HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PRESIDENTI I INSTITUTIT "BRAKOS" VIZITON QENDRĖN UNIVERSITARE "NEWTON PAIVA":

Sė shpejti bėhet binjakėzimi me Kolegjin Universitar tė Gjilanit

Caio WERNECK -- nga Caio WERNECK

Nė kuadėr tė programeve tė pėrbashkėta me Kolegjin Universitar tė Gjilanit, me rastin e binjakėzimit, mund tė shqyrtohen edhe mundėsitė e inkorporimit nė projektin e kompleksit spitalor "Nėnė Tereza" nė Stubėll dhe tė hapet njė fakultet i mjekėsisė dhe infermirerisė, pėr tė siguruar nevojate kuadrit atje.

Engjėlli, nė fakultetin e mjekėsisė, me Prof. Dr. Luis Fernandes Soares
Engjėlli, nė fakultetin e mjekėsisė, me Prof. Dr. Luis Fernandes Soares

Belo Horizonte, 20 prill 2008 - Kreu i Institutit BRAKOS – presidenti Engjėll Koliqi dhe zėvendėspresidentja e drejtoreshė e projekteve kulturo-arsimore dhe humanitare – Dr Vera Lścia Alves Neves, kėtė fundjave kanė kaluar dy ditė nė lokalet dhe mjediset e Qendrės Universitare "Newton Paiva", njėra ndėr mė tė vjetrat nė kryeqytetin mineir. Mysafirėt janė pritur dhe gjatė vizitės nė mjediset e kėtij universiteti tė madh, nė pesė godina shumėkatėshe, janė shoqėruar nga koordinatori shkencor e teknologjik dhe i marrėdhėnieve ndėrkombėtare – Dr Alexandre Miserani dhe koordinatori i pėrgjithshėm i laboratoreve mjekėsore e farmaceutike – Prof Dr Luis Fernando Soares.

Nga vizita nė fakultetin e gazetarisė
Nga vizita nė fakultetin e gazetarisė

Nė ditėn e parė ata kanė vizituar shumė fakultete tė shkencave shoqėrore, tė sė drejtės e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, tė gazetarisė etj. Me tė gjithė drejtuesit e fakulteteve dhe profesorėt qė kanė biseduar kanė gjetur shumė arsye pėr tė filluar njė bashkėpunim me njė universitet nė Kosovė. Me propozimin e z. Koliqi, angazhimi pėr njė binjakėzim nė Kosovė, ėshtė orientuar kah Kolegji Universitar GJILANI. Ai, Prof Dr Alexandre Miserani-t, i ka dorėzuar punimin shkencor mbi sistemin edukatino-arsimor nė Kosovė, 1980-1990 (nė gjuhėn angleze), tė Prof Dr Zeqir Demi-t, dekan i Kolegjit Gjilani, qė ėshtė vlerėsuar si hap i parė i bashkėpunimit, para nėnshkrimit tė binjakėzimit. Nė fakultetin e gazetarisė ėshtė pėrqėndruar njė vėmendje e posaēme, duke parė dhe studjuar teknikat dhe teknologjitė bashkėkohėse tė aftėsimit tė gazetarėve. Mysafirėve, parasėgjithash, u ka bėrė pėrshtypje angazhimi i studentėve nė veprimtaritė praktike, qė nga fillimi i studimeve, njė risi kjo dhe njė karakteristikė specifike e kėtij universiteti. Z. Koliqi ka shprehur bindjen se shkėmbimi i pėrvojave me kėtė universitet do tė ndryshonte pozitivisht ritmin e studimeve nė Kosovė.

Njė nga sallat e studimeve
Njė nga sallat e studimeve

Nė ditėn e dytė tė vizitės nė Qendrėn Universitare "Newton Paiva", drejtuesit e Institutit BRAKOS kanė vizituar fakultetet e lėmisė medicinale-farmaceutike, si dhe spitalin e kėsaj qendre, po me tė njėjtin emėr. Koordinatori – Prof Dr Luis Fernando Soares, i cili i ka shoqėruar gjithnjė, ka shprehur gatishmėrinė pėr t'u kyēur drejtėpėrdrejtė nė programet e pėrbashkėta dhe pėr tė gjetur rrugėn e inkorporimit nė projektine kompleksit spitalor "Nėnė Tereza" nė Stubėll.

Odontologjia dhe dentistika e fėmijėve
Odontologjia dhe dentistika e fėmijėve

Mbase njė repart i kėtij kompleksi, respektivisht njė nga spitalet e kėtij kompleksi, mund tė jetė i QU "Newton Paiva" – ka thėnė Ai, duke shtuar se pėr kėtė duhet tė bisedohetme rektorin dhe pronarėt e kėtij kompleksi. Ėshtė pėrmendur edhe mundėsia qė tė inkorporohet nė kėtė projekt edhe industria farmaceutike, qė kėtu ka tradita tė mira dhe tė garantuara. Z. Koliqi-t i kanė bėrė pėrshtypje tė posaēme repartet e fizioterapisė dhe tė odontologjisė dentistike, tė cilat i ka kėrkuar tė inkorporohen nė projektin spitalor nė Stubėll. Ai u ka kėrkuar mikpritėsve, qė nė bashkėpunim me Kolegjin Universitar tė Gjilanit, mbas binjakėzimit, tė shqyrtojnė mundėsinė e hapjes sė njė fakulteti tė mjekėsisėe infermierisė, pėr pėrgatitjen e kuadrove pėr kompleksin spitalor nė Stubėll. Ata i kanė thėnė se do ta shqyrtojnė me shumė sinqeritet dhe seriozitet edhe kėtė kėrkesė.

Nga njė sallė e gjimnastikės fizioterapeutike
Nga njė sallė e gjimnastikės fizioterapeutike


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara