjetėr qeverisjeje, do tė habitet ndonjėri nga ju?! Mos u ēudisni se edhe po u ēuditėt, ēudia mė e madhe thonė se zgjat vetėm tri ditė. Ideja ėshtė vėrtet e vjetėr, por, e pėrpunuar sipas stilit tė politikės shqiptare, shfaqet si njė realizim artistik bashkėkohor i shkėlqyer e tejet mbresėlėnės qė nė radhė tė parė kėnaq e shfryn tėrė egot politike pozitė-opozitė dhe lė me gojė hapur tėrė politikanėt e huaj qė janė caktuar tė monitorojnė zhvillimet faraoniko-demokratike nė Shqipėri. Tė huajt e gjorė shokohen njėlloj si dje prej politikės komuniste shqiptare, edhe sot prej faraono-demokracisė sonė dhe tė shtangur para kėsaj gjetjeje origjinale, duke mos ditur ē'tė thonė, veē tundin kokėn tė ekzaltuar: "Gut, gut! Shqiptarėt janė nė rrugė tė mbarė, si gjithmonė nė shtigje tė pashkelura mė parė!"...
Dhe kėshtu politika shqiptare (Mazho e Mino) qeveris rehat duke ngritur minipiramida e makropiramida nė kurriz tė popullit tė vet punėtor tė palodhur e tė pafjalė. Vetėkuptohet secili faraon ndėrton piramidėn e tij. Dhe tė gjithė faraonėt tė marrė sėbashku (Mazho e Mino) qė nga piramidat e veta i pėrulen paksa lehtėsisht qesėndisės Kryefaraonit (tė emėruar prej tyre) tė ngujuar nė Kryepiramidėn e tij pėr t'ju shmangur sa mė shumė dallgėve tė lakmisė faraonike qė sundon gjithandej nė Faraoninė-Shqipėri.
Faraonėt nuk mund tė qeverisin vetėm, jo se nuk duan, por nuk kanė aq tru. Dhe detyrohen tė mbajnė njė stan oborrtarėsh me vete (tė mirėpaguar), tė cilėt quhen ose janė firaunė (shqip: kėshilltarė e avokatė tė qoftėlargut). Firaunėt, megjithėse rrinė nė hije nė prapaskenėn e oborreve, janė pushteti i vėrtetė i Faraonisė. Faraonėt pėrkulin kokėn, zgjatin veshėt, dėgjojnė ēuēurimat e firaunėve dhe pastaj ngrefen si meshkujt e pallonjve dhe japin verdiktin e tyre pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Faraonisė-Shqipėri. Nuk e kanė tė vėshtirė tė ndryshojnė e tė rishkruajnė edhe tė kaluarėn e saj sipas kėndvėshtrimit tė tyre (mė saktė tė firaunėve). Pra, pėr fat tė keq a tė mirė, quajeni si tė doni, dua s'dua unė, doni s'doni ju, Shqipėria qeveriset nga firaunėt qė rrinė bodrumeve si kobrat helmuese (kobra simbol faraonik).

Verdikti faraonik
Dhe u mblodhėn kokė mė kokė firaunėt dhe nxorrėn pėrfundimin se ekzistenca e letėrsisė ėshtė vdekjeprurėse pėr pėrjetėsinė e sistemit faraonik, se shkrimtarėt duke qenė misionarė priren nga idetė e zhvillimit shoqėror, nga utopitė pėr tė parė popullin sovran dhe jo faraonėt e pushtetin e tyre. Si e tillė, letėrsia duhet tė vdiste dhe tė zėvendėsohej me njė formė tjetėr, grafomaninė, tė mirėpaguar, tė ngjajshme me tė nė paraqitje, por tė ndryshme nė thelb, nė zemėr. E kush e sheh zemrėn e ndokujt nė kohė tė turbullta? Shihet veē dukja. Dhe grafomania nė pamje do tė ngjante me letėrsinė dhe nė zemėr do tė kishte tė vetmen ide: pėrjetėsimin e pushtetit faraonik shqiptar.
Dhe firaunėt u ēucuritėn nė veshė faraonėve dhe faraonėt kryefaraonėve dhe kryefaraonėt Kryefaraonit se letėrsia postkomuniste shqiptare nuk duhet pėrkrahur e nxitur, pėrkundrazi duhet goditur, mallkuar e shpėrfillur si krijesė heretike. Mor po tekefundit duhet deklaruar e vdekur, se nuk ka pasur ndonjėherė letėrsi postkomuniste se edhe nėse ka shpėrthyer ndonjė shkėndijė e saj ka qenė thjesht njė manierė naļve e disa krijuesve naivė qė e lanė e vdiq nga naiviteti e pakujdesia si njė foshnjė tė paushqyer mirė (pėr letėrsinė nė Kosovė, Maqedoni, Ēamėri e nė trevat e tjera shqiptare as qė bėhet fjalė se ka ekzistuar ndonjėherė).
Pra, letėrsia vdiq! Kėshtu ēuēuritėn firaunėt qesėndisės ndaj paditurisė sė faraonėve, kėshtu pėrsėritėn me kryet lartė edhe faraonė e kryefaraonė. Dhe Kryefaraoni deklaroi: Letėrsia ka vdekur!
Dhe mė vonė, pas kėtij verdikti, nė kohėn e lirė tė faraonėve, oborrtarėt firaunė, ashtu si me lezet, arsyetojnė e u argumentojnė shefave tė tyre se Shqipėria ėshtė ajo qė ėshtė: njė vend i varfėr nė ide, pa elita intelektuale, pa heronj, pa pasuri natyrale, i pazhvilluar ekonomikisht dhe qė do tė rritet e zhvillohet vetėm nėn sundimin e ideve dritėdhėnėse faraonike, se vetėm pushteti i faraonėve (i frymėzuar prej firaunėve) do tė bėjė mrekulli nė Faraoninė-Shqipėri. Qoftė i pėrjetshėm pushteti i tyre!
Dhe firaunėt nuk lodhen sė shtjelluari hipotezat e tyre, me dėshirėn pėr t'i bėrė sa mė parė ligjėsi tė pushtetit faraonik. Dhe ēuēurisin e ēuēurisin e pretendojnė se edhe heronj si Skėnderbeu kishin kusuret e tyre e nuk dihet nėse ishin a jo shqiptarė, po ashtu edhe rilindasit Naim Frashėri e compani, realistėt Migjeni e kompani...
Edhe ndonjė politikan si ai Ismail Qemali sikur e kishte tė dyshimtė biografinė, Ahmet Zogu po e po, e shiti njė copė Shqipėrie, e kėshtu me radhė e me radhė.
E kėshtu nėn arsyetimin e firaunėve zėnė e zbehen tė gjitha elitat dhe bien nga piedestalet e Panteonit tė Kombit pėr t'u ngjitur lart ata: faraonė e firaunė, tė vetmit shpėtimtarė tė Shqipėrisė. I pėrjetshėm qoftė pushteti i tyre! Dhe firaunėt pasi i shtrojnė, i shumėfishojnė e i publikojnė gjithandej hipotezat e tyre nėpėr rrymat e padukshme tė thashethemnajės pėr autenticitetin e dyshimtė tė heronjve shqiptarė, nuk pėrtojnė tė hidhen njė vrap edhe te fqinjėt tanė aq tė dashur, grekė e serbė, tė flirtojnė lumturisht me ta e t'u thonė se mė nė fund Shqipėrinė e kanė katandisur nė njė shkretėtirė intelektuale, pa histori, pa tė shkuar e tė tashme origjinale. E ardhmja vetėkuptohet do t'u pėrkasė atyre, faraonėve e firaunėve, qoftė edhe nėn hijen e Cezarit (shqip: grekėve e serbėve)!
Dhe grekėt e serbėt, tė gjorėt, tė vėnė nė siklet prej firaunėve, pėr tė mos ua prishur atyre (jo pėr gjė tjetėr!), nėpėrdhėmbin se nėse nuk i doni ju heronjtė tuaj, mė saktė kur ju po i shpallni kopilė, le t'ua japim ne atėsinė. Prishur mos qoftė!
Punė e madhe se po na vidhen heronjtė, historia. Jetojmė edhe pa histori, siē jetohet pa letėrsi. Mjafton tė jetė shėndoshė Faraonia! Dhe rroftė grafomania!...
Dhe kėshtu faraonė e firaunė e cezarė bėjnė e bėjnė pazare nė kurriz tė ēėshtjes shqiptare me dėshirėn e vetme tė pėrjetėsojnė pushtetin e tyre, qoftė edhe me mbėshtetjen e qoftėlargut.

Letėrsi e vdekur a...
I nderuar lexues, me pėrulje tė madhe po i thėrras arsyes tėnde qė tė mos e keqinterpretosh kėndvėshtrimin tim pėr letėrsinė shqiptare para se tė lexosh edhe radhėt e fundit tė kėtij shkrimi. E di se ēdokush nė pozitėn e tė painformuarit pėr gjendjen e vėrtetė tė letėrsisė shqiptare, me tė drejtė mund tė ngrihet e tė protestojė ndaj meje e tė mė turret e tė mė shfryjė e tė ma pėrplasė nė sy siē bėri edhe njė miku im, i cili pa iu dridhur qerpiku mė tha se ti, Shefki, po sillesh poshtėrsisht, se po e viktimizon kaq shumė letėrsinė shqiptare dhe se po merresh kaq gjatė me agoninė dhe me rekuiemin e saj, saqė nuk e meriton tė jesh shkrimtar. Mor po bėri mirė shteti qė ua mori ndėrtesėn e LSHA-sė, njė nga drejtuesit e sė cilės ishe edhe ti, Shefki, qė ke kurajėn dhe thua se letėrsia shqiptare ka vdekur... Ē'tė tė them, i nderuar lexues, miku i keqkuptuar mė bėri pėr ujė tė ftohtė. Dhe njė keqkuptim i tillė ėshtė rebelim ia paarsyeshėm e me pasoja. Mund tė pranosh se ēdokush i painformuar, njėlloj si ai miku im, mund tė ngrihet e tė mbrojė edhe hipotezėn se letėrsia shqiptare ėshtė shėndoshė e mirė dhe se deklarimi i saj si e vdekur ėshtė njė paturpėsi e padėgjuar ndonjėherė, njė veprim aq i pamoralshėm e i ēmendur, saqė nuk i lejohet as njė hasmi. Mor po ėshtė veprim i hapur e i qėllimtė armiqėsor, kėshtu m'u pėrvesh ai miku im, i nderuar lexues... Dhe zemrėn ma bėri copė-copė... Dhe nuk i kisha asnjė faj...
Dhe ai, ēdokushi, miku im e i juaji, i nderuar lexues, njėlloj si ai miku qė pėrmenda, pėr kundėr pikėpamjes sime mund tė sjellė plot fakte sesi shteti ynė i dashur e do dhe e ka pėr zemėr letėrsinė, sponsorizon ēeljen e panaireve tė librit artistik atje te piramida e tij a QNK-ja (Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės!), siē e quajnė zyrtarėt e Ministrisė sė Kulturės, promovon botimet e Kadaresė (mor po ėshtė hapur edhe njė librari e madhe nė mes tė kryeqytetit me emrin "Kadare") dhe... dhe...
Mor po seē po promovohen edhe ca libra tė tjerė tė ca tė tjerėve, mė tha befas i hutuar miku im qė nuk di se si e humbi papritur toruan dhe vrullin hakmarrės ndaj meje... Hė, pra tė kujt tjetėr se nuk po mė kujtohet, o miku im, Shefki?!... Mė kupto, i nderuar Shefki, se nuk po mė kujtohen pėr momentin... Mor po seē janė ca emra, si tė dėgjuar janė, por ja qė nuk po mė kujtohen pėr momentin, qė thuhet nėpėr televizione se kanė ca poste tė larta dhe seē kanė shkruar dikur... Vėrtet kanė shkruar dikur dhe vėrtet qė edhe unė diēka kam lexuar prej tyre, por ja qė nuk mė vjen asgjė ndėrmend...
Tė mė falėsh miku im, Shefki, se mbase s'u kam kushtuar edhe unė vėmendjen e duhur veprave tė tyre a mbase janė vėrtet aq tė dobėta sa tė mos mė kujtohen?... Po pse t'i promovojė shteti atėherė tė tilla krijime qė nuk tė ngulen nė tru?... Tė mos jenė letėrsi e vėrtetė?!... Po kjo ėshtė ēmenduri e rrallė, mor Shefki?!... Pse tė shkojnė paratė e shtetit, djersa jonė, djersa e taksapaguesve shqiptarė pėr tė promovuar njė letėrsi qė nuk ėshtė letėrsi?... Pėrse djali im tė mėsojė vetėm broēkulla nė shkollė pėr lloj lloj bylmezash qė nuk janė shkrimtarė e qė as vetė nuk e dinė se pėr ēfarė shkruajnė dhe tė mos mėsojė ato qė thonė veprat e Fishtės, Konicės, Xhaferrit?...
Pėrse djali im tė mos mėsojė se ē'thotė letėrsia postkomuniste, siē e quan ti?!... Pėrse djali im dhe nipat e mbesat e mia tė mos mėsojnė se ē'ėshtė shkruar pėr Ēamėrinė pas vitit 1990 nė ato librat e tu me tregime aq interesante, tė cilat kur i kam lexuar kam qarė?!... Mor po pėr atė librin tėnd me tregime "Aromė Ēamėrie" ka shkruar aq bukur edhe Ismail Kadareja, Dritėro Agolli, Visar Zhiti e tė tjerė qė nuk mė kujtohen pėr momentin se m'u ka bėrė truri dhallė?!... Pse shteti ynė nuk financon tė tilla botime, po merret me tė paqenit?!... Pėrse ky fat kaq i keq pėr fėmijėt tanė?... Po kėta politikanėt nuk kanė fėmijė?... Nuk u dhimbsen fėmijėt e tyre qė i ēojnė nė shkolla dhe mėsuesit ua mbushin trutė me atė farė kashte qė kanė tekset e letėrsisė shqiptare, nė vend qė tė kishin kokrrat e grurit safi tė vėrtetė, siē ndodh me tekstet e letėrsisė nė botėn e qytetėruar?...
Pyet shtetin e jo mua, i dashur mik qė mė paragjykove aq shumė sa desh mė mbyte me pėshtymė, pyet Ministrinė e Arsimit, pyet burokratėt qė drejtojnė bordet e librit artistik, nė vend qė t'i drejtojnė shkrimtarėt e vėrtetė, ia preva fjalėn mikut tim, i nderuar lexues, po ku dėgjonte ai?!...
Tė jenė shkresurina burokratėsh, grafomanėsh, me njė fjalė libra kufoma, siē shprehesh ti, miku im, Shefki, kėmbėngulte ai?!... Si thua ti, Shefki, se m'u ka bėrė mendja ēorbė ca nga qė jam i revoltuar nga qėndrimi yt pak ekstremist e ca nga qė nuk po e shpjegoj dot se pse u bėkan tėrė kėto promovime pėr vepra qė nuk janė letėrsi?!... Pėrse shteti dashka mė shumė kashtėn se sa prodhimin e grurit?...
Sidoqoftė mbi ato kufoma ngrihet vepra e Kadaresė dhe kjo mjafton qė letėrsia shqiptare tė mos deklarohet e vdekur... Tė mos abuzohet... Tė lutem edhe ty, Shefki, tė mos e teprosh me atė xhenazen e sajuar tė letėrsisė... Megjithėse tani qė po e vras pak mendjen dhe po e gjykoj me gjakftohtėsi atė maskaradė promovimesh pėr ata farė autorėsh e librash qė mund tė flasin edhe pėr alienėt e jo pėr ne shqiptarėt e sotėm dhe pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė, pa dashur, tė jap tė drejtė ty dhe shqetėsohem me qėndrimin e shtetit... Sidoqoftė kemi Kadarenė... Letėrsia mbahet gjallė edhe vetėm me Kadarenė...

E gjallė a e vdekur?!...
Pra, letėrsia mbahet gjallė edhe vetėm me Kadarenė... Kėshtu u justifikua dhe e mbylli gojėn miku im... Po a ėshtė i saktė ky "postulat" i mikut tim, i nderuar lexues?!... Le tė arsyetojmė sė bashku, por sė pari tė mė falėsh, i nderuar lexues, qė ta lodha gjykimin me qėndrimin e mikut tim. Mbase e teprova ca, por jam nisur thjesht prej dėshirės qė tė tė kem aleat pikėpamjesh dhe jo tė mė paragjykosh padrejtėsisht...
Po e vazhdoj mė tej arsyetimin, i nderuar lexues, me mendimin se po e shohim problemin nga i njėjti kėndvėshtrim. Nuk jam unė ai qė dėshiron dhe deklaron vdekjen e letėrsisė shqiptare, por firaunėt e faraonėt e shtetit... Nuk jam unė ai qė shprehet nėpėr ekranet e televizioneve se nuk ekzistojnė shkrimtarėt dhe krijimtaria letrare postkomuniste, por ata, firaunėt, qė mundohen tė argumentojnė se letėrsia shqiptare mund tė mbahet gjallė ende me Kadarenė dhe me lloj-lloj kufoma tė socrealizmit, tė cilėt vazhdojnė t'i mbajnė me kimet, t'i financojnė e t'i propagandojnė (pėr vepra qė nuk i njohin as ata vetė e tė tjera qė nuk janė shkruar kurrė) si monumente kulture qė mbrohen nga shteti...
Pse kėmbėngulin ata se "i fundit i mohikanėve" pėr letėrsinė shqiptare ėshtė Kadareja (nuk kam asgjė kundėr Kadaresė, pėr mua sot pėr sot ėshtė shqiptari mė i madh, Ambasadori i Kulturės Shqiptare!)?... Fare e thjeshtė. Janė ata qė mundohen t'i mbushin mendjen botės se Kadareja ishte njė "aksident", njė rastėsi nė letėrsinė shqiptare. Janė ata qė pretendojnė se deshėn dhe e sajuan pėr interesat e tyre mitin Kadare, se e financuan pėr tė qenė simbol i socrealizmit dhe se kjo letėrsi ėshtė e vertmja qė ka lulėzuar denbabaden nė kėto treva. Lulėzoi se deshėn ata dhe se edhe kjo rrymė letrare ėshtė e mbaruar, e vdekur pa Kadarenė (kupto: pa ata qė e financuan). Letėrsi tjetėr nuk mund tė ketė derisa tė vendosin ata pėr ekzistencėn e saj. Janė po ata qė gjer dje ēirreshin se Kadareja ishte spiun i francezėve, se e kanė blerė francezėt, se... si rrjedhojė e kėtij fakti nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do tė ketė letėrsi shqiptare (thonė ata). Shqiptarėt nuk mund tė bėjnė dot letėrsi, po nuk deshėn ata. Faraonė e firaunė.
Janė po ata faraonė e firaunė (tė majtė e tė djathtė) qė me lloj-lloj shpifjesh janė munduar tė zbehin vlerat e heronjve dhe elitave intelektuale shqiptare, pėr t'i thėnė Cezarit tė tyre (atij qė i shesin interesat e Shqipėrisė dhe qė i mirėpaguan) se shqiptarėt nuk meritojnė asnjė shans nga kjo botė, se janė njė popull pa vlera, pa histori, pa kulturė, art e letėrsi. pa tė kaluar dhe tė ardhme...
Ja pra pse sillen kėshtu politikanėt tanė e mundohen tė argumentojnė se letėrsia e mirėfilltė ka vdekur, nuk ekziston... Mund tė ekzistojė ajo qė dėshirojnė ata...
Nė kėto kushte edhe mua askush nuk mė ndalon tė them: Ėshtė e drejta e politikės shqiptare t'i mbrojė ato farė "monumentesh", ato farė kufomash, madje nisur edhe nga pėrvoja e saj faraonike, i sugjeroj t'i mumifikojė dhe piramidėn e saj "QNK" ta shndėrrojė nė mauzole me eksponatet e mumjeve tė tyre. Le tė mirėpaguajė edhe ciceronė e t'i stėrvisė qė t'u shpjegojnė gjithė art faraonėve e kryefaraonėve shqiptarė ato farė vlera qė bartin ato farė monumento-mumje pėr tė djeshmen, tė sotmen dhe tė ardhmen e Faraonisė sė tyre.
Ėshtė njė e drejtė me tė cilėn shteti justifikohet e motivohet se ia kemi dhėnė vetė verbėrisht! Ėshtė njė e drejtė qė i lind pėr faktin e thjeshtė se janė vetė shqiptarėt ata qė kontribuojnė pėr pėrjetėsinė e kėsaj farė politike faraonike. Atėherė le ta gėzojmė bashkėrisht kėtė farė politike qė vendos sipas interesave tė saj (jo tonave) se cila ėshtė e mira dhe e keqja pėr Shqipėrinė...
Merruni me shtetin tuaj dhe timin, ju o miqtė e mi, mos u merrni me pikėpamjet e mia... Shteti ynė keqpėrdor tė ardhurat nga taksat e djersės sonė; unė, e shumta, mund tė keqpėrdor fjalėn, njė keqpėrdorje qė mund tė sjellė vetėm keqkuptime pikėpamjesh e jo skllavėri, siē sjell keqpėrdorimi i votave tona prej faraonėve e firaunėve tė politikės...

Klinikisht e vdekur...
Terrori qė ka ushtruar shteti faraonik ndaj shkrimtarėve dhe letėrsisė mė nė fund e ka bėrė punėn e vet. Shkrimtarėt e periudhės postkomuniste tashmė ndihen tė anatemuar, tė ēorientuar, tė lodhur, tė shpėrfillur, as tė gjallė e as tė varrosur. Dhe njeriu nė agoni mendon mė shumė pėr vdekjen se sa pėr jetėn dhe veprėn... Dhe firaunėt kanė njė lloj tė drejte qė pėrmendin vdekjen. Letėrsia tashmė ka vėrtet pamjen e njė tė vdekuri. Ka pėsur njė vdekje klinike. Firaunėt e kanė fituar pėrkohėsisht betejėn me tė. Dhe festojnė duke e trumbetuar vdekjen e letėrsisė si dhuratė pėr shefat. Megjithatė firaunėt janė djallėzisht tė zgjuar. Ndryshe nga shefat e vet, firaunėt e dinė mirė se ēdo tė thotė e vdekur klinikisht. Vdekja klinike ėshtė njė komė e gjatė, njė errėsirė shpirtėrore dhe njė rendje e shpirtit drejt njė tuneli drite qė tė nxjerr nė parajsė. Pra, letėrsia nė kėtė periudhė ėshtė mė pranė Zotit se kurrė (kėtė e dinė mirė firaunėt, por ėshtė njė gjendje jashtė mundėsive tė tyre). Thonė se tė vdekurit klinikė sodisin njė copėherė parajsėn dhe rikthehen nė kėtė botė me shpirt tė pastruar dhe me dėshira mė tė mėdha pėr jetėn, pasi kanė pėrjetuar ekzistencėn e Zotit.
Edhe letėrsia qė po pėrjeton pėrvojėn e Zotit dhe Parajsės, ndoshta do tė rizgjohet shpejt. Do tė rikthehet nė jetė me ato forca e magji qė zotėronte nė zanafillėn e saj. Mjerė faraonė e firaunė atėherė...

Aedėt shqiptarė
Shkrimtarėt shqiptarė do tė rilindin, do tė ringrihen e do tė jenė tė paepur si aedėt, rapsodėt e parė tė njerėzimit. Aedėt! A-E-dėt! Aedėt janė tingujt e parė tė alfabetit, janė klithma e parė me tone muzikore e botės sė njeriut, ehoja dhe jehona e saj. Janė britmė poetike, kėngė dhe isoja e saj. Aedėt janė ata qė thurėn eposin e Gilgameshit, kėnduan tė mrekullueshmet Nibelunget, sagat e para nė kufi tė legjendave pėr lindjen e fėmininė e njeriut dhe bashkėjetesėn me perėnditė e imagjinatės sė tij, qė rrėfyen e recituan bėmat e botės parahomerike dhe qė me potencialet e tyre shpirtėrore frymėzuan tė madhėrishmin Homer.
Aedėt janė rebelėt e parė ndaj naivitetit dhe monotonisė sė jetės sė njeriut primitiv. Janė jo vetėm artistė rapsodė, poetė e kėngėtarė qė thurnin, interpretonin e kėndonin plot magji vargjet e tyre, por edhe dijetarėt, filozofėt, kronikanėt, historianėt dhe sociologėt e parė tė njerėzimit. Para talentit dhe pushtetit qė u jepte zotėrimi i magjisė sė artit pėruleshin prijės e mbretėr, tėrė tė fuqishmit e botės paraantike. Para fuqisė sė tyre u pėrul dhe u frymėzua edhe mbreti i mbretėrve tė botės njerėzore, i mrekullueshmi Homer!
Para aedėve tė rinj shqiptarė tė postkomunizmit dikur do tė pėrulen se s'bėn faraonė e firaunė dhe e gjithė ajo politikė e mbrapshtė qė e ka pjellė tiraninė dhe terrorin e pushtetit tė tyre, qė ka uzurpuar e skllavėruar Shqipėrinė. Para magjisė sė letėrsisė sė tyre do tė shemben e zhbėhen ngrehinat prej rėre tė grafomanėve qė vazhdojnė tė gjallojnė e tė mirėpaguhen pėr pseudokrijimet e tyre, qė u kushtohen bėmave tė Faraonisė, kėsaj shkretėtire tė pėrkohshme letraro-artistike qė ka pllakosur Shqipėrinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara