HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BALONI I SHPĖRTHYER DHE KRETASI QĖ GĖNJENTE

-- nga Veton Surroi

Veton Surroi G.Soros, “Epoka e gabueshmėrisė”, kriza e paralajmėruar financiare nė SHBA, roli i zbehur i superfuqisė dhe teoria e shoqėrisė sė hapur

1.
Njė bankė bankroton, tjetrėn ndėrhyn ta shpėtojė shteti institucionin e tretė financiar shteti e shpėton duke e blerė. Argjentina e Tajlanda tė viteve shtatėdhjetė e tetėdhjetė? Jo, dhe ky lajm ende dridh tregjet dhe institucionet financiare gjithandej botės, po ndodhė nė SHBA, vendin i cili nė teorinė ekonomike pothuajse identifikohet gjithkund si vendi ku qeveria duhet tė ndėrhyjė sa mė pak. Ndėrsa shkruhen kėto rreshta, shteti, i cili nė teorinė ekonomike njihet si anti-ndėrhyrėsi, po pėrpiqet tė sajojė njė paketė prej 700 miliardė dollarėsh nė dispozicion tė Thesarit, pėr tė intervenuar kudo dhe pa pyetur, nė tregjet financiare.

Krizė globale? Emėrtim i madh pėr njė telashe kalimtare? Vlerėsim i larguar nga realiteti? Kėtė dilemė u pėrpoq ta prezantojė shumė vite para se tė lindte Krishti filozofi kretas, Epimenides, i cili tha se kretasit gjithmonė gėnjejnė. Po tė ishte kėshtu, konstatimi do tė ishte i vėrtetė. Por, nėse njė filozof kretas mund ta bėnte njė konstatim tė vėrtetė, atėherė kretasit nuk gėnjenin gjithherė; prandaj konstatimi i Epimenides nuk ishte i vėrtetė.

Ēfarė ėshtė lidhja mes krizės sė tregjeve financiare sot nė SHBA dhe paradokseve nė trajtimin e tė sė vėrtetės? Lidhjen mes tregjeve, definimit tė sė vėrtetės, dallimin mes mendimit dogmatik dhe atij kritik krizėn e SHBA-ve atė globale e shumė mė tepėr, pėrpiqet ta definojė George Soros, nė librin “Epoka e gabueshmėrisė” (Weidenfeld & Nicholson, Londėr 2006), qė shpjegon nė pėrmbyllje besimin e tij teorik, tė cilin e ka zbatuar si nė biznes, ashtu edhe nė filantropi, pėr t’u bėrė “burrėshtetasi pa shtet”. Njė elaborim i plotė teorik i njeriut qė si i persekutuar nga nazizmi dhe komunizmi, shkon pėr studime nė Londėr, ka fatin tė ketė mentor filozofin Karl Popper, inspirohet nga filozofia e tij pėr “Shoqėri tė hapur” dhe kalon tėrė njė jetė, duke menduar dhe vepruar nė atė drejtim.

Rrugės do tė ketė ndėrhyrjen e vet filozofike, ndonėse edhe atė tė ēuditshme, sikur jeta. Nė vitin 1963, ndėrsa punonte nė bursė, nė Nju Jork, do tė shkruajė njė postulat filozofik me modelet e shoqėrive tė hapura dhe atyre tė mbyllura me titull “Pesha e vetėdijes”, do t’ia dėrgojė profesorit tė vet Popper, do tė marrė rekomandime pėr punė tė mėtutjeshme nė dorėshkrim, do tė kthehet nė Nju Jork dhe do tė zhytet gjithnjė e mė thellė nė abstraksione. “Vendosa ta lė kėtė punė dhe tė dedikohem drejt fitimit tė parasė”, shpjegon ai pauzėn 40-vjeēare mes dorėshkrimit origjinal dhe atij qė u prezantua para dy vjetėsh, produkt i njė mendje tė ndritur abstrakte dhe i njė gjenialiteti financiar, bashkuar me njė pasion pėr tė zbatuar idetė nė praktikė, e paguar pėr to nga kapitali i madh i akumuluar.

2.
Ajo qė po ndodhė sot nė tregjet financiare tė SHBA-ve u paralajmėrua nė libėr. Sorosi qė mė herėt kishte zhvilluar teorinė e tij “boom-bust” (rritje-pėlcitje) tė ekonomisė nė kapitalizėm, me tė cilėn tregjet definohen si vetėngritėse dhe vetėshkatėrruese, pėr dallim prej teorisė konservatore se tregu synon ekuilibrin. Sipas Sorosit, shkruar para dy vjetėsh, nė SHBA po shėnohet njė “balon” ngritjeje artificiale nė ndėrtimtari, i cili ėshtė fryt i spekulimit financiar, gjegjėsisht tė kamatave tė ulėta qė kanė shtyrė nė blerje tė shtėpive jashtė nevojave tė konsumit. Duke e ngritur artificialisht konsumin, efekti i kėtyre kamatave tė ulėta ka qenė edhe ngritja e ēmimeve tė shtėpive. Pėlcitja e kėsaj balone, paralajmėronte Sorosi, do tė bėhet kur shpėrputhja mes rritjes dyshifrore tė ēmimeve tė shtėpive dhe kamatave njėshifrore do tė bėjė qė kreditė tė mos fillojnė tė kthehen, dhe tė tėrheqin zinxhirin e kredive spekulative poshtė. Me tė, nė kėtė zinxhir, po tėrhiqen kompanitė e mėdha tė sigurimeve, qė kanė qenė garantues pėr shtėpitė kredituese.

Kjo dhe ndodhi. Nė fakt, pėr Sorosin, nuk ishte gjė e re. Nė vitet shtatėdhjetė, kur e kishte zhvilluar kėtė teori, ai kishte nxjerrė pėrfitime nė praktikė. Kishte parė se si me investime tė fokusuara, nxitet aktiviteti ekonomik m’u nė fushėn e ndėrtimeve, se si tregu, duke parė aktivitetin ekonomik e nxit edhe mė, duke pritur profit mė tė madh dhe se si kur fillon rėnia nxjerr pėrfitim ai qė shet i pari. (Shumė vite mė vonė nė formė primitive e me Suden e Vefėn si institucione bazike financiare nė vend tė Wall Street-it, edhe Shqipėria do ta pėrjetonte efektin “boom-bust”).

Problemi tash, thotė ai, ėshtė se rritja ekonomike botėrore ėshtė mbėshtetur mbi “balonėn” amerikane. Pėr mė tepėr, kjo balonė ėshtė e mbėshtetur nė njė marrėdhėnie intensive tė huamarrėsit SHBA-ve dhe huadhėnėsit kapitalit tė shumtėn shtetėror, arab e kinez, marrėdhėnie kjo e cila financon konsumerizmin amerikan. Dhe ky konsumerizėm, prirja shoqėrore pėr konsum nė Amerikė, ka krijuar gjendje tė re njė balonė politike, e cila po ashtu shpėrtheu. Sipas Sorosit shoqėria amerikane ėshtė duke e humbur apo e ka humbur kapacitetin e vet pėr mendim kritik, siē u pa me pėrkrahjen pėr Presidentin Bush nė luftėn nė Irak, tė mbėshtetur mbi arsye false tė shkatėrrimit tė armėve masovike. Qė tė dyja, edhe ajo ekonomike edhe ajo politike, rrjedhin prej konceptit tė njėjtė : fryrjes artificiale tė kėrkesės, ikjes nga ekuilibri.

Dhe, pasojat janė katastrofike, paralajmėron Sorosi. Nė sfidat e shekullit XXI, me krizėn globale tė energjisė (kėrkesa pėr naftė ėshtė shumėfish mė e madhe se ē’janė zbulimet e rezervave tė reja), me krizėn qė rrjedh nga proliferimi i armėve bėrthamore (Irani si kandidat potencial pėr bombė, shkakton qė tani paralajmėrime pėr luftėn e re nė Gji), me ērregullimin e plotė tė marrėdhėnieve nė Lindje tė Mesme dhe shndėrrimit tė Islamit politik nė njė ideologji... me njė sėrė krizash qė janė nė botė roli i Amerikės ėshtė ai i njė shoqėrie “feel-good”, thotė Sorosi. I njė shoqėrie, e cila merret me veten, duke mėnjanuar rolin historik si forcė prijėse globale. E ky ėshtė njė shtet, pa tė cilin nuk bėn nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, qoftė nė ato politike si superfuqi ushtarako-politike, qoftė nė ato ekonomike, ku ky shtet ka veton nė Bankė Botėrore dhe Fond Monetar Ndėrkombėtar.

3.
Pse ka ardhur Amerika nė kėtė gjendje? Sorosi i kthehet postulatit bazik tė tij teorik. Shoqėritė e hapura, pra demokracitė, bazohen nė njohurinė se tė kuptuarit njerėzor ėshtė jo i plotė, jo perfekt, pra me mundėsi gabimi. Si tė kėtilla, shtrojnė gjithnjė pyetje rreth tė sė vėrtetės. Shoqėritė e mbyllura, autokracitė dhe diktaturat, mbėshteten nė njė tė vėrtetė, tė parevokueshme, njė tė vėrtetė, e cila nuk vihet nė diskutim e nė pyetje.

Kėsaj ndarjeje, tė cilėn e mėsoi prej Popperit, Sorosi i shtoi edhe njė gjendje tė ndėrmjetme, atė tė nevojės sė pėrhershme tė shoqėrive tė hapura qė tė shtrojnė pyetje rreth tė sė vėrtetės, qė tė mbrojnė natyrėn e hapur tė shoqėrisė, meqė kjo nuk ėshtė njė gjendje inerte.

Kjo ėshtė ajo qė nuk ka bėrė shoqėria amerikane, e cila prej periudhės sė Reganit ka hyrė nė njė gjendje “feel-good”, tė mbėshtetur nė rritjen e kėrkesės pėr konsum dhe duke nxitur me kėtė, mes tjerash, edhe kapacitetet e reja prodhuese nė Lindjen e largėt (me Kinėn si prijės), por edhe nevojėn e huamarrjes pėr tė financuar njė gjendje tė kėtillė kolektive. Njė shoqėri e tij, sipas tij, gėlltiti njė tė pavėrtetė (se lufta nė Irak bėhet pėr tė zėnė armėt pėr shkatėrrim nė masė) dhe njė projekt ideologjik tė quajtur “Luftė kundėr terrorit”. Meqė “terrori” ėshtė abstraksion, dhe meqė abstraksioni nuk ėshtė shėnjestėr ushtarake, lufta kundėr terrorit u prezantua si njė e vėrtetė e re e padiskutueshme, njė e vėrtetė, e cila cungon demokracinė amerikane.

Njė shtet i ndėrtuar prej Iluminizmit (“tė vėrtetės sė vetėkuptueshme”, siē shkruhet nė aktet themeltare tė shtetit amerikan) tash shėnon fundin e kėsaj epoke, dhe hyrjen nė atė, siē e thotė edhe titulli i librit tė Gabueshmėrisė. Dalja prej kėsaj gjendjeje, thotė ai, ėshtė e vėshtirė, edhe me zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhe pėr dalje, Sorosi i rekomandon presidentit tė ardhshėm qė tė lidhet me Bashkimin Evropian (tė ndėrtuar sipas modelit Popperian tė bindjes pėr joperfeksion, prandaj edhe hap pas hapi), shoqėrinė civile globale (pėr ēėshtjet fundamentale siē janė ngrohja globale) dhe komunitetin e demokracive (shtetet demokratike qė do tė bėnin njė bllok votues nė OKB). Por, njėkohėsisht, rekomandon ndryshim radikal tė shoqėrisė amerikane, daljes sė saj prej gjendjes “feel-good”, nė atė tė vlerave tė shoqėrisė sė hapur.

4.
Ky libėr nuk ėshtė libėr kujtimesh. Autori edhe vetė thotė se nuk merret me to, se ai “e kujton ardhmėrinė”. E ēka ka nė atė ardhmėri? Sipas tij, do tė ketė ndryshime. E ēfarė do tė jenė ato? Ndryshimet, thotė Sorosi, janė ēdo gjė pos asaj qė mund tė parashikohet. D.m.th., ndryshimi ėshtė ēdo gjė qė nuk mund tė pritet nė pėrputhje me njohuritė e deritanishme. Tingėllon e komplikuar? Ėshtė. Sa shumė mė tė lehta po tingėllojnė ēlirimi i Shqipėrisė prej tė kaluarės totalitare dhe i Kosovės prej pushtimit, ndėrmarrje kėto, ku Sorosi qe paraqitur ndėr tė parėt, apo i pari, atėherė kur pakkush ēante kokėn. Edhe pėr kėtė ka shpjegimin e vet tė involvimit si nė treg ashtu edhe ndryshime shoqėrore i pari.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara