HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrshėndetje nga Sami Repishti

-- nga Paul Tedeschini, 02 janar 2008

Paul Tedeschini Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000“, nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

Kam mesue ne shkolle histori, kam lexue mjaft studime historike, kam lexue shume artikuj dhe shkrime rreth “Historise se Shqipnise” gjate periudhes post-Kastriote deri tek shpallja e Pamvarsise se Shqipnise, por ne asnji nga keto nuk kam lexue nji sinteze ma te goditun, ma te bukur dhe ma objektive se kjo qe ka ba i nderti profesor Sami Repishti.

Vetem nji intelektual me idena te kjarta, me kulture te gjane, me aftesi sintetizuese, dmth qe din te sisin krundet dhe te nxjerrin esencen e mendimit pa humb ne gjanat e pavlere, pra vetem nji intelektual i tille mundet te baje nji sinteze te tille. Ketu dallohet intelektuali i vertete nga intelektualt e rreme:

Sami Repishti “...Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji ēeshtje krejtesisht intime per ēdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim...“

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara