HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gunga e Mona Lizės

-- nga Arbėn XHAFERI, 16 Nentor 2008

Arbėn XHAFERI Mbase kam paragjykime, por shumica e qyteteve tė Serbisė mė duken tė hirta, depresive, monotone, sidomos nė vjeshtė dhe dimėr. Ndonėse kryeqytetasit e kėtij shteti pėrpiqen qė qytetin tyre, Beogradin ta paraqesin si qytet tė bardhė (serbisht beo- i bardhė, grad- qytet) megjithatė, nuk arrijnė ta zbardhin.

Lyejnė e shlyejnė, por e hirta dominon. Historianėt, gjuhėtarėt bullgarė, duke qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė shpėrputhje ndėrmjet emrit dhe pėrmbajtjes japin shpjegimin e tyre pėr etimologjinė e kėtij toponimi.

Thonė se emri vėrtetė i tij nuk ėshtė as Beograd, as Bellgrad (qytet i bukur), por Bullgargrad, ngaqė ata vetė e paskan themeluar. Nejse. Njė ditė vjeshte me shi tė imtė, nė kėtėt qytet tė hirtė, tė bardhė apo bullgar, nė fillim tė viteve tė shtatėdhjeta, tek shkoja nė fakultet, e pashė duke ardhur pėrballė meje njė mik, student i Akademisė sė Arteve Figurative, nga Peja, me pamje impresive tė njė boemi, mė saktė tė njė oshėnari, me atė bllokun karakteristik pėr studentėt e pikturės, ngjyrė tė gjelbėr, 70x50 cm.

U gėzova qė e pashė dikė tė njohur, dikė tė afėrt, dikė si unė. M'u duk se edhe ai tregoi interesim. U pėrshėndetėm dhe pa e pyetur njėri-tjetrin, u drejtuam nė njė kafe-bar. U ulėm. Nuk folėm menjėherė. Vėshtronim ambientin, njerėzit. Duke kėrkuar leje me shikim e zgjata dorėn te blloku qė ishte pjesa e pandarė e imazhit tė tij.

Pashė atė qė prisja: skica, akte, tė vizatuara me mjeshtri klasikėsh, nė pėrputhje tė plotė me standardet e anatomisė, qė piktorėt e tjerė modernė kosovarė, qė nuk ēanin kokėn pėr kėto standarde e quanin me qesėndi si manir i shkollės sė Pejėsė.

Pasi heshtėm boll, ai disi me hamendje mė vėshtroi nė sy, sikur mė vlerėsonte nėse jam i denjė pėr atė qė donte tė mė thoshte. Hė, e trimėrova me buzėqeshje. Ti e di qė unė e njoh shumė mirė anatominė e njeriut. Si Dyreri, thashė duke ditur qė e adhuron. Epo, tani zbulova prej nga vjen ajo buzėqeshja e mistershme e Mona Lizės, mė tha duke kėrkuar nė fytyrėn time ndonjė shenjė sado tė vogėl tė ironisė.

Meqė nuk hetoi, vazhdoi rrėfimin e tij plot frymėzim. Ajo pas kokės ka pasur njė gungė qė ia ka tėrhequr lėkurėn e fytyrės anash. Pale ndonjė tumor, pėrfundoi... I vetmi mendim qė mė shkrepi nė atė ēast, ishte pėrshtypja: dy shqiptarė, njeri me imazh tė njė revolucionari, tjetri tė njė oshėnari, nė Beogradin depresiv, nė njė kafene me aromė shlivovice (raki kumbullash), kuvendojnė me pasion pėr buzėqeshjen misterioze, pėr gungėn, pėr tumorin prapa kokės sė Mona Lizės, La Giocondės...

Ky takim, ky rrėfim i piktorit boem kosovar mė mbeti kohė tė gjatė nė kujtesė, saqė u shndėrrua nė kod shpjegues pėr shumė fenomene qė kanė tė bėjnė pėr gjakimin e njeriut qė tė bie nė sy, qė tė dallohet. Miliona gjestikulime pėr t'u dalluar nga tjetri, nga turma. Shumė normale dhe shumė njerėzore!

Ky fenomen shfaqet edhe nė fushėn e krijimtarisė. Krijohen shumė vepra, por njė pjesė e vogėl e tyre cilėsohen si krijime tė mirėfillta artistike. Vuajtjet e krijuesėve janė tė mėdha, pasiguria pėr vlerat qė i prodhojnė ėshtė molisėse.

Prandaj, shpesh shėrbehen me efekte morbide, shokuese, provokuese, inovative, por kot, arti nuk buron nga kanonet, as mėnyrat e paracaktuara tė shprehjes, as nga imitimi, por nga frymėzimi, entuziazmi hyjnor.

Kėto metoda tė tėrheqjes sė vėmendjes me efekte tronditėse pėrdoren edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė njerėzore, sidomos nė politikė, gazetari, histori.

Periudha e modernes krijoi sisteme tė mėdha, ku koherenca ndėrmjet tė gjithė elementeve tė atij sistemi shpeshherė nuk ėshtė argumentuar bindshėm. Kur filozofi i madh gjerman, Hegel pėrfundoi ligjėratėn e tij pėr eskatologjinė, njė student brofi nė kėmbė dhe me arrogancė i tha se teoria e tij nuk pėrputhet me faktet.

Filozofi i urtė, qetė-qetė ia ktheu pėrgjigjen e merituar: “Aq mė keq pėr faktet”. Postmodernistėt e sotėm e vazhdojnė rrugėn e kėtij studenti me energji mohuese. Nė vend qė tė pėrpiqen t'i gjejnė argumentet e duhura, ata e dekonstruktojnė sistemin, kėshtu qė pėrurohet etapa e re e tė menduarit: arhea (rendi) aq e kėrkuar nga filozofėt antikė, pak nga pak zėvendėsohet nga anarheja e mendimtarėve tė sotėm.

Veprat e tyre duken si ato shtėpi tė ndėrtuara nga rrėnojat e kalave, ku format, stilet, materialet e ndryshme, ashtu tė kombinuara, pa plan dhe shije, krijojnė njė pėrshtypje tė shėmtuar.

Maniri dekonstruksionist ka depėrtuar edhe nė kulturėn shqiptare, qė vetvetiu nuk paraqet njė rrezik kanosės, aq sa pėrflitet. Nė sistemet e hapura shoqėrore, e drejta e mohimit ėshtė e barabartė me atė tė pohimit. Mohuesit nxisin pohuesit qė tė gjejnė argumente mė bindėse.

Problemi nuk qėndron kėtu, por te pretendimi absolutist i dekonstruksionistėve, i rrėnuesėve, i mohuesve se rrėfimi i tyre qenka i vetmi i drejtė, shkencor, ndėrkaq ai i pohuesve, i ndėrtuesėve, qenka anakronik, pseudo-shkencor. Falė zotit, tashmė jetojmė nė kohėn e pluralizmit dhe ēdokush duhet ta mbajė kryqin e vet nė kalvarin qė shpie nė sipėrfaqe.

Ditėt e fundit nė opinionin shqiptar, sėrish u hap debati lidhur me figurėn e Skenderbeut. Shkas konkret shėrbeu botimi nė gjuhėn shqipe i librit me pretendime historike pėr Skenderbeun nga autori zviceran Oliver Jens Shmit. Faktet qė i sjell autori shėrbyen si motiv pėr kėrkesėn e rivlerėsimit tė historisė kombėtare. Gjakrat sėrish u ndezėn. Ėshtė e natyrshme, njerėzit frikėsohen nga rrėshqitja e tokės ndėr kėmbė, nga humbja e rrėfimit pėr veten.

Fqinjėt e shqiptarėve, me vetėdije tė plotė e qėndisin historinė me gėnjeshtra tė paturpshme, kėshtu qė historia e Maqedonisė ėshtė shndėrruar nė shpellė tė Ali Babasė, ku fshihen mallėrat e vjedhura, historia serbe kriminelėt i ka shndėrruar nė shenjtorė, duke filluar nga Rastko Nemnjiqi (Sveti Sava, Shėn Sava) i cili e fitoi titullin e shenjtorit pasi shfarosi bogumillėt (njė sekt monofizit) e Bosnjės e deri te kasapėt e formatit tė gjeneralit Mlladiē, qė trajtohen si idhuj, ndėrkaq grekėt kanė vėnė zapt mbi periudhėn antike, saqė asnjė e vėrtetė nuk mund tė depėrtojė nė kokat e tyre.

Dallimi ndėrmjet fqinjėve tė shqiptarėve dhe atyre vetė qėndron te ēfarėsia e nacionalizmit. Fqinjėt e tyre kanė institucionalizuar, kanė krijuar njė sistem nacionalist, ku ēdo gjė ėshtė nė harmoni, tė vėrtetat historike, ato religjioze dhe ato politike. Tokat qė pretendojnė t'i pushtojnė, i shpallin tė shenjta, historikisht tė tyre dhe pastaj politika pėrpiqet t'i realizojė kėto pretendime. Ata kanė nacionalizėm modern, shqiptarėt postmodern, mirėpo duhet tė merret parasysh se sistemi gjithnjė ėshtė mė i fortė se fragmenti.

A e mbroj pseudo-historinė? Kurrsesi jo, por pėrpiqem tė them se zbulimi i gungave ėshtė po aq relativ sa mbulimi tyre.

*SHĖNIM I REDAKTORIT: Pjesė e debatit tė hapur nė 'Shekulli” pėr historinė dhe tekstet shkollore, temė e vėnė sėrish nė qendėr tė vėmendjes kėto ditė pas botimit nėn pėrkthimin e Ardian Klosit tė njė vepre tė Oliver Jens Shmit pėr heroin tonė kombėtar Skėnderbeun.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara