Fragment nga libri Mbretėresha e Diasporės Shqiptare
Poezi dedikuar Vitore Stefa Lekės
-- nga Albert Voka, Bukuresht
Poezia e ėmbėl e Vitore Stefa Lekės ka vite qė na ka bėrė pėr vete. Ajo mė mirė se kushdo, nėpėrmjet vargut tė saj shpreh plot ndjenja atė liri tė mohuar nė vite, tė cilėn diktatura ia rrėmbeu padrejtėsisht, asaj dhe tėrė familjes, duke ia pushkatuar edhe tė jatin pa faj. Shpirti i saj poetik ėshtė lidhur njė me atdheun pėr tė cilin ajo nė kėto vite emigrimi ėshtė shkrirė nė hallet e emigrantėve si njė bamirėse me pėrmasa kombėtare. Nė krijimet e saj poetike, ajo kėndon pėr lumturinė e Atdheut. (Petraq Pali). Janė kėto disa vargje kushtuar motrės sonė tė madhe e tė dashur, vullkan qė meriton mė shumė, por le tė mė falė qė unė shprehem kaq thjeshtė, sepse s'jam poete, por janė fjalet e nxjera nga zemra (teutatshqiptarenbote, 7 dhjetor 2005)
Nė kėrkim tė ngrohtėsisė
Ti linde e dashur, atje ku dielli lind
E bukur, e mirė, e ėmbėl nė ēdo ind
Ti mbas diellit rende si shpend i lirė
E dielli digjte por ti pate mbėrdhirė
Ah ky diell qė stė ngrohu kurrė
Nė vendlindjen tėnde plot me gurė
Ty sttė ngrohu as nė mesditėn e ngrohtė
E si do tė ngrohė nė mėngjesin e ftohtė
Nė perėndim ngrohtėsinė e tij e poqe
Atje fillove tė kėndosh si kanarinė
Qė le kafazin dhe gjen lirinė
Por dėshirėn tėnde fort mirė ta di unė
Se tin ė perėndim nuk do rrish shumė
Atje nė lindje ėshtė e jotja lumturi
Qė emrin e ka nėnė Shqipėri
Ti atje do tė shkosh njė ditė
Kur tė ketė vetėm re, por dritė
Poshtė Novi Pazarit te Preveza
Njė ditė do tė ketė Diell e jo re tė zeza
Agim Bacelli
Vitores
(me shume dashuri me rastin e ditelindjes)
Ti me ngrohe shpirtin, syte e tu te thelle,
Shkunden, levizen te perjetshmen qetesi.
Mbushen hapesiren, tinguj te ylberte,
Ah, fjalet e tua, me te zemres dashuri!
Ti vajza ime e vogel, e bukura, e trishtuar,
Ti motra, shoqja, nena me shpirtin e madh!
Sa here te erdha me lote dhimbjesh renduar,
Perhere nga syte e tu copa qielli kam marre!
Endrra jote mbeti udhesh jete e coptuar,
Shkelur e pergjakur prej mizores kembe.
E ngrite ti cope-cope zemershtrenguar,
Por ne drite te shpirtit thure vetem kenge.
Te kendofte zemra perhere rreze dielli,
Se na ngroh te gjithe e na mban ne gji.
Xhakete e kuqe mbi supe, varur mbeti,
Qe t'na mbledhe perreth, plot dashuri.
Ejvis-Maria Xhajanka
Me respekt pėr motrėn tonė
Kush te njohu dhe s'te c'moi...
Kush te pa t'falenderoi
Ke s'ndihmove e uruar
Moj shqiptarja e bekuar!
Shkojne vitet pale e rradhe
Plakjen kurre s'ke per t'a pare...
Ti ke lindur per te mira
Moter e nene Vitoria!
Je dhe mbetesh Miresia !
Petraq J. Pali
Kushtuar patriotes se shumevuajtur
Vitore Stefa Leka
Disa gjera per ty si di
Te rrijme shtrember e te flasim drejte
S'ka si te njohesh nje njeri
Kaq large e kaq shpejte
Nuk e di cfar fytyre ke
Nuk e di sa e bukur je
Nuk e di a je e serte
A je e bute si fushe e blerte
Me "nuk di" s'dua te vazhdoj
Ne anen tjeter do te kaloj
Shume te tjera une i di
Nga ato qe me ke thene ti
Nga ato qe kame degjuar
Dhe nga ato qe kam lexuar
Qe mendja jote ka prodhuar
Dhe dora jote i ka shkruar
Do te thuash ti cfar di?
Di qe ke vuajtur ne rini
Di qe linde prane nje lumi
Emrin ja thone Osumi
Di qe je nga Berati
Qytet buze lumit per se gjati
Shpejt jetime ti ke ngelur
Nga ca njerez "bukeshkelur".
Aty ta vrane babane
Dhe ne jete te bene hatne
Nena jote e hidheruar
Te rriti duke u munduar
Di qe tani ne pleqeri
More fryme sic deshe ti
Por jo ne Shqiperi.
Ne vendin fqinj ne Itali
Ku atje shume po punon
Per kombin tone qe po renkon
Dhe se fundi ate qe di
Ajo qe ka me shume rendesi
Je humane je njeri
Zemra jote safi flori
Dora e mendja spo te pushojne
Nate e dite po punojne
Ty te lumte te qofshim fale
Kombit i je bere hallall.
Rrofsh e qofsh per shume vjet
Kur punon njeriu vleka
Kur perpiqet per kombin e vet
Ashtu si ti Vitore Stefa Leka.
Vlashi Fili
Pėr Vitoren
Kam kaq vite qė tė njoh, e dashur Vitore, dhe jam tepėr e prekur nga dhembshuria, dashuria dhe puna jote plot humanizėm pėr kombin tonė veēanėrisht. Jam e lumtur qė tė njoh dhe disa fjalė qė mė dolėn prej shpirtit po i ēoj nė kėtė listė tepėr
simpatike dhe ky ėshtė krijimi im i parė pėr kėtė listė.
Zemrėn tėnde e hape dhe e bėre det
Shqetėsimet i bėre valė tė bukura
Mes tyre le tė lundrojnė me qindra vozitės shpirti
Ėndrrat e tyre i bėre jetė, si le tė kėputura
Lotin e tyre ti vetė e gėlltite
Detit tėnd zemrės ja dhe
Dora jote ngriti tė varfėrin, tė mjerin
Njeriun e harruar, tė hedhurin pėrdhe
Ėndrrėn e thyer si me magji ja ngjite
Vajzės a djalit rrrugės mbetur
Me shpirtin tėnd tė pastėr i mėkove
Ti Nėnė qė pėr tė vuajturit je tretur
Dashurinė tėnde, oazė dhembshurie
E jep pa zhurmė por tė qindrafishuar
Prej meje del urimi i shpirtit
Vitore, prej Zotit qofsh e bekuar!
Merita Bajraktari-McCormack
Zonjes Vitore Leka
O e mira Zane e shqiptarise,
Kreshnike nene, qe kurre nuk plakesh,
Shpirti te ndrin si dielli lartesive,
Zemra porsi Ar` te shkelqen ne kraheror te Atdheut.
O Vitore Leka, o zonje Shqipetare,
Perjete qofsh e nderuar
Si mbese e Skenderbeut!
Buzeqeshja jote, zeri yt fisnik,
Cdo njeriu i dha shprese dhe dashuri,
Aty ne deren tende, qe hapur e mbajte,
Buke dhe bese udhetareve u dhe gjithnje,
Ne Tryezen bujare plot me miresi!
Krah per krah me vllezer e motra shqipetare,
Si Teutat Iliriane, ti me shoqe perseri,
Lart e ngren ti zerin per ceshtjen Kosovare
Dyerve te botes troket e therret me gjithe fuqi!
Vargu yt i dhimbshem, plot mall e dashuri
Per atdheun ne vuajtje, per kohen qe aq dhembje kish,
Tregimi yt i rrjedhshem si ujvare ne male...
Aq bukur sjell ne kohe, madheshti dhjete fish!
Ti nuk ndeshkove kurre ata qe ty te vrane,
Ata qe ty ne oborrin tend te bene te qaje me lemeri...
Ata qe ty babane dikur ta paten vrare
Dhe jetime te lane te vogel, pa fuqi!
Ti fale aqe shume, sic falin gjithmone nenat,
Me shpirtin tend fisnik dhe zemren tende bujare,
Ti i fale sot kohes nje shembull plot me drite,
Si zonje e nderuar e botes Shqipetare!
Llemadeo
Njė familje Atdhetare
Nje familje Atdhetare,
Zemerbardhe e bujare,
Berat, mehalle e madhe,
Patriote e sedretare.
Nje shtepi qe kish tre kate,
Vangjel Stefa "me Irate".
Tete femij' i kish te mbare,
Kostaq Stefa, "Yll i rralle".
Gjeniu e trimi me palle,
Per memedheun kish rrare.
Satanai me te liqte,
Ja prene ne mest ate drite.
Male fusha e bregore,
Kostaq Stefa i pershkove.
Te tridhjete ne sup i more,
Nga nazistet i shpetove.
Qene bij' te Amerikes,
Erdhen te sillnin lirine.
por kucedra komuniste,
Nuk e desh demokracine.
Me tre mars dyzet e tete,
Ne shtepi rra nje termet.
Kostaq Stefen befasisht,
E prangosen ca te liq.
Dit' e egerr me furrtune,
Dyer e dritare u zune.
Hyri brenda eresira,
Ate dite' u be minxira.
Zvarr e hoqen neper rruge,
Me zinxhire kemb e duar.
Ne qeli me terr, torture,
E gjakosen ate burre.
Me denimin kapital,
Kater bura u denuan.
Satanai nuk i fal,
Me zinxhira u mbuluan.
Ky denim qe nje kalvar,
Aq' i gjate e i pa fund.
Kostaq Stefa zemerzjarr,
mbeti burre e nuk u tund.
Nga bashkatdhetari i tij,
Mina Papajorgji
Lot i ndezur mbi flamur
Vitores nė Triestė
Ne ēdo skaj te kontinetit
Ne hapsira pa kufi
Nga Tirana ne Trieste
Dhe ne Prishtine gjendesh ti
Floke arte e zemer zjarrte
Neper vargjet enderrime
I mbledh tok zoqte e shqiponjes
Me flamur neper festime
Dhe kitaren se haron
Amanet ta la ushtari
Qe ne kosove e derdhi gjakun
E s'u kthye me se gjalli
Nje pike loti per cdo feste
Mbi flamurin kuq e zi
Ndizet si nje drites liria
Mbi Kosove e Shqiperi
Kolec Traboini
Vitores!
Ku je ti eshte bujaria
Qe ti mike te ngushte e ke
Ku shkon ti lulezon poezia
Qe me te ti bashke ke le
Ku je ti eshte miresia
Se gjithkend ndihmon mbi dhe
Ku shkel ti mbin dashuria
Ne zemren tende ka fole
Kur je ti kendohet kenga
Shpirti yt vetem shpethen
Kur ti flet heshtja mbreteron
Se fjale te embela ti mekon
Kur ti nis e perkedhel
Hena dielli bashke del
Ngrohin ndrijne te dy toke
Se me ty jane gjithmone shoke
Ku je ti ka harmoni
Ka respekt dhe dashuri
Oh, ku je ti lulezon shkretetira
Akulli shkrin ne atraktide
Kur je ti sfidohet erresira
Se je bere vec per te shendrit
Kur je ti vapa zvogelohet
Se nga bjeshka sjell freskite
Ku je ti dimri terbohet
Iken zhduket se ka frike
Ku je ti moj si manare
Trime e dashur dhe bujare
Zemer e bute dhe kanakare
Temperament dhe plot hajgare
Mereme Llubani
Njė tė nesėrme
Neser do te jesh nje ēast
Me afer thinjes
Me afer rrudhes brenga ndukur
Me zonje se zonjat,
Qe nga sjellja dhe fjala e bukur
Zbukurojne sot Ikonat
Neser nje tjeter fjale mjalte
Nga goja do te nxjerresh,
Dora jote bujare e zgjatur
Me e bardhe se meshira
Te miresise porte do mbaje hapur
Do ndaje te keqen nga e mira...
Neser, eh te nesermen
T'a uroj te bardhe
Si shpirti brenda teje
Me shume se madheshtore,
Ky urim vjen prej meje
E shtrenjta mikja ime Vitore
Me respekt per te nesermen tuaj,
Ilir Borova
Shpirti i saj ėshtė oqean!
Kushtuare poetes dhe patriotes,
Vitore Stefa Leka
Po e thur kete kenge
Per nje grua per nje nene,
Port e zemres hapur mban,
Shpirti i saj eshte oqean.
Ne ēdo varg e ne ēdo fjale,
Dhembje mban edhe plage,
Se ndien plaget e te atit,
Pushkatuar prej xhelatit.
Kostaq Stefa patriot,
Profesor ish/poliglot
Porse diktatre e eger,
Nuk i la as varr, as emer,
Ritej vajza n'ato vite,
Mes mjerimit dhe shperfilljes,
Poezine kish ender te pare,
Porse endren keq ja vrane.
Shpejt u be nje nene e mire,
Ngushellim ju bene femijet
Erdhi dita kur shqiptaret,
Dermen diktatures dhane.
Udhen' e hidhur te mergimit,
Mori dhe kjo nene mjerimi
Per nje jete me te mire,
Pa "lufte klasash" e zinxhire.
Dhe aty perteje detit,
Zemr' e saj e madhe mbeti.
Per c'do shqipetar te mire,
Hapet porta, zemer e dlire.
E ringjallur kete here,
Shpirt i saj si nje pranvere
Derdhet neper poezi
Me nje zjarr dhe me te ri.
Aty ehte ky shpirt i saj,
Shpirt i thelle si oqean.
I hap udhe miresise,
Paqes dhe dashurise.
Mina Papajorgji
|