HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ HAPJE TĖ KONFERENCĖS NDĖRKOMBĖTARE TRADICIONALE "TEMAS 4" NĖ BELO HORIZONTE:

Ligjėratė me argumente domethėnėse tė Engjėll Koliqit

-- nga Caio WERNECK

Caio WERNECK Nė edicionin e katėrt tė kėsaj konference tradicionale, i ftuari special, nė hapje tė saj, me ligjėratėn e tij mbi luftėn, ka sjellė kėtu shumė argumente dhe dėshmi interesante nga lufta e fundit nė Kosovė. Prof. Koliqi i dha njė domethėnie speciale konferencės, me porosinė e tij kėmbėngulėse qė gjeneratat e reja ta ngrehin fuqishėm zėrin e arsyeshėm kundėr luftės dhe qė tė bėjnė ēmos qė kjo botė e pėrlyer e intereseve tė ndryshojė me dashuri, porosi kjo – siē tha ligjėruesi kosovar – e Tė Lumturuarės Nėnė Tereza.

Prof. Engjėll Koliqi, nė hapje tė konferencės
Prof. Engjėll Koliqi, nė hapje tė konferencės

Belo Horizonte, 20 mars 2008 – Siē ėshtė bėrė tashmė traditė e mirė, nė kryeqytetin mineir – Belo Horizonte, nė Javėn e Shenjtė, pėr tė katėrtėn herė ėshtė organizuar Konferenca Ndėrkombėtare kushtuar krizave tė luftėrave, me titull TEMAS. Nė edicionin e sivjem tė kėsaj konference, qė ka filluar dje e do tė zgjas deri mė 23 mars, i ftuar special ishte profesori kosovar Engjėll Koliqi, i cili tashmė nė vendin tonė ėshtė i mirėnjohur edhe si shkrimtar e poet, si dhe pėrfaqėsues i denjė i vendit tė tij, qė aktualisht ėshtė shteti mė i ri nė botė – Republika e Kosovės. Kėtė ftesė z. Koliqi e kishte marrė ditė mė parė, kur mbajti njė ligjėratė mbi Kosovėn, nė Universitetin Papėror Katolik tė Minas Gerais-it, meqė organizatorė tė kėsaj konference janė studentėt dhe profesorėt e Fakultetit tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, tė kėtij universitetit.

Prof. Koliqi, gjatė ligjėratės
Prof. Koliqi, gjatė ligjėratės

Konferencėn e ka hapur koordinatori i edicionit tė sivjem – studenti Roberto Vinicius Pereira da Silva Gama. Ai, mbas Hymnit Kombėtar tė Brazilit, tė kėnduar nga tė gjithė tė pranishmit, ia dha fjalėn pėrfaqėsuesit tė Prefekturės sė Belo Horizonte-s - sekretar i Prefekturės, i ngarkuar pėr marrėdhėnie tė jashtme – Rodrigo de Oliveira Perpétuo, i cili pasi lavdėroi organizatorėt, tha se kjo konferencė po e arsyeton angazhimin e palodhshėm tė studentėve dhe profesorėve tė kėtij universiteti, tė cilėt njė ditė tė afėrt do tė jenė nderi i vendit tonė nė politikėn dhe diplomacinė ndėrkombėtare. Ai, poashtu shprehu kėnaqėsinė e Tij pėr nderin qė i ėshtė bėrė Republikės sė Kosovės, me ftesėn pėr hapjen e Konferencės, me ligjėratėn e Prof Koliqit, me tė cilin – siē tha – sot po takohet pėr tė katėrtėn herė, brėnda njė viti dhe tashmė janė miq tė mirė. Mbas tij, organizatori ia ka dhėnė fjalėn profesorit tė shquar tė sė drejtės ndėrkombėtare – Dr Eugenio Pacelli Lazzarotti Diniz Costa, i cili pėrfaqėsonte Departamentin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare tė Institutit tė Edukimit Permanent, tė kėtij universiteti. Edhe Prof Eugenio, mbasi u ka shprehur komplimente studentėve pėr organizimin e bukur tė edicionit tė katėrt tė konferencės, ka thėnė se pėrcjell vazhdimisht zhvillimet nė Kosovė dhe rreth Kosovės. Edhe ai ka thėnė se ka njė mik tė mirė kosovar – njėrin nga luftėtarėt e lirisė, tash funksionar i lartė nė TMK – Kolonel Xhavit Gashin, me tė cilin janė njohur nė njė seminar special, nė Filadelfia tė SHBA-ve.

Prof. Engjėlli e Prof. Vera Lucia, gjatė ligjėratės
Prof. Engjėlli e Prof. Vera Lucia, gjatė ligjėratės

Koordinatori pastaj ka paraqitur ligjėratėn e parė tė Konferencės, dhe ligjėruesin Engjėll Koliqin – siē e ka cilėsuar ai – pėrfaqėsues diplomatik i Kosovės nė Amerikėn Latine. Megjithė reagimin e Prof. Engjėllit, Roberto nuk ka lėshuar pe, duke thėnė se ai tashmė, edhepse i paemėruar, mrekullueshėm po ushtron detyrėn faktike tė ambasadorit tė Republikės sė Kosovės nė vendin tonė.

Shembull si luftėrat e pėrlyera kanė copėtuar tokat shqiptare
Dr. Vera Lucia Alves Neves:
Shembull si luftėrat e pėrlyera kanė copėtuar tokat shqiptare

Profesor Koliqi, qė kėsaj here kishte pėrgatitur njė ilustrim special me pamje nga lufta, me shpjegime nė gjuhėn portogeze, nė programin kompjuterik "power point", nuk ka folur gjatė, por ligjėrata e tij ka qenė shumė domethėnėse. Ai, para se tė fillojė ligjėratėn, ua ka shpėrndarė tė pranishmėve nga njė kopje tė historisė sė Kosovės, gjashtėfaqėshe (poashtu nė gjuhėn portogeze, pėrkthyer nga profesoresha jonė e nderuar Dr Vera Lucia Alves Neves, e cila edhe kėsaj radhe e shoqėronte profesorin kosovar, si pėrkthyese dhe organizatore e ligjėratave tė tij, nė emėr tė Institutit pėr bashkėpunim mes Brazilit e Kosovės – BRAKOS).

Prof. Koliqi: JO luftės
Prof. Koliqi: JO luftės

Duke i paraqitur argumentet mė domethėnėse tė luftės ēlirimtare tė vendit tė tij, Prof Engjėlli i ka shpjeguar mirė arsyet, pse Kosova, me tė gjitha normat e sė drejtės ndėrkombėtare, ka shpallur pavarėsinė dhe po njihet nga shumė vende tė botės. Ai ka kėrkuar qė autoritetet federative nė Brazlia ta njohin sa mė parė vendin e tij, sepse nė bashkėpunimin tashmė tė filluar, edhe Brazlili do t'i ketė interesat e veta ekonomike.

Edhe nė kėtė ligjėratė me Flamurin e Republikės sė Kosovės
Edhe nė kėtė ligjėratė me Flamurin e Republikės sė Kosovės

Nė fund tė ligjėratės sė tij shumė domethėnėse, profesori kosovar iu ėshtė drejtuar studentėve, me kėrkesėn e tij kėmbėngulėse pėr ta kundėrshtuar fuqishėm luftėn, kudo qė ndodh. Ai u ka thėnė tė pranishmėve se tė gjitha luftėrat zhvillohen pėr interese tė pėrlyera tė atyre qė e ndjejnė vetin tė fortė, prandaj duhet ngritur fuqishėm zėrin e arsyes kundėr luftėrave. Duke e cituar Shenjtėreshėn e Dashurisė, qė ishte bijė kosovare – Tė Lumturuarėn Nėnė Terezėn, prof Koliqi ka ftuar gjeneratat e reja qė tė mos e njohin kurrė urrejtjen, por vetėm dashurinė dhe tolerancėn mes njerėzve dhe mes popujve. Ai ka thėnė se ėshtė vėshtirė, por kjo botė e pėrlyer e intereseve, mund tė ndryshohet vetėm me dashuri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara