HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LIGJĖRATĖ E MREKULLUESHME E PROFESORIT KOSOVAR – ENGJĖLL KOLIQI, NĖ INSTITUTIN EDUKATIV "NOVOS TEMPOS" NĖ CONTAGEM:

Njė pritje dinjitoze me njė festė madhėshtore pėr tė uruar Republikėn e Kosovės

-- nga Caio WERNECK

Caio WERNECK Profesor Koliqi, nė Contagem u prit si njė ambasador i vėrtetė: me paradė me flamuj, me hymnin shtetėror dhe me njė program kulturo-artistik tė nxėnėsve tė Institucionit Edukativ "Novos Tempos" (Kohėt e Reja). Autoritetet vendore tė Contagem-it dhe drejtuesit e kėtij instituti edukativ kanė shprehur interesim tė jashtėzakonshėm pėr tė bashkėpunuar me institucionet simotra nė Republikėn e Kosovės. Pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor thanė: Kur populli brazilian, me shumicė dėrmuese e njeh dhe e nderon Republikėn e Kosovės, Qeveria Federale nė Brasilia, duhet ta njohė sa mė parė kėtė shtet.

Ligjėrata e konkretizuar me programin kompjuterik 'power point'
Ligjėrata e konkretizuar me programin kompjuterik "power point"

Contagem MG, 4 prill 2008 – Dje, pasdite, qyteti i mirėnjohur industrial i shtetit tonė Minas Gerais - Contagem, kishte njė festė tė jashtėzakonshme. Me ftesė tė drejtuesve tė Institutit Edukativ "Novos Tempos" (Kohė tė Reja), tėrė mbasditėn e sė enjtes kėtu ka qėndruar Prof Engjėll Koliqi, tashmė nga tė gjithė kėndej i njohur dhe i pranuar si ambasador i vėrtetė e Republikės sė Kosovės. Profesorin kosovar, tė shoqėruar nga anėtarėt tjerė tė Drejtorisė sė Institutit pėr bashkėpunim mes Brazilit e Kosovės – BRAKOS – Dr. Vera Lścia Alves Neves (zėvendėspresidente e parė vikare) dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (drejtor i projekteve ndėrkombėtare), bashkė me drejtorinė e Institutit "Novos Tempos", e kishin pritur edhe pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor – tė Prefekturės sė Qytetit Contagem: Gil Antōnio Diniz (kėshilltar i Kuvendit tė Qytetit), Lindomar Diamantino Segundo (sekretar i arsimit, kulturės dhe sportit), si dhe Agostinho Silveira (zėvendėsprefekt i Contagem-it e ish deputet nė parlamentin federal), i cili profesorit ia ka dorėzuar letrėn pėrshėndetėse tė Prefektes Marilia Campos, qė pėr shkak tė detyrimeve punuese nuk kishte mundur tė jetė e pranishme. Nė letrėn e Prefektes drejtuar profesorit, ajo kishte shkruar:

Letra e Prefektes dėrguar Prof Koliqit – e skanuar
Letra e Prefektes dėrguar Prof. Koliqit – e skanuar

PREFEKTURA KOMUNALE CONTAGEM
KABINETI I PREFEKTES

Zotėri Ambasador Kosovar Engjėll Koliqi

Ju dėshiroj i pėrndrituri ambasador njė qėndrim tė kėndshėm nė Contagem (Kontagjem) dhe qė vizita juaj tė jetė e plotsuksesshme. Me keqardhje ju bėj me dije se detyrimet nga agjenda nuk ma mundėsojnė pjesėmarrjen nė ligjėratėn tuaj. Pėrcillja popullit tė Kosovės afektin dhe solidaritetin e tė gjithė kontagjemasve.

Malilia Campos
Prefekte e Contagem

Engjėlli, me autoritetet vendore tė Prefekturės, gjatė paradės me flamuj, organizuar pėr te, nė Qendrėn Sportive tė Institutit
Engjėlli, me autoritetet vendore tė Prefekturės, gjatė paradės me flamuj,
organizuar pėr te, nė Qendrėn Sportive tė Institutit

Edhe kėsaj radhe, siē bėn zakonisht, Z. Koliqi ka kėrkuar qė tė mos quhet ambasador, sepse tha se ėshtė vetėm njė qytatar i thjeshtė dhe i devotshėm i Republikės sė Kosovės, por Z. Silveira i ka thėnė se tashmė tė gjithė kėtu e njohin si ambasador i vėrtetė dhe i denjė i Kosovės, qė po e pėrfaqėson denjėsisht vendin dhe popullin e vet. Ai, mbas kėrkesės kėmbėngulėse tė Koliqit, qė Brazili ta njohė sa mė parė vendin e tij, ka thėnė se shumica dėrmuese e popullit brazilian e njeh dhe e respekton kėtė shtet ballkanik dhe popullin e shumėvuajtur tė Kosovės, prandaj edhe Qeveria Federale nė Brazilia, patjetėr se do ta zyrtarizojė sė shpejti aktin e njohjes sė Republikės sė Kosovės.

Flamujt shtetėrorė nė paradė
Flamujt shtetėrorė (i Republikės sė Kosovės dhe i Republikės Federale tė Brazilit) nė paradė, pėr nder tė mysafirit kosovar

Para se tė fillojė ligjėratėn, me profesorin kosovar kanė zhvilluar njė bisedė tė pėrzemėrt, drejtoria e Institutit Edukativ "Novos Tempos", me kėtė pėrbėrje: drejtoresha e pėrgjithshme – Maria das Graēas Martins Maia de Araśjo (Glķcia), drejtori administrativ e financiar – Joaquim Maia de Araśjo, pėrgjegjėsja pedagogjike – Keyla Glķcia de Freitas Maia Mascarenhas dhe disa nga profesorėt e institutit. Nė kėrkesėn e Koliqit pėr bashkėpunim me shkollėn e vendlijndjes sė tij – Stubėll, nė Kosovė, drejtoresha e pėrgjithshme – Glķcia ėshtė pėrgjigjur, duke thėnė se do tė ishte kėnaqėsi e tė gjithėve – drejtuesve, mėsimdhėnėsve dhe nxėnėsve, bashkėpunimi me njė shkollė nė Kosovė dhe ka propozuar menjėherė binjakėzimin e kėtij instituti me Shkollėn Fillore tė Stubllės "Dom Mikel Tarabulluzi". Mikpritėsit e kanė njoftuar mysafirin e kėndshėm me ecurinė e veprimtarisė sė Institucionit Edukativ "Novos Tempos" (Kohėt e Reja), qė megjithėse i ri, me vetėm 10 vjet punė, kishte shumė suksese tė mėdha, qė do t'ia lakmonin shumė institucione edukativo-arsimore me renome ndėrkombėtare.

Vallėzim artistik pėr nder tė Prof. Engjėll Koliqit
Vallėzim artistik pėr nder tė Prof. Engjėll Koliqit

Pastaj ėshtė realizuar pritja zyrtare e Profesor Koliqit, i cili ėshtė konsideruar jo vetėm si njė ambasador, por si njė burrėshtetas i vėrtetė – me parada me flamuj, me hymnin shtetėror dhe me njė vallėzim special, luajtur mrekullueshėm nga nxėnėset e kėtij instituti, tė Grupit tė Valleve "Teenagers". Ai, me kėtė rast, duke i falėnderuar mikpritėsit ka thėnė se kėtė pritje madhėshtore e konsideron si nder dhe solidarizim me popullin e tij tė shumėvuajtur, qė pėrfundimisht ka filluar ta shijojė lirinė, nė Republikėn e Kosovės, qė qindėra tė pranishėm e kanė miratuar me duartrokitje frenetike.

Prof. Engjėlli nė mesin e valltareve (me kėrkesėn e tyre)
Prof. Engjėlli nė mesin e valltareve (me kėrkesėn e tyre)

Edhe kėsaj radhe, me ligjėratėn e tij, profesori kosovar ka bėrė njė pėrshkrim historik tė vendit dhe tė popullit tė tij, qė nga shekujt e lashtė, kur ishte Dardania e deri nė ditėt e sotme. Tė pranishmit janė njoftuar me personalitetet iliro-dardanė dhe shqiptaro-kosovarė, qė ajo tokė i ka dhuruar njerėzimit, nė periudha tė ndryshme historike – qė nga Konstantini e deri te Nėnė Tereza. Duke folur pėr luftėn e fundit ēlirimtare, ai ke theksuar posaēėrisht heroizmin e kryekomandantit tė UĒK-sė – Adem Jashari, i cili ėshtė flijuar bashkė me familjen e tij tė gjėrė, me rreth 50 anėtarė. Mu nė Kullėn e Jasharajve – ka thėnė Ai – ka filluar faza vendimtare e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, qė nė fund, si aleatė tė vėrtetė e kanė ndihmuar edhe forcat e NATO-s, qė ende vazhdojnė ta mirėmbajnė paqen nė atė vend.

Gjithashtu profesori kosovar ka theksuar edhe rolin e pazėvendėsueshėm tė Presidentit tė Ndjerė – tė t'parit president tė Republikės sė Kosovės – Ibrahim Rugova, i cili qysh nė vitin 1989 filloi konstruktimin e mirėfilltė tė shtetit kosovar, por qė – mjerisht – sėmundja e pamėshirshme ia mori jetėn dhe nuk mundi ta pėrjetojė njohjen formale tė pavarėsisė, siē kėrkonte gjithmonė nga ndėrkombėtarėt. Nė fund tė ligjėratės 90 minutėshe (megjithė pėrkthimin nga Profesoresha Vera Lścia), profesori ėshtė pėrgjigjur nė shumė pyetje tė nxėnėsve, tė cilėt e kanė ndjekur ligjėratėn me interesim tė jashtėzakonshėm. Qė tė gjithė kanė mbetur tė kėnaqur me pėrgjigjet dhe e kanė falėnderuar, publikisht, profesorin.

Prof. Engjėlli gjatė ligjėratės
Prof. Engjėlli gjatė ligjėratės

Mbas ligjėratės, drejtoria e Institutit kishte organizuar njė koktej freskues pėr mysafirin kosovar dhe tė pranishnmit e tjerė. Edhe me kėtė rast janė zhvilluar bisedime dhe janė shqyrtuar mundėsitė e fillimit sa mė tė shpejtė tė njė bashkėpunimi konkret tė qytetit industrial Contagem, me Kosovėn, ku duhet tė ndihmohet dhe tė investohet ende shumė.

Interesim i madh edhe i gazetarėve e fotoreporterėve
Interesim i madh edhe i gazetarėve e fotoreporterėve

Veprimtarinė e sotme tė Z. Koliqi nė Contagem e kanė pėrcjellur edhe massmediat vendore. Edhe te gazetarėt ėshtė vėrejtur njė interesim i jashtėzakonshėm pėr zhvillimet nė Kosovė dhe rreth saj. Ata i kanė marrė edhe intervista profesorit kosovar dhe pėrfaqėsuesve tė tkerė tė Institutit BRAKOS.

Prof. Engjėlli, me drejtuesit e Institutit dhe me autoritetet vendore
Prof. Engjėlli, me drejtuesit e Institutit dhe me autoritetet vendore


VEPRIMTARI KOSOVAR ENGJĖLL KOLIQI SI AMBASADOR I VĖRTETĖ I KOMBIT TĖ TIJ, U TAKUA ME DEPUTETIN E FAMSHĖM TĖ PARLAMENTIT FEDERAL E ISH MINISTĖR I SHĖNDETĖSISĖ:

DR. JOSÉ SARAIVA FELIPE - EMISAR E MISIONAR I DENJĖ I REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS PRANĖ QEVERISĖ FEDERALE NĖ BRAZILIA

-- nga Caio WERNECK

Caio WERNECK Dr. Saraiva, ish-ministri ynė i shėndetėsisė e deputet nė Parlamentit Federal, qė nga viti 1995 – pandėrprerje, ka siguruar Z. Koliqin se pranon vullnetarisht rolin e emisarit dhe tė misionarit tė Republikės sė Kosovės pranė Qeverisė Federale nė Brazilia dhe se do tė shfrytėzojė maksimalisht miqėsinė e tij shembullore me ministrat, pėrfshirė edhe Presidentin, pėr ta shpejtuar njohjen e shtetit kosovar, nga Brazili, sepse – siē ka thėnė vetė Ai – qė moti e ka ndjerė nė shpirt dhe e ka pėrqafuar ēėshtjen e Kosovės dhe popullin e Saj.

Deputeti Saraiva me Engjėll Koliqin
Deputeti Saraiva me Engjėll Koliqin

Belo Horizonte, 6 prill 2008 – Veprimtari kosovar Engjėll Koliqi, i cili tashmė njihet pothuaj edhe si rezident nė kryeqytetin tonė, i shoqėruar nga anėtarėt tjerė tė Drejtorisė sė Institutit pėr bashkėpunim mes Brazilit e Kosovės – BRAKOS – Dr Vera Lścia Alves Neves (zėvendėspresidente e parė vikare) dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (drejtor i projekteve ndėrkombėtare), mbrėmė – nė studion e Avokatit tė mirėnjohur – Dr. Paulo Ernesto Vieira Fernandes, falė miqėsisė sė Tij, ėshtė takuar me deputetin e shtetit tonė Minas Gerais nė Parlamentin Federal – Dr José Saraiva Felipe, pėr tė biseduar pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė Republikės sė Kosovės, nga Qeveria Federale e Brazilit dhe pėr tė shqyrtuar mundėsinė e fillimit tė mbarė tė projekteve tė gjithėmbarshme, nė bashkėpunimin mes dy vendeve, tė inicuara nga Instituti BRAKOS.

Nė kėtė takim, deputetin e shoqėronte Dr Francisco Carlos Freire, njėri nga drejtuesit e Sigurimit Shėndetėsor nė Qeverin e Shtetit Minas Gerais. Deputeti Saraiva, qė nga viti 1995 – pandėrprerje, i cili deri para pak muajsh ka qenė ministėr i shėndetėsisė, nė Qeverinė Federale dhe qė ėshtė tėrhequr pėr shkak tė rikandidimit tė tij nė zgjedhjet e ardhshme, qė nė fillim i ka thėnė mysafirit se qė nga koha e luftės ėshtė mishėruar me ēėshtjen e Kosovės, duke ndjerė nė shpirt dhembjet dhe vuajtjet e popullit tė Saj. Ai e ka siguruar Z. Koliqi, se do tė shfrytėzojė maksimalisht miqėsinė e tij shembullore me ministrat e Qeverisė Federale, pėrfshirė edhe Presidentin, qė ta shpejtojė procedurėn e njohjes sė Republikės sė Kosovės nga Brazili. Kėshtu, ai vullnetarisht mori rolin e emisarit dhe tė misionarit tė denjė tė Kosovės pranė Qeverisė Federale nė Brazilia.

Avokati Paulo Ernesto, Vera Lścia, Engjėlli dhe Francisco
Avokati Paulo Ernesto, Vera Lścia, Engjėlli dhe Francisco

Mbasi qė Engjėlli dhe shoqėruesit tjerė e njoftuan Deputetin pėr nismat e bashkėpunimit, me projekte konkrtete, nga Instituti BRAKOS, Ai i garantoi ata se do t'i pėrkrah gjithnjė dhe do tė jetė ēelės i kėtyre projekteve nė tė gjitha dyert e institucioneve shtetėrore tė Brazilit. Meqė ishte e fushėveprimit tė Tij profesional, drejtuesit e BRAKOS-it i kėrkuan menjėherė pėrkrahjen e projektit pėr Spitalin e Stubllės nė Kosovė. Ai u pėrgjigj pozitivisht, duke thėnė se ndihma e tij nuk do tė mungojė kurrė, nė ēdo pikėpamje qė ka mundėsi.

Deputeti me Koliqin
Deputeti me Koliqin

Nė fund, mbasi e ka falėnderuar Deputetin, i cili ėshtė edhe profesor ordinar nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit Federal tė Minas Gerais-it, Engjėll Koliqi i ka kėrkuar Atij tė shprehet pėr gatishmėrinė pėr njė vizitė nė Kosovė, me njė delegacion tė Parlamentit Federal. Ai ka thėnė se nėse vjen njė ftesė nga Parlamenti i Kosovės, ose nga Ministria e Shėndetėsisė, Ai menjėherė do tė pėrgjigjet pozitivisht dhe do tė organizoj delegacionin pėr tė vizituar Kosovėn. Koliqi i ka thėnė se do t'i pėrcjell tė gjitha kėto nė institucionet e Republikės sė Kosovės, tė cilat besoj se e dėrgojnė ftesėn, pa vonuar, kurse Ai ka siguruar se vizita mund tė realizohet, madje edhe me premtime dhe me marrėveshje pėr ndihma konkrete pėr Kosovėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara