HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHTĖPIA BOTUESE "O LUTADOR" (LUFTĖTARI) PRET AUTORIN E LIBRIT "NĖNĖ TEREZA – NJĖ DASHURI E PAKUFISHME" – ENGJĖLL KOLIQIN:

Shqyrtohen mundėsitė e shtrirjes nė Kosovė

-- nga Caio WERNECK

Caio WERNECK Nė kėrkesėn e Koliqit, pėr hapjen e njė shtėpie botuese me shtypshkronjė nė Kosovė, drejtoria e "O LUTADOR" (Luftėtari) u pėrgjigj pozitivisht dhe tash ekspertėt do t'i shqyrtojnė tė gjitha mundėsitė, kushtet dhe rrethanat, pėr tė marrė vendimin e drejtė. Kjo shtėpi botuese librin e Engjėll Koliqit do e dėrgojė nė bienalin e librit, nė Belo Horizonte dhe nė Sćo Paulo, si libėr tė parė, me nga 500 kopje. Kėtu do tė botohen edhe libra tė tjerė tė kėtij autori.

Engjėll Koliqi, me drejtorin At José Raimundo da Costa
Engjėll Koliqi, me drejtorin At José Raimundo da Costa - sdn

Belo Horizonte, 19 prill 2008 - Shoqėruar nga organizatorja dhe pėrkthyesja e librit "Nėnė Tereza – njė dashuri e pakufishme" dhe nėnkryetare e parė e Institutit BRAKOS – Dr. Vera Lścia Alves Neves, autori i librit nė fjalė dhe president i kėtij instituti – Engjėll Koliqi, pardje u prit nda ndrejtoria e Shtėpisė Botuese "O LUTADOR" (Luftėtari), ku po shtypet libri i tij dhe vizitoi tė gjitha stabilimentet pėrgatitėse dhe tė shtypshkronjės moderne tė saj.

Nga vizita nė O LUTADOR
Nga vizita nė O LUTADOR

Z. Koliqi ėshtė pritur nga drejtuesit e kėsaj shtėpie botuese, e cila mund tė quhet edhe njė fabrikė e madhe librash, sepse stabilimentet e saj kishin kapacitete tė mėdha, qė me mjeshtri tė rrallė dhe me pėrkushtim tė madh i shfrytėzonin 72 punėtorėt e Lutadorit. Sė pari kanė biseduar me drejtuesen e shėrbimit administrativ – Znj. Edna Alves, sė cilės Koliqi ia ka shprehur qėllimin e Institutit BRAKOS pėr projektin e njė shtėpie botuese, me shtypshkronjė nė Kosovė dhe dėshirėn qė kjo tė jetė vetė Lutadori. Ajo ka pranuar me kėnaqėsi kėtė propozim dhe u ka thėnė mysafirėve se do t'ua paraqesė drejtorėve (etėrit sakramentanė), qė duhet tė vendosin nė vijim.

Ēast nga bisedimet
Ēast nga bisedimet

Gjatė vizitės sė sallave tė shtypshkronjės dhe tė stabilimenteve, mysafirėt janė shoqėruar edhe nga administratori i grafikės dhe drejtor financiar i kėsaj shtėpie botuese – José Césario de Albuquerque, i cili i ka njoftuar me tė arriturat dhe me rezultatet e punės nė kėtė gjigant tė botimit tė librave. Edhe ai ka mirėpritur propozimin e shtrirjes nė Kosovė tė Lutadorit dhe ka premtuar njė angazhim tė sinqertė nė kėtė drejtim.

Nė shtypshkronjė
Nė shtypshkronjė

Mė pas mysafirėt janė pritur nga drejtori i Lutadorit – At José Raimundo da Costa - sdn, me tė cilin poashtu kanė biseduar gjerėsisht, duke shqyrtuar mundėsitė e shtrijes edhe nė Kosovė. Edhe ai u ka premtuar njė angazhim tė sinqertė nė kėtė drejtim dhe ka thėnė se pėr kėtė duhet tė vendosin udhėheqėsit e kongregatės sė tyre. Njė bisedė e pėrzemėrt ėshtė zhvilluar edhe me botuesin e revistės "O Lutador" – At Sebastićo Sant'Ana - snd dhe me etėr tė tjerė.

Engjėlli me editorin At Sebastićo Sant'Ana
Engjėlli me editorin At Sebastićo Sant'Ana - snd

Drejtuesit e kėsaj shtėpie botuese, tė kėnaqur dhe tė impresionuar me librin e z. Koliqi mbi Nėnė Terezėn, qė kėto ditė del nga shtypi, nga kjo shtėpi botuese, kanė shprehur dėshirėn qė tė bashkėpunojnė gjatė me kėtė autor dhe tė botojnė edhe libra tė tjerė tė tij. Ai ka pranuar me kėnaqėsi kėtė ofertė dhe ka paralajmėruar tituj tė tjerė, qė dėshiron t'i botojė kėtu: njė libėr mbi Papėn Gjon Pali II (Wojtyla), njė libėr me porosi edukative pėr gjeneratat e reja "Ēka s'dua tė mė bėjnė, nuk i bėj askuj", librin qė po vazhdon ta shkruaj "Intervistė me mua" dhe disa libra poetikė.

Pamje nga shtypshkronja
Pamje nga shtypshkronja


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara