HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pater Harapi nė kujtimet e Ministrit Neubacher

-- nga Sandėr Lleshi, 04 Maj 2008

Kujtimet e rralla tė tė plotfuqishmit tė Ministrisė sė Jashtme naziste Hermann Neubacher. Me rastin e 120-vjetorit tė lindjes sė At Anton Harapit, kol. Sandėr Lleshi pėr herė tė parė i jep publikut njė grumbull faktesh qė hedhin dritė pėr angazhimin politik tė pater Harapit nė Kėshillin e Regjencės

At Anton Harapi Kujtimet e rralla tė tė plotfuqishmit tė Ministrisė sė Jashtme naziste Hermann Neubacher. Me rastin e 120-vjetorit tė lindjes sė At Anton Harapit, kol. Sandėr Lleshi pėr herė tė parė i jep publikut njė grumbull faktesh qė hedhin dritė pėr angazhimin politik tė pater Harapit nė Kėshillin e Regjencės

Si reagim ndaj lutjes sė famshme pėr Shqipėrinė tė Papa Gjon Palit II nė njė njoftim tė Agjencisė Telegrafike Shqiptare tė datės 10.10.1980, nė orėn 09.55, transmetuar nė gjuhėn angleze thuhet:

"Nė Shqipėri feja e ka humbur betejėn nė fushėn ideologjike dhe shpirtėrore njė herė e pėrgjithmonė. Pėr kėtė arsye lotėt e krokodilit janė pritur nė njė mėnyrė krejt tjetėr nga ajo qė ka shpresuar monarku i Vatikanit. Nėse Papėt e Romės vazhdojnė tė mbrojnė njė klerik tė dėnuar prej gjyqit tė popullit tonė sepse ai ka qenė njė agjent apo bashkėpunėtor i pushtuesve fashistė dhe nazistė, ne do tė thoshim sė kjo i diskrediton ata edhe me shumė. ...Pater Anton Harapi e tė tjerėt si puna e tij, duke ndjekur shembullin e Papa Pius XII, i cili u dha bekimin e tij Duēes dhe Hitlerit, e vunė veten e tyre nė shėrbim tė pushtuesve tė huaj dhe ata nuk mund tė kenė asnjė ndryshim prej tė gjithė bashkėpunėtorėve tė pushtuesve nė Shqipėri."

Kėshtu edhe nė vitin 1980, disa dekada pasi e kishte lėnė edhe pa njė varr, diktatura komuniste nuk e konsideronte tė mbylluar luftėn me Pater Anton Harapin, ndonėse pohonte sė betejėn me fenė e kishte fituar ndėrkohė. Por si ėshtė e mundur kjo?

Duke studiuar pėr historinė e Luftės sė Dytė Botėrore para disa vitesh ndesha disa dėshmi shumė interesante lidhur me Shqipėrinė, por dhe pėr Pater Anton Harapin nė njė libėr tė shkruar nga Hermann Neubacher me titull "Misioni i posaēėm Juglindja, 1940 – 1945. Raport i njė diplomati fluturues", botuar nė Göttingen nė vitin 1956.

Hermann Neubacher ėshtė lindur nė Ėels tė Austrisė sė Epėrme me 24 qershor tė vitit 1893. Me fillimin e lėvizjes nacional-socialiste nė Gjermani nė vitet 30-tė u angazhua politikisht duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm edhe nė bashkimin e Austrisė me Gjermaninė naziste, pas tė cilit nė vitin 1938 u bė menjėhere Kryetar i Bashkisė sė Vjenės. Nė vitin 1943 e deri nė fund tė luftės misioni i tij zgjerohet edhe me kompetencėn e tė plotfuqishmit tė Ministrisė sė Jashtme gjermane pėr Juglindjen. Nė vitin 1951 u dėnua me 20 vjet burg nė Jugosllavi, prej nga u lirua nė vitin 1952 pėr shkak tė njė sėmundje tė rėndė. Nė vitet 1954 deri nė 1956 ishte i ngarkuar me misionin e kėshilltarit pėr ndėrtimin e administratės sė Etiopisė.

Hermann Neubacher pėrfaqėsonte figurėn qendrore politike tė ngarkuar me manaxhimin politik tė Europės Juglindore i cili ishte pajisur me kompetenca tė plota politike dhe diplomatike. Me shumė rėndėsi kanė memuaret e tij, tė cilat kanė hedhur dritė mbi njė nga frontet e rėndėsishme tė Luftės sė Dytė Botėrore, frontin ku kjo luftė shfaqi dukshėm karakterin partizan tė saj. Vepra e Hermann Neubacher pėrfaqėson njė dokument me rėndėsi tė dorės sė parė pėr tė gjithė ata qė interesohen pėr historinė e Luftės sė Dytė Botėrore nė teatrin e Europės Juglindore. Njė konkluzion interesant jepej nė revistėn angleze International Affairs tė vitit 1958 nė recensionin e librit tė Neubacher-it nga R.G. D. Laffan:

"Ky libėr i shkurtėr kujtimesh me vlerė dhe pa shumė pretendime ėshtė njė vepėr e shkėlqyeshme pėr lexim. Dr. Neubacher, Kryetari i dikurshėm i Bashkisė sė Vjenės, ishte dėrguar nė Bukuresht nė vitin 1941 pėr tu kujdesur qė nafta rumune tė mbėrrinte nė Gjermani. Atėhere kur problemet gjermane nė Ballkan u rritėn, sfera e aktivitetit tė tij u zgjerua shumė saqė nė vitin 1943 ai u emėrua "I Dėrguari i Plotfuqishėm dhe i Posaēėm i Ministrisė sė Jashtme pėr Juglindjen" dhe ishte vazhdimisht nė fluturim midis Beogradit, Athinės, Tiranės, Cetinės, Berlinit dhe Kuartierit tė Pėrgjithshėm tė Hitlerit...

Ndėr shumė pasazhe tėrheqesė janė dhe ato pėr shqiptarėt tė cilėt ai i quan diku si "sympatische Räuber". Dhe nė mes tė vlerėsimeve pėr njerėzit e virtytshėm mė prekėsi ėshtė ai pėr Pater Harapin, provincialin e martirizuar tė franēeskanėve tė Shkodrės.

He must be a good fellow".

Sejcili ėshtė i lutur tė marrė parasysh faktin sė Neubacher-i i shkroi kujtimet e tij pa ndonjė shpresė sė ato do tė gjenin ndonjė rrugė pėr nė Shqipėrinė e hermetizuar prej totalitarizmit komunist. Tani le t'i kthehemi dėshmisė sė Neubacher.

Shqipėria nė vitin 1943

Hitleri nė pėrgjithėsi kishte njė ndjeshmėri jo tė spikatur lidhur me rolin strategjik tė Ballkanit nė kuadėr tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe e kishte lėnė atė si sferė tė ndikimit italian. Po nė kėtė optikė ai e kishte toleruar nė heshtje edhe pushtimin italian nė Shqipėri. Nė pėrgjithėsi rritja e angazhimit gjerman nė Ballkan ishte nė pėrpjestim tė drejtė me dėshtimet italianė atje. Kėshtu qė nė momentin e kapitullimit tė Italisė trupat gjermane u futėn nė Shqipėri pėr tė plotėsuar vakuumin e krijuar nė kėtė rajon me rėndėsi tė konsiderueshme strategjike nė njė moment kur ekzistonte mundėsia e njė zbarkimi anglo-amerikan, zbarkim i cili do tė shkėpuste lidhjen mes trupave gjermane tė dislokuara nė Greqi me ato tė vendosura nė Jugosllavi nė kushte kur Bullgaria e Rumania po tentonin drejt ndėrrimit tė frontit pėr nė anėn e aleatėve.

Menjėhere pas kapitullimit tė Italisė nė shtator tė vitit 1943, Neubacher-i shkruan nė librin e tij sė "Ribbentrop-i mė thirri nė Beograd e mė komunikoi sė Führer-i dėshirontė "nji Shqipni tė pamvarun, qė lind prej nji nisme tė mbrendshme"; unė duhej qė tė nesėrmen mė 11 Shtator t'i bashkohesha divizionit gjerman nė Elbasan. Njė avion i posaēėm do tė mė sillte edhe nji referent, njohės tė vendit e tė gjuhes, i cili do tė mė shoqnonte mue nė Shqipni. Mue mė duhej tė marshoja bashkė me divizionin pėr nė Tiranė dhe tė kryeja misionin tim.

Neubacher-i pėrshkruan me njė precizion tė lakmueshėm ecurinė e ngjarjeve nė Ballkan, e nė kėtė kuadėr edhe nė Shqipėri, duke mos u mjaftuar me rreshtimin e fakteve mė tė rėndėsishme, por duke bėrė dhe analiza shumė tė plota tė tyre. Krahas ngjarjeve, ai u kushton rėndėsi dhe personazheve kryesorė tė librit tė tij. Siē dhe u citua mė sipėr nė vlersimin e recensionit tė International Affairs, vlerėsimet pėr Pater Anton Harapin janė ndėr mė tė ndjerat. Ndonėse Neubacher-i trajton nė librin e tij figura nga mė tė ndryshmet si Anton Harapi, Mehdi bej Frashėri, Xhaferr Deva apo Dragoljub (Draža) Mihajlovi?-i etj. dozat e simpatisė sė tij nuk janė nė pėrpjestim tė drejtė me gatishmėrinė e personazheve nė fjalė pėr tė shėrbyer apo pėr tė bashkėpunuar me autoritetet gjermane. Nė njė kohė kur Neubacher-i dėrrmon me penėn e tij edhe ata qė ishin tė rekrutuar si njerėz tė shėrbimit sekret gjerman nga radhėt e personazheve tė tij, ballkanas e shqiptarė, ai gjen fjalėt e nderimit mė tė lartė pėr tė pėrshkruar figurėn e Pater Anton Harapit.

Pėr dimensionin patriotik dhe human tė Pater Harapit

Nėse do tė vendosnim pėrballė dėshminė e Hermann Neubacher-it dhe akt-akuzėn qė e ēoi nė ekzekutim Pater Anton Harapin, do tė shihnim me rreqethje krejt dramėn. Mė poshtė po sjell njė fragment nga libri i Neubacher-it:

"Shkodėr 1943: ajėr i randė, presione natėn pėr pare, vrasje nė mes tė rrugės, nė shtėpitė e vogla, nder kafe. Nė mes tė ditės! Nė njė rreth tė vogėl shqiptarėsh e gjermanėsh. Pater Anton Harapi tregon se si natėn e kalueme tre burra tė njohun tė lėvizjes ilegale komuniste kishin shkue tek ai nė kuvend pėr me zhvillue njė debat politik me tė. Partia Komuniste, kishin thanė ata, nuk luftonte kundėr kishės. Komunizmi asht nė njė fazė tė re zhvillimi, ai lufton pėr lirinė kombėtare dhe pėr njė demokraci tė vėrtetė. Ēka kėrkon i pari i franēeskajve Pater Antoni nė njė Kėshill Regjence, i cili bashkėpunon me okupatorėt fashistė? Nji oficer gjerman tė policisė sė shtetit, qė ishte i pranishėm e kapėn ethet e gjuetisė:

"Sa interesante Pater Anton! A do t'mundeni me na thanė sė kush ishin ata tre burra?"

Fytyra e tij prej asketi si e gdhendun nė dru e me njė hundė tė madhe u nxi prej trazimit:

"Mos harroni ju, qė unė jam shqiptar!"

Tė tre burrat, edhe pse tė pagrishun, ishin nė banesėn e tij, pra gjatė kėsaj vizite ata kishin tė drejtėn e mbrojtjes miqėsore.

Megjithatė komunizmi nuk i njeh ma vlera tė tilla, bile as nė Shqipni. Mbas tėrheqjes sė trupave gjermane nga Shqipnia, Pater Antonin e kapėn nė strehėn e njė shtėpie miku, dhe ata tre burrat ka gjasė tė kenė qenė midis gjykatėsve ose spektatorėve kur ai u var nė litar.

Kėto janė disa shembuj nė vend tė mijrave. Ato e kanė vendin kėtu, unė pėrpiqem me shpalosun njė pėrshtypje nga kjo botė e shumllojtė, e cila mundet me qenė, sa e pėrzemėrt aq dhe mizore."

Sigurisht qė pasazhi i mėsipėrm nuk ėshtė njė fragment i zakonshėm. Ai nuk mund tė kalohet me indiferencė paralitikėsh e me ndonjė frazė dembele si ".... ah sa interesant!" Jo. Kjo ėshtė njė dėshmi e jashtėzakonshme qė vjen prej njė dėshmitari okular dhe qė me pak fjalė sqaron nė mėnyrė dramatike rolin e Pater Anton Harapit nė raport si me gjermanėt ashtu dhe kundėrshtarėt e tij partizanė ose gjykatėsit e tij tė nesėrm.

Por si ėshtė e mundur qė Harapi guxon kaq shumė? Si ėshtė e mundur qė nė njė mjedis kaq tė rrezikshėm ai ngrihet aq lart? Ku e gjen ai kėtė forcė? Nė fakt pėrgjigjen ai e jep vetė: "Mos harroni ju, qė unė jam shqiptar!"- i drejtohet ai oficerit tė Gestapo-s.

Pak vjet mė vonė kur rolet kishin ndryshuar Pater Anton Harapi u pėrball me njė gjyq komunistėsh, tė cilėt nuk mund tė falnin. Ndoshta tė nisur nga i njėjti motiv prej tė cilit kishte falur Pater Anton Harapi. Ai kishte falur sė ishte nė palcė shqiptar, ndėrkohė qė ata qė e dėnuan nuk falnin pikėrisht pėr tė kundėrtėn.

Neubacher-it i ka rėnė nė sy mjaft fakti se Pater Anton Harapi ėshtė shumė shqiptar, bile nė disa raste duket se ai ėshtė i gatshėm qė tė tolerojė, tė paktėn nė komunikim me tė huajt, edhe disa cilėsi shqiptarėsh qė bien ndesh edhe me vetė doktrinėn e krishterė.

Nė librin e tij Neubacher-i na jep njė detaj tjetėr interesant:

"Nė banesėn teme nė Beograd, qershor 1944. Personazhet: Gjenėrali Glaisė-Horstėnau 'Gjenėrali Gjerman nė Kroaci', Pater Anton Harapi, i pari i franēeskajve tė Shkodrės, anėtar i Kėshillit tė Regjencės.

Glaisė: "A mė thoni imzot si e gjykoni ju gjakmarrjen?"

Harapi: "Ajo duhet tė egzistojė, ne kemi vetėm kėtė ndeshkim."

Ndėrhyj unė: "I dashtun Pater Anton, a įsht rrėfye ndonjiherė ndonji mirditas pėr ndonji vrasje pėr gjakmarrje?"

"Jo, Jo!"

"Por pėr ndonji vjedhje tė vogėl?"

"Patjetėr!"

"Un e kuptoj kėtė krejt qartė. Nė nji vend pa aparat shtetnor, pa xhandarė dhe gjyqtarė ndėshkimi ushtrohet nga familja ose nga bashkėsia – por un ju pyes ju si teolog i moralit dhe si njė bari shpirtnave tė gjakmarrsėve katolikė tė Mirditės pėr mendimin tuej!"

"Principi įsht i drejtė, aplikimi įsht problematik"

Kemi pėr t'u takue rishtas me kėtė murg madhėshtor lutjesh. Nė vjetin 1944 ai u bį martir i ndėrgjegjes sė obligimit tė tij meshtarak".

Cilido shqiptar qė do tė "sulmohej" me njė pyetje tė tillė mjaft komplekse nga njė i huaj do tė kishte vėshtirėsi tė dilte i pakompromentuar nga situata. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė prift katolik i cili ka pėr mision tė predikojė dashurinė. Bile Pater Anton Harapi, ndonėse kishte pranuar tė merrte njė pėrgjegjėsi shumė delikate si anėtar i Kėshillit tė Regjences, kishte refuzuar kryesimin e tij vetėm pėr shkak tė pamundėsisė sė nėnshkrimit tė dėnimeve me vdekje, qė do tė ishin obligim i postit tė kreut tė shtetit. Por nė komunikimin me njė tė huaj ai nuk pėrpiqet tė gjejė alibi tek zhguni i priftit e ta lėrė vetėm mirditasin qė mėkaton rėndė duke marrė gjak kundėr vėllait tė vet. Pater Anton Harapi pėrpiqet qė tė shpjegojė kėtė dukuri tė zhvilluar si alternativė lirie e ligji nė kushtet e mungesės sė shtetit tė vet.

Pėrfshirja nė jetėn politike

Vendimi i Pater Anton Harapit pėr tu pėrfshirė politikisht nė Kėshillin e Regjencės nė vitin 1944 pas miratimit nga autoritetet e Kishės Katolike duket se ka qenė njė ndėr vendimet mė tė vėshtira tė jetės sė tij. Nė pėrgjithėsi gjendja politiko-ushtarake e Shqipėrisė ishte shumė e komplikuar. Kapitullimi i Italisė dhe vakuumi shtetėror i krijuar pas saj, numri i konsiderueshėm i trupave italiane tė mbetura nė Shqipėri pa komandė unike, interesat e ushtrive aleate pėr marrjen e kontrollit nė zonat e pushtuara nga Italia si dhe interesat gjermane pėr moslejimin e futjes sė trupave aleate nė Ballkan karakterizonin tablonė e pėrgjithshme. Kėsaj i shtohej edhe prania e njė lėvizjeje partizane qė sa vinte e rritej sė bashku me rrezikun e anarkisė sė brendshme dhe tė luftės civile.

Edhe Neubacher-i e pėrshkruan kompleksitetin e kėsaj gjendje nė njė telegram tė datės 12. 09. 1944 pėr Ministrinė e Jashtme tė Reich-ut gjerman ku ndėr tė tjera shkruan:

"Ngjarjet e muajve tė fundit dhe propaganda intensive angleze nė Shqipėrinė e Vjetėr (Shqipėria e sotme, pa Kosovėn, shėnimi i SLL), veēanėrisht nė kryeqytet tek shumica e popullsisė kanė krijuar bindjen e humbjes sonė. Iniciativa jonė pėr krijimin e njė Shqipėrie tė pavarur u prit me skepticizėm formal bile dhe juridik. Ishte e qartė sė kėta burra para sė gjithash shqetėsohen se nga afrimi me Gjermaninė, tash nė pragun e fitores sė aleatėve, do tė rrezikonin sigurinė dhe pronėn e tyre si dhe interesat e vendit. Pėr kėtė ne kemi ndėrmarrė hapa pėr krijimin e njė komiteti kombėtar me njė pėrbėrje ndryshe nga ajo qė mendonim nė fillim".

Pikėrisht nė njė kohė e situatė tė tillė, Pater Anton Harapi merr njė vendim jashtė trendit normal tė kohės, pra, sublim. Pranon njė post zyrtar si anėtar i Kėshillit tė Regjencės nė njė kohė krejtėsisht tė turbullt dhe nė njė vend qė ishte nė buzė tė humnerės. Po si ka mundėsi? Duket se ai e kishte parandjerė fatin e tij dhe nė fjalimin nė Parlament me rastin e betimit tė tij pėr postin e anėtarit tė Kėshillit tė Naltė tė Regjencės ai u jep njė pėrgjigje tė gjithė atyre tė "zgjuarve" qė kuptonin rrezikun e situatės, por siē duket edhe pėrgjigjen pėr gjykatėsit e ardhshėm komunistė kur deklaronte:

"Qeshė i shtėrnguem tė zgjedhi njėnėn dysh : a tė baj nji marrķ tue e pranue kėtė zyrė, ase tė tregoj nji dobėsi tue u largue. Vendova mā mirė tė bāj nji marri: ase - sikurse thonė ata shqiptarė qė duen tė ruhen tė pastėr - desha tė komprometohem".

Si shumė momente tė historisė sė Shqipėrisė edhe pushtimi i saj prej Gjermanisė ka nevojė tė studiohet nė mėnyrė komplekse me qėllim qė faktet historike tė pasqyrohen tė zhveshura prej komenteve ideologjike. Tė paktėn njė gjė ėshtė e qartė: Nga studimi i dokumenteve tė shumta gjermane tė kohės lidhur me kėtė ēėshtje evidentohet pėrpjekja politike pėr ta konsideruar rastin e Shqipėrisė disi ndryshe nga shumė vende tė tjera tė pushtuara pėr shkaqe qė u trajtuan shumė shkurt nė fillim tė kėsaj kumtėsė. Nė kuadėr tė kėtij trajtimi politik specifik, me urdhėr tė Hitlerit tė datės 03.10.1943 u krijua posti i "Gjeneralit Gjerman tė Plotfuqishėm nė Shqipėri". Nė pėrcaktimet pėr zbatimin e kėtij urdhri tė tė njėjtės datė thuhej:

"Reich-u gjerman ka njohur Komitetin Kombėtar tė sapokrijuar si qeveri tė shtetit tė pavarur e mik tė Shqipėrisė. Me urdhėr tė Führer-it krijohet posti i "Gjeneralit Gjerman tė Plotfuqishėm nė Shqipėri" pėr tė pėrfaqėsuar Ėehrmacht-in gjerman pranė Qeverisė Shqiptare. Krijimi i njė administrate ushtarake gjermane nė territorin e Shtetit Shqiptar pėr pasoje nuk parashikohet".

Nė kėtė sfond tė pėrgjithshėm politk, ushtarak e shoqėror tė Shqipėrisė kushdo e ka disi mė tė thjeshtė tė kuptojė motivet e vendimit tė Pater Anton Harapit pėr t'u angazhuar nė strukturėn mė tė lartė tė Shtetit Shqiptar. Nė librin e Neubacher-it sqarohet se skena politike e asaj kohe u karakterizua nga antagonizmi Mithat Frashėri –Xhaferr Deva, ose siē thotė Neubacher "Shqipėri e Vjetėr-Shqipėri e Re", duke mos lėnė ndonjė hapėsirė tė veēantė pėr ndonjė rol aktiv tė karakterit ekzekutiv pėr Pater Anton Harapin. Nė thelb nė libėr duket sikur personi i Pater Anton Harapit i ka shėrbyer Hermann Neubacher kryesisht pėr tė personifikuar simpatinė e tij pėr virtytet e larta tė popullit shqiptar. Kapitullin e Shqipėrisė, nga libri i tij qe i kushtohet Ballkanit, Neubacher e ka ruajtur pėr Pater Harapin:

"I njajti i arratisun mė tregoi pėr fundin e Patėr Anton Harapit. Por mue mė duhet t'i shtoj diēka paraprakisht tregimit tė tij. Kur filloi tėrheqja jonė prej Shqipnijet, un i kėrkova Pater Antonit tė largohej menjiherė prej vendit dhe i ofrova pėr kėtė avionin tem. Ai tue mė falenderue mė ēoi fjalė sė Zoti ia kishte caktue vendin, dhe nėse do tė ishte vullnesa e Zotit, ai do tė duhej me vdekė aty ku e thirrte detyrimi i tij meshtarak.

Burri nga Durrėsi mė tregoi, se miq tė tij e mbanin tė fshehun. Komunistėt, qė e kėrkonin atė nė tė gjitha anėt, hynė nė shtėpinė qė e strehonte. Ata nuk e gjetėn. Kur po dilshin prej shtėpie ata panė njė protezė dhambėsh nė njė gotė qelqi dhe kėrkuen me dijtė sė kujt i pėrkiste ajo. Kur ata filluen me keqtrajtue njerzit e shtėpisė, tė cilėt kėrkojshin me dalė prej situate, Pater Harapi doli nga vendi ku ishte fshehun dhe ju dorėzue gjuetarėve tė qeverisė. Burri qė mė besoi kėtė histori mė tregoi qė ai kishte shkue me njė qetėsi tė kthjellėt drejt trekambshit.

Pater Anton Harapi rridhte prej Veriut tė Shqipnisė, arsimin e mesėm e kishte marrė nė shkollat e fretėnve nė Merano dhe nė Hall tė Tirolit. Nė Romė ai kishte studiue teologjinė.

Para sė me i ardhe fundi ai kishte pa edhe nji herė vendet e rinisė sė tij tė hershme. Largimi i tij i asaj kohe prej Tirane įsht pėr t'u mbajtun mend."

Me tej Neubacher e mbyll kapitullin e tij pėr Shqipėrinė me ketė episod:

"Ishte fundi i qershorit 1944, kur unė i ngopun prej krizės qeveritare u largova prej Tirane. Pėr shkak tė afėrsisė sė gjuejtsave anglezė nė anėn tjetėr tė kanalit tė Otrantos, unė mundesha tė udhėtoja vetėm nė errėsinė. Avioni kishte fillue me lėvizė nė pistėn me drita, kur personeli i bordit me ulurima mundi me ndalun mjetin. "Ēka įsht, kush įsht aty?" "Pater Harapi!" Dhe franēeskani i vogėl u ngjit nė bark tė avionit dhe qe tek qėndronte i qeshun nė kabinėn e vogėl tė pasagjerve.

"Unė nuk mundem me e durue mį politikėn! Do tė fluturoj me ju!"

Heinkel-i u lėshue pėrpara, pėrdridhej sipėr luginava dhe vargamaleve, endej sipėr egėrsisė mbi shkambijt e sė cilės kishte fillue me vezullue e kuqja e parė e diellit qė po lindte.

Pater Antoni qė ishte ulun pėrballė meje i mbėshtjellė nė zhgunin e tij, nxuer prej nji ēante tė fryme, qė ishte bagazhi i tij i vetėm, librin e tij tė uratėve dhe filloi me u lutun. Pėr disa ditė ai qe miku jem nė Beograd. Un e shoh ende para meje krijesėn e vogėl prej asketi me fytyren kafe si tė gdhendun nė dru, prej tė cilės ngrihej nji hunde gazmore dhe e madhe, tue mbajtun nė duer librin e lutjeve dhe tue u endun poshtė e nalt, mes hijeshisė sė luleve tė kopshtit tem. Mį vonė Pater Antoni udhėtoi pėr nė Vjenė e ma tej pėr nė Tirol. Pas disa javėsh ai u kthye nė Shqipni, ku e priste vdekja.

Asnji revolucion nuk mundet me e shue kujtimin e njė burri tė tillė. Drita e amshueme, tė cilės ai i shėrbeu, e ndriēoftė atė!"

Dhe sigurisht qė kėshtu do tė ndodhte. Nė njė kohė kur shumė prej autoriteteve shtetėrore, pėrfaqėsuesve tė politikės, tė ekonomisė, kulturės sė vendit, kėrkuan gjithė alternativat e mundshme pėr t'u larguar prej Shqipėrisė, tė cilėn e kėrcėnonte nė mėnyrė akute rreziku i komunizmit, Pater Anton Harapi sillet prapė sė prapė ndryshe, nė kundėrshtim me trendin e pėrgjithshėm tė tė zgjuarve, nė kundėrshtim me kėshillat e arsyeshme, pa pėrllogaritje pėr sigurinė. Ai kthehet nė Atdheun e tij ku nė vitin 1946 e pret dėnimi i atyre qė ai i kishte falur nė vitin 1943 dhe qė do t'i falte edhe sot po tė ishte gjallė.

Somario

Por si ėshtė e mundur qė Harapi guxon kaq shumė? Si ėshtė e mundur qė nė njė mjedis kaq tė rrezikshėm ai ngrihet aq lart? Ku e gjen ai kėtė forcė? Nė fakt pėrgjigjen ai e jep vetė: "Mos harroni ju, qė unė jam shqiptar!"- i drejtohet ai oficerit tė Gestapo-s.

Kur filloi tėrheqja jonė prej Shqipnijet, un i kėrkova Pater Antonit tė largohej menjiherė prej vendit dhe i ofrova pėr kėtė avionin tem. Ai tue mė falenderue mė ēoi fjalė sė Zoti ia kishte caktue vendin, dhe nėse do tė ishte vullnesa e Zotit, ai do tė duhej me vdekė aty ku e thirrte detyrimi i tij meshtarak.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara