HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zgjedhjet 2009, a ka ardhur koha tė dėgjojmė: "tė lira, tė ndershme"?

-- nga Arbėn XHAFERI, 11 nėntor 2008

Arbėn XHAFERI A mendoni se ka ardhur koha tė dėgjojmė “zgjedhjet ishin tė lira, tė ndershme” pėr zgjedhjet e 2009-ės? A janė pjekur kushtet? Popujt qė, rishtazi, e pranuan konceptin demokratik, si procedurė qė legjitimon vendosjen e njė regjimi qė ta drejtojė shtetin, megjithatė, pėrkundėr retorikės intensive nuk arrijnė tė krijojnė njė rend tė mirėfilltė demokratik. Sistemi demokratik nuk mund tė reduktohet vetėm nė mėnyrėn e organizimit tė zgjedhjeve. Demokracia, pa konceptin e shoqėrisė sė hapur, pa sistemin e vlerave qė garanton respektimin e tė drejtave tė njeriut, pa funksionimin e shtetit ligjor, pa transparencė nė veprimin e institucioneve, pa respektimin e ndarjes sė pushtetit nė atė ekzekutiv, ligjvėnės dhe gjyqėsor, pa respektimin e autonomisė sė tyre, pa decentralizim tė pushtetit, pa kontrollin intern tė veprimtarisė sė aparatit shtetėror, pa kontrollin civil tė forcave tė armatosura, pa pjekuri morale, etj., shumė shpejt shndėrrohet nė instrument tė njė tiranie legale, nė procedurė eliminimi tė kundėrshtarėve politikė, etnikė, fetarė, nė inzhinjering manipulues elektoral, etj.

Nuk duhet harruar se diktatorėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX, Hitleri, Musolini, Stalini, Millosheviqi, pastaj Sadam Huseini, Mubaraku e tė tjerė, u zgjodhėn me votat e lira tė elektoratit. Millosheviqi, madje, edhe katėr herė. Kur faktori ndėrkombėtar kėrkon nga kėta presidentė qė ta demokratizojnė shoqėrinė, pėrgjigja ėshtė identike: Mos vallė dėshironi qė nė pushtet tė vijnė ekstremistėt? Ēdo shtet jodemokratik ka njė opozitė ekstremiste qė, pėr shkak tė manipulimeve elektorale e radikalizojnė atė. E keqja mė e madhe ėshtė se ky proces, ky antagonizėm i radikalizuar, zgjat me dekada dhe nėse pėrfundon, atėherė kjo ndodh me gjakderdhje, me tragjedi. Pra, demokracia, vetvetiu, nuk mund t’i zgjidhė problemet e njė shoqėrie. Ajo nuk ėshtė medikament qė shėron, qė me automatizėm i zgjidh problemet e qytetarėve, papunėsinė, varfėrinė, ruajtjen e ambientit, mbrojtjen shėndetėsore, etj. Demokracia ėshtė medikament qė parandalon vendosjen e diktuarės nė njė shoqėri, madje shpeshherė nuk arrin as kėtė ta bėjė. Aktualisht, shumė shtete nė botė, duke filluar nga Korea Veriore, Bjello-Rusia, e deri te disa shtete tė Amerikės Latine, udhėhiqen nga diktatorė tė zgjedhur me procedurė demokratike.

Shtetet, pėrkatėsisht shoqėritė jodemokratike, pėrpiqen qė manipulimet elektorale t’i fshehin prapa kuintave tė ligjeve tė pėrsosura qė garantojnė barazi, respektim tė tė drejtave tė pakicave, tė barazisė elektorale, por nė fakt, ky formalizėm krijon pakėnaqėsi edhe mė tė madhe, ngaqė mashtrimi ėshtė vulgar, i pacipė. Nė kėto shoqėri mungon etika publike, vetėdija se me kėto mashtrime, gjithnjė e mė tepėr radikalizohen antagonizmat jo vetėm politikė, por edhe ndėrnjerėzore. Shtrohet pyetja sesi suspendohen parimet morale, si njeriu e errėson vetėdijen? Janė disa faktorė psiko-socialė qė ndikojnė sheshazi tė mos respektohen normat, ligjet. Arsyeja kryesore ėshtė varfėrimi i skajshėm i popullatės gjatė periudhės sė komunizmit. Ndalesa e pronės private nė kohėn e komunizmit krijoi lakminė, posesivizmin e pakontrollueshėm pėr pronė nė kohėn e demokratizimit tė shoqėrisė. Ky motiv ishte mė i fuqishėm sesa parimet morale, kėshtu qė korrupsioni, mitoja u shndėrruan nė kulturė tė veprimit tė suksesshėm. Paradigma e suksesit u bė ai qė ka pasuri, qė ka ndikime nė politikė, polici, gjyqe, spitale, nė kompani tė ndryshme, ai qė e shėtit botėn. Ata qė sipas funksionit, klasa politike, sistemi gjyqėsor, policia, kishin pėr detyrė ta parandalojnė kėtė degjenerim tė sistemit, vetė u bėnė pjesė e kėtij procesi.

Ata qė kanė kulturė teorike pandehin se problemi qėndron te modeli i sistemit juridik, duke sugjeruar se vetėm modeli anglosakson ėshtė preventivė pėr kėtė murtajė. Mendoj se asnjė sistem juridik nuk mund tė parandalojė manipulimin, po qe se dominon mendėsia qė toleron shkeljen e normave. Nė kėto shoqėri me mendėsi tė kėtillė, zhvillohet sensi cinik, sensi formal i respektimit tė rregullave tė lojės. Nė kėto shoqėri, nga aspekti formal-juridik, ēdo gjė ėshtė nė vijė, por nga aspekti pėrmbajtėsor asgjė nuk ėshtė nė rregull. Nė kėtė garė nė mes tė cinizmit, fromalizmit dhe realitetit, infantilizohet diskursi politik. Argumentet bėhen gjithnjė e mė joserioze.

Por, si ėshtė e mundur qė njeriu ta suspendojė imperativin kategorik moral (shprehje e filozofit Kant) nė vetvete? Nė shoqėritė postkomuniste ky suspendim i parimeve morale u arrit pėrmes shpalljes sė kundėrshtarit politik si e keqja mė e madhe, ndaj tė cilit nuk duhet tė pėrfillen normat, skrupujt moralė. Kėtė model politik, K. Shmiti e pėrkufizoi raport mik-armik, qė nėnkupton sjelljen morale ndaj mikut dhe atė amorale ndaj armikut. Mekanizmi tjetėr, qė ndikon qė tė zhvillohet kultura cinike, suspendimi i parimeve morale dhe i vetėdijes ėshtė mendėsia, qė parapėlqen autoritarizmin. Nė shoqėrinė shqiptare u dėnua totalitarizmi dhe autoritarizmi nė planin ideologjik, por kėto vetė u ricikluan dhe tolerohen nė nivele mė tė ulėta. Asnjė parti politike nuk mund tė pretendojė tė ketė sukses pa njė prijės autoritar, karizmatik, qė ka veti tė jashtėzakonshme, i cili ėshtė mbi ligjin. Autaritarizmi krijon servilizėm dhe eliminon vlerėsimin kritik, e vret sensin pėr moral.

Ligjet pa mendėsinė qė vlerėson se ato janė tė domosdoshme pėr njė shoqėri moderne nuk vlejnė asnjė dysh.

Nė shoqėritė e kėtij stadi tė zhvillimit, rol tė rėndėsishėm nė vetėdijesimin moral, nė krijimin e kulturės pėr respektimine ligjeve luan gazetaria hulumtuese, organizatat joqeveritare, si dhe presioni nga jashtė. Aspiratat e Shqipėrisė pėr integrim nė NATO dhe BE krijojnė bazė pėr optimizėm, qė procesi i demokratizimit tė mirėfilltė i shoqėrisė do tė pėrshpejtohet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara