HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDHE NJĖ LIGJĖRATĖ E BUKUR E PROFESOR ENGJĖLL KOLIQIT NĖ BELO HORIZONTE:

Nxėnėsit e Kolegjit Batist mėsojnė ndryshimet e bukura tė botės nė histori dhe nė gjeografi

-- nga Caio WERNECK

Caio WERNECK Ishte pėrplot me nxėnės tė klasėve tė shtata auditori i madh i kolegjit. Edhe mėsimdhėnėsit u mahnitėn me kulturėn e lartė dhe tė lashtė tė popullit shqiptar. Profesor Koliqi u bė mik i dashur i fėmijėve tė kėtij kolegji, tė cilėt prisnin nė radhė pėr t'i kėrkuar autografin. Profesori i gjeografisė Leonardo Bento shprehu dėshirėn qė tė jetojė nė Kosovė.

Belo Horizonte, 14 mars 2008 – Profesor Engjėll Koliqi, dje ishte mysafir shumė i kėndshėm dhe i nderuar nė Kolegjin Batist Mineir, nė Belo Horizonte, me ftesė tė drejtorisė, pėr tė mbajtur njė ligjėratė pėr Kosovėn, para nxėnėsve tė klasėve tė shtata. Shoqėruar nga profesoresha e nderuar – Dr. Vera Lucia Alves Neves, edhe si pėrkthyese, por edhe si ligjėruese, profesorin kosovar e kanė pritur drejtuesit e kėtij kolegji – Alesandra Duarte, Prof Leonardo Bento, José Geraldo etj.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Nxėnėsit, me profesoreshėn Duarte duke ndjekur ligjėratėn e profesorit Koliqi

Qė nė fillim, gjatė pėrshėndetjes sė tij me nxėnėsit, u hetua pėrvoja e tij e edukatorit tė vėrtetė dhe pėr njė orė, sa qėndroi nė mesin e tyre, Prof. Koliqi u bė mik i nxėnėsve, qė prisnin nė radhė tė gjata, pėr tė marrė autografin e profesorit tė kėndshėm tė ardhur kėtu nga shteti mė i ri nė botė – Republika e Kosovės. Gjatė ligjėratės sė Tij, Prof Koliqi tha se Dardania ishte atje ku ėshtė sot Kosova, mė shumė se dhjetė shekuj para Krishtit. Toka dardane – ka shtuar Ai – i ka dhėnė njerėzimit personalitete shumė tė rėndėsishme, qė do tė mbesin pėrgjithmonė nė histori. Nuk mund tė harrohet perandori romak Konstantini, i cili ishte bir i tokės dardane. Ai me dekretimin e lirisė fetare, njerėzimit i dha aktin e parė tė demokracisė. Shėn Niketė Dardani ishte autori i Hymnit tė Kishės Katolike – TE DEUM, qė edhe sot kėndohet nė mbarė botėn.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Prof. Engjėll Koliqi duke ligjėruar

Duke kaluar nėpėr mesjetė, profesori kosovar u ka shpjeguar nxėnėsve mitologjinė e serbėve, tė cilėt kishin falsifikuar historinė. Mandej ka folur pėr kohėn dhe heroizmin e paparė tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut. Duke folur pėr fundin e pushtimit turko-otoman nė Kosovė, Z. Koliqi ka shpjeguar marrėveshjet ruso-turke dhe padrejtėsitė e fuqive tė mėdha tė kohės nė dėm tė popullit shqiptar, duke i copėtuar tokat shqiptare e duke ua falur shteteve fqinje. Kėto padrejtėsi – ka thėnė ai – kanė vazhduar edhe nė prag dhe mbas luftės sė parė botėrore, ndėrmjet dy luftėrave dhe mbas luftės sė dytė botėrore, kur Kosova iu la Jugosllavisė Komuniste.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Gjatė ligjėratės

Nė ligjėratėn e tij, profesori kosovar, u ka thėnė tė pranishmėve, mbas protestave tė vitit 1968, qė kishin dridhur mbarė Jugosllavinė, regjimi i Titos kish filluar tė lėshoj pe ndaj shqiptarėve. Ishte lejuar pėrdorimi i flamurit kombėtar, ishin hapur shkollat shqipe nė tė gjitha nivelet, deri edhe Universiteti i Prishtinės. Nė vitin 1974 – ka thėnė ai – kur Kosovės i ishte njohur autonomia, kishin pasur qeverinė, parlamentin, presidencėn dhe kushtetutėn. Me vdekjen e Titos, nė vitin 1980, serbėt ishin kthyer te zanati i tyre i pėrhershėm i dhunės dhe kishin filluar torturat gjithnjė e mė tė ngjeshura e mė tė dendura mbi shqiptarėt. Nuk durohej mė dhe mė 11 mars 1981, studentėt e Universitetit tė Prishtinės ishin ngritur nė kėmbė, pėr tė pėrvetėsuar shumė shpejt mbarė popullin e Kosovės, tė kėrkojnė pėrfundimisht mvetėsinė nga Serbia.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Njė foto pėr kujtim – me nxėnės dhe mėsimdhėnėsit e tyre

Me ardhjen e kryekriminelit tė Ballkanit – Slobodan Miloševic nė pushtet – ka thėnė Koliqi – autonomia e Kosovės ishte syprimuar, pikėrisht mė 28 mars 1989, me votat e agjentėve tė policisė sekrete serbiane, nė Parlamentin e Kosovės. Populli i Kosovės, udhėhequr nga Dr Ibrahim Rugova, ishte organizuar nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK), qė nuk ishte thjesht njė parti politike, por faktikisht ishtje njė lėvizje kombėtare pėr liri, pavarėsi dhe demokraci tė Kosovės. Mė 2 korrik 1990 deputetėt e Parlamentit tė Kosovės kishin shpallur pavarėsinė nga Serbia. Mė 7 shtator 1990 ishte aprovuar, nė Kaēanik, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Mė 26 shtator 1991, megjithė kėrcėnimet serbiane, ishin mbajtur zgjedhjet e para demokratike. Parlamenti dhe qeveria kishin fuknsionuar kryesisht nė ekzil.

Meqė Beogradi kishte mbyllur parlamentin dhe institucionet tjera pėr shqiptarėt, radiotelevizionin e Prishtinės, tė vetmėn gazetė tė pėrditshme shqipe "Rilindja", mjekėt shqiptarė i kishte larguar nga spitalet publike, mėsimdhėnės, nxėnės e studentė i kishte larguar nga shkollat dhe fakultetet, kosovarėt e kishin organizuar jetėn nė njė sistem paralel tė arsimit, shėndetėsisė etj. Gjithēka ishte financuar vullnetarisht, duke derdhur, sidomos diaspora, nga 3% tė tė ardhurave tė tyre, nė Fondin e Republikės sė Kosovės. Kur dhuna policore serbiane nė Kosovė ishte shkallėzuar pėr sė tepėrmi dhe tashmė kish kaluar nė njė terror tė rregullt shtetėror mbi shqiptarėt, saqė nė Drenicė – nė shkurt-mars 1998 u masakruan pothuajse tėrėsisht familjet Ahmeti, Delija e Jashari – Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, pėrfundimisht kapi armėt dhe filloi luftėn ēlirimtare. Kryekomandanti Adem Jashari, qė kishte rėnė heroikisht, me rreth 20 anėtarė tė familjes, kishte nxjerrur hakun disa fish, duke vrarė nė oborrin e tij shumė policė serbianė. Ēdo ditė e mė shumė forcoheshin radhėt e UĒK-sė, saqė zonat e ēliruaran shumoheshin nga dita nė ditė – anekėnd Kosovės.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Duke u dhėnė nxėnėsve autografin e tij

Bashkėsia ndėrkombėtare, duke parė me sytė e vet realitetin kosovar – ka thėnė profesori kosovar – mbas tė gjitha pėrpjekjeve pėr marrėveshje paqėsore, tė dėshtuara me fajin e Beogradit, duke parė se dhuna kishte mbėrritur nė shkallėn e gjenocidit tė hapur, duke vrarė pleq, graq shtatzėna e fėmijė, kishte vendosur tė ndėrhyjnė, dhe forcat e NATO-s, si aleate tė UĒK-sė, mbas bombardimeve 78 ditėshe (24 mars – 10 qershor 1999) e kishin detyruar Beogradin t'i tėrheqė forcat ushtarake-policore nga Kosova, ku hynė trupat e NATO-s.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Prof. Leonardo Bento i dashuruar nė Kosovėn

Mbas gati nėntė vjet protektorati nga OKB dhe mbas dy vjet bisedimesh tė kota me Beogradin pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, kur Rusia kishte vėnė veton nė KS tė OKB-sė, liderėt e institucioneve shtetėrore tė Kosovės, nė koordinim me BE-nė nė Bruksel, me SHBA-tė dhe me NATO-n, mė 17 shkurt 2008 kishin rishpallur pavarėsinė e Kosovės. Nga dita nė ditė, shumė shtete anekėnd botės po e njohin Republikėn e Kosovės, qė sė shpejti do tė bėhet shteti mė i fortė dhe mė stabil nė Ballkan – ka thėnė kah fundi i ligjėratės sė tij Prof Koliqi. Ai ka theksuar edhe origjinėn kosovare tė Shenjtėreshės sė Dashurisė – Nėnė Terezės.

Koliqi ligjėron pėr nxėnėsit brazilianė
Nxėnėsit pėrcjellin me vėmendje ligjėratėn

Nxėnėsit e kanė ndjekur me shumė vėmendje ligjėratėn e profesorit kosovar dhe nė fund profesori i tyre – Leonardo Bento e ka falėnderuar Z. Engjėllin pėr shpjegimet e sakta pėr ndėrrimet e ngjara nė Kosovė, nė historinė dhe nė gjeografinė botėrore. Nxėnėsit e kanė cilėsuar si shumė tė afėrt profesorin kosovar dhe e kanė rrethuar, duke e pėrshėndetur e duke i kėrkuar autografe. Ai ėshtė treeguar shumė i afėrt me ta dhe i ka ftuar qė tė vijnė nė njė ekskurzion nė Kosovė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara