HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Forumi Musliman i Kosovės del kundra vendimit tė OKB-sė!

-- nga Paul Tedeschini, 11.03.2008

Ka vite qe Italia lufton per heqjen e denimit me vdekje dhe mbas sa e sa perpjekjesh dhe kambenguljesh ma se fundi ia arriti qe me daten 18 dhetor 2007. Organizata e Kombeve te Bashkueme me shumice votash te marre vendimin kundra denimit me vdekje, me shprese qe te hiqet plotesisht ne te gjithe boten. Ne favor te heqjes se denimit me vdekje kan votue 104 shtete, kundra kane votue 54 shtete dhe kan abstenue 29 vende.

Dėnim me vdekje Vatikani, si nji shtet jopjesemarres por si vezhgues ne OKB, e pershendeti kete vendim. Ne ditet pasuese edhe Papa Benedikti i XVI e ka mbeshtete fuqimisht kete vendim te OKB-sė.

Drejtori i Shtypit te Vatikanit pader Federico Lombardi ka thane se “votimi tregon se me gjithe vazhdimin e dhunes ne bote, ne familjen njerzore rritet koshienca e vleres se jetes se njeriut, e dinjitetit te personit, e konceptit jo hakmarres te denimit, ne kerkimin e nji drejtesie gjithnji e ma respektuese te drejtave te njeriut dhe ne refuzimin e zgjidhjes nepermjet ē’fardo lloje dhune”. Simbas pader Lombardit “ky votim mund te interpretohet si nji shej shprese dhe nji hap perpara ne rrugen e paqes. Pergezojme te gjithe ata qe e kan propozue dhe e kan mbeshtete me kambngulje, tue arrite keshtu nji rezultat qe deri pak kohe ma pare dukej i zorshem”...

Asht nji gja shume e gezueshme dhe hap i madh perpara drejte qytetnimit, qe mbas gjithe atyne vrasjeve dhe krimeve te bera gjate diktatures komuniste, Republika e Shqipnise ka qene nji nder 104 shtetet qe kan votue ne favor te heqjes se denimit me vdekje. Kjo vote e Shqipnise tregon hapin e madh human perpara, qe po ban shoqnia shqiptare ne Shqipni drejte konceptit euro-prendimor te respektimit te drejtave te njeriut, drejte qytetnimit, larg barbarise.

Edhe nga pikpamja e besimeve fetare, e te gjitha besimeve fetare pa perjashtim, jeten ia ka dhane njeriut Zoti, Allahu, dhe vetem Ai ka te drejte me ia marre dhe kerkush tjeter. Urdhni i peste nga te dhjet urdhnimet e Zotit thote: Mos vraj! Nuk ka te drejte njeriu te ia marre jeten njeriut. Simbas librave te shejte vrasja e pare, ka qene vrasja e Abelit nga vllai i tij Kaini. Kete e tergon dhe e denon edhe Bibla e Jezu Krishtit edhe Kur’ani i Muhammetit.

Lexova sot ne gazeten “SHQIPRIA ETNIKE” deklaraten per shtyp date 11.03.2008 te Kryetarit te Forumit Musliman tė Kosovės ne Prishtinė z.Fuad Ramiqi te bame ne emen te “Forumit Musliman te Kosoves”:
http://shqiperiaetnike.net/shqiptaria/news.php?readmore=23 .

Jam ēudite shume per qendrimin e Forumi Musliman i Kosovės, qe ne kundershtim me vendimin e Kombeve te Bashkueme dhe sidomos ne kundershtim me fjalen e Zotit-Allahut, del, bile publikisht, me nji deklarate shtypi kundra Projekt-Kushtetutes se Kosoves (te porsa te pamvarun) per lejimin e denimit me vdekje. Prejekt-Kushtetuta e Kosoves asht ne perputhje te plote me vendimin e OKB-s qe “Dėnimi me vdekje ėshtė i ndaluar”, ndersa Forumi Musliman i Kosovės qe insiston “Dėnimi me vdekje ėshtė i lejuar” bjen ne kundershtim flagrant me vendimin e OKB-s.

Prandej kisha dashte me dijte nga ky Forum Musliman Europian, se ne cilen faqe te Kur’an-it e paska gjete qe Zoti-Allahu i jepka te drejte njeriut te vrase nji njeri tjeter ?

Vetem Zoti ka te drejte me ja marre jeten njeriut!


FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS

Deklaratė pėr shtyp

Forumi Musliman i Kosovės me vėmendje ėshtė duke pėrcjell zhvillimet aktuale politike nė Kosovė nė kėto ēaste historike nė tė cilin po kalon populli i Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės edhe de jure nga Serbia, i cili ėshtė njė hap pėrpara drejt zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan. Forumi Musliman i Kosovės me kujdes i ka vėzhguar diskutimet publike qė kanė pėrfunduar para ca ditės lidhur me projekt-kushtetutė n e Republikės sė Kosovės dhe e sheh tė udhės qė nėpėrmjet kėsaj deklarate pėr shtyp tė shpreh opinionet e veta lidhur me kėtė draft kushtetues duke njoftuar opinionin e gjerė kombėtar dhe ndėrkombėtar me disa vėrejtje si nė aspektin e cenimeve tė drejtave kombėtare ashtu edhe atyre fetare nė kėtė projekt-kushtetutė tė Kosovės:

-“Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė saj”.
- Republika e Kosovės ėshtė shtet i shqiptarėve dhe i komuniteteve qė jetojnė nė Kosovės, serbėve, boshnjakėve, turqve dhe romėve.
- “...dhe nuk do tė kėrkojė e as tė pranojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti”.
- Me tė vėrtet ēdo koment ėshtė i tepėrt rreth formulimit tė kėsaj alineje i cili nuk ka logjikė dhe ėshtė shkelje flagrante e drejtave njerėzore pėr vetėpėrcaktim.
- “Kosova ėshtė Republikė demokratike”.
- Kosova ėshtė republikė parlamentare.
- “Gjuhė zyrtare nė Republikėn e Kosovės janė gjuha shqipe dhe gjuha serbe”.
– Gjuhė zyrtare nė Republikėn e Kosovės ėshtė gjuha shqipe, ndėrsa nė komunat ku jetojnė nė pėrdorim zyrtar janė edhe gjuha serbe, boshnjake, turke nė pajtim me ligjin.
- “Forca e Sigurisė sė Kosovės”. - Forca Ushtarake e Kosovės.
- “Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės”. - Kėshilli i Sigurisė Kombėtare tė Kosovės.
- “Republika e Kosovės ėshtė shtet laik dhe neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare”.
– Republika e Kosovės ėshtė shtet i lirė e neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare.
- “Dėnimi me vdekje ėshtė i ndaluar”. – Dėnimi me vdekje ėshtė i lejuar.
- “Konfesionet fetare”. – Feja Islame, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Serbe si bashkėsi fetare aktuale dhe tradicionale nė Kosovė.
- “Liria e manifestimit tė fesė, besimit dhe e ndėrgjegjes mund tė kufizohet me ligj”.
- Liria e manifestimit tė fesė, besimit dhe e ndėrgjegjes ėshtė e garantuar me kushtetutė dhe nuk mund tė kufizohet me ligj.
Kulminacion i kėsaj projekt-kushtetute tė Kosovės ėshtė se nė asnjė nen prej 160 neneve tė saj nuk figuron as emri Zot e as emri shqiptar. Ēdo koment ėshtė i tepėrt.
Forumi Musliman i Kosovės fton komisionin kushtetues tė Republikės sė Kosovės qė kėto vėrejtje dhe sugjerime t’i inkorporojė nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės e cila me tė vėrtet duhet tė jetė njė Kushtetutė praktike dhe demokratike sikurse nė vendet tjera nė rajon dhe botė me njė traditė tė gjatė kushtetuese.

11.3.2008
Kryetari i Forumit Musliman tė Kosovės
Prishtinė
Fuad Ramiqi

P.S. Forumi Musliman i Kosovės ėshtė organizatė joqeveritare e shoqėrisė civile tė muslimanėve shqiptar dhe tė tjerėve nė Kosovė.

Marrė me 11.03.2008 nga
http://shqiperiaetnike.net/shqiptaria/news.php?readmore=23

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara