HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DITA KUR E ĒLIRUAM SHKUPIN

Sabit RRUSTEMI -- nga Sabit RRUSTEMI

Konkursi letrar "Flaka e Janarit 2008"
Poezia qė mori ēmimin e parė

DITA KUR E ĒLIRUAM SHKUPIN

I.

Njė ditė mė parė
E matnim me sy prej Gurit tė Zi.

Po shihet si n' shuplakė,
Tha Idriz Seferi
Nesėr do ta kemi nė grusht.

Po hyj Unė i pari,
Kėrceu Isė Boletini!
E Ti, qitja rrethin, m'loma shpinėn
Se k'to shtigje ma mirė i di.

Me ba me mbetė, trupin ka kush ma nxjerr.
Kėta plisabardhė, tė hollė e tė gjatė
Nuk mė lėnė vetėm!

Pikėpjekjen Te Ura e Gurit e lanė,
Aty ku lidhen dy anėt e Bardharit
Nėpėr brinjėt e shqiptarit.

II.

Me Dy Korrik tė Nėntėqindedymbėdhjetės
Qėlloi e martė mortja e marrtė,
Dita kur e ēliruam Shkupin prej Kėmbės Turkut!

Kėmbėzbathur e tė uritur,
Me nga njė grykėhollė trupuam pėr midis Kryeqendrės.

Xhama nuk thyem, plaēkė nuk bėmė.
As shami prishėm se ishim ushtri.

Kancelaritė e Kombeve u ēmeritėn
Prej shkresave kur ju shkuan:
- Nuk qenkan hajdutė!
Ushtri e re plisbardhėsh,
Me Trimin e Grykės e Burrin e Kullės
Zunė vend e po mbajnė rend.

Te Ura e Gurit, nė shenjė triumfi
Tetėmbdhjetė mėzetėr u bėnė fli,
Bardhari pėrkohėsisht i kuq u bė!

Isa me Bacė Idrizin prisnin Hasan Prishtinėn
- Hajde burrė, ngule Flamurin e shpalle Mėvetėsinė!

Mos nxitoni, thoshte Urtaku
Se na mbytėn bėrrylat dhe e kajtmja!

Nėpėr Evropė bridhte Ismajl Qemali,
Nė Selanik ende shpurthte Turku,
Pritja e tepruar na qėlloi nė Thembėr.

III.

Dita kur e kthyem Shkupin
E martė qėlloi, mortja e marrtė!
Shtatė Kombet na dogjėn me Moratorium.

Nė besė tė saj na shkeli Serbi,
Sot e atė ditė mbetėm pa Shkup!

Idriz Seferi ndan mustakėt
E Isė Boletinit ende i dridhet koka:
- A u mbush mend kjo Evropa

Njė ditė mė parė e pamė si n' shuplakė dore,
Me Dy Korrik Nėnėtėqindedymbėdhjetė e patėm nė grusht.
Sekush na la pa Shkup ende s'e morėm vesh!

"MISTERI - SHEKULL"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara