HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shugurohet kisha Katedrale e Shėn Shtjefnit nė Shkodėr

Historiku i Kishės Katedrale

Kompanjeli i Katedrales Kisha Katedrale e Shkodres eshte e kushtuar Shen Shtjefnit, i pari martir, i njėjti pajtor i Kishes ekzistuese ne Keshtjellen Rozafa, mbetjet e se ciles ekzistojne ende. Nje deshmi te ēmuar, kemi vepren e meshtarit dhe humanistit Dom Marin Barleti, i njohur ne historine dhe ne kulturen shqiptare duke pėrshkruar rrethimin e Shkodres nga ana e turqve. Besimtaret shkodrane kėrkuan qe te ndertohej nje kishe katedrale, duke i derguar nje kerkese per leje sulltanit ne Stamboll ne vitin 1851. Punimet filluan pas 7 vitesh, me 7 prill te vitit 1858 ne pranine e guvernatorit te Shkodres, Ali Pashes.

Katedralja e Shkodres, e rrethuar prej ushtrise malazeze, 1912-1913, u bombardua nga goditjet e artilerise malazeze, ku mjerisht predhat goditen katedralen dhe demtuan vecanerisht krahun juglindor te kishes dhe shkaktuan djegien e kumbonares. Gjate diktatures komuniste, u arrestua dom Mikel Koliqi me 3 shtator 1945, ku detyra e famullitarit i mbeti dom Ernest Ēobes, detyre te cilen e mbajti deri me 20 prill 1952. Me revolucionin famėkeq kulturor te vitit 1967, u mbyllen te gjitha kishat ne Shqiperi dhe u shkatėrrua teresisht duke u shndėrruar ne pallat sporti. Ne vitin 1973, u zhvillua kongresi i grave komuniste.

Shugurimi i Katedrales Shen Shtjefni Me 7 mars 1991, u rihap katedralja nga At Aleks Baqli franēeskan. Mesha e pare u kremtua nga dom Zef Simoni, me meshtare te tjere me pranine edhe te Nene Terezes. Me rihapjen e katedrales ne vitin 1993, pasi pėrfundoi restaurimi i saj, u vune perseri ne vendin e tyre, shtatorja qe paraqet Shen Mehillin, veper e ēmuar ne dru e Kol Idromenos si dhe dy kupa te mermerta te ujit te bekuar, dhurate e familjes Pema. Me 25 prill 1993, Ati i Shenjte, Papa Gjon Pali II, ne vizaten e tij historike ne Shqiperi, ne pranine edhe te se Lumes Nene Tereze te Kalkutes, kremtoi meshen e shenjte dhe shuguroi kater ipeshkvinj. Gjate viteve 1930-2007, sherbyen si famullitare, Dom Gasper Thaēi, Dom Mikel Koliqi, Dom Zef Simoni. Monsinjor Loro Nodaj, Monsinjor Lucjan Avgustini dhe Dom Gjovalin Sukaj, aktualisht administrator-famullitar.

Shugurohet kisha Katedrale e Shen Shtjefnit ne qytetin e Shkodres

Papa Gjon Pali II Kjo kish katedrale eshte dhunuar disa here nga sundues dhe pushtime te ndryshme heren e fundit ajo u shendrrua ne nje pallat sporti per tu rikthyer edhe nje here ne objekt fetare dhe nje tempull i qendreses ndaj shtypjes. Kardinali Rode ne predikimin e tij i rikujtoi gjitha keto vuajtje dhe sakrifica qe se bashku me tempullin i kane vuajtuar edhe kleri katolik shqiptare. Ardhja e Atit te Shenjt Gjon Pali i dyte ne Shqiperi dhe mbajtja e nje meshe po ne kete tempull me rast u shuguruan edhe kater ipeshgvinj shqiptare ipeshkvinejt e pare pas komunizmit dhe lirimit te fese pati edhe nje ngjarje tjeter bekimin e altarit, ndersa sot eshte shuguruar komplet Kisha.

(E shtunė me 12 janar 2008):
Imzot Angjelo Massafra Arqipeshkev Metroplit i Dioqezes Shkoder-Pult, falėnderoj te gjithe te pranishmit ne kete ceremoni ne veēanti eminencen e tij Kardinalin Rode. Ndersa Presidenti i konferences Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Rrok Mirdita u ndal duke kujtuar ardhjen e Papa Gjon Palit te dyte dhe meshen historike ne kete kishe. Te pranishem ne meshen shenjte ishin perfaqesues te Komunitetit Musliman shqiptar, atij ortodoks, Ambasadori Italian D’Elia, Konsulli Margucio, perfaqesues te Presidences, Kryetrai i Bashkise Shkoder Luka, Prefekti Cungu dhe Kryetari i qarkut Kolombi dhe besimtare te shumte. Ceremonia Shenjte eshte transmetuar drejte per se drejti nga TV Rozafa.

-- dėrguar nga Paul Tedeschini

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara