HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Logjika e njė ēmendurie

-- nga Arbėn XHAFERI, 23 Shkurt 2008

Arbėn XHAFERI Sot, kur e shkruaj kėtė tekst, ėshtė ditė e enjte, 21 shkurt 2008. Nėntėmbėdhjetė vjet mė parė, nė minierėn e Stantėrgut u ngujuan minatorėt e turnit tė tretė, me qėllime tė qarta politike. Ata thjeshtė refuzuan tė dalin nga thellėsitė e tokės, duke dėrguar mesazhin se janė roje tė themeleve, tė shqiptarėsisė sė Kosovės qė donte t’i lėvizė regjimi i ri serb, i drejtuar nga Millosheviqi. Nėntėmbėdhjetė vjet mė parė, nacionalizmi serb kishte arritur kulmin e forcės. Mbaheshin mitingje qė ishin prelud pėr fushatat e ardhshme politike qė synonin t’i detronizojnė, mėnjanojnė udhėheqėsitė politike legale tė njėsive tė tjera federative qė ende ishin besnikė tė parimeve politike jugosllave. Nė atė kohė, popujt e tjerė tė Jugosllavisė ishin tė heshtur, tė ndruajtur dhe prisnin tė lemerisur se ēka do tė ndodhė. Pandehnin, ē’ėshtė e vėrteta, parapėlqenin qė oreksi nacionalist serb tė kėnaqet me kafshatėn e Kosovės, mirėpo Kutia e Pandorės pandalshėm hapej. Minatorėt e Stantėrgut, me karakterin e tyre burrėror, paralajmėruan se kosovarėt do tė jenė njė kafshatė e pa kapėrdishme pėr nacionalistėt serbė.

Kėtė cilėsi tė parėt e kuptuan sllovenėt, tė cilėt nga tubimi nė Cankarjev Dom (Shtėpinė e Cankarit) dėrguan mesazhin e solidarizimit tė tyre me kėrkesat e minatorėve. Politikanėt serbė kėrcėnoheshin me ndėrhyrje tė policisė, por asnjė kėrcėnim nuk i luhati minatorėt, qė u bėnė simbol tė njė rezistence tė gjatė tė shqiptarėve. Shumė analistė mendojnė se, nga aspekti kohor, shpėrbėrja e Jugosllavisė filloi pikėrisht nė Stantėrg dhe pėrfundoi me 17 shkurt 2008 , me mėvetėsimin e Kosovės.

Sot, kur pėrkujtojmė aktin burrėror tė minatorėve tė Stantėrgut, nė Beograd, pinjollėt e nacionalistėve serbė tė formatit millosheviqian, mbajnė njė miting tė madh me tė njėjtėn ikonografi, argumente dhe retorikė si para 19 vjetėsh. Slogani i tyre kryesor ėshtė “Kosova ėshtė Serbi”. Tė gjithė folėsit klithnin se Kosovėn nuk do ta japin. Sa mė shumė qė e pėrdorin kėtė slogan, aq mė shumė e humbin Kosovėn. Politikanėt serbė tashmė aq thellė janė zhytur nė kėnetėn e cinizmit saqė nuk hetojnė atė qė tė tjerėt e shohin me qartėsi tė madhe: aftėsinė e tyre delirante pėr vetėmashtrim.

Prijės i kėtij cinizmi qė arrin t’i detyrojė edhe politikanėt tjerė tė veprojnė si ai, ėshtė kryeministri aktual i Serbisė, V.Koshtunica. Ai nė vazhdimėsi harton kushtetuta, ligje, deklarata, rezoluta pėr ta mbrojtur Kosovėn nga shqiptarėt. Si alkimistėt dikur, ai ka krijuar njė laborator ku bėn eksperimente tė kota. Sa mė shumė qė dėshton, aq mė neurotik bėhet. A duhet tė brengosemi nga lajthitjet, neurozat e njė individi? Natyrisht, jo, nėse ato janė individuale, por siē shihet ato, ashtu si pritej janė kolektive. Pas humbjes sė tė gjitha betejave, duke mos pasur shpresa reale, duke mos kuptuar faktin elementar se problemi qė ėshtė krijuar me njė metodė nuk mund tė zgjidhet pa e ndryshuar atė, popullit serb nuk i ka mbetur rrugėdalje tjetėr, pos tė besojė nė mrekulli, nė premtimet e alkimistit. Dhe alkimisti s’ndalet sė premtuari. Njė ditė i shkrepi mendja qė nėse pėrmes referendumit miratohet Kushtetuta mė e re e Serbisė, ku me tė zezė nė tė bardhė shkruan se Kosova i takon Serbisė, atėherė ashtu edhe do tė bėhet. Votimi nė kėtė referendum zgjati dy ditė. Megjithatė, populli serb, si ēdo popull i botės, tregoi shenjat e lodhjes.

Paraardhėsi i alkimistit tė shushatur, dr.Koshtunicės, Millosheviqi vepronte njėsoj si pasardhėsi i tij. Kur faktori ndėrkombėtar ofroi qė problemi i Kosovės tė zgjidhej me ndėrmjetėsimin e kryeministrit spanjoll, Gonzales, Millosheviqi refuzoi me arrogancė tipike serbe dhe shpalli referendumin, ku grigja e tij votoi qė tė mos pranohen ndėrmjetėsues pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė brendshme tė Serbisė. Kėto taktizime nuk ishin nė favor tė interesave tė popullit serb, por ishin nė funksion tė mbrojtjes sė imazhit tė Millosheviqit, prijėsit tė fortė, politikanit qė nuk e ēan kokėn pėr presionet e Evropės dekadente. Mirėpo, presidenti jodekadent i fuqishėm serb, Millosheviqi, qė sot ėshtė varrosur nė oborrin e shtėpisė sė gruas sė tij, meqė vend tjetėr nuk pati pėr tė, dy muaj mė vonė lejoi ardhjen e 2 mijė verifikuesve, 2 mijė gonzalėsave qė filluan t’i skenojnė jo vetėm ngjarjet, por edhe terrenin. Siē dihet, pas tėrheqjes sė tyre filluan bombardimet qė e thyen kurrizin e ushtrisė sė mbetur jugosllave.

Pra, udhėheqėsit politikė serbė pėrdorin njė retorikė, pėrmes sė cilės ata vetveten e paraqesin si prijės tė fuqishėm, pėr ta fshehur faktin dėshpėrues se ata nuk janė nė gjendje tė marrin vendime tė rėnda historike, qė do t’i lironin vetė serbėt nga doktrinat anakronike, jorealiste, qė njė kohė tė gjatė funksionojnė si bllokues tė perspektivave tė tyre. Me kėtė politikė jorealiste, megalomane, refraktare, bllokuese ata shpeshherė e sillnin popullin e vet nė buzė tė greminės. Shkaktuan dy luftėra botėrore dhe sėrish pėrpiqen qė t’i nxisin antagonizmat globale, herė ndėrmjet SHBA-ve dhe EU-sė, herė ndėrmjet shteteve perėndimore me Rusinė, Kinėn dhe Indinė, herė ndėrmjet katolicizmit dhe ortodoksisė, herė krishterimit dhe islamit.

Por, megjithatė nė kėtė marrėzi ka njė logjikė, ka njė sistem: tė paaftė, tė pafuqishėm qė t’i denoncojnė botėkuptimet e tyre si tė shpifura, tė pranojnė se kanė dėshtuar, nė vend qė tė kėrkojnė falje pėr vlerėsimet e gabueshme, ata vazhdojnė me tė njėjtėn dinakėri, logjikė ēmendurake: e detyrojnė faktorin ndėrkombėtar qė, nė vend tė tyre, tė marrė pėrgjegjėsinė, vendimin pėr zgjidhjen e problemit tė krijuar nga politika e tyre e gabuar. Nė kėtė mėnyrė ata, me vetėdije e bėjnė bartjen, transferin e pėrgjegjėsisė. Nė vend tė tyre, armiku i jashtėm i ka fajet, prandaj sot nė Beograd digjen ambasadat e “fajtorėve”. Tė “pafajshmit” , pastaj shkojnė nė kishėn qendrore dhe i luten Zotit qė ta shpėtojė marrėzinė e tyre.

Kėtė truk, kėtė shpikje djallėzore, pėrmes sė cilės e gjithė bota bėhet fajtore e zbulon nė mėnyrė shumė tė qartė edhe ambasadori Hollburk, i cili pak kohė para fillimit tė sulmeve tė NATO-s kėrkon nga Millosheviqi qė tė zmbrapset, mirėpo ai, pėr ta ruajtur fytyrėn, filozofinė e tij politike, premtimet e dhėna e refuzon nė mėnyrė qyqare propozimin e diplomatit amerikan. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė u sollėn edhe politikanėt e sotėm serbė qė refuzuan seriozisht tė impenjohen, zhvillojnė dialog me z.Ahtisaari, ashtu si paraprakisht nė Konferencėn e Rambujesė. Nė kėtė mėnyrė ata i ikin fajit dhe njėkohėsisht fitojnė tė drejtėn e kritikės. Tė gjitha projektet e kėsaj gjenerate tė politikanėve serbė, tė cilėsuar si anti-millosheviqistė, por nė fakt epigonė tė tij, Tadiē, Koshtunica, Nikoliē tė hartuara pėr mbrojte tė Kosovės, pėrfundimisht, mė 17 Shkurt 2008 dėshtuan.

Njė antagonizėm ndėrmjet jetės, realitetit, tė vėrtetės me mitologjinė morbide, me tė shpifurėn pėrfundoi nė favor tė sė parės. U pa qartė se argumentet shqiptare ishin mė tė rėnda, mė bindėse nė krahasim me ato serbė, qė nuk arrinin tė bindnin askėnd qė mendon paanshėm. Nuk duhet harruar se vlerėsimin e bėnė faktorėt mė demokratikė, mė qytetėrues, mė tė zhvilluar tė botės, pikėrisht ata qė nė fillim tė shekullit XX ishin nė krah tė Serbisė.

Politikanėt serbė, nė vend qė tė japin llogari pėr dėshtimin e tyre, ata e bėjnė tė kundėrtėn: e radikalizojnė retorikėn, diskursin demagogjik dhe cinik pėr Kosovėn duke arritur nė kėtė mėnyrė qė pėrgjegjėsinė ta bartin nga vetja te shqiptarėt dhe te faktori ndėrkombėtar. Populli serb, i shushatur nga retorika mjeshtėrore dhe gjithėpėrfshirėse nuk arrin tė parashtrojė pyetjen se si u bė qė Kosova, mė nė fund, nuk u mbrojt, por u mėvetėsua. Pyetjeve tė kėtilla tė vėshtira politikanėt e vegjėl serbė qė nuk kanė kapacitete morale pėr ta kumtuar tė vėrtetėn, sillen njėsoj si klerikėt e parė tė besimeve monoteiste, qė nė fillim tė paraqitjes sė tyre e bindnin popullin se, po qe se do tė pranonin kėtė apo atė besim, mjerimi i tyre do tė shndėrrohet nė lumturi tė pafundme, bota e tyre do tė shndėrrohet nė parajsė.

Nė dallim nga klerikėt qė parajsėn e transferuan, e bartėn nė botėn tjetėr, politikanėt serbė realizimin e parajsės serbė, ose thėnė mė konkretisht mbrojtjen e Kosovės sė humbur e bartin nė tė ardhmen, kur konstelacioni i faktorėve ndėrkombėtarė do tė jetė nė favor tė tyre, kur Rusia do tė forcohet dhe Amerika bashkė me Evropėn e “degjeneruar” do tė kolapsojnė. Kjo metodė e bartjes sė realizimit tė premtimeve nė njė kohė tė padefinuar, nė tė ardhmen pėrdoret shpeshherė nė debatet politike: ai qė premtimin nuk e mban dhe qė s’ka guximin tė pranojė se ka dėshtuar, shėrbehen me kėtė teknikė. Shpeshherė edhe nga shqiptarėt dėgjohet argumenti se nė Evropėn e Bashkuar do tė bashkohen edhe shqiptarėt.

Me 17 shkurt 2008, Serbia u zbua nga Kosova, mirėpo serbėt dhe doktrinat e tyre ende janė tė gjalla. Ėshtė gabim tė mendohet se Millosheviqi ishte ai qė e devijoi politikėn serbe qė pėr pasojė pati shpėrbėrjen e Jugosllavisė dhe humbjen e pozitės hegjemoniste, qė pa tė drejtė ishte rezervuar pėr faktorin serb nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore. E vėrteta ėshtė e kundėrt: doktrina nacionaliste serbe e prodhoi Millosheviqin dhe modalitetet e ndryshme tė tija, qofshin ata paraardhės apo pasues tė tij. Pra, politikanėt serbė burojnė nga doktrinat romantike, mitologjike serbė dhe jo e kundėrta. Karakteristika kryesore e kėsaj doktrine ėshtė ekstra-temporaliteti, jashtėkohėsia e mitit tė tyre, si ēdo mit tjetėr. Rrėfimet, personazhet, ngjarjet, relacionet shfaqen si kategori jashtėkohore, tė pandryshueshėm, aktuale deri nė amshim. Ngjarjet e Mesjetės trajtohen sikur tė kishin ndodhur tani dhe ato pėrmenden si modele pėr zgjidhjen e problemeve tė sotme.

Shqiptarėt, faktori ndėrkombėtar, por edhe vetė serbėt do tė kenė probleme tė mėdha me kėto bindje mitologjike, ekstratemporale (jashtė kohore) serbe. Kėto bindje tashmė janė bėrė pjesė e identitetit serb. Patriarkėt e kėtij nacionalizmi, e kėtij irracionalizmi, qė prodhon vazhdimisht kriza pėrmasash botėrore janė shkrimtarė (D.Obradoviē), etnologė (Vuk Karaxhiē), historianė (Jovan Rahiē), hartografė (Savo Tekelija), gjeografė (Jovan Cvihiē) etj., tė cilėt prodhonin fakte tė sajuara, qė kanė luajtur rol tė madh nė ndėrtimin e memories (mbamendjes) kolektive tė serbėve. Kėta ideologė, qė nga fillimi e pėrhapnin idenė se tė gjithė sllavėt e jugut, pos sllovenėve dhe bullgarėve janė nė fakt serbė, ose siē pohonte historiani Rahiē se krahas Serbisė, edhe Bosnja edhe Dalmacia pastaj Sllovenia janė toka serbe. Kėtė pėrkufizim tė pėrkatėsisė nacionale tė territoreve tė ndryshme hartografi Tekelija e stampoi nė hartėn e tij pėr tokat serbe. Kėta ishin shpikėsit e ambicieve megalomane serbe, tė eskatonit nacionalist serb. Pas tyre vinin elaboratet zbatuese, duke filluar nga Garashanini e deri te Ēubrilloviqi dhe Akademia Serbe.

Sa pėr ta ilustruar pikėnisjen e kėtij procesi megaloman, hegjemonist, do tė pėrmendja Vuk Karaxhiēin, librin e tij “Kovcezic iz istorije, jezik i obicaje srba sva tri zakona” (“Arkėza e historisė, gjuha dhe ritet serbe tė tė tre besimeve”), botuar nė Vienė, mė 1849, ku ai e shpall dialektin e shtokavishtes sė re si gjuhė serbe me ēka arrin qė pjesėn dėrmuese tė kroatėve t’i trajtojė si serbė, ndėrkaq me tezėn mbi identitetin serb tė tre konfesioneve, pėrforcon argumentin pėr serbizim, pėr asimilim tė kroatėve katolikė, tė boshnjakėve myslimanė apo tė malazezėve, vllehėve, maqedonasve ortodoksė. Me kėtė rast ai merr shembull traditėn shqiptare; “arnautėt kanė tė njėjtin identitet pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare”.

Etnologu Karaxhiq pėrdor skemėn pėrvetėsuese qė nė gjuhėn latine pėrkufizohet si “Quius lingua eius regio” (“E kujt gjuha, e tij toka”) ose “Quius religio eius regio” (“E kujt feja, e tij toka”). Mbi kėto parime ngrihet projekti i ekspansionizmit serb.

Nė dallim nga epigonėt e tij fanatikė, Vuk Karaxhiqi ishte pragmatik, ai hartoi metodėn, shpiku mėnyrėn se si mund tė zgjerohet njė popull dhe territori i tij. Ai vetė, sipas burimeve kishtare vjeneze ishte konvertuar nė katolik. Pasuesit e tij, tė fanatizuar nga miti, prijės apo pasues, sot nė konferenca a tubime klithin: “Kosova ėshtė shpirt i serbėve. A mund tė jetojė njė popull pa shpirtin e tij?”. Pėrgjigjen e serbėve e dimė. E imja ėshtė pak ironike: ashtu si keni jetuar pa shpirt, tė paktėn 500 vjet gjatė sundimit osman, do tė jetoni edhe mė tutje, derisa nuk kuptoni se shpirti i njeriut ėshtė brenda tij dhe jo nė objekte.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara