HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MONSINJOR DR. ZEF OROSHI - NJĖ JETĖ E SHKRIRĖ PĖR FE E ATDHE

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Tomė Mrijaj

MONSINJOR DR. ZEF OROSHI NJĖ JETĖ E SHKRIRĖ PĖR FE E ATDHE

- Jetėshkrim -

Dr. Zef Oroshi Redaktor:
Klajd Kapinova

Korrektor gjuhėsor:
Dardanesha Andoni
Recensent:
Mr. Nue Oroshi
Prof. Mikel Gojani

Kompjutėr:
Nikollė Mrijaj

Faqosja:
Albanian Yellow Pages

© Copyright: Autori
New York, U.S.A. 2008


Dy fjalė

Imzot Dr. Zef Oroshi, ruajti tė freskėt nė kopshtin e vogėl tė komunitetit katolik nė Sh.B.A., gjelbėrimin e fesė sė gjallė tė Krishtit, duke qenė themeluesi e meshtari i parė i Kishės Katolike Shqiptare nė mėrgimin e largėt.
E kam tė lehtė, por edhe tė vėshtirė tė rrėfej e shkruaj pėr jetėn dhe veprėn e klerikut shumė tė madh e tė zotshėm, qė bėri aq shumė pėr komunitetin e vet nė Europė dhe Sh.B.A.
Pėr hartimin me shumė kujdes tė jetėshkrimit shumėvjeēar, isha pėrherė nė kontakt me Kapidanin e Mirditės, fort tė nderuarin z.Ndue Gjomarku, njė nga njohėsit shumė tė mirė tė familjes sė Monsinjor Dr.Zef Oroshi dhe jetės sė tij qysh nga rinia, deri sa ai kaloi nė amshim. Kapidani e krahason Mons.Oroshin me abat Preng Doēin, duke thėnė: "…sikur Zoti t'i nepte jetė ma tė gjatė, Mirditės do t'i rritej fama, sikurse nė kohėn e abat Doēit."
Sistematikisht e nė mėnyrė tė vijueshme u konsultova e bashkėpunova drejtpėrdrejt me dy aktivistėt veteranė, qė nga ditėt e para tė themelimit tė Kėshillit tė Kishės dhe botimit tė buletinit "Jeta Katolike" e shqiptarėve nė New York, zotėrinjtė e nderuar, Fran Sokoli dhe Tonin Mirakaj, tė cilėt i falenderoj pėrzemėrsisht.

Falėnderoj familjen time: gruan Liza dhe djalin Nikollė, i cili kėmbėnguli qė kjo monografi tė dalė sa mė parė, falenderoj vajzat: Ardianėn, Elizabetėn dhe Donikėn, qė mė mbėshtetėn nė realizimin me sukses tė librit.
Ishte pranvera e vitit 1978, kur erdha pėr herė tė parė nga Kosova, nė Amerikė. Si shumė bashkatdhetarė emigrantė, kisha fatin, nderin, kėnaqėsinė dhe privilegjin e veēantė tė njihesha me klerikun e pėrvujtur deri nė madhėshti, kėtė burrė tė madh tė kombit shqiptar, qė kishte njė shpirt e zemėr tė madhe atdhetari.
Qė nga ajo ditė e deri sa mbylli sytė, kur Zoti e mori nė krahėt e tij, unė nuk i jam ndarė asnjėherė, si nė gėzime e hidhėrime, ashtu edhe nė festa kombėtare. Ishim me tė vėrtetė miq tė ngushtė, deri sa ai ndėrroi jetė.
Pėr 11 vjet me radhė ndoqa nga afėr aktivitetet fetare e atdhetare tė prelatit tonė tė paharruar. Kjo mė nxiti, qė vazhdimisht tė shkruaj nė ditar pėr jetėn, punėn e veprat kulturore, fetare e shkencore, qė ai ia dhuroi si trashėgim botės shqiptare nė diasporė. Si njė bletė punėtore mblodha gjatė kėtyre viteve nektarin e shpėrndarė anekėnd, kujtime qė s'harrohen, gjithēka qė flitet e shkruhet pėr tė.

Nė momentin e pėrurimit tė Kishės sė re nė Bronx, mė 24 shtator 1978, u bė njė bashkėmeshim meshtarėsh shqiptarė e amerikanė, me pjesėmarrje tė madhe tė shqiptarėve, pa dallim feje, nga krejt qyteti i New York-ut me rrethe. Festa vijoi nė mbrėmje me njė darkė gazmore, qė u shtrua nė restorantin "Chateau Pelham" (Bronx), nė tė cilėn morėn pjesė mė shumė se 800 vetė. Tė gjithė shqiptarėt e trojeve etnike i bashkonte nė njė konak Shtėpia e Zotit. Veshjet e mrekullueshme tradicionale popullore nga zona e krahina tė ndryshme tė mėmėdheut, i dhanė njė pamje mė festive pėrurimit, ku na nderonin me pjesėmarrjen e tyre edhe shumė miq amerikanė. Ditė shumė tė bukura tė njė kohe tė kaluar dhe gjithnjė tė paharruar.
Unė pata kėnaqėsinė e veēantė, qė, sė bashku me pjesėmarrės tė tjerė, tė pėrshėndes ngjarjen e madhe tė komunitetit tonė, duke recituar njė poezi kushtuar udhėheqėsit shpirtėror. Ai mė dėgjonte, por kryet e kishte tė ulur. Ishte shumė modest e i pėrvuajtur. Kėto cilėsi e shoqėruan gjatė gjithė jetės tokėsore. Nuk kishte kurrė dėshirė, qė tė tjerėt t'ia pėrmendnin meritat dhe mirėsitė, qė kishte bėrė gjatė jetės nė Mirditė, Europė dhe Sh.B.A.

Meshtari tipik mirditor, me sinqeritetin dhe energjinė e tij tė pashtershme, mė hyri nė zemėr, sepse ishte njė baba shpirtėror, i rrahur nga furtunat e jetės sė vėshtirė nė vendlindje dhe emigracion. Vendosmėria pėr t'i ēuar gjėrat deri nė fund, kristalizoi tek ai personalitetin origjinal e tė rrallė nė llojin e vet. Kurdoherė, kur ai niste njė punė qėllimmirė, do t'ia dilte nė krye me sukses, falė vizionit tė pastėr e largpamės qė kishte. Shembujt janė tė shumtė dhe unė do tė mundohem t'i rrėfej pjesė-pjesė nė librin e parė jetėshkrimor, kushtuar prelatit tė ndritur dhe tė paharruar.
Ai shihte tek komunizmi ateist shkatėrrimtarin e popujve, qė gjendeshin nėn sundimin mizor tė tij, kamzhikun e njė regjimi despotik, qė do tė sundonte me egėrsi dhe pa mėshirė mbi tokėn e Arbėrit, modelin diktatorial, i ngjashėm me vendet komuniste tė kolkozeve e sofkozeve ruse, tė ish-Bashkimit Sovjetik.

Takova gjatė jetės dhe udhėtimit tim, nėpėr koleksionin e plotė tė diturisė shumėplanėshe tė intelektualit solid e tė pamposhtur, shumė episode tė bashkatdhetarėve dhe tė miat personale. Unė e kisha dy herė mik, si bashkatdhetar, mik shtėpie dhe kumbar tė katėr fėmijėve tė mi tė dashur. Pėr kėtė detyrė modeste fisnike mė ndihmuan shumė miq e shokė tė tij, tė cilėt, gjithnjė e kurdoherė, mė shtuan kurajon dhe vullnetin e ēeliktė pėr ta ēuar punėn (e nisur shumė kohė mė parė) deri nė fund. U kujdesa dora-dorės, pėr dorėshkrimet, shėnimet, punimet cilėsore studimore, filozofike, fetare, kulturore, atdhetare, copėzat e jetės, kujtimet dhe mbresat, pėrjetimet mes bashkatdhetarėve e kolegėve tė vet meshtarė, duke i ruajtur ato si relike tė ēmuara e duke ngritur kėshtu dora-dorės monumentin modest tė nxėnėsit shembullor tė Fishtės dhe Mjedės.

Shpresoj dhe besoj se kėtė mision atdhetar munda ta realizoj me sukses, duke vlerėsuar mundin, djersėn, pėrkushtimin titanik, qė bariu ynė shpirtėror dhuroi pėr komunitetin e vogėl shqiptar, nė fillim nė Europė e pastaj nė Amerikė.
Para lexuesve mbarėshqiptarė (nė trojet etnike shqiptare e diasporė), po afroj tė pėrmbledhura nė formėn e njė jetėshkrimi, gjithēka di, pėrjetova, apo mėsova gjatė hulumtimeve tė mia shumėvjeēare, duke shkrirė nė tė jetėn dhe veprėn konkrete, qė dha ai pėr popullin e vet, duke e radhitur kėshtu denjėsisht nė vendin e nderit, qė ai zė nė historinė plot tallaze tė emigracionit shqiptar nė Amerikė.
Shpresoj sadopak se shėnimet e mia do tė udhėtojnė njė ditė edhe nė tokėn e prindėrve tė tij, atje ku u lind e u rrit me ndjenjėn e dashurisė sė zjarrtė pėr Mirditėn e Oroshin zėmadh, biri i tokės sė pamposhtur ndėr shekuj, Imzot Zef Jozef Oroshi.

Autori

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara