HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Udhėtimi i gjatė pėr nė ngjyrėn gri

-- nga Veton Surroi

Veton Surroi Margaret McMillan: "Parisi 1919", glasat nė Nauru dhe mediokriteti i Prishtinės

1.

Koreanėt e Siberisė kishin dėgjuar, nė tė mbaruar Lufta e Parė Botėrore, se po pėrgatitej njė Konferencė e madhe e Paqes, ku do tė parashtroheshin kėrkesat e popujve tė shtypur. Do tė nisej pėr nė kėtė konferencė, dėgjuan, vet Presidenti amerikan, i cili kishte shpallur se popujt kishin tė drejtėn e vetėvendosjes, e do tė niseshin edhe ata vet pėr nė Paris.

Siberia ėshtė e madhe dhe kėtė e kuptuan koreanėt kur mbėrritėn nė portin e Arhangelskit, nė Paqėsor, dhe nė vend se tė hipnin nė vapor, duhej tė ktheheshin mbrapa, sepse tashmė Konferenca kishte mbaruar.

E me tė, edhe historia. Sė paku ajo e shkurtėr dhe e trishtė e koreanėve tė Siberisė si aktorė tė vetėvendosjes.

Ndėrsa lexoja kėtė rrėfim bizar nė librin voluminoz e fascinues tė Margaret McMillan "Parisi 1919" (nė njė pėrkthim tė dobėt shqip), ndjeja njė simpati pėr kėta koreanė, si simbole tė dyfishta. Nga njėra anė, pėrfaqėsonin tė humburit e historisė, ata tė cilėve jeta u shenjėstrohet me njė ngjarje, siē ishte Konferenca e Paqes mė 1919. Nė anėn tjetėr, janė simbole tė pėrpjekjes individuale pėr lumturi, sado e largėt dhe e paarritshme tė jetė.

Natyrisht, nuk kisha si tė mos krijoja dhe njė analogji, sado surreale, mes koreanėve tė Siberisė dhe kosovarėve tė asaj periudhe. Ndonėse ne mbėrritėm nė Konferencė nėpėrmjet Hasan Prishtinės (i cili nuk pėrmendet me emėr) efektet e kėrkesave tona do tė ishin tė njėjta me ato tė koreanėve qė as qė ia kishin mbėrritur, zero. Sipas percepsionit tė autores McMillan, kosovarėt figurojnė si njė grup burrash qė kanė ardhur tė ankohen se Serbia e Pashiqit po ua shkel tė drejtat nė pėrdorim tė gjuhės.

Nė analet diplomatike tė prodhuara pas Konferencės, mė shumė vend zėnė glasat e ishullit Nauru, nė Paqėsor. Ato, pra glasat, duke u akumuluar nė kėtė ishull prej 20 kilometrash katrorė, ishin bėrė burim fosfatesh, tė nevojshme pėr pleh artificial nė vende me bujqėsi tė zhvilluar. Nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore, kur kishte ardhur nė radhė ndarja e kolonive gjermane, kėtė ishull e kishin kėrkuar Australia dhe Zelanda e Re, ndėrsa e kishte mbajtur pėr vete Britania e Madhe.

Nė vitet gjashtėdhjetė, pėr ta bėrė historinė mė interesante karshi Kosovės, Nauru do tė pavarėsohej dhe do tė bėhej anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Duke u zhdukur rezervat e glasave, ky vend gjatė tė nėntėdhjetave do tė bėhej vend i pastrimit tė parasė sė mafies ruse.

2.

Pas gati nėntėdhjetė vjetėsh, Kosova pėrjetoi apo jetėsoi, mė 17 shkurt, njėrėn prej ideve fondamentale tė Presidentit Wilson, me tė cilėn ai ishte nisur pėr nė Konferencėn e Paqes atė tė vetėvendosjes, gjegjėsisht tė vetėqeverisjes, siē thuhet nė 14 pikat qė shėrbyen si parime tė Fuqive tė Mėdha. Por, ashtu siē shpjegohet nė libėr, asokohe nuk ishte shumė e qartė, as pėr vetė Wilson-in, se cili do tė ishte subjekti, i cili kualifikohej pėr vetėvendosje: territori, populli, njė pjesė e tij? E pasqaruar kjo dilemė, mbeti gjatė i pasqaruar edhe fati i Kosovės. Nė fakt, debati qė po zhvillohet tash rreth legjitimitetit ndėrkombėtar tė Kosovės, dhe ai i ardhshėm mbi pėrpjekjet e Kosovės pėr t‘u bėrė vend anėtar i OKB-sė, rrjedh m‘u nga dilemat qė i hapi asokohe Presidenti Wilson, e qė u integruan sė pari nė Lidhjen e Kombeve (tė iniciuar po nga ai) e pastaj nė OKB.

Por, pse nuk u arrit zgjidhja qė atėherė, pse nuk u aplikua parimi i vetėvendosjes nė formėn mė tė natyrshme, atė tė bashkimit tė popujve nėn njė shtet kombėtar?

Ajo qė del qartė nga ky libėr ėshtė se parimet pėr vetėvendosjen kanė qenė nė konkurrencė tė ashpėr me interesat e shteteve fitimtare tė Luftės sė Parė Botėrore, interesa qė pėrpiqeshin qė tė pėrfitohej sa mė shumė nga rrėnimi i shteteve humbėse dhe tė interesave tė tyre territoriale dhe ekonomike.

Kėto ishin kohėt moderne. Dy popujt fqinj tė mėdhenj tė shqiptarėve kėtė e kishin kuptuar. Serbia kishte njė negociator tė jashtėzakonshėm nė krye tė shtetit e tė delegacionit, Nikolla Pashiqin, ndėrsa Greqia kishte njeriun mė tė respektuar nga vetė Presidenti Wilson dhe Kryeministri britanik Lloyd George, Kryeministrin Lefteros Venizellos. Qė tė dy prezantonin, me inteligjencė dhe sharm, zgjerimin e territoreve tė tyre me gllabėrimin e territoreve tė tė tjerėve si interesa strategjike tė Fuqive fitimtare nė luftė.

Shqiptarėt jetonin nė kohė tė kaluara. Nė emėr tė shqiptarėve fliste Turhan Pasha (nė kohėn kur kryesuesit e delegacioneve evropiane kishin mbiemra), ish-administrator otoman i dėshtuar i Kretės dhe ambasador afatgjatė otoman nė Shėn Peterburg. Sipas autores, kur ai paraqiti arsyetimin shqiptar, pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha e pėrcollėn me gajasje, shpėrfillje a llomotitje mes vete.

A mund tė ketė pasur kaq ndikim personaliteti i njeriut, a ėshtė e mundur qė mėnyra se si na perceptojnė dikton kaq shumė nė vendimet politike?

Njė kėmbim mendimesh mes Lloyd George-t dhe Presidentit Wilson mbi Shqipėrinė, kėtė do ta ilustronte mė sė miri. Nė kohėn kur ende ishte dilema, a duhet tė ekzistojė apo jo njė shtet i quajtur Shqipėri, Kryeministri britanik argumentonte se shqiptarėt, tė ndarė nė fiset e tyre, do tė silleshin si skocezėt nė shekullin XV.

Presidenti amerikan ia pėrkujtoi britanikut se ai kishte prejardhje skoceze dhe atėbotė shprehu vendosmėrinė e tij se Shqipėria do ekzistonte.

E, nėse kėshtu shpėtoi Shqipėria, mund tė kuptohet mė lehtė konteksti i pėrgjigjes se pse mbeti Kosova jashtė saj.

3.

Njė mik imi, jurist dhe diplomat i njohur amerikan, mė pyeti vjet se a ėshtė "mbledhur Grupi i tė Urtėve kosovarė" qė ta shkruajnė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės, e cila qartazi do tė bėhej sė shpejti?

Iu pėrgjigja me njė gjysmė tė vėrtetė. I thash se po mblidhej, por jo edhe se dija qė mė sė paku do tė kishte kosovarė nė tė, e varet edhe si e definon konceptin e urtėsisė.

Nėntėdhjetė vjet pas Konferencės sė Parisit ka qenė kohė e mjaftueshme pėr tė bėrė njė Deklaratė Pavarėsie (ndonėse nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, ideja fondamentale do tė ishte Deklarata e Bashkimit me Shqipėrinė) dhe kohė e mjaftueshme pėr tė dizajnuar simbolet e shtetit tė ri.

Deklarata do tė duhej tė ishte Trakt i thelluar mbi Lirinė, si koncept, si synim, si kod. Simbolet do tė duhej tė kishin pėrmbajtjen e kėsaj treve, historisė sė saj, njerėzve, aspiratave tė tyre.

Nė vend tė tyre, Kosova fitoi njė Deklaratė Pavarėsie, qė ishte pėrshkrim burokratik i obligimeve qė po i merr shteti i ri nga Paketa e Ahtisaarit dhe njė flamur, qė i ka hije vetėm si shenjė distinktivi nė uniformėn e shėrbimit policor tė Kosovės. Njė Deklaratė pa thellėsinė e filozofisė e pa shprehje poetike. Njė flamur pa kritere heraldike dhe pa as mė tė voglin kriter estetik.

Kur tė shkruhet historia e kėtij akti madhor pėr popullin e Kosovės nuk di a do tė mbijetojnė edhe fjalimet e krerėve qė pos rrahagjokėsjes, vėshtirė se kanė pėr ēka tė mbahen nė mend. Njė akt qė do tė duhej tė mbahej mend pėr nga energjia e krijimit u shėnua me njė ndjekje fanatike tė ngjyrės gri.

A ka pėrgjigje nė librat e historisė pėr kėtė obsesion tė manifestuar me mediokritet nga institucionet kosovare? Mė 1919 doli nė shesh njė koncept i ri nė relacionet mes popujve tė zhvilluar dhe atyre tė pazhvilluar, nė shumicėn tė kolonizuar. Presidenti Wilson nxori idenė e Mandateve, me tė cilat Lidhja e Kombeve (mė vonė u interpretua si Fuqitė e Mėdha, veē e veē) merrnin mandat pėr tė administruar njė territor a popull. Bile, nxorėn kategorizimin A, B dhe C, me tė cilin vlerėsonin gatishmėrinė e njė populli pėr t‘u bėrė i pavarur.

Kjo shpikje e mandateve e vitit 1919, ndonėse e transformuar, mbėrriti nė Kosovė. Sė pari me UNMIK-un tetėdhjetė vjet mė pas, e tash sė fundi me EULEX-in. Me kėto mandate bashkėkohore Kosova dėshmonte ecjen prej njėrės nė kategorinė tjetėr tė gatishmėrisė pėr sovranitet tė plotė.

4.

Njė ndihmėskuzhinier i njė restauruesi parisien, do tė hyjė nė librin "Parisi 1919". Edhe ai kishte parė delegacionet se si shkonin e vinin, kishte dėgjuar pėr bisedimet qė po zhvilloheshin dhe kishte vendosur se duhej t‘i qante hallin. Shkroi njė letėr pėr tė drejtat e popullit tė vet.

Quhej Ho Shi Min. Mbas shumė vjetėsh do ta shihte, me sytė e prijėsit, lirinė e vendit tė tij dhe duke dėshmuar, si me rastin e Kosovės, se kėtyre punėve tė bėrjes sė shteteve as u dihet fillimi e as fundi.

Por, se mbetet, rrėfimi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara