HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga periferia (7)

DITA E TRIUMFIT pėr Haradinaj

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit RRUSTEMI Kosova dhe pėrgjithėsisht pjesa dėrmuese e shqiptarėve presin me padurim qė 3 Prilli tė jetė Dita e Triumfit pėr ish kryeministrin e Kosovės dhe ish komandantin e UĒK-sė pėr Zonėn Operative tė Dugagjinit, Ramush Haradinajn.
Dita e Triumfit ndaj njė aktakuze shpifėse me tė cilėn u pėrball atdhetari, ēliruesi, politikani, udhėheqėsi institucional dhe lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj nė kėto tri e sa vite, do tė ishte shpėrblimi mė i madh pėr Kosovėn e pas pavarėsisė, pėr Republikėn pėr tė cilėn flijoi shumė Ai, Familja e tij dhe pėrgjithėsisht familja qė tash identifikohet me shtetin mė tė ri nė botė, Kosova.
Kjo Ditė Triumfi, do tė ishte shpėrblim mė i merituar dhe mė i pritur pėr shqiptarėt kudo qė janė nėpėr botė, sepse do jetė Ditė e Triumfit tė sė vėrtetės mbi gėnjeshtrėn, Ditė e Triumfit tė sė drejtės mbi tė shtrembėrėn, Ditė e Triumfit tė lirisė ndaj robėrisė, po, edhe Ditė e Triumfit tė synimit dhe arritjes sė pavarėsisė, si gjakim brezash nėpėr kohė qė nga Lidhja e Prizrenit e kėndej.
Kjo Ditė, dhėntė zoti, tė jetė edhe Ditė e Triumfit tė drejtėsisė kombėtare e ndėrkombėtare, ndaj gjithė atyre qė ishin antikombėtarė dhe antindėrkombėtarė. Tre Prilli do jetė edhe Ditė e Triumfit pėr Gjykatėn e Hagės, pėrmes sė cilės do tė dėshmohet edhe njėherė e drejta e njė populli pėr ēlirim dhe ngadhnjim ndaj njė pushtuesi shekullor dhe shėrbėtorėve tė tij.

Triumfuesi Ramush
Dita e Triumfit ka njė personazh kryesor, ka njė Triumfues dhe ky, padyshim ėshtė Ramush Haradinaj.
Pas kėtij Triumfuesi nė kėto tri vite pėrpjekjesh pėr tė arritur deri te kjo Ditė, janė rreshtuar me mijėra e mijėra veta, me qindra mijėra, qoftė pėrmes marshimesh, qoftė pėrmes petiicionesh e nėnshkrimesh, qoftė pėrmes solidarizimesh dhe mbledhje kontributesh, duke qenė tė bindur se e drejta ėshtė nė anėn e Tij, tė Ramushit dhe tė kėtij populli tė pėrvuajtur qė mė nė fund i shkrepi drita e lirisė dhe pavarėsisė, mundėsia pėr ta bėrė pėrnjėmend shtetin.
Ramushi e meritoi epitetin e Triumfuesit edhe gjatė luftės, pavarėsisht sfidave, pavarėsisht pėrfoljeve, ndėrskamcave, anatemimeve… pavarėsisht peripetive dhe rreshtave tė rralluar deri edhe nė dhjeta gishta gjatė luftės pėr lirinė e Kosovės. Ai mbeti nė Kosovė me ata qė i qėndruan besnikė, mbeti mė i fortė, pavarėsisht numrit tė luftėtarėve qė e rrethonin. Mbeti triumfues sepse ishte fund e krye brenda Kosovės dhe kacafytej parreshtur me shpurėn pushtuese serbe, edhe kur i numėronte fishekėt e fundit, edhe kur i ndante me luftėtarė kafshatat e fundit tė bukės, tė shpresės.
Ai meriton kėtė epitet nė saje edhe tė besimit tė palėkundur se do tė vinte dita e lirisė pėr Kosovėn, njejtė sikur tash qė do tė vijė Dita e Lirisė pėr Ramushin.

Ai u bė Triumfues edhe pas luftės pėr lirinė e Kosovės, nė ndėrtimin e paqes, zhvillimit dhe arritjen e pavarėsisė. Triumfues nė ndėrtimin e shtetit, duke hequr uniformėn e zjarrėfikėsi e duke e provuar un iformėn e njė paqebėrėsi. Dhe, pati sukses. Me sinqeritetin e tij dhe burrėrinė e manifestuar si brenda ashtu edhe jashtė Kosovės, pėrkundėr ndonjė emocionaliteti apo veprimi tė nxituar, Ai krijoi hapėsira mirėkuptimi, pėrafrimi dhe bashkėpunimi po, edhe pranimi, kudo, madje edhe nė qarqet ndėrkomėbatre, duke fituar edhe mbėshtetjen e mikut mė tė madh tė shqiptarėve, amerikanėve.
Hyri ballėhapur nė Kuvendin e Kosovės, ndikoi nė arritjen fillimisht tė njė formule bashkėqeverisėse e, mė pas u bė promotor i ndėrtimit tė pėrgjegjėsisė institucionale, pozitė - opozitė, duke hyrė nė tė mirė tė Kosovės dhe synimeve tė saja nė koalicion me ata kundėr tė cilėve vetėm ēka nuk i kishin shkrepur pushkėt.
Ishte qėllim madhor i Tij bėrja e shtetit dhe Ai ia shtrinte dorėn secilit, edhe pacifistit, edhe nacionalistit, edhe marksist -leninistit. Dėshironte qė tė gjithė t'i kishte nė njė rresht, nėn njė qėllim e, pėr njė vision:Kosovėn shtet Sovran e tė pavarur.

Pėr tre muaj ishte shembulli mė i mirė i udhėheqjes nė Kosovėn e pasluftės. I papėrsėritshėm deri mė sot. I pashembėllt edhe nė ēastin mė vendimtar pėr karrierėn e tij, nė pėrcaktimin pėr t'u pėrballur me drejtėsinė ndėrkombėtare pa e dėmtuar interesin e Kosovės. Sepse pėr tė ishte dhe mbeti: Kosova mbi tė gjitha.
Akti i shkuarjes vullnetare nė Hagė nga pozita e njė kryeministri me porosinė madhore se mbi tė gjitha ėshtė interesi i Kosovės, bėri qė ai moment kritik tė pėrballohet denjėsisht.
Bota mbeti pa tekst dhe gjithė dashakeqet e Kosovės e tė Ramushit. Madje edhe shpifėsit e tij. Edhe fabrikuesit e aktakuzės sė tij, udbashėt e Serbisė. Beogradi zyrtar.

Pa tekst mbeti edhe akuzuesja e Tribunalit tė Hagės, Prokuroria e cila u "dorėzua" para maturisė sė tij dhe tė njė populli e, qė ishte meritė e Ramushit dhe, para se gjithash njė Triumf i Ri nga ana e tij.
Ndėrkombėtarėt dhe, ata qė po punojnė pėr njė shoqėri demokratike dhe pėr njė Kosovė stabile, nga tė gjitha sferat, e ēmuan kėtė akt tė Ramushit, e ēmuan kėtė sjellje dinjitoze tė kėtij populli duke e shpaguar me mirėkuptim, edhe pėr Ramushin, pėr familjen e tij po, edhe pėr Kosovėn.

Tash, radha dhe pritja ėshtė pėr Trimfin mė tė i tė Ramushit, lirimin nga akuzat shpifėse tė Hagės, tė konstruktuara nga regjimi millosheviqėian e Beogradit dhe pasuesve tė tij dhe, kthimi i Tij nė detyrė, nė ngritjen, zhvillimin dhe pėrsosjen e kėtij shteti tė ri, nė tejkalimin e kėsaj brishtėsie momentale dhe, sforcimin e tij.
Ramushi, e ka vullnetin, fuqinė, mbėshtetjen po, mbi tė gjitha, e ka guximin pėr ta bėrė atė qė po e prźt ky popull: funksionalizimin e shtetit tė Kosovės dhe identiifikimin e kėtij shteti me tė Zotin e Shtėpisė, me miqtė e kėsaj shtėpie. Tre Prilli do tė jetė Dita e Vendimit pėr Triumfin mė tė ri tė njė ēliruesi, ndėrtuesi dhe vizionari. Do jetė dhe dhurata mė e mirė pėr kėtė popull por, edhe pėr ditėlindjen time.
Mirė se vjen me emblemėn e triumfuesit, Ramush Haradinaj. Kosova tė mirėpret. Si nana birin e saj.

Gjilan, 2 Prill 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara