HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrsiatjet e njė amerikani mbi Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė

-- nga John L. Withers II, Ambasador i SHBA nė Tiranė

John L. Withers II Njė vit mė parė si sot pata privilegjin tė isha i pranishėm nė ceremonitė nė Vlorė pėr tė shėnuar pėrvjetorin e nėntėdhjetepestė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Tek shihja presidentin Topi tė ngrinte flamurin shqiptar nė sheshin historik tė qytetit, mendja mė shkoi tek heronjtė dhe heroinat e sė kaluarės. Kėta kishin qenė mbledhur kėtu nė vitin 1912 nė rrethana tė kobshme. Ishin mbledhur pa ndonjė ushtri pėr tė luftuar trupat e huaja qė pushtonin nga ēdo anė. Kishin arritur aty me burime tė pakta. Gjithēka kishin ishte njė flamur, endur nga dora e Marigo Posios; kurajė nė besimet e tyre; dhe njė ide fisnike. Por, nė fund, ajo ide do tė triumfonte dhe Shqipėria do tė ishte e lirė.

Sot, do tė doja tė ndaja pėrsiatjet e mia personale mbi kuptimin e kėsaj dite pėr mua, njė vizitor prej shumė larg.

Hera-herės, kam parė njė foto tė jashtėzakonshme nga ditėt e hershme tė luftės sė Shqipėrisė pėr pavarėsi. Studiuesit, me sa kam kuptuar, debatojnė nėse ėshtė bėrė pikėrisht mė 28 nėntor 1912, ditėn kur flamuri krenar i Skėnderbeut u valėvit pėrsėri mbi tokėn shqiptare, apo disa ditė mė pas, apo edhe njė vit mė pas. Megjithėkėtė, ajo ēka nuk mund tė debatohet ėshtė qė fotografia kap njė ēast magjepsės nė luftėn e Shqipėrisė pėr liri dhe qė ende pėrēon kaq vite mė pas frymėn e fuqishme tė atyre kohėrave.

Fotografia tregon njė ndėrtesė tė thjeshtė dykatėshe me dritare me grila dhe model tė pandėrlikuar. Pak metra mbi hyrje varet njė ballkon i vogėl druri mbushur me burra. Njė grup i madh vėzhguesish, shumė prej tė cilėve kanė qeleshen tradicionale, ėshtė mbledhur poshtė. Mbi kokat e tyre tunden flamuj me modele tė ndryshme. Pavarėsisht faktit qė imazhi i fotos ėshtė bardhezi, atmosfera ėshtė e qartė: dielli i shkėlqyeshėm, mėrmėritja e trazuar e turmės, si dhe pritja nė rritje pėr atė qė do tė ndodhė pas pak.

Mes atyre qė rrinė shtrėnguar nė ballkon, dalloj sakaq njė individ. Flokėt dhe mjekra e bardhė si dėborė, tė cilat dallojnė mprehtė nga kapela dhe veshja e errėt, mė thonė menjėherė qė ėshtė Ismail Qemali, udhėheqėsi i kryengritjes, burri qė ngriti flamurin nė Vlorė dhe bindjet demokratike tė tė cilit e ngritėn aq lart sa u bė Kryeministri i parė i Shqipėrisė.

Ka diēka mbresėlėnėse nė qėndrimin e Qemalit. Ndėrkohė qė ata pėrreth tij ose shohin poshtė nga turma, ose te njėri-tjetri, Qemali vėshtron tutje masės sė shumtė qė ėshtė poshtė, drejt diēkaje tė largėt, thua se po shquan pikėrisht atė ēast njė shenjė, njė sinjal, ndoshta ndonjė ogur nė horizontin e pasigurt tė sė ardhmes.

Askush nuk mund ta marrė vesh ndonjėherė se ēfarė po mendonte atėherė. Por e dimė ēfarė mendonte mė pas, kur ish kthyer me mend tek ato ditė tė trazuara. Ai pati shkruar:

“Ka mundėsi tė thuhet qė qysh [ditėn e pavarėsisė], qeveria mund tė mos ketė bėrė disa gjėra tė caktuara qė duhet t’i kishte bėrė, apo qė disa prej kėtyre gjėrave, nuk i bėri mirė. Megjithatė, tė jeni tė sigurt qė bėri gjithēka mundi. Por ka diēka me vlerė tė madhe qė qeveria e ka bėrė dhe qė askush nuk mund ta vėrė nė dyshim: dhe kjo ėshtė, qė e ka ngritur lart flamurin e lirisė shqiptare.”

Fjalėt e tij janė tė fuqishme, si dhe prekėse. Nuk janė tė ndonjė figure mitike, por tė njė burri prej mishi dhe gjaku, i cili bėri gabime, ishte i ndėrgjegjshėm pėr to dhe prandaj ishte edhe i vetėdijshėm pėr rrugėn e gjatė qė kishte Shqipėria pėrpara drejt pavarėsisė sė mirėfilltė. Brezat e pasmė mund tė kujtojnė pozėn e tij mitike pėr t’u mbėshtetur nėpėr dhjetėvjeēarė lufte, diktature dhe trazimesh, derisa u fitua liria e vėrtetė, por ėshtė humaniteti i tij, pėr tė cilin admirohet vėrtet.

Nė Shtėpinė e Bardhė nė Uashington, D. C., varet portreti i njė burri tjetėr. Ėshtė thatim, veshur elegant, dhe pėrcjell njė kaparosje prej aristokrati. Mbi hundėn e tij tė gjatė me hark qėndrojnė njė palė syze me tel rrotull. Njėra prej duarve pushon lehtė mbi krahun e karriges; tjetra mban njė vėllim tė madh me veshje tė kuqe. Kokėn e ka pakėz tė kthyer anash sikur do tė jetė pėrballė me shikuesin. Por, nė sytė e tij ėshtė edhe ai vėshtrimi i largėt, qė tė kujton atė tė Qemalit, thua se edhe ai ka humbur nė njė vizion tutje sė tashmes. Ky ėshtė Woodrow Wilson, Presidenti i njėzetetetė i Shteteve tė Bashkuara

As atė qė mendon burri nė portret nuk mund ta dimė. Mund tė ishte ndonjė prej atyre idealeve tė larta qė bota do t’i quante pėrgjithmonė si “Uillsoniane?” Mund tė ishte fjalimi i tij madhėshtor pėr popujt e tė gjitha kombeve, Katėrmbėdhjetė Pikat, mes tė cilave bėri thirrje pėr “garanci ndėrkombėtare pėr pavarėsinė politike dhe ekonomike dhe integritetin territorial tė njė numri shtetesh ballkanike?” Apo mos ishte premtimi pėr Shqipėrinė, vendi ku unė shėrbej tani? Pėrpara Konferencės sė Paqes nė Paris nė vitin 1919, ai tha: “Kam vetėm njė zė…dhe atė zė do ta pėrdor pėr tė mirėn e Shqipėrisė.”

Ndonjėherė mė pėlqen tė imagjinoj ēfarė do tė kish ngjarė, nėse kėta dy burra mbresėlėnės do tė ishin takuar. Nga Kujtimet e tij, mėsojmė qė Qemali udhėtoi nė Paris si pėrfaqėsues i bashkėsisė shqiptaro-amerikane, pikėrisht nė atė Konferencė Paqeje ku do tė ishte edhe Wilson. Megjithatė, nuk dimė, nėse u takuan ndonjėherė dhe pak gjasa ka tė jenė takuar.

Sa tė ndryshėm ishin ata dy burra! Me sa di, nuk kishin ndonjė gjuhė tė pėrbashkėt. Pėr sa kam mėsuar, nuk patėn komunikuar kurrė drejtpėrdrejt, as me letėr, as me telegraf. Nuk mund tė pėrcaktoj as nėse ia pėrmendėn ndonjėherė emrin njėri-tjetrit. Megjithatė, besoj qė kishin njė lidhje mė tė fortė se dallimet dhe largėsitė qė i ndanin: lidhja e shpresave, ėndrrave dhe aspiratave tė pėrbashkėta, si dhe pėrkushtimi i ndėrsjellė ndaj lirisė sė tė ardhmes qė ishte tema qendrore kur njė tjetėr patriot i madh shqiptar, Fan Noli, foli ballė pėr ballė me Wilson-in nė verėn e vitit 1918.

Nė atė bisedė, kur i thanė qė Wilson do tė ngrinte zėrin pėr Shqipėrinė nė Paris, Noli pat komentuar:

“Ai zė do tė mjaftojė pėr shqiptarėt…Do tė jenė ngaherė mirėnjohės dhe plotėsisht tė siguruar pėr tė drejtat e tyre.”

“Mos ua thuaj kėtė, - ish pėrgjigjur presidenti, duke buzėqeshur, - se pastaj do e lėnė punėn e do squllen…ajo qė duhet ėshtė qė tė punojnė mė fort se kurrė mė parė.”

Ismail Qemali do t’i kishte kuptuar mirė fjalėt e presidentit. Do ta kish rrokur kuptimin e Wilson-it, se liria nuk ėshtė njė ngjarje e veēantė, qė ndodh njė herė e pastaj lihet pas dore, por, pėrkundrazi, njė vazhdimėsi pėrpjekjesh dhe vigjilence, dhe lufte. Dy burrat do kishin rėnė nė njė mendje se vetėsundimi nuk ėshtė krijimi, aq mė pak atribut i qeverive apo prone e elitave, por e drejta nė lindje e popullit si i tėrė, ushqyer, mbėshtetur dhe ruajtur vetėm me anė tė vullnetit tė tyre. Dhe mund tė kishin arritur nė pėrfundimin qė mėsimi i tyre i pėrbashkėt pėr ne, shqiptarė dhe amerikanė njėsoj, ėshtė qė demokracia nuk ka tė bėjė vetėm me ēka ėshtė sot, por edhe me ēka mund tė jetė nesėr.

Ose, siē mund ta shprehte ai qė do jetė sė shpejti presidenti amerikan, “Po, ne mundemi!”

Pra, 28 Nėntori ėshtė vėrtet njė ditė pėr ne, shqiptarėt dhe miqtė e shqiptarėve sė bashku, qė tė kujtojmė kampionėt e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ata qė vazhdojnė tė na frymėzojnė me sakrificėn dhe kurajėn e tyre pėr ta bėrė kėtė vend tė lirė. Ėshtė edhe njė ditė qė ne t’ia ripėrkushtojmė veten idealeve, lirisė, demokracisė, tė drejtave tė patjetėrsueshme tė njerėzve, tė cilave ata u kushtuan jetėn. Por, nė fund, ndoshta ėshtė mė sė shumti njė ditė qė tė gjithė ne tė bėjmė atė qė bėnė heronjtė e mėdhenj tė sė shkuarės dhe tė ngremė vėshtrimin drejt horizontit.

Gėzuar Ditėn e Pavarėsisė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara