HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga periferia (8)

KOMPROMISI I RADHĖS…

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit RRUSTEMI Duke mos i penguar zgjedhjet parlamentare e, duke i kundėrshtuar vetėm ato lokale, tė cilat Serbia i ka paralajmėruar se pėr herė tė parė do t'i organizojė pas vitit 1999 edhe nė Kosovė, administrata e UNMIK-ut (me pajtimin e heshtur edhe tė institucioneve tona) nuk po bėn asgjė mė pak apo mė shumė pos kompromisin e radhės nė raport me Serbinė, tash pėrnjėmend vend fqinj i yni, nėse nuk e kemi harruar shaplljen e pavarėsisė sė Kosovės me 17 Shkurt 2008 dhe njohjen e saj nga 36 shtete deri mė tash.

Nė rastin e parė (mbėshtetur nė deklaratat e zyrtarėve tė UNMIK-ut qė shumė gjasojnė edhe me krerėt e institucioneve tona), gjithnjė thirren nė Pakon e presidentit Ahtisaari, Pako tė cilėn e ka miratuar edhe Kuvendi i Kosovės se parimi i dyshtetėsisė ua lejon serbėve tė Kosovės pjesmarrjen nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė.

Nė rastin e dytė, kėrkojnė shpėtim nga Rezoluta 1244 duke ftuar Serbinė nė respektimin e saj, meqė tash sė voni ėshtė thirrur aq shumė nė tė, duke e rikujtuar se po bėn shkeljen e saj.

Meqė nė Kosovė, nga 17 Shkurti e kėndej ėshtė krijuar njė situatė e re, zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė, as nė nivelin parlamentar e, as nė nivelin lokal nuk do duhej lejuar.

Parimi i dyshtetėsisė, si pjesė e Pakos sė Ahtisaarit, nuk mund tė pėrdoret si argument pėr lejimin e mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare tė Serbisė nė Kosovė, sepse as serbėt e Kosovės e, as Serbia si shtet fēinj nuk e kanė pranuar as Pakon e presidentit Ahtisaari e, as shtetin mė tė ri nė Europė e botė, Republikėn e Kosovės.

Madje, pro kėsaj Pakoje nuk janė deklaruar pozitivisht as numri simbolik i atyre serbėve qė ishin votues nė zgjedhjet e vjeme tė 17 Nėntorit 2007 apo as edhe ata zyrtarė tė kėtij nacionaliteti qė sot janė ministra apo zyrtarė tė ndryshėm qeverie, pėrkundėr privilegjeve tė mėdha qė ju sigurohen pėrmes saj, madje mė shumė se ēdo nacionaliteti tjetėr nėpėr shtetet edhe mė tė zhvilluara tė botės.

Edhe po ta kishin bėrė njė gjė tė tillė, duke e pranuar shtetin e Kosovės, si qytetarėt e saj serbė, ashtu edhe fēinji ynė Serbia, Beogradi do duhej qė pėrmes Prishtinės zyrtare tė kėrkojė krijimin e kushteve pėr pjesmarrjen nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, tė tė gjithė atyre serbėve qė dėshirojnė tė jenė pjesė e kėtij procesi dhe qė i janė nėnshtruar parimit tė dyshtetėsisė, pėrfshirė kėtu edhe ndihmesėn nė pėrpilimin dhe verifikimin e listės sė votuesve.

As serbėt e kėtushėm e as Serbia nuk i janė nėnshtruar kėtij rregulli elementar ndėrshtetėror dhe as qė po mendojnė ta bėjnė njė gjė tė tillė, kėshtuqė edhe zgjedhjet parlamentare, pavarėsisht se UNMIK-u as nuk i ndihmon (organizon) e as nuk i pengon, janė ilegale,nė kundėrshtim me Pakon e presidentit Ahtisaari dhe cėnojnė rėndė sovranitetin e Republikės sė Kosovės. Madje po ta shikojmė mė hollė, edhe organizimet paraprake tė zgjedhjeve parlamentare tė Serbisė nė Kosovė, kanė qenė dhe mbeten nė kundėrshtim tė thellė edhe me Rezolutėn 1244, sepse ėshtė ndėrruar titulluari, njėsoj siē ėshtė zhbėrė e tėrė ajo ish Jugosllavi qė pėrmendet brenda kėsaj Rezolute qė ėshtė ende nė fuqi. E, mos tė flasim pėr zgjedhjet lokale tė cilat po pretendon t'i organizojė Serbia pėr herė tė parė pas vitit 1999-tė. Ani tash kur veē ėshtė bėrė shteti i Kosovės dhe ai dita ditės po mėton tė funksionalizohet dhe sillet si shtet.

Pėrkundrazi, Serbia pėrmes serbėve tė Kosovės vetėm sa po e pėrshkallėzon kontestimin e shtetit tė Kosovės, para qytetarėve tė saj dhe vetė botės, duke i shfrytėzuar tash edhe zgjedhjet e 11 Majit tė cilat, merre me mend, nė Serbi organizohen vetėm pėr nivelin qendror, ndėrsa nė Kosovė plus edhe pėr nivelin lokal. Dhe, krejt kjo edhe nė funksion tė provokimit tė faktorit ndėrkombėtar, nė veēanti tė atyre shteteve qė mbėshtetėn shpalljen e pavarėsisė dhe njohėn Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur.

E po ndryshe, pėrpjekja pėr destabilitet nė kėtė pjesė tė Europės (nė tė cilėn vazhdimisht ėshtė thirrur dhe po vepron Serbia) nuk ka brirė. Pjesė e kėtij destabiliteti dhe e manipulimit tė radhės sėrish po bėhen ata qė tashmė janė trajnuar pėr veprime tė kėtilla, serbėt e Kosovės. Kėta si duket ju kanė pėrshtaur kėtij roli dhe, gjitherė qojnė ujė nė mulli tė kėsaj apo asaj force politike nė Serbi e, asnjėherė nė mullirin e tyre, ku jetojnė e veprojnė.

Qartėsimi i pozicionit institucional

Institucionet tona dhe krerėt udhėhqės tė po kėtyre instiucioneve, meqė janė tė rrethuar me nga disa rrathė kėshilltarėsh, ėshtė mirė t'i zbėrthejnė me kohė Rregulloret dhe aktet e aprovuara edhe me mbėshtetjen ndėrkombėtare e jo tė bijnė viktimė e interpretimeve tė dobėta apo e pritjeve tė pėrhershme tė kėtyre interpetimeve nga Njujorku, Brukseli apo ndonjė qendėr tjetėr e vendosjes.

Bile edhe kundėrshtitė e karakterit politik janė mėsuar t'i bėjnė tek pas ndonjė zyrtari tė lartė amerikan apo tė ndonjė institucioni relevant ndėrkombėtar dhe, asnjėherė thuaja nuk paraprijnė nė marrjen e qėndrimeve.
Pasojė e kėsaj ngathtėsie ėshtė edhe ky kompromis tashmė thuaja i arritur pėr lejimin e zgjedhjeve parlamentare e mosnjohjen e atyre lokale. Njė manipulim i mirė terminologjik ky, qė nė njė mėnyrė i hedh hi syve opinionit publik. Sepse, ndryshe ka kuptim "mosnjohja"siē po thuhet e, ndryshe "pengimi" apo edhe ndalimi.

Nėpėr komunat qė dominohen nga serbėt dhe nėpėr ato qė janė paraprė tė themelohen sipas Pakos sė presidentit Ahtisaari e qė janė kryesisht komuna etnike serbe, zgjedhjet lokale do duhej tė organizohen, njėmend pas 11 Majit por nė vitin 2009-tė, pas kalimit tė tranzicionit dhe periudhės nėntė mujashe si dhe pas definimit tė kufijve komunal sipas Pakos dhe procesit tė decentarlizimit. E, nė asnjė mėnyrė jo si zgjedhje tė pjesshme brenda Kosovės po si zgjedhje tė pėrgjithshme lokale, natyrisht edhe me ato parlamentare (meqė janė pjesė pėrbėrėse e po kėsaj Pakoje) sepse kėto janė marrė dhe janė obligime institucionale tė Kosovės, pėr ē'gjė udhėheqėsit tanė duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm dhe zbatues tė tyre.

Kjo rrugė ėshtė e vetmja zgjidhje pėr serbėt e Kosovės nėse mėtojnė ta kėrkojnė edhe mėtutje si dhe ta ndėrtojnė perspektivėn e tyre nė Kosovė. Prandaj edhe do duhej ta gėzojnė mbėshtetjen si tė shumicės nė Kosovė, ashtu edhe tė shteteve qė investuan dhe ndihmuan nė pėrcaktimin e statusit qė ka tash po kjo Kosovė.

Ēdo devijim tjetėr, qoftė nga Rezoluta 1244 apo edhe nga Pakoja pėr tė cilėn thuaja janė bėrė "ikajl" tė zbatohet edhe ata qė ishin kundėr nga radha e shqiptarėve, do tė ishte cėnim i sovranitetit tė Kosovės (nėse vėrtetė ajo ėshtė sovrane) dhe cėnim i institucioneve tė saja demokratike po, edhe tė institucioneve ndėrkombėtare tė cilat nė kėto nėntė vite kanė investuar shumė qė kėtu tė vendosjet njė gjendje stabile politike, institucionale dhe mbi tė gjitha njė gjendje e sigurisė dhe paqes pėr gjithė qytetarėt e saj.

Stopimi i zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė nė tė dyja nivlet, (pėr tė cilėn gjė kam tėrhequr vėrejtjen edhe mė parė), do tė dėshmojė se vėrtetė kėtu ka shtet dhe po veprojnė si shtet. Nė tė kundėrtėn, sėrish do tė rreshtohen njė serė pikėpyetjesh dhe Serbia vetėm sa do ta pėrshkallzojė kontestimin dhe provokimin si ndaj shqiptarėve ashtu edhe ndaj ndėrkombėtarėve, para se gjithash shteteve qė njohėn Republikėn e Kosovės.

Kuvendi i Kosovės, hiē mė larg se nė seancėn e radhės do duhej formuluar qėndrimin e tij, pėrmes njė deklarimi nė formė rezolute, nė tė cilėn do tė qartėsonte krejt kėtė lėmsh qė ėshtė krijuar e po mbėshtillet rreth kėtyre zgjedhjev e, bashkė me kėtė edhe kėrkesėn pėr mbrojtjen e sovranitetit tė Kosovės, tė territorit dhe tė institucioneve tė saja, sipas pėrgjegjėsisė sė ēdo instance vendore apo ndėrkombėtare nė kėtė aspekt, duke obliguar njėkohėsisht edhe vendosjen e pikave kufitare me Serbinė dhe, duke i kontrolluar hyrje - daljet Kosovė - Serbi (veēmas tė politikanėve serbė - qofshin ata edhe ministra), pėr tė cilėt do duhej tė vlejnė rregullat si edhe pėr shtetet tjera tė Europės dhe botės.

Gjilan, 17 Prill 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara