HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A DO TĖ DENACIFIKOHET SERBIA?

-- nga Arbėn XHAFERI, 01-02-2008

Arbėn XHAFERI Gjatė konfliktit tė vitit 2001 nė Maqedoni, takimet ndėrmjet subjekteve politike shqiptare dhe maqedonase, me zyrtarėt e lartė tė UE-sė dhe tė NATO-s ishin tė shpeshta. Nė njėrin nga to, ku merrnin pjesė z. Solana, z. Paten , z. Robertson, si dhe z. Trajkovski, z Georgijevski, z. Cėrvenkovski, z. Imeri dhe unė, u hap ēėshtja e pėrkufizimit tė konfliktit. Pala maqedonase insistonte nė nocionin "terrorist", ndėrkaq pala shqiptare i cilėsonte ata si kryengritės, apo "freedome-fighters"(luftėtarė tė lirisė). Nė njė moment z. Robertson, tė cilin e respektoj pėrjetėsisht pėr kontributin e tij gjatė krizės sė Kosovės, por edhe tė Maqedonisė, m'u drejtua me pyetjen: ē'janė pėr ju ata njerėz qė me mushka dhe kuaj kontrabandojnė armė dhe e rrezikojnė integritetin territorial, si dhe paqen nė njė shtet qė ėshtė pranuar nga OKB-ja dhe qė, sipas tė gjitha gjasave do tė bėhet anėtare e NATO-s?

Varet se si kundrohet problemi, i thashė. Siē dihet, shqiptarėt nė ish-Jugosllavi ishin populli i tretė, pas serbeve dhe kroatėve dhe tani, pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė ėshtė populli i vetėm qė nuk e fitoi tė drejtėn pėr posedim tė sistemit, pra tė shtetit. Kėtė tė drejtė, pa marrė parasysh realitetet dhe kapacitetet e fituan vetėm sllavėt. Sikur tė kishin fituar edhe shqiptarėt tė drejtėn pėr sistem, armėt do t'i sillnin me aeroplanė, nė mėnyre legale, ashtu si vepron kėto ditė shteti maqedonas, duke sjellė sasi tė mėdha tė armatimit nga Ukraina dhe s' do tė kishte nevojė pėr mushka e kuaj, kėshtu disi iu pėrgjigja.

Ky detaj m'u kujtua tani kur sėrish komplikohet puna rreth njohjes sė pavarėsisė tė Kosovės. Tek unė, ndonėse jam pa hamendje mirėnjohės pėr ndihmėn e shteteve perėndimore, megjithatė shfaqet dilema qė s'arrij dot ta qetėsoj: pse popujt e tjerė, me kushte e pa kushte, lehtė-lehtė e fituan tė drejtėn pėr sistem, pėr shtet, ndėrkaq shqiptarėt duhet tė plotėsojnė njė varg kushtesh, ose pse serbėt e Kosovės, gjithsesi fajtorė pėr tragjedinė e shumė shqiptarėve fituan nė mėnyrė imediate, menjėherė tė zbatueshme shumė tė drejta, ndėrkaq shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė presin pa afat? Mendoj se pikėrisht nė kėtė plan burojnė tė gjitha problemet e shqiptarėve, padrejtėsitė qė vazhdimisht i kanė zvetėnuar kapacitetet e tyre, duke i shndėrruar lehtas nė viktimė, nė objekt tė represionit tė padhembshėm. Kėshtu ka qenė prej Kongresit tė Berlinit e deri mė sot. Siē dihet, popujt qė nuk kanė arritur tė krijojnė sistem, kanė qenė nė pozitė inferiore ndaj tė tjerėve qė e kanėpasur atė. Sistemi, shteti ėshtė faktori qė i amplifikon kapacitetet e njė populli, seleksionon cilėsinė dhe i kanalizon energjitė e shoqėrisė, i intencionalizon ato sipas interesave, qėllimeve kombėtare. Bie fjala nė konfliktet tona me serbėt fitonte ai qė kishte nė posedim sistemin, pra, kazerma gjithmonė ngadhėnjente mbi kullėn. Serbėt dhe grekėt kanė paragjykime ndaj nesh, shpeshherė patologjike, pėr shkak tė kujtesės historike, kur ne si pjesėtar tė ushtrisė sė rregullt osmane, si komandantė tė kazermave kishim fuqi tė pamposhtur. Duke i ditur kėto ēėshtje, faktori ndėrkombėtar, me tė hyrė nė Kosovė, kur ende nuk dinin se si ta zgjidhin ēėshtjen e Kosovės, insistuan qė tė shformohet U‚K-ja, pra sistemi i mbrojtjes ushtarake.

Popujt e vegjėl asnjėherė nuk kanė pasur mundėsi qė tė krijojnė shtet, pa pėrkrahjen e faktorėve tė mėdhenj. Antagonizmat nė mes tyre kanė rezultuar me formimin e shteteve tė reja, nė varėsi nga interesat gjeostrategjike. Bie fjala, serbet tė gjitha luftėrat i kanė humbur, por falė aleancave me popujt ngadhėnjimtarė, nė konferencat e paqes, arrinin tė fitonin, jo vetėm tė drejtėn pėr shtet, por edhe pėr rolin e hegjemonit nė rajon. Kėtė fakt tani, ata pėrpiqen ta fshehin me shenjtėrim, ontologjizimtė kufijve tė shtetit tė tyre, qė e fitonin si peshqesh nga tė mėdhenjtė. Sekreti i suksesit tė tyre qėndron te aftėsia e jashtėzakonshme e agjitimi, e propagandės qė e ideologjizonte, e shenjtėronte kauzėn, historinė e tyre.

Nė planin e propagandės, shqiptarėt nuk u treguan sistematikė, por reagonin pasi ndodhte ndonjė gjėmė, ndėrkaq serbėt e projektonin fajin e shqiptarėve sipas skemave tė ideologjizuara: fondamentalistė, kriminelė, tė korruptuar, pa kapacitete shtetformuese, ardhacakė etj. Nė kėtė mėnyrė, ata arrinin, tė paktėn ta relativizonin fajin, elaboratet gjenocidale serbe, tė hartuara me pėrpikėri - me vetėmbrojtjen e shqiptarėve. Ky proces zgjati thuajse njė shekull. Sa burgosje, sa vrasje, sa konfiskime tė pronės, sa shpėrngulje, sa demonstrata, sa pėrjashtime nga puna, sa trauma individuale e kolektive, dhe sa vėshtirė hymė nė agjendėn pėr tė fituar tė drejtėn pėr liri, pėr shtet ku do tė mbroheshin tė drejtat tona, trashėgimia jonė, mbijetesa jonė fizike. Tani kur jemi nė fund tė rrugės, tani kur dridhemi si purtekė nga frika se mos pėrmbyset sėrish procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe me panik kėrkojmė tė na kumtohet data e shpallje sė pavarėsisė, data efundit tė njė kapitulli, tė pėrshkuar me vuajtje, pyetemi pse aq gjatė dhe aq intensivisht na sprovuan, ose pse aq shumė u toleruan serbėt dhe aq pak tė tjerėt, nė mesin e tyre madje edhe popuj dhe shtete perėndimore, siē ishte Gjermania pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė botėrore?

Asnjė luftė nuk pėrfundon pa e emėruar fajtorin. Fajtorė janė ata qė e shkelin me dhunė ligjet, standardet, normat juridike, morale, konventat ndėrkombėtare, ata qė pėrdorin dhunė joproporcionale, sidomos ata qė pėrpiqen tė realizojnė projektin e pushtimit tė territoreve pėrmes pastrimit etnik, ose me gjenocid.

Nė Jugosllavi shpėrtheu lufta pėr shkak tė politikės hegjemoniste tradicionale serbe, qė ata tentuan ta zbatojnė pėrmes dhunės sistematike. Kjo ėshtė e ditur dhe askush nuk mund tė mohojė me argumente. Mirėpo, faktori ndėrkombėtar, qė zakonisht ndėrhyn nė situate tė tilla, nuk e pėrfundoi kėtė kapitull tė pėrgjakshėm me konstatimin se fajtore ishte Serbia, por, pėr shkaqe tė ndryshme e heshti kėtė ēėshtje, duke e bartur fajin te individėt. ‚uditėrisht u hesht fakti se kėta individė ishin bartės tė institucioneve mė tė rėndėsishme shtetėrore. Sė kėndejmi me rastin serb nuk mund tė zbatohet parimiqytetėrues pėr trajtimin e fajit si akt individual, veēmas nėse merret parasysh fakti se kėta kriminelė qė e drejtonin shtetin ishin zgjedhur nga populli, madje disa herė radhazi.

Sikur faktori ndėrkombėtar do ta merrte parasysh kėtė rrethanė dhe detyrimisht ta emėronte fajtorin, gjithsesi Serbinė, ashtu si agresorėt e tjerė, ajo sot do tė ballafaqohej me problemin e reparacioneve, dėmshpėrblimevetė luftės dhe jo me mitin rreth Kosovės. Hamendėsimet nė kėtė plan sėrish i ringjallėn aspiratat e Serbisė, sidomos lidhur me Kosovėn. Tė liruar nga barra e fajit, nga frika, ata le qė nuk distancohen nga krimi por, vazhdojnė ta bėjnė apologjinė e politikės qė nxiti dhe e legjitimoi krimin. Politikanėt serbė, ashtusi edhe pjesa dėrmuese e shoqėrisė serbe sot e fajėsojnė NATO-n, SHBA-tė dhe UE-nė pėr ndėrhyrje, pra pengim tė gjenocidit nė Kosovė.

Makineria e sotme propaganduese serbe ėshtė mobilizuar, me tė njėjtėn retorikė dhe argumente, si nė periudhėn e kriminelėve tė famshėm tė luftės, tė formatit tė Millosheviqit, qė tė pengojė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, qė tė pengojė jo vetėm njė epilog tė natyrshėm qė buron nga shpėrbėrja e Jugosllavisė, por edhe zgjidhjen e vetme tė drejtė qė do ta stabilizonte paqen nė rajon.

Presidenti aktual serb, Tadiē, i cili hiqet si i moderuar, gjate fushatės elektorale theksoi se ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė krijuar sot as dje, por i paska rrėnjėt shumė tė thella, duke aktualizuar serish shpėrnguljet e mitizuara tė periudhės sė patriarkut serb Arsenie III ‚arnojeviēit, ,(Cėrnojeviq, 1633-1706, i lindur ne Cetinė te Malit tė Zi). Me kėtė rast nuk ėshtė me rėndėsi se kėto shpėrngulje janė teprime tipike serbe, as fakti se edhe njė pjesėmadhe e pjesėtarėve tė fisit shqiptar Kelmend iu bashkėngjitėn eksodit dhe u vendosėn nė Vojvodinė(fshatrat Nikinci, Hėrtkovci etj.) dhe nė rajonin e Korushkės austriake, por me rėndėsi ėshtė analiza e strukturės mentale tė njė lideri serb qė nga faktori perėndimor perceptohet si i moderuar. Ai nė mėnyrė dogmatike pandeh se kufijtė e Serbisė sė sotme kanė ekzistuar gjithmonė, mbase tė caktuara nga vetė Zoti, prandaj ēėshtja e Kosovės, sipas tij, zanafillėn e paska nė shekullin e XVII-tė dhe se pėrmes njė politike tė menēur qė do ta ndjekė ai, duhet tė korrigjohet procesi historik. Me siguri, presidenti i moderuar serb, paska diēka pro-amerikane nė vete: qenka adhurues i filmave tė zhanrit tė fantashkencės dhe pėr ta zgjidhur kontestin serbo- shqiptar me siguri do tė pėrpiqet tė konstruktojė njė "Time-machine", njė makinė- kohore qė do tė kthejė nė shekullin e XVII-tė njė trim tė njėsive speciale serbe, tė tipit tė Arkanit pėr ta vrarė a penguar patriarkun Arsenie qė paskėsh organizuar "eksodin biblik" tė serbėve nga Kosova.

Por, sado qė kėto teza duken anakronike dhe qesharake, megjithatė duhet pranuar se propaganda intensive dhe ekstensive serbe, megjithatė ka arritur tė problematizojė tejmase njė zgjidhje tė natyrshme tė njė kontesti ndėretnik ku fajtori ishte i njohur qė nė fillim.

Tanimė nė opinionin botėror ēėshtja e statusit tė Kosovės, e sė drejtės pėr vetėvendosje, perceptohet, jo mė si e drejtė inherente, e patjetėrsueshme e njė populli, si epilog i drejtė i shpėrbėrjes sė njė shteti federativ, por si dėnim i(pa) drejtė i Serbisė. Ky kėndshikim, krejtėsisht i padrejtė ka ndikuar qė nė njė pjesė tė madhe tė opinionit botėror, Serbia tė perceptohet si viktimė i njė komploti ndėrkombėtar, ndėrkaq shqiptarėt, tė karakterizuar si myslimanė, si skile qė shfrytėzojnė rastin tė zhvatin njė pjesė tė territorit tė huaj. Viktimė tė kėsaj propagande tė shfrenuar kėto ditė u bėnė edhe aktorėt e famshėm tė Holivudit, Xhorxh Kluni, Sheron Stoun, Riēard Gir, Shon Koneri, tė cilėt, sipas mediave serbe, do ta ngrinin zėrin kundėr cenimit tė integritetit territorial tė Serbisė, pra kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

Me brengosje duhet konstatuar se nė planin propagandues, pala serbe tregon gjeturi dhe kėmbėngulėsi mė tė madhe. Ata tashmė pėr asgjė nuk ndiejnė faj, por pėrkundrazi, imponojnė tezėn se ata mbrohen nga agresioni i tė tjerėve, tė ardhacakėve qė vandalizojnė trashėgiminė kulturore, sakrale serbe,pėrkatėsisht krishtere. Tė lehtėsuar nga pėrgjegjėsia, ata arritėn qė tė imponojnė tezėn se Kosova qenka territor dhe jo koloni e tyre, tė cilėn ata e shfrytėzuan, eksploruan me dekada, duke ushtruar dhunė sistematike dhe tė vazhdueshme kundėr popullatės autoktone, shqiptarėt.

Politika dhe propaganda serbe, e pėrkrahur nga mjeshtėria tradicionale agjituese ruse, nė kėtė fazė, edhe nėse Kosova do tė pavarėsohet, mbeten tė kėnaqur mefaktin se Serbia iu shmang fajėsisė dhe se u arrit qė tė problematizohet njė epilog i natyrshėm i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Tė gjithė dinė se Serbia, me atė nivel kulturor dhe qytetėrues, me ato kapacitete shtetformuese, nė kushte shumė tė volitshme, gati njė shekull nuk gjeti zgjidhje normale pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ėshtė po aq e sigurt se ata as qė mund tė ofrojnė zgjidhje nė tė ardhmen. Tė gjithė e dinė se ata Kosovėn tashmė e ndiejnė si mallkim, si gur rreth qafės dhe shtrohet pyetja pse nuk sillen normalisht dhe tė pajtohen me realitetin?Sjellja e tyre jonormale, ėshtė nė pėrputhje me politikėn e tyre tradicionale agresive, ofensive qė parandalon mundėsinė qė ata tė trajtohen si fajtorė dhe faktor i parėndėsishėm nė rajon. Ideologėt serbė nuk kuptojnė se Jugosllavia nuk ekziston mė dhe se ata njėherė e pėrgjithmonė e kanė humbur shansin qė tė luajnė rol tė rėndėsishėm gjeostrategjik, ashtu si Jugosllavia.

Pas pavarėsisė sė Kosovės, serbėt do tė vazhdojnė me politikėn e kontestimit tė kėtij akti, do t'i shfrytėzojė serbėt e Kosovės si instrument, material shpenzues, duke i detyruar qė tė sillen si kolonė e pestė, si diversantė, si element jo luajal, qė vazhdimisht do tė bėjnė opstrukcione, pėr ta shndėrruar Kosovėn nė shtet jofunksional, nė vrimė tė zezė ku zhduken tė gjitha vlerat.E vetmja rrugėdalje nga ky kurth ėshtė kėrkesa zyrtare e Kosovės, nė bashkėveprim me faktorin ndėrkombėtar pėr hapjen e ēėshtjes sė fajit, e pėrgjegjėsisėpėr luftėn, ashtu si u veprua me Gjermaninė, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. " Transformimi i Gjermanisė nga njė sistem totalitar... nė shtet demokratik ligjor ishte njėri nga eksperimentet mė gjithėpėrfshirėse, mė tė suksesshme shoqėrore politike nė historinė e njerėzimit...", shkruan Hans Gynter Shtrobe(Heinz Gunter Strobbe nė esenė "Denacifikimi i Gjermanisė".

Sipas tij kjo u arrit pėrmes Demilitarizimit, ēarmatosjes dhe shformimit tė ushtrisė gjermane, Wermachtit, tė njėsivetė armatosura, SS-it, Gestapos, policisė etj, pastaj Demokratizimit, ristrukturimit demokratik tė sistemit politik dhe ekonomik, tė mediumeve, tė sistemit arsimor dhe nė fund Denacifikimit. Ky projekt i fundit ishte mė i ndjeshėm, pėr shkak se mund tė degjenerohej nė hakmarrje dhe linē, por vetė gjermanėt u angazhuan qė tė nxirret ligji pėr ta kontrolluar kėtė proces(" Gesetz zur Befreiung von Nationalsozialismus und Militarismus"- "Ligji pėr ēlirim nga nacionalsocializmi dhe militarizmi"). Vetė populli gjerman, sipas Shtrobe krijoi mekanizma pėr ta njohur pėrgjegjėsinė, pėr tė distancuar nga krimi dhe pėr ta shfajėsuar popullin gjerman nga barra e krimit. Pėr kėtė qėllim pėrgjegjėsia u nda nė pesė grupe:

1. fajtorėt kryesorė;
2. ata qė ngarkohen me faj(aktivistė, militaristė, shfrytėzues);
3. ata qė mė pak ngarkohen(grupi qė dėshmohet);
4. Pasuesit dhe 5. ata qė janė liruar nga faji.

Ky projekt preciz, i operacionalizuar i denacifikimit, krahas dėnimit gjyqėsor parashikonte edhe masa tė tjera destimuluese, si;

largimi nga shėrbimet drejtuese, nga postet qė gėzojnė respekt, besimin e opinionit;
kompensimi material i dėmeve pėrmes efekteve tė punės;
ndėrprerja e donacioneve financiare dhe ushqimore;
heqja e tė drejtave qytetare dhe ndalimi i anėtarėsimit nė sindikata, nė organizata profesionale dhe parti politike.

Me siguri ky projekt minucioz ka ngjallė indinjatė te populli gjerman, por ky ishte kushti pėr rikthim nė rrjedhat normale tė politikės.

Serbia s'do tė kthehet nė normalitet,s' do tė shėrohet nga nacifikimi nėse nuk do tė fajėsohet si shkaktare pėr tragjedinė e popujve tė tjerė qė ishin pengesė pėr oreksin e tyre hegjemonist.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara