HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ECJA E PASOSUR DREJT PAVDEKĖSISĖ

-- nga Sabit RRUSTEMI

Sabit RRUSTEMI (Nė dhjetėvjetorin e rėnies heroike tė Shaban Jasharit dhe familjes sė tij - sipas rrėfimit tė njė miku qė nuk ia harron mikėpritjen, bukėn dhe atdhedashurinė)

Ka nėntė vjet qė udhėtoj. Nėntė vjet udhė po bėj pa u ndalur e nuk e arrij atė vend, atė shtėpi, atė oxhak dhe atė burrė qė prźt. Nuk janė nėntė orė a nėntė ditė a nėntė muaj. Nėntė vjet janė dhe, nuk arrij tė trokas nė dyert e bac Shabanit , nė Prekaz . Mund tė mė hidhėrohet ai burrė. Mund tė mendojė se krejt e kam harruar. Madje edhe atė kafshatė buke qė ia kam ngrėnė. Mund tė mendojė se kam ngelur diku, jam humbur diku. Apo, edhe se nuk jam mė nė mesin e tė gjallėve se ndryshe nuk do tė isha vonuar kaq shumė… Eh, baca Shaban, eh! Po udhė e gjatė e vjet pak! U thinja duke ecur kah ti, u kėrrusa supesh e u zgjata qafėsh duke shikuar atė tym tė drejtė oxhaku e, ende larg jam e, ende asgjė nuk po shoh. Ose po mė rrejnė kėmbėt, ose mė kanė lėnė sytė. Ose, jo o zot, jam duke u sjellur nė njė rreth vicioz, i cili nuk ka as pikė fillese e as mbarese. Njė rreth qė pėrditė tė shtjerr hapash e nuk tė nxjerr aty pėr ku je nisur. Udhės rrethore, dikush mė thot, nuk ėshtė aty. Po ku ėshtė, pyes. Ka ndėrruar vend, thotė njė tjetėr. Shtėpi tė re ka ngritur, shton tjetri. Jo ore, e ka lėshuar krejt kėtė botė, mė mpinė tė tėrin njė i katėrt, i ftohtė akull, i pėrdalė. Ikni, ore, gėnjeshtarė, largohuni, qėrohuni! Mos mė ngritni leqe! E di unė ku ėshtė bac Shabani. Nė shtėpi ėshtė, nė odė, nė anėn e majtė tė oxhakut. Pėrballė, anės sė djathtė, prźt mysafirėt, udhėtarėt a tė zėnurit e natės. Aty ėshtė ai. Prej shtėpie s' ka ku shkon. Se i ka bė do vjet e, shpesh nuk del. Rrallė, shumė rralė del . Dhe kur del, nė tė kthyeshėm, del. E di unė… Vazhdoj tutje.

Ec e ec e ec e ec…as pas nėntė vitesh, afėr tij s' jam. S' arrij ta shoh, t' i lidhė duart mė tė, s' mundem . As nga njė tė sertė pėr ta pėshtjellur, jo. Zot o zot, pėr kaq kohė nė fund tė botės do kisha prekur , lėre mė njė Prekaz a njė shtėpi miku, a njė burrė si bac Shabani! Ti po ec nė vend mor mik, mė tha njė zė i panjohur. Ti po vendnumron. Vetėm pėrmes ėndrrės po ec ti, mor u pėrhėnur, mė tha pas sa kohėsh udhė, njė orakull, i pėrplasur kėndej pari nga botė e Delfit. Ti po sillesh e pėshtillesh si pordha nėpėr tirēi, mor i uruar! Ma pėrplasi troē njė i nemur i lagjės sonė. Mos, ore! Nuk jam fėmijė, palaēo nuk jam, as i pėrhėnur apo i shkalluar mėndjeje tė talleni me mua. Sa leshėra kresė kam hequr, sa leshėra faqesh kam lėnė pa u rritur, unė. Qe, edhe dhėmballėt kanė zėnė pėr t' mu prishur e, ju mė thoni, i pėrhėnur, ec pėrgjumshėm. Jo, ore. Thoni ē'tė doni. Di ēka bėj, unė. Di si ecė unė. Zgjuar jam, nė kėmbė tė mia, nė kėpucėt e trashėguara prej tim eti. Po eci e s' po ndalem drejt atij burri, asaj shtėpie, pėr atė odė ku hėngra bukė…diku para nėntė e sa vitesh. Nuk e harroj atė bukė, as atė sofėr e as atė ēun, atė nip tė bac Shabanit. Na thyente bukėn, na ofronte me urdhėr tė gjyshit. Sėpari mysafirėve bukėn, kripėn e zemrėn. Atė qė e ke nė sofėr, pastaj tė zotit tė shtėpisė, tevona vetes. Nipi rrinte gjunjaz para nesh derisa kryente ritualin e traditės. Bac Shabani e pėrcillte me sy, pėrmes njė shikimi tė thellė, duke i lėmuar herė pas here mustaqet.

Ashtu, djali im, ashtu! Sėpari mikut e pastaj vetes. E kthehej kah ne. Merrni atė qė na e fali zoti. Merrni e mos u ngushtoni se keni ba udhė. Keni ba nder! Njė kėsi burri nuk ta zė dot syri. As mos u mashtro, i pata thėnė mikut me tė cilin patėm bėrė atė udhė, s'pari herė. Rrallė rritė Drenica bac Shabana, ma ktheu. Po kur i rritė, i rritė qysh duhet, si bac Shabanin… I kishin pas rėnė nė qafė, tė shkretit. A prej Skenderaji, a prej Mitrovice. Besa edhe prej Prishtine, tė ndėrsyrė gjithnjė prej Beligradi. Pa dhimbtė i kishin rėnė se, ish sh'pi, me toprak e tapi, si thoshin. Derė e kamun e derė e hapun, ish. Den baba den. i kish majtė nė thumb e s' e kishin hequr prej thumbit, as ata. Kėmba e huaj po ma rėndon qafėn e s'po muj e duroj, na pat thėnė. As djemtė besa tash nuk po durojnė. Janė rritė e nuk po ju pėrzihem. I dinė ata punėt e veta. As nuk i mėsoj, as nuk i largoj! Eh, or bac Shabani! Po si mos tė tė shoh edhe njėherė, tė tė dėgjoj edhe njėherė, tė ta shijoj atė bukė qė thyhet nga dora e nipit tė vogėl, edhe njėherė?! Ka nėntė vjet udhė qė po bėj e ka nėntė vjet qė nuk po tė arrij. Po mė humbni para syve ti e Prekazi. Sa them, e arrita, qe ku ėshtė! kur, shoh sa larg jam. Apo gjithnjė po mė rrotullohet bota e po mė largohesh syresh. Mos, bre! Qė s' ma shkele derėn njėherė, s' po tė zė kusur. Je rėnduar nga motet. Djemtė tė kanė mbetur ende nė mal, aty pėrtej shtėpie nė mal e nipat ende dhėmbtė i kanė prej tamli.

Po me m'u larguar, nuk ta bėj hallall! Se tė di pėr burrė, pėr sh'pi tė gjallė, tė di! Aty ku tymi i oxhakut s' pushon as natėn e as ditėn, ku zjarri nė votėr kurrė nuk shuhet. Nuk kam harruar jo, si na the: nuk e mbaj mend kur e kemi ndezur sėrishmi. Vetėm hirin po e largojmė kohė pas kohe. Mė gėnjejnė njerėzia, dashakeqėt e ndjellakeqėt. I kanė vrarė. Shkrumb e hi i kanė bėrė. Me burra, me gra e me fėmijė. Kush ka qėlluar brenda, pluhur ėshtė bėrė, hi. S' di, po thonė, a ka shpėtuar a jo ndonjė sabi. Mo'zo'ma keq. Ēka nuk po mė dėgjojnė veshėt kėsaj udhe. Kėtij rrethi qė, pėrditė nė kėto nėntė vjet shpirtin po ma ha. Po ti, mos ke dert, baca Shaban, jo! Nuk ju besoj. Ani, po thonė ju kanė parė tė shtrirė nėpėr ekrane televizive, nėpėr faqe gazetash… Jo ore, A shtrihet der ai burri. A bėhet hi njė shtėpi e tėrė, burrash, grash e fėmijėsh? Jo, pėr zotin! Ishalla s'e ka thėnė as shkruar ai i madhi, jo. Edhe me tė pas pa me kėta dy sy nė atė ekran televizori a faqeje gazete, pasha zotėn, n' e kisha besuar! Rrenė ėshtė kjo! E kanė vetėm me na ligėshtuar se, kėshtu janė mėsuar, kėta. Pėrpiqen pėr tė na mashtruar. Si dhe shumė herė tė tjera . Ende po e dėgjoj zėrin tėnd kah mė rrėfeshe pėr Tahirin, Tahir Mehėn. Iu kish ngri dora n' allti, mezi ia nxorra, thoshe. E pėr djemtė qė s' ju ranė n'dorė policėve tė Milloshit!

Nuk kam harruar, jo. A the, u mbėshtollėn nė postaja tė bardha jarganėsh me pushkėt nėn sqetull e dolėn prej sh'pie e oborri, falė njė rrisku bore qė sapo kish rėnė. I p'shtoi bora, pėr zotin. I p'shtoi! E kur dolėn nė mal pėrballė sh'pie, dhanė haber me krisma pushke. Ia kuqėn Milloshit! thoshe. Madje plaka tė preku se shoqin tjetėr tė udhės nuk e njihte. Tė kujtohet si tė tha: o ti njeri… Hajt se e di unė kė ma sjell, ky shoq! Mos baj dert! Kėtu, miko, kėtu janė. Sillen kėndej pari. Ua preva me nja: n'mal po, se mali sh'pia jonė ka qenė gjithmonė… a, pėr ma larg nuk ua bėj hallall. Vijnė si t' bie nata, kush brenda sh'pie e kush nė krye udhe se milloshave kurrė s'iu kemi zėnė besė, jo. As tash. Mbaju baca Shaban, mbaju! Krejt Kosova ėshtė me ty. Patėn ushtuar rrugėt tona, sheshet, mė pas. Mė ushtojnė veshėt edhe gjatė kėsaj ecjeje. Njejtė mė zhbirojnė edhe goxhulėt e bythkokėtulėt: kur iu ranė nė sh'pi, i harruan, i lanė vetė! Ato britmat nėpėr sheshe ishin kanė veē pallavra. Tash s' kryhen sė qirruri nėpėr kėngė e rrėfime. Krej ma trima po dalin se Shaban Jashari. A nuk i ke dėgjuar? Ih sa bira gardhi nė kėtė udhė bre baca Shaban! Kot po i mbylli veshėt. Kot po shtirem shurdhė. Allahaile a je atypari, a je gjallė he, burrė se lajmi i keq rrallė ka dalė i rremė?! Kėta lajmės tė sė keqes, shpirtin po ma hanė! Po unė, nuk po ju besoj. Nė shtėpi tė kam lėnė, bashkė me plakėn, me nipat dhe me djemtė atypari. Veē nja dy a tre i kam jashtė Kosove.

Djalin e madh me dy nipat, nė mos harrosha. Apo m'u kanė pėrzierė. Se, kjo udhė ma ka pru shpirtin te hunda. Fara jonė nuk delė lehtė fare sip o rrehen milloshat. Rrajtė i ka prej Ilirie, prej Dardanie e prej Arb'nie, kjo fare. A nuk thoshe? Mbaju he burrė, aty te oxhaku, nė postajė dashi me gunėn krahėsh. Mos e lėsho atė vend! Aty dua tė tė shoh! As mos e luaj hapin, vetėm lėsho zė kur tė thėrras, se pėr zotin pa thirrė nuk hyj brenda. Dua ta dėgjoj zėrin tėnd e tė ec shlirshėm pastaj kah oda. Tek ai ballė oxhaku, aty nė anėn e djathtė e tė pėrqafem fortė me ty, si herėn e mbramė. Shushurimave nuk u besoj . As shushuritėsve. Vetėm atij imazhi qė nė sytė e mi ka mbetur i pavdekshėm, i besoj. As dua ta ndėrroj me ndonjė imazh tjetėr. Ti nuk e lėshon Prekazin, as shtėpinė e as odėn. Ti nuk ndahesh nga Meka e shqiptarisė, tek e cila do tė arrij e do t'i shtrėngojmė fort kėto duar. Kot e ka kjo udhė qė mė bishtnon. Kėto nėntė vite qė ma mbėshtjellin kohėn dhe udhėn nėpėr kėtė rreth vicioz. Kot e kanė. Nė ditėn e shkruar, do arrij aty ku isha para nėntė vitesh pėr ta dėshmuar ecjen e pasosur drejt pavdekėsisė sate. (19 dhejtor 2007- 3 Mars 2008)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara