HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOSOVA-SERBIA: MUND TE IKESH, POR JO TE FSHIHESH

-- nga Veton Surroi

Veton Surroi Paradigma 3M (Moskė-Madrid-Managua) si qėndrim i politikės sė jashtme ndaj Kosovės nuk mund tė jetė e qėndrueshme

1.
Ekziston njė lidhje traumatike dhe kauzale mes demokracisė nė Serbi dhe shkallės sė pavarėsisė sė Kosovės. Serbia kufizon liritė e veta tė brendshme, liritė pėr qytetarėt e saj me shkallėn e okupimit tė Kosovės, siē dėshmoi periudha e Milosheviqit. Anasjelltas, Serbia e ēliruar nga Kosova, qoftė edhe nė formėn mė dramatike tė bombardimeve tė NATO-s, ėshtė vetėm atėherė nė gjendje tė kėrkojė mė shumė liri pėr veten.

Kėshtu, Serbia e pati “revolucionin” e vet tė Tetorit (2000), vetėm pasi NATO dėboi administratėn serbe, sė bashku me ushtrinė e policinė, nga Kosova mė 1999. Dhe, Beogradi arriti tė krijojė konsensus pro-evropian, duke kaluar nė fakt Rubikonin pėr nė Evropė me ratifikimin e Marrėveshjes sė Asociim-Stabilizimit (dhe duke thyer dysh Partinė Radikale) vetėm pasi qe shpallur pavarėsia e Kosovės e, nė zgjedhje fitoi blloku pro-evropian.

Kėtė e kanė kuptuar, ndonėse me njė interpretim tjetėr, nė Beograd. Interpretimi i Beogradit zyrtar ėshtė se sa mė larg tė jetė ēėshtja e Kosovės prej Beogradit, aq mė mirė pėr rrugėn pro-evropiane tė vendit. Nė kėtė mėnyrė e shpjegojnė propozimin e Rezolutės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, me tė cilėn do tė kėrkohej mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė lidhur me legalitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Sipas kėtij shpjegimi, ēėshtja e Kosovės do tė largohej nga politika e brendshme e Serbisė, do tė vendosej pėr njė kohė nė refrigjeratorin e Gjykatės Ndėrkombėtare e ndėrkohė do t’i lejonte Serbisė tė merret me dy objektivat parėsorė nė politikėn e vet tė jashtme pėr vitin 2009: krijimin e regjimit tė udhėtimit pa viza pėr qytetarėt e saj nė BE dhe mbėrritjen e statusit tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE.

2.
Njė varg rock and rolli thotė se “mund tė vraposh, por nuk mund tė fshihesh”, dhe ky do tė duhej tė vlente pėr Serbinė me planin e saj. Problemi gjeografik dhe politik i Kosovės ėshtė aty. Gjeografik sepse ėshtė vend fqinj, dhe politik, sepse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk krijoi pėrmbyllje tė procesit historik tė marrėdhėnieve mes Serbisė dhe Kosovės.

Qė tė dyja kėto elemente janė tė rėndėsishme pėr objektivin integrues tė Serbisė nė BE. Gjeografia hyn me parakushtin pėr integrim, rregullimin e marrėdhėnieve fqinjėsore ndėrsa politika me definimin e plotė tė integritetit tokėsor tė vendit qė paraqitet pėr integrim. Serbia, duke mohuar pavarėsinė e Kosovės, nuk ėshtė duke ia mohuar tėrėsinė tokėsore vetėm Kosovės, por edhe vetes. Sa e madhe ėshtė Serbia nuk ėshtė e qartė, nė formė, eksplicite, pėr vetė elitat e Serbisė, e kjo ėshtė njė pengesė evidente pėr tė definuar hapat e mėtutjeshėm. Natyrisht, pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore as qė bėhet fjalė. Kjo gjendje qartazi e dėmton, bile mė sė shumti Kosovėn. Sė pari nė aspiratėn e saj pėr tė qenė shtet i pavarur funksional, e sė dyti nė aspiratėn normale qė ka ky shtet i pavarur pėr tė qenė anėtar i BE-sė.

Kosova dhe Serbia, nė kėtė gjendje, mund tė jenė pengues tė ndėrsjellė tė aspiratave tė njėri-tjetrit, ndonėse do thėnė, jo nė formė simetrike. Kosova mund tė pengojė aspiratėn e Serbisė pėr nė BE, por jo edhe funksionalitetin e shtetit; Serbia ėshtė pengesė edhe pėr funksionalitet e edhe pėr aspiratėn evropiane. Njė asimetri e tillė ėshtė e rrezikshme, jo vetėm nga aspekti i ardhmėrisė sė integrimeve evropiane, por edhe pėr sigurinė bazike rajonale-Kosova nuk mund tė mbetet vrimė e zezė nė njė regjion i cili ecėn qartazi nga Evropa.

3.
Pas Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, do rishqyrtuar Kosova, por tashmė nė njė kontekst evropian. Sado qė tė jetė temė shqyrtimi nė nivel botėror, ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje qė do tė duhej tė ishte parėsore pėr BE-nė nė politikėn e saj tė jashtme dhe atė tė zgjerimit. Pavarėsia e Kosovės, nė fakt, ėshtė shpallur vetėm nė sajė tė obligimit tė ndėrmarrė evropian pėr ta mbikėqyrur atė; dhe pavarėsia nė kėso rrethanash mungese konsensusi nė botė qe e mundur vetėm nė sajė tė mbėshtetjes sė tėrėsisė sė vendeve tė BE-sė ndaj propozimeve tė Presidentit Ahtisaari.

Pika e takimit pėr Kosovėn dhe Serbinė nė fakt do tė jetė ajo evropiane, dhe prapė asimetrike. Gjatė vitit 2009, e me kushtin e pėrmbushur tė arrestimit tė gjeneralit Mlladiq, Serbia do tė bėjė pėrpjekje tė fuqishme pėr mbėrritjen e statusit tė kandidatit (dhe regjimit pa viza). Kosova, ndėrkaq as qė do tė nxjerrė vizat a aspiratėn e vet evropiane si prioritet qė dikush mund ta trajtojė seriozisht. Nė vend tė tyre, do tė dalė nė sipėrfaqe ky apo ai modalitet i shtrirjes sė EULEX-it nė tėrė territorin e Kosovės, ky apo ai modalitet i marrėdhėnieve me serbėt e Kosovės, ky apo ai modalitet i zgjidhjes sė problemeve praktike mes Kosovės dhe Serbisė.

Por, sado tė duket e pamundur, nė sipėrfaqe po ashtu mund tė dalė njė qasje krejtėsisht e re nė marrėdhėniet mes Serbisė e Kosovės; nė vend tė tė shndėrruarit nė pengesė tė ndėrsjellė pėr integrimet evropiane, tė dyja vendet do tė mund tė kenė para vetes njė mundėsi qė duke e ndihmuar njėri-tjetrin, e ndihmojnė mė sė shumti veten.

Pas njė kohe relativisht tė shkurtėr, do tė mund tė kuptohet se aspirata e Serbisė pėr tė qenė anėtare e BE-sė ėshtė interes i Kosovės; funksionaliteti i shtetit tė pavarur kosovar nė baza tė planit “Ahtisaari” dhe rruga evropiane e Kosovės ėshtė interes i Serbisė. Kjo i jep kuptim tjetėr edhe vargut “Mund tė ikėsh, por jo edhe tė fshihesh”.

4.
Pėr tė ndryshuar paradigmėn, pėr tė vendosur formėn me tė cilėn Kosova e Serbia ndihmojnė njėra-tjetrėn nė aspiratat e veta evropiane, e jo qė tė bėhen pengesa, do krijuar njė kornizė e re veprimi e shteteve tė BE-sė, e cila nė formėn e vet iniciale do tė ketė tri shtylla. E para ėshtė funksionaliteti i pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Beogradi duhet tė pranojė vendosjen e EULEX/ICO, tė parashikuar sipas planit “Ahtisaari”, dhe tė adaptuar nga BE-ja si plan tė vetin. Ėshtė e pakuptimtė qė Beogradi tė kėrkojė anėtarėsim nė BE e tė kundėrshtojė planin e BE-sė nė Kosovė.

E dyta ėshtė funksionaliteti i shtetit tė Kosovės, duke nėnkuptuar kėtu vendosjen e pikave kufitare e doganore nė Veri, dhe integrim tė plotė tė serbėve tė Kosovės nė institucionet e Kosovės. Ėshtė e pakuptimtė qė tė flasim pėr integrime evropiane duke krijuar “konflikte tė ngrira” nė veriun e Kosovės, si ato qė u krijuan nė zhbėrjen e ish-Bashkimit Sovjetik.

Dhe, e treta, ēėshtja e legjitimitetit ndėrkombėtar tė Kosovės tashmė duhet tė bėhet ēėshtje evropiane. Ndarja e shteteve tė BE-sė nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės ka sjellė akse absurde dhe tė paqėndrueshme siē ėshtė ai 3M, Moskė-Madrid-Managua, ku kėto tri kryeqytete, me sisteme krejtėsisht tė ndryshme e kundėrthėnėse politike, me sisteme krejtėsisht tė ndryshme e kundėrthėnėse vlerash dhe me realitete krejtėsisht tė ndryshme gjeografike, krijojnė qasje tė njėjtė ndaj Kosovės. Ėshtė krejtėsisht e paqėndrueshme qė Spanja, njė shtet me synime tė qarta pėr tė qenė pjesė e grupeve bėrthamė tė BE-sė, tė vijojė njė politikė tė jashtme qė ėshtė nė kundėrshtim me kėtė bėrthamė, dhe nė kundėrshtim me rolin potencial unifikues qė mund ta ketė ky vend i rėndėsishėm.

Natyrisht, e tėra nuk pėrmbyllet kėtu, vetėm fillon. Pika kruciale, tek e cila do mbėrritur, ėshtė rruga qartėsisht e pėrcaktuar e Kosovės dhe e Serbisė pėr nė BE, mė 2009.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara