HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bisedė pėr tė pėrditshmen ZĖRI

LETĖRSISĖ SHQIPE DOMOSDO I NEVOJITET NJĖ RIKONFIGURIM

-- intervistė nga Sabit Rrustemi, Zėri

(me kritikun dhe studiusin e ri tė letėrsisė, z. Tahir Arifin)

Kohė mė parė, kritikės letrare iu shtua edhe njė emėr, pikėrisht nė kohėn kur mendimi kritik pėr atė qė ka mbetur si trashėgimi letrare apo pėr qė po krijohet sot, ėshtė fare i pakėt.
Ky emėr i ri i kritikės vjen nga Gjilani, dhe quhet Tahir Arifi. I bashkangjitet emrave tė rrallė nga ky qytet qė merrem me studime nė fushėn e letėrisė, sidomos tė plejadės sė re me Nuhi Ismajlin e Mehmetali Rexhepin.
I heshtur pėr nga natyra, i kursyer prej fjalėsh dhe sidomos pėr veten, hyri bindshėm dhe tepėr serioz nė fushėn mė tė ndjeshme tė kritikės letrare me studimin "Poezia e Rexhep Elmazit", pėrmes tė cilit studim edhe magjistroi nė letėrsi. Ky dhe ishte shkasi pėr njė bisedė pėr tė pėrditshmen "Zėri" dhe lexuesit e saj.

"Zėri":
Botės letrare shqipe, tash sė voni, nė fushėn e letrave dhe, mbi tė gjitha fushės sė mendimit kritik, ju shtua dhe njė emėr i ri, Tahir Arifi. Cili nė tė vėrtetė ėshtė ai?

Tahir Arifi:
Nė vitin qė poeti Rexhep Elmazi i dha "Frymėmarrje" artit tė tij, nė njė kėnd tjetėr tė hapsirės sonė pa pasur asnjė lidhje me kėtė zhvillim ndjeu frymėn e parė Tahir Arifi, qė rreth dyzet vjet mė vonė do tė ndjejė mė ndryshe "Frymėmarrjen"e vitit jo shumė tė largėt 1972.

"Zėri":
Sfiduat bindshėm fushėn e kritkės me njė studim letrar duke riaktualizuar krijimtarinė poetike tė Rexhep Elmazit, njė ndėr krijuesit mė premtues tė kohės dhe njėkohėsisht mė tragjikėt. Ju provokoi veprimtaria e tij atdhetare, poezia apo fati tragjik i njė krijuesi?

Tahir Arifi:
Individėt nuk janė tragjik, ata mund tė jenė vetėm komik …do tė thoshte njė emėr i njohur i letrave, prandaj mendoj se ishin qė tė tria kėto momente qė ju shtroni nė pyetje. Fati tragjik lind njė poezi "par exellenc", ndėrsa veprimtaria atdhetare e pėrplotėson sinqeritetin e kėsaj poezie dhe tėrė kjo e ndėrthurur me njė talent tė lindur tė jashtėzakonshėm.

"Zėri":
Duke e vlerėsuar nga shumė aspekte krijimtarinė letrare tė Rexhep Elmazit, ē'vend zė figura e tij nė letėrsinė shqipe? Nė tė vėrtetė, Rexhep Elmazi a ishte mė shumė poet apo atdhetar, apo njė simbiozė e pandarė dhe fatkeqėsisht e ndėrprerė?

Tahir Arifi:
Ishte njė "Uragan i ndėrprerė" siē do tė thoshte Kadare nė situate tjetėr; ishte simbiozė mė e pėrkryer e mundshme e krijuesit dhe atdhetarit siē do tė thoshte dikush nga miqtė e tij; ishte njeriu i veēantė prej tė cilit do tė mėsonin edhe ata qė sot janė "emra" nė letėrsinė tonė. Ai ishte i tillė, i veēantė edhe si atdhetar, edhe si poet… madje edhe si njeri qė politika i ka ngushtuar frymėmarrjen.

"Zėri":
Pse e zgjodhėt pikėrisht Poezinė e tij pėr njė studim letrar? Ishte njė vlerė letrare e pashtjelluar nga kritika , njė fat i ndėrprerė prej krijuesi apo dhe njė mosgatishmėri i kritikės sė kohės pėr t'u marrė me poezinė e Rexhep Elmazit?

Tahir Arifi:
Ata qė mė shumė folėn pėr Rexhepin si poet e atdhetar ishin kryesisht miq tė idealit tė poetit. Kritika me ndonjė pėrjashtim pak e lakoi emrin e tij sepse s'ishte lehtė tė flasėsh pėr tė nė rrethanat e asobotshme. Mė vonė me pėrjashtim tė miqėve tė tij nė Gjilan sikur u harrua, ndėrsa gjithkund ishte potencuar talenti, origjinaliteti dhe vlera e pakontestueshme e artit tė tij. Marrė parasysh tė gjitha kėto, si bashkvendės dhe studiues ndjeva obligim edhe profesional po edhe moral qė artit tė kėtij poeti t'i depėrtojė mė nė thelb nga sa i ishte depėrtuar mė parė.

"Zėri":
Cilat janė mesazhet letrare tė riaktualizimit tė figurės dhe krijimtarisė letrare tė Rexhep Elmazit?

Tahir Arifi:
Letėrsisė shqipe domosdo i nevoitet njė rikonfigurim.Duhet tė lirohemi, mbase nga deklamimi i vargjeve pėr plisin, gurin, kėshtjellėn (sigurisht jo t'i hedhim nė harresė) dhe tė shohim dimensione tė tjera tė shtrirjes poetike nė dekadat e fundit. Nė kėtė drejtim Rexhep Elmazi ėshtė njėri nga emrat mė emblematik, qė mbase qėllimshėm "ėshtė harruar". Nė kėtė rikonfigurim vendi i poezisė sė kėtij poeti duhet tė jetė as mė pak e as mė shumė se aty ku ishte nė vitet gjashtėdhjetė e shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, kur hierarkinė e pėrcaktonte Kuvendi i poezisė shqipe "Jeta e Re".

"Zėri":
Meqė e keni filluar me studime tė kėtilla letrare veprimtarinė tuaj kritike ( me shkrimtarė qė kanė pėrmbyllur punėn krijuese pėr fate dhe rrethana tė ndryshme), do ta vazhdoni kėshtu edhe me studime tjera.

Tahir Arifi:
Sikur mė tėrheqin krijuesit qė jeta u fali pak gėzime,shumė ėndrra dhe ne na e falėn shpirtin e tyre pėrmes artit jashtėzakonisht tė realizuar. Sigurisht, ėshtė mė e lehtė tė flasėsh pėr krijues qė kanė pėrmbyllur veprimtarinė, duke e ditur se njeriu ėshtė qenie dinamike. Pastaj edhe logjika e "distancės" tė jep mė shumė mundėsi qė tė njohėsh mė mire artin poetik nė kėtė rast.

"Zėri":
A ju duket se nė dekadėn e fundit, veēanėrisht, ndjehet njė boshllėk i mendimit dhe vlerėsimit kritik pėr atė qė shkruhet dhe botohet sot nė Kosovė

Tahir Arifi:
Kritka ėshtė po nė atė nivel ku ėshtė edhe krijimtaria.Nuk ka "censure"ndaj secilin mund ta shpllėsh poet;ndaj secili mund tė merret me kritikėn. Nė kėtė pėshtjellim edhe arti serioz e edhe vėshtrimet serioze pėr tė kalojnė pa u vėrejtur. Megjithkėtė ajo qė shėnon vlerė nė tė dyja kėto veprimtari do tė mbijetojė. Boshllėk tė analizave serioze ka sigurisht, po nė kėtė inflacion shkrimi dhe rrethanash tė pavolitshme sociale, ata qė do tė mund tė bėnin punėn e duhur janė diku "jasht" nė njė formė a tjetėr.

"Zėri":
Mos edhe ai mendim i pakėt kritikė mė shumė po shqyrton jovlera dhe emra sipas preferencės, duke mos patur kaēik ( pse jo dhe mungesė guximi) tė ballafaqohet pikėrisht me vlerat?

Tahir Arifi:
Shpesh nuk ėshtė fjala vetėm pėr "kaēikun". Keni ju emra tė dėshmuar tė artit e kritikės qė me pėrplot epitete i shihni tė flasin e shkruajnė pėr jovlera e madje antivlera. Po ē'tė bėhet; mecenėve tė sotėm u mungon niveli minimal kulturor pėr tė ndihmuar atė qė duhet ndihmuar. Nė kėtė prizmė secili bėhet krijues, secili bėhet kritikė.

"Zėri":
Cili mund tė jetė shkrimtari i radhės qė do t'i "nėnshtrohet" vlerėsimit kritik nė laboratorin tuaj prej studijuesi?

Tahir Arifi:
E pata filluar me Bilal Xhaferin; e vazhdova me Rexhep Elmazin, tė shohim… mbase Mirko Gashi.

(Botuar nė tė pėrditshmen kosovare, "Zėri", 26 qershor 2008, Prishtinė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara