HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga provinca (6)

Hilet rreth njė kufiri

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit RRUSTEMI Mes Republikės sė Kosovės dhe IRJM-sė pritet sė shpjeti vijėzimi i kufirit. Apo, siē thot populli vendosja e gurėve tė megjės. Kufiri apo guri i megjės pėrherė ka nxjerrė telashe. Qoftė kur ėshtė vėnė pėr herė tė parė, kur ėshtė luajtur apo edhe kur ėshtė prishur.
Nė tė kaluarėn, kėto ngatėrresa pėr gurė megjėsh shpesh kanė pėrfunduar me tė shtėna pushkėsh por, nuk janė zgjidhur. Ėshtė dashur rishtas tė ulen odash apo nė tryezė, pleqnarė a zyrtarė, tė cilėt jo pak nėpėr tė kaluarėn tonė ia kanė mbajtur anėn tė fortit.
Kontesti (nė gjuhėn juridike) apo ngatėrrimi pėr kufirin mes Kosovės dhe IRJM-sė, sidomos pėr pjesėn nga Hani I Elezit e deri nė gurin tremegjėsh nė Kodrėn e Madhe mbi fshatin Dunav qė tashmė de fakto dhe de jure ndan tri shtete, nis qė nga legjenda.

Edhe sot e kėsaj dite nė Grykėn e Karadakut rrėfehet se si dy vėllezėr, (bij tė Kolės) kishin vendosur pėr ta ndarė nė dy pjesė hapėsirėn qė zotėronin mes Kumanovės dhe Gjilanit, hapėsirė kjo qė kryekėput bie kėndej e andej Grykės sė Karadakut. Dy vėllezėrit vendosin qė tė nisen me agun e parė tė diellit, njėri nga ana e Moravicės (pjesa e Kumanovės) e tjetri nga Ura e Moravės (pjesa e Gjilanit). Aty ku do bėheshin bashkė do ishte dhe guri i mugjės.
Kur takohen diku mbi Zllakuqan (lagje e Stanēiqit), pak pa arritur nė Bellanofc, ngatėrrohen keqas me fjalė, duke u akuzuar mes vete se nuk janė nisur nė tė njejtėn kohė.
Akuzat e vėllezėrve pėrfundojnė me gjakderdhje dhe sot e atė ditė ai vend quhet Te Ujt' e Kuq .
Megjithėse ky ėshtė vetėm njė variant i kėsaj legjende dhe kėtij toponimi qė thellė ėshtė ngulitur nė popull, deri nė ditėt e sotme nė kėtė pjesė qė ndanė tash kėto dy shtete, gurė megje apo kufi ende nuk ėshtė ngulur apo qartėsuar.
Gjatė kohės sė Perandorisė osmane, kėto treva kanė qenė tė pandashme. Tė pandashme ishin edhe me ardhjen e Serbisė sė parė e cila i pushtoi qė tė dy pjesėt.

Gjatė luftės sė dytė botėrore u bėnė dy orvatje pėr tė vendosur njė kufi. Fillimisht Italia fashiste dhe Bullgaria kėto hapėsira i ndan pėrmes rrjedhės sė lumit Morava. Madje ende nė popull ruhet toponimi "Udha e bugarit" e ngritur qė nga Kaēanaiku, nėpėr Viti dhe pėrgjatė gjithė lumit Morava deri nė Konēul.
Si pėr ironi, njerėzit thonin se u dėnua ai vėllau qė u pat nisur para kohe prej Urės sė Moravės dhe, pikėrisht aty u pat vendosur kufiri, i cili pat marrė dhe jetėra njerėzish sepse nuk ishin mėsuar me kufij mes tokash tė tyre.
Si kundėrpėrgjigje, pas kapitullimit tė bullgarėve, kufiri u zhvendos nga Ura e Moravės dhe u bart krej tė anėn tjetėr tė Moravicės, pėrgjatė Udhės sė frengit( hekurudhės) duke e ndarė tė njejtėn nė dysh, pėr njė periudhė tremujore qė nė popull ende njihet si "tri ditė Shipni". Sepse, tre muaj luftėrash, derisa e morėn pėrfundimisht komunistėt e Titos, kaluan sit ė ishin tri ditė.

Nė kėtė pjesė, sėrish nuk pati gurė tė ngulur. Ishte vetėm njė vijė e butė administrative qė ndante tokat pėrmes komunash kadastrale.
Pas prishjes sė ish Jugosllavisė dhe mėvetėsimit tė IRJM-sė, deri mė 12 qershor 1999. serbėt patėn ngulur ēadrat nė njė lagje tė Stanēiqit qė quhet Toplanė, ndėrsa maqedonėt rrinin njė kilometėr mė larg.
Pėrpjekjet e disa hershme sidomos gjatė viti 1997 mes ish RFJ-sė qė kishte ngelur vetėm me Serbinė dhe Malin e Zi (kuptohet edhe me Kosovėn qė mbahej me dhunė) dhe IRJM-sė, rezultuan tė pasuksesshme.
Serbia dėshironte t'i kishte nė dorė majat e Karadakut dhe ta mbante gjithnjė nėn vėzhgim IRJM-nė e cila, natyrisht nuk pajtohej dhe kontesti mbeti i pazgjidhur deri nė shkurt 2001 kur, kėto dy shtet (Serbia dhe Maqedonia) krejtėsisht nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 e "zgjidhėn" kėtė lėmsh qė ishte nyjėzuar qė nga ajo legjendė. Madje, Serbia "ēuditėrisht" bėri koncesione ndaj IRJM-sė, koncensione kėto qė kėtij shteti, emri i tė cilit ende nuk ėshtė zyrtarizuar iu shpaguan si dhuratė me bartjen e konfliktit tė armatosur nga Lugina e Preshevės nė Tanushė (qė u pėrshkallėzua shumė shpejt deri nė Tetovė).

Kontesti i tashėm - dhuratė e Serbisė

Kėmbėt e Arushės i mbetėn nė dorė IRJM-sė si dhuratė, dhuratė tė cilėn tashmė kjo republikė po mundohet me ruajt me fanatizėm nė emėr tė 2500 hektarėve tokė qė pėrfitoi, madje duke kushtėzuar edhe njohjen e Republikės sė Kosovės.
Protesta, reagime, madje edhe njė rezolutė e Kuvendit tė Kosovės (pavarėsisht se u zhvlerėsua brenda pesė minutash) shtynė vijėzimine kufirit dhe nguljen e gurėve deri mė sot, kur, dy shtetet tashmė kanė formuar komisionet dhe pritet tė dalin nė terren.
Por, shumė gjėra megjithatė edhe mėtutje mbeten diskutabile.
Do ta pranojė kaq lehtėsisht Republika e Kosovės humbjen e 2500 hektarėve nė emėr tė njė njohjeje nga njė shtet, i cili ende nuk ka njė emėr zyrtar dhe gjithashtu ėshtė i kontestuar. Apo do tė heq dorė IRJM nga ratifikimi i Marrėveshjes me ish RFJ-nė (Mali i zi& Serbi) rreth kėsaj pjese tė kufirit , ratifikim qė ndodhi me 23 shkurt 2001, madje qė pas dy javėsh nė njė mėnyrė u legjitimua edhe nga Kėshilli i Sigurimit?

Apo, do gjendet njė kompromis nga arbitrimi i NATO-s, duke i trajtuar tek-tuk disa pjesė pronash (sidomos nė Debelldeh). Propozimi gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės i presidentit Marti Ahtisaari, lė pak shpresa pėr njė zgjidhje tė ndėrmjeme . Neni 3 qė ka pėr shtjellim kufirin nė Aneksin e VIII-tė thotė decidivisht:"Kosova do tė angazhohet me ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė pėr themelimin e njė komisioni tė pėrbashkėt teknik brenda 120 ditėve nga hyrja ne fuqi e kėsaj zgjidhjeje, pėr tė pėrkufizuar vijėn fizike tė kufirit dhe pėr trajtimin e ēėshtjeve tjera qė dalin nga zbatimi i marrėveshjes sė vitit 2001 nė mes Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. PNC dhe PUN do tė pėrfaqėsohen nė kėtė komision pėr tė lehtėsuar diskutimet nė mes tė dy palėve dhe ata mund tė marrin pjesė nė procesion e demarkacionit tė kufirit me kėrkesė tė cilėsdo palė" (3.3).

Pavarėsisht se ky nen parasheh "trajtimin e ēėshtjeve" si dhe "lehtėsimin e diskutimeve", qė nėnkupton se i ka parasysh reagimet e shprehura nga tė dy palėt e veēmas nga ajo kosovare, Propozimi zotit Ahtisaari, menjėhėrė nėn kėtė nen, rikujton deklaratėn e Kėshillit tė Sigurimit tė datės 7 mars 2001, ku bėhet "thirrje pėr nevojėn e respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial t ėish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Nė kėtė kontekst thekson se marrėveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nėnshkruar nė Shkup mė 23 shkurt 2001… duhet tė respektohet nga tė gjithė".
Shihet qartė se ajo hilja e shprehur qė nga kohėra mė tė largėta, ėshtė zhvendosur nga legjenda dhe nga Ujt' e Kuq e nė Kėshillin e Sigurimit, pavarėsisht se Ish Republika Federative e Jugosllavisė, sipas Rezolutės 1244 nuk ka mundur atė kohė (23 shkurt 2001) tė bėj marrėveshje me IRJM-nė. Vetėm nėse UNMIK-u ka qenė atė kohė ndėrmjetėsues apo ka dhėnė pėlqim pa i pyeur fare udhėheqėsit dhe institucionet e pėrkoshme kosovare.

Po, UNMIK-ut asnjėherė s'ka pranuar qė ėshtė konsultuar apo ka ndėrmjetėsuar nė emėr tė Kosovės rreth kėtij kontesti kufitar, pėrveē nėse e ka fshehur pjesmarrjen e vet nė krejt kėtė "ēorbė", anise anulimi i menjėhershėm i Rezolutės sė Kuvendit tė Kosovės nga ana e PSSP-sė lė hapėsirė pėr tė dyshuar.
Brenda periudhės njėveēare, aq sa parashihet puna e Komisionit tė pėrbashkėt ndėrshtetėror pėr ta bėrė vijėn fizike tė kufirit, mbetet shumė diskutabile mundėsia e "trajtimit tė ēėshtjeve" tė ngritura nga pala kosovare, pavarėsisht deklarimeve tė udhėheqėsve tanė.
Bile kėto deklarime mė tepėr janė demagogjike dhe pak a shumė tė veshura me njė llojė patriotizmi, sepse gjithnjė mbėshtetje e kanė Propozimin gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės tė presidentit Ahtisaari. Sidmos ky propozim ėshtė bėrė thuaja shahadet pėr kryeministrin Thaēi.

Udhėheqėsit tanė, gjatė kėsaj kohe mė tepėr do tė ishte nė interes t'ju ofrojnė argumente pėr pronat tona Pėrfaqėsuesit Civil ndėrkombėtar (Eulexit - Piter Fejtit) dhe pranisė ushtarake ndėrkombėtare (NATO-s) se sa palės maqedone.
Qeveria e Kosovės, pėrkatėsisht kryeministri do duhej tė pėrqėndrohej te ēėshtjet qė duhet trajtuar e qė si nėpėr gishtėrinj i ka pėrbiruar Presidenti Ahtisaari dhe t'i grumbullojė argumentet, madje edhe duke u ngjitur sėpaku nganjėherė deri nė Debeldeh e Stanēiq, pikėrisht nė vendin e ngjarjeve e, jo vetėm nga konferencat e shtypit tė thirret gjithnjė nė Propozim. Korigjimi eventual i asaj Marrėveshjeje tė 23 shkurtit 2001 tė cilėn e patėn votuar edhe njė pjesė e deputetėve shqiptar nė Kuvendin e IRJM-sė (PDSH)mė tepėr do tė jetė nė duart e ndėrkombėtarėve sesa nė mundėsinė e kosovarėve apo nė vullnetin e fēinjėsisė sė mirė nga ana e palės maqedone.
Pėrndryshe ajo hilja qė rrjedh prej legjendės ( nė njėrin nga variantet) dhe qė nuk u zhbė as pas derdhjes sė gjakut, fare lehtė mund tė mbijetojė edhe mėtutje sepse jorastėsisht nuk ėshtė lėnė dhuratė prej Serbisė.

Gjilan, 28 Mars 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara