HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kritike letrare rreth vėllimit poetik "Dallgėzim i oqeanit shpirtėror" tė Lekė Gjokės

Poezi tė mbrujtura me mjaltin jetėsor...

-- nga Sotir Lashova, shkrimtar, Florida - Tetor 2008

Vėllimi i tretė poetik "Dallgėzim i oqeanit shpirtėror" i poetit tė talentuar Lekė Gjoka rrezaton vėrtetėsinė se gurrėn krijuese e ka tė pashterėshme dhe dėshmon ndieshem ngjitjen cilėsore poetike.
Subjektet e poezise pėrmbajnė motive jetėsore tė kohės, ndėrtuar me vargje tė kursyera, ku del thelbi i zhveshjes nga lėvozhga , i pastruar nga gėzhutat dhe zgjojnė emocione estetike.."I ftohti shpirtėror hap dritaren...se mergimi ty dhe dashurisė gjakun filloi t'iu shpėrlajė."(f. 29) Vargjet e figurshmė tė bėjnė per vete dhe te ndihet sikur dėgjon zėrin e ēiltėr tė veēantė tė poetit , qė gurgullon lirisht me fjalė perla tė gjuhės shqipe,pa sforcime e mbingarkesa mjegulluse,siē ndodh te disa poetė qė hiqen si te moderuar.

Lekė Gjoka - Dallgėzim shpirtėror

"Gjumin e mora pėr dore" ... se kisha frike se mė rrėzohej shpirtėrisht/e nesėr do ngurosej nė allēinė e ndienjės!.."(f.31). Poezia e Lekės ėshtė mishėruar nė hapėsirėn e hijeshisė sė frayave metaforike tė shqipes"Trishtimin piva me njė gllėnkė"..i dehur nga ethet qė mė gjuati merzia"(f.45) Shiu sot ka dhimbje koke"...e retė i dhanė tė pijė aspirinė/por dhimbjen shpirtėrorė asnjė ilaq s'e shėroka.(f.63) ...e akujt shpirtėrorė zgjasin hapin gjer nė re (f.60).
Poetit i vijnė temat pa i kėrkuar, i thur vargjet lirshėm , i vesh me ngjyrime leetrare, i kreh, i gdhend e i lėmon me kujdes qė ta ndjellim lexuesin nė mbrendėsinė e meditimit e tė mesazhit pėrcjellės tė tyre:"E thinjat po mbijnė si kėrpudha tė helmatisura/qė nė mendime mundohen tė helmatisin ndienjat"(f.75) , "avuj trishtimitė larė me zhurmė mėrgimi e halle."(f.87)
Tek poezia "Kacavirren mendimet" lexojmė " Kacavirren mendimet nė pemėn e mėrzisė..trishtimin mundohem ta gjuaj me heshtje,/ shtij duar dhe ledhatoj imazhin e dashurisė,/ dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje!."(f.17)

Megjithese i pamundėsuar pėr arsimim nė fushėn e gjuhės dhe letėrsisė, si dhe larg qendrave letrare, nė sajė tė dhuntisė sė talentit, rradhitet ndjeshėm ndėr poetet emigrantė shqiptar-amerikanė e mė gjerė; i pasqyruar nė botimet e vlerėsimet nė shyp dhe nė faqe interneti. Ai di ti pėrmbahet gjuhes sė njesuar shqipe , pėr tiu qendruar larg krahinorizmit.Leka ka dėshirė, dashuri e prirje dhe ka hapur drejton nė internet faqet:"Lezha Online" , "Kallmeti Online" e ne yahoo toplisten me tė madhe shqiptare "Mėmėdheu" etj..etj.., qė pėrcjellin e pėrgjithėsojnė krijimtarinė letrare te autoreve shqiptarė nė Amerike,Europe e kudo ne bote ku jetojen shqiparėt.
Libri pėrman mjaft poezi , ku strofa katėrshe e parė me tė fundit kanė rimė e vargje tė njejta kuptimplote,qė pėrforcojnė mendimin e krijusit dhe mesazhin pėrcjellės te lexuesi.E tillė ėshtė dhe poezia"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia", nga e cila rendim strofėn e parė e tė tretėn: "Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/ca rė tė shqetėsuara vrapojnė si tė marra,/tė buzėqesh pa ndroje inati e smira/dhe puthjes dashurore po i pergaditet ndarja!..."Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/e puthjes nė buzė m'i ngriu puthja/u shtriqėn te flenė thashethemet e smira/e me rrezatim shpirtėror u ndriēua rruga."(f.79)

Nė ndėrtimin e poezive tregohet mjeshtėr i kujdesshėm.Ato shquhen e shndrisin nė pėrballjen me vjeshėrimin prozatik dhe tė errėsuar qė ndeshen jo rrallė nė vargėzime mediokre.Fjalėt e qėndisura buisin ndjeshmėri adhuruese pėr tė bukurėn dhe e mbushin me kėnaqėsi tė hareshme.
Geni krijues nė shpirtin e tij ėshtė lirizmi i brumosur me nektarinmjaltėsor tė Mėmėdheut ku lindi e u rrit , dhe nė Atdheun e dytė qė i buis lulėzimi familjar.Kėtė motiv pėrqafon poezia e pare ;"Me dy nėna...",ku shfaqen ndienajt e poetit :"Mė fal Shqipėri...ti je nėna ime me e mirė!...Qesh nėnė se tashti u bėra me dy nėna...Amerika atdheu im i dyte qė mė fali lirinė"(f.11-12).

Temat e shumėllojshme marrin ngjyra ylberi e stinėsh.Leka i lėndon me mall e trishtim , kujtimet mė tė dhimbshmė pėr nėnėn e babėn,qė ia pėrvėluan shpirtin aq shpejt ,larg prej vatrės atėrore , i ndarė pėrjėtėsisht.
Marazin e brengėn e vargėzon qė nė faqet e para e deri nė poezine e fundit , ku vajton shpirtėrisht:"Lamtumirė Nėnė!...Jam yt bir,vij pertej oqeanit tė trishtimit.....dhe ne gjumin e vdekjes po fle me buzėqeshje.(f.15-16) Krishtlindje ne mungesė tė nėnės" ...ai shpirt i pazėvendėsushėm i fėmijeve...nėnė besomė ti je gjallė, shihmė,/shembullimi yt jam unė!?Ah nėne djali yt i burrėruar/nuk mund t'i kyqė dot lotėt e dhimbje..(f.47-48).

Pėrmallimi mallėngjyes pushton vargjet:"Nė apelin e dashurive s'kihs mungesė/se Nėna po pushon pak ne ndienajt e fėmijeve!"(f.55)."Pak ethe mergimi"...Eh nėnė mungesa jote njė hon shpirtėror,/qė dot nuk i plotėsoj(f.69)"Kur dhimbja tė gjuan me shuplaka merzije...vjen nėna si njė ėndėrr e artė".(f.72)"Mundohem te ndez semaforėt e fatit/por pėrsėri shtė mungesė nėna!".(f.74).
"Dy lotė nga sytė vrapojnė nėpėr faqe" tė poetit .se ndjen "Mungesa nė ditlindje"-n e tij dhe ligjėron:"hap sytė e shoh imazhin e nėnės qė thotė"/Bir jam unė!Se edhe vdekja pėr ty urimin s'mė ndal!...babai tymoste me vdekjen mėrzinė...urimi pėr ty djalė s'do tė jetė kurrė i mungushėm(f.88).

Tematika kushtuar prindėrve pėrbėjne njė cikėl , qė mund tė veēohej, ku spikat ndijimi i thellė mallėngjyes ..Te poezia "Dhimbja ka ngarkuar brengėn nė shpinė" , nė kujtim tė babait, i turfullon dallgėzimi shpirtėror me timbėr thirrės e mendim te ngjeshur: "Hejjj Lekė Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shpresė,/lėrė Atlantikun ta gjuaje Floriden me shuplaka valėsh/nė avionin e merzisė nisu pa pendesė,/ qė njė grusht dhe te hedhesh mbi varrin e babes !...djali mes deti tė lotėve me pyet? Tashti o babi qė humbėm gjyshin Gjokė,/a do tė shkojme nė Shqipėri apo pėrjetė do tė kemi ndarje?!...e drejt Kallmetit me mungesa shpirtėrore sėrisht nga ! ".(f.30)
Shembulli e korektesia nė sjelljet e marrėdhėniet si bashkshort ,si prind,familjar,me tė afėrmit,miq e shokė, e bėjnė Lekėn tė adhurohet e mirėpritet gjithkund.
Gėzimin e lumturinė familjare , poeti na e jep ēiltėrisht nė poezinė "Dita e babait"(Father's day), ku fėmijėt "Naldi" e "Nela" me "dy kartolina", i shfaqin ndienjat shpirtėrore ,kartolina e gruas urimin:"Gėzuar Diten e Babit o bashkshort i artė/e diell shpirtėror je gjithnjė!.."Kjo diten mallngjimin pėr babanė:"me ngeli peng,/se asnjėherė o i ēiltėr Ate:Pėrveē buzėqeshjes shpirtėrore s'tė dhurova/asgjesend!"(f.76)

Njė karakteristikė dalluese, nė kėtė vėllim, dėfton se poeti ėshtė dorėshtrėnguar nė vargjet pėr dashurinė, shprehur disi me ndrojė e nuanca alegorikė , te dukura haptas , prej tė cilave shkėpusim disa vargje me ndienja erotike:
"Sa kishim filluar ta shijonim cikjen e dashurisė... vetėm asaj s'ia fshihnim dot shijen e puthjes sė brishė!(f.66)..nėpėr deje shperthen gaz dashurie,/qė ndizet vetėm me njė puthje a shikim."(f.28)e puthjes i them eja po tė pres,/kujdes se dikush tė ndal pakėz rrugės ,/se dashuria pi helm gjelozie dhe vdes"(f.38) "Tė mos ngatėrrohet dashuria,/se shpirti shpirtėrisht venitet(f.62)"vitet kanė ngecur e bashkė me tė edhe puthja...sonte shiu shtrin duart drejt tokės,/por dashurisė s'po i njom dot buzėt."(f.75)
Zėmerbardhėsia e paraqet Lekėn tė thjeshtė ,bamirės i papėrtuar pėr tu ndodhur pranė atyre nė nevoje.Me sjelljen e njėrezishme dhe talentin letrar ai ėshtė i pranishėm jo vetėm nė gjirin e bashkatdhetarėve, por edhe me tė tjerė qe elidhin marrėdhėniet gjithpėrfshirėse ketu nė mergim.
Pėr disa ngjarje mbresėlenese ka thurur vargjePoezia kushtuar Shenjtores shqiptares "Nėnė Terezės" shpreh lėndimin shpirtėror tė poetit "...Por njė ditė Zoti tė thirri e tė mori nė parajsė....e i the: Mė lėr dhe pak o Ate!?Tė mjekoj shpirtrat e uritur/tė kėsaj bote tė lodhėshme!"(f.53)

Vargjet kushtuar Dr. Ibrahim Rugovės shfaqin trishtimin qė nė titull:"Lajmit i ka ngelur lajmi nė fyt" ... e di Rugovė, ti ikė trishtueshėm sepse s'e firmose pavarėsinė,/megjithėse Pavarėsia ėshtė ulur kėmbėkryq nė oxhak!(f.18)
Pikojnė lot vargjet kushtuar "Heroit lezhjan Gentian Marku qė ra trimėrisht nė Irak" ...."Dhe pret vendlindja,/qė biri tė tretet nė dheun e vet,/Gjergj Kastrioti nė Lezhė i qesh fytyra/e thote:Heronjtė gjithmonė gjallė kanė me mbetur!"(f.32)Nė njė tjeter kushtuar ushtarėve amerikanė qė ranė heroikisht nė kerkim tė lirisė, e titullon:"Amerikės iu mbushėn sytė me lot" ..Ju puthjėn e varrosėt nė heshtje...qė lirinė popujve tė robėruar t'iu sillnit nė prag!...dhe heronj iu kthen nė pėrjetėsi!."(f.37)
Dhimbjen shpirtėrore vargėzon nė kushtrim tė artistit qė iku pa kthim:"Dhimbjens'e mbajnė dot ndienjat"...Hej Mark Lėkunda,ti qė gjithė jetėn mbolle buzėqeshje...zgjohu bre burrė se shokėt po lotojnė nė heshtje.."(f.35)Ndersa nė kushtimin " Mikut tim Agim Bacelli " , nė New York pikėllohet pėr ndienjat e hidhura qe mergimi i solli dhe qė i kane "vrarė buzėqeshjen"(f.80)

Me vargje lirike poeti shfaq ndienjat njerėzore ,dashamirėse duke jetuar shqetėsimet e gėzimet e shokėve dhe miqve"Shokut tim poetit Ndue Hila"....Mėrgimi ta vrau pak buzėqeshjen e ndienjave"...por ti edhe natėn e bėre shpirtėrisht ditė!(f.77)
Mbresat nė takimin e Teksasit tė Shoqatės tė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, ku shpreh dhe mirėnjohje pėr mikpritjen nga shqqiptarėt e Dallasit ,i jep mes vargjeve"U mblodhėn shkrimtarė e poete ,/ngarkuar shpirtėrisht me vargje e halle,/ Shqipėri gezohu pėr djemtė dhe nė djemtė gėzohemi pėr Nėnėn e Madhe."(f.61)
Virtytshmėria ia ka hequr lakminė pėr tu dukur e rėnė gjoksit, dhe pse i shquhen veēansi cilėsore nė ngjitjen drejt lartėsive tė poezisė.Mėgjithėse ėshtė pėrballuar me vėshtirsi e tė papritura nė jetė , dhe me ndonjė pickim poetucėsh, pėr ta sfiduar, nuk ėshtė pėrkuluar e ligėshtuar, por me dėshirė, vullnet, pa dėshpėrim e meri,e pikon talentin pangutje,lirshėm nė haphedhjen letrare.

Zemrėn e Lekės e terheq Kallmeti Lezha, Atdheu, siē thith shiqetėn e busullės Poli Magnetik. Syēelėsia e kujtimeve ia drithėron telin shpirtėrortė mallit pėrgjithėēka tė dashur tek djepi i pėrkundjes nė vendlindje , pėr tė cilin ligjėrohet nė mjaft poezi:
"Kurrė tė mos flija nė shtratin e harrimit"...E di ,Kallmeti ėshtė zemėruar me mua...ktheu sėrisht nė apelin e bjeshkėve...(f.19) Nė poezitė vazhduese, mes vargjeve tė lira , ndėrthuret njė bashkėbisedim ndermjet emigrantit dhe vendlindjes.Tek poezia "Kallmeti ėshtė mungesė "bėhet lutja:"O Kallmet bekoi pak mėrgimtarėt kallmetorė!...e di se Bjeshka Vele gjithėmonė do rrijė duke pritur..."(f.22-23) Mėrgimtari psherėtin brengėn ankthin,trishtimin tė shfaqur me vargje tė rimuar e tė lira:Kallmeti kish vrarė pak mėrzinė"... Njė afsh mėrzie fryn nga Shkodra ,/pėr nė lezhė niset me nxim,/ nė kallmet pėr njė cast ndaloka, i trishtė ishte ky fluturim... i kėn tė rinjtė udhėve tė mergimit ,/ por jo tė tė gjithė evranė varfėrinė...dhe buzėqeshjen shqipe ata po e harrojnė...mėrzia udhėton pėrfundimisht nė venat e mija...(f.24-25).

Brėndesia e librit ka tė gėrshetuar vargjet e lotimit me tė haresė,ashtu siē ėshtė vėrtetėsia e jetės, tė renditura dhe te poeia "Lezha"... shkrepėtijne ndienajt e Sqipėrisė/atje lart nė kala/-Gėzohu djalosh se je lezhjan,/shikoje Skėnderbeu po tė thėrret... nė tė gjithė anlėt ku flitet shqip/dhe bijevė anekėnd mėrgimit,/ me plot shkėlqim iu buzėqeshin sytė...(f.86)
Nervi i syshikimit tė Lekė Gjokės nuk pasqyrohet bardhezi, por me larmi ngjyrimesh, tė zbukuruara me shprehje tė goditura letrare.Veēse ėshtė i ndjeshėm ndaj dukurive tė papėlqyera qė ndodhin nė trevėn shqiptare, pėr tė cilat ofshama e klithma nė vargjet e tij. larg zhanrit mediatik , shiqeton politikėn tė vetėquajtur e dajthtė dhe e majtė, qė nuk po del dot nga llumbataku i grindjeve e krim-korrupsionit, dhe me mirėkuptim tė ecin tok me hapa tė shpejtuar, pa ndalesė e qorrollisje, nė udhėn e Bashkėsive Evropiane dhe Strukturave Euro-Atlantike, ku shndrit Fari iSHBA,mikut tė madh e mbrojtėsit tė fuqishėm tė shqiptarėve.

Shqetėsimin e poetit e bashkėbisedon me Frang Bardhin paraardhesin e shquar atdhetar tė Kallmetit nė poezinė:"Frang Bardhi ėshtė inatosur" ..."Kallmeti Frang Bardhi e ka ndėrruar fytyrėn..por Gjergj Kastrioti ėshtė pėrsėri arbėrori-hero,/qe Ti e ke gdhendur pėrjetėsisht nė gėrma...-Jo, jo -ma kthen Frang Bardhi i inatosur/-Ē'po ngjet me ju o stėrnipėrit e mė?!"..Mes vargjeve tė pėrgjigjes poeti mediton:"...e di se ėshtė disi e lodhur politika/e varfėria qė kėrcen nė diell e nė hije...(f.49)Dhe nė poezine "Mall pėr Shqipėrinė" shfren: "E di Shqipėri se trupi tė dhemb...se djemtė po shamatohen pėr ditė... "(f.51).

Dallgėzimi shpirėror i poetit gurgullon dhimbje,maraz,drobitje,pasigurinė e tė pa njohurės ,dhe jehon psherėtimėn e ēapėlimit nė shtiqet pa udhė tė jetės ,pėrmes grygave tė malit Gramoz ,"ku udhės se Greqis plumbat vinin"(f.15) nė fshatra e qytete tė Eladės , ku njė"shoqja e fėmijėrisė nėn hije semaforėsh/shuan epshe mashkullore!...(f.71);pėrmes deteve te Mesdheut e Oqeanit Atlantik , nė kapėrcimin e shekullit ,me streset e tė panjohurės deri nė folezėn mikpritėse tė Atdheut tė Dyte , nė Floridėn e Amerikės sė Madhe,tė vargėzuara nė poezinė:Ndenjat i shtroj nė spital"...engjėjt e shpresės nė krahė mė marrin/mė bėjnė njė xhiro anembanė botės/e vrapin nė Florida ndalin/...Padashje hedh sytė poshtė Adriatikut,/lulet e dhimbjes nė mės te detit kishin mbirė,/dallgėt i gjuanin me shuplaka nė tė ikur,/mortja kish ngarkuar nė shpinė djalėrinė!"(f.43).

Kėndvėshtrimi i Lekė Gjokės ka pėrmasa qė pasqyrohet nė tematikėn e gjerė , me vizionin e kohės sė tanishme dhe shpresėn e besimin te ardhmėria mė e mirė.Subjektet shtrihen nė dy kontinentem, ku vlojnė mendimet pėr ngjarje e ndodhi tė pėlqyera e tė mbrapshta dhe shqetėsimet pėr Shqipėrinė e Kosovėn.Shpirti atdhetar i tij shfren sarkazėm therėse ndaj gjėmava tragjike,tronditėse nė Shqipėeri. Ofshamėn e lėshon dhe nė vargjet;"Pashė nė ėndėrr Migjenin"...Shihte i trishtuar fėmijėt qė me bageti/plumba qorre prisnin/e mėsimi nė shkolla dot s'fillonte..Qante Migjeni me poemen e mjerimit ndėr shtėpia...Qante Migjeni pėr hijen e zezė mortore/qė u vesh Shqipėria...(f.42)

I gulēon shpirti poetit pėr gjithēka tė hidhur :"Ktheji sytė nga Joni shikoje Otranton/e nėnės i shpėrthejnė lotėt, qė iu mbuluan mė gjėmėn...askush s'iu merr dorėn...E nė hotele mė tė mirė tė kurvērisė,/lėshohėn plot epshe tė "menēurit" e Shqipėrisė,/me dollarė e ar i stolisin bythoret...E pėr pak monedha qe ata fitojnė/edhe gruan e vet nė krevat tė tjetrit e ēojnė..."(f.57). Dhe dufi shpėrthen me klithmė e thirrje:"Heeej zgjohuni o ju o nipat e Kastriotit,/largoni kopilat qė nga dita e sotme...(f.58) ..ėshtė shekulli qė Shqipėrisė se coptuar ,/tia mjekojmė plaget...(f.82).
Brengosjen e ngushėllon me shpresėn e pavdekėshmė"Shtriva ndjenjat shpirtėrore nė oqeanin e shpresės...(f.56)."Por nė fund nganjėherė dhe mjerimi dorėzohet."..(f.65)Shqetėsimin e thellė shpirtėror ia zbut disi ndienja qetėsuese e atdhedashurisė "Vėtem nė vendlindje shpirtėrisht kam gjithėmonė nxehtė."(f.67).

Pavarėsia e Kosovės ,ngjarja mė madhore mbarėkombėtare e shekullit ,e lumturon poetin:"Zoti ka bekuar gjithė njerėzit,gjithė kombet/e shqiptaret bekimin po fillojnė ta shijojnė,/Se Kosova mė pavarėsi po pagėzohet!..."(f.27);...era ledhaton kėtė komb me aromė lirie,/qė ndihmon tė vegjėlit e nuk ia shkel besėn mikut/dhe kurrė s'i jep dorėn padrejtėsive!" (f.21)
Ndjeshmėrinė e gėzimit ia tundojnė ngadalėsimet zvarritėse tė ushtrimit tė drejtave institucionale shtetėrore gjithėpėrfshirėsė nė trevat e saj:Evropa po thur pėlhurėn e pritjes...por ėndrra e shkjaut moj Evrope ėshtė e turbullt...Ejjj, Kosovė pash Zotin hapi mirė sytė,/se Evropa tė rrėzon edhe dukte tė mbajtur pėr dore, sa tė kesh miqtė tė mos kesh kurrė frikė,/Miqtė qė me Lirinė falen nė Faltore."(f.20-21)
Tragjedia shekullore e kombit e ther nė shpirt poetin.Gjėmon poezia dy e kater vargjesh"O moj Shqipėri!"...Zgjohuni shqiptarė se ra kėmbana e zgjimit,/ushton zėri i Ismali qemailt dhe i Isa Boletinit!...Le tė ushtojnė Bjeshkėt ,le tė dridhet shkjau,/le tė mbytet greku aty ke vau!..Mė tashti s'durohet se dielli ka dalė,/e ty Shqipėri po tė qesh fytyra,/bashkimi i trojeve rrugės u nis duke ardhur,/gjithmonė Zojė e Rėndė do tė jetė Shqipėria !"(f.83-84)

Nė mbyllje tė kėtyre radhėve po ndalem pak pėr titullin e librit,me shprehjen dome thėnėse mishėruar me pamjen e kreshtės dallgėzore oqeanike nė kapak,deshmon se poeti di tė vėrė atė qė ėshtė joshėse,grishėse e ledhatuese pėr lexuesin,dhe ti pėrfaqėsojė mendimin e tij poetik nė tematikėn tėrėsore tė pėrmbledhjes.
Shpreja e pėrzgjedhur e titullit, i ndriēon pėrgjithėsisht poeyitė e librit. Vargjet kuptimplote i gjejme dhe te poezia: "Jam malėsor", me veēansi vargėzimi e strofash me katėr, pesė e gjashtė vargjesh tė lira: "Jam malėsor...e di...edhe nė Florida ku malet janė nė mėrgim... se shpirti im s'pranon tė rrijė nė hije!... se oqeani shpirtėror ėshtė i pandėrprerė, herė i vrullshėm, herė i ngadalshėm, siē ėshtė vetė jeta.”
Lekė Gjoka lundron nė dallgėzimet me kreshta vargjesh poetike, dhe lexuesi, e uron me dashamirėsi dhe pret me etje libra tė tjera me mjaltin nė hojet e vargjeve tė poezive tė kėtij poeti tė talentuar.
Tashmė qė i ka kapur shkallinat e para nė poezi, presim jo vetėm libra poezish ,por dhe nė zhanret letrare tė prozės,duke shprehur besimin e bindjen se talenti i tij do tė shndrisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara