HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr njė vizion tė ri bashkėkohor tė studimit tė historisė

-- nga Zejnullah Jakupi, Berlin

Shqiptarėt duhet ta dėshmojnė me punė qytetėrimin e tyre dymijė-vjeēar edhe si historian dhe politikan, jo vetėm nė Kosovė por edhe nė diasporė. Vetėm kėshtu bota na pranon dhe ne mund tė bėhemi pjesė e kėtij qytetėrimi.

Portret: Doktorant Nue Oroshi

Nue Oroshi ėshtė njėri ndėr studiuesit mė tė spikatur e tė pa lodhshėm qė e ka sot diaspora shqiptare i cili afro pesė vitesh zhvillon veprimtarinė shkencore dhe hulumtuese bashkė me njė grup tė madh profesorėsh, studiuesish, veprimtarėsh, publicistėsh dhe shumė intelektualėve tjerė nga tė gjitha trojet etnike shqiptare, dhe nė veēanti ata tė Diasporės Shqiptare, tė cilėt janė organizuar nė njė Kėshillė tė Pėrgjithshėm pėr Ndriēimin e Historisė Shqiptare. Ky kėshill organizues pėrkrahet prej mė shumė se 200 Intelektualėve nga tė gjitha trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora, tė cilėt deri mė tani kanė arritur qė me plotė sukses ti organizojnė gjashtė sesione shkencore nėpėr tė gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora kanė botuare gjashtė libra, dhe kanė mbajtur disa Akademi promovuese. Kjo ide ėshtė pritur dhe pėrkrahur shumė mirė nga masa e gjerė Shqiptare por pak ka patur pėrkrahje nga ana institucionale shtetėrore pėr t“i pėrkrahur kėto projekte edhe me mjete materiale. Historiani i ri z. Oroshi ka njė vizion tė ri prej historiani. Duke folur mbi takime deri mė tani tė mbajtura tė kėshillit pėr ndriēimin e historisė me moton "E Djathta Shqiptare Drejt Shqipėrisė Etnike" thotė se Baza shkencore ėshtė pėrgatitur, me vetė faktin se shqiptarėt asnjėherė nuk kanė bėrė luftė sulmuese por gjithnjė luftėn e kanė bėrė nė mbrojtje tė trojeve etnike shqiptare, fakt qė u vėrtetua edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė 1998/99.

Nue Oroshi duke qenė njė mbėshtetės dhe njohės i rilindėsve tanė shqiptarė, nuk pajtohet me rrymat e tejkaluara tė historianėve qė siē thotė "nuk hezitojnė qė historinė tonė kombėtare ta shkruajnė duke u shėrbyer vetėm me burime serbe dhe ato ruse, kur dihet se arkivi i Londrės dhe shteteve perėndimore ai i Vatikanit janė shumė tė pasura dhe aty ne do tė gjejmė historinė e vėrtet tė shqiptareve."

"Qėllimi ynė ėshtė qė ta ndriēojmė historinė tonė me fakte shkencore,e jo si disa pseudo-historian komunist qė historinė tonė e vlerėsojnė nė bazė tė gazetave tė Beogradit",kėsaj radhe nuk dua ti japė emrat e kėtyre "faqezive", thotė Oroshi, por nė njė tė ardhme tė afėrm, do ti bėjmė publikė emrat dhe biografit e tyre, ku disa fatkeqėsisht ishin nė shėrbim tė OZN-ės e mė pas tė UDB-ės,ku me dėshmitė e tyre u dėnuan veprimtarėt kombėtarė".

Historianėt tanė ne Kosovė, veēmas ajo gjenerata e shkolluar nė Beograd, ka njė dekadė qė ėshtė marrė vetėm me propagandė e assesi me shkencė, gjegjėsisht me histori, bile thotė Oroshi ka tė atillė qė kanė hy nė institut, deri sa tė dalin nė pension apo ata qė janė pensionuar akoma vazhdojnė zgjasin gjumin nė kėtė institut. Oroshi pyet; pse vallė nuk citohemi ne si shkencėtarė, historitė tona nė punimet shkencore tė shkruara nė Gjermanisht, anglisht etj. Nė krahasim me trajtimet qė kanė kolegėt tanė ballkanas. Kėshilli Organizues pėr Ndriēimin e Historisė Shqiptare i pėrbėrė nga Intelektualet mė eminentė tė Shqipėrisė Etnike. Kryetar i kėtij Kėshilli Organizues pėr Ndriēimin e Historisė Shqiptare ėshtė profesori i nderuar Prof. Dr. Muhamet Shatri, ndėrsa sekretar mr.sc. Nue Oroshi. Nė kėtė Kėshill janė emra eminentė ku vlenė tė veēohen akademik Mark Krasniqi, Prof. Dr. Ramiz Abdyli, Emin Fazlia, Dr. Mentor Quku, Dr Hajredin Isufi, Tom Mrijaj, Selman Etemi,dr Riza Sadiku,Ali Daci, Willy Kamsi, Rukie Rama, Mėrgim Korqa, Abas Fejzullahu, mr Mehemet Gjoshaj, mr Besim Morina, Gjet Doda, Lek Shtia, Avni Bilalli, Niman Mulliqi, Agron Shabani dhe shumė e shumė studiues tė tjerė nga tė gjitha viset etnike Shqiptare dhe Diaspora.

Duke qenė se konkurrenca edhe nė shkencė, nė formimin e shoqatave dhe hulumtimin e historisė nuk krijohet me dekret shtetėror, atėherė, ky kėshill, thotė z. Oroshi me njė fjalė "ėshtė duke e luajtur rolin e dy akademive shqiptare asaj nė Tiranė dhe nė Prishtinė" dhe shton: Ku vlen tė veēohet e dhėna se vetėm nė vitin qė e lamė pas 2007, ky kėshill ka mbajtur njė sesion shkencor me madhėshtori deri mė tani nė Istog me 20-21 Maji, ndėrsa ka mbajtur edhe katėr akademi promovuese dhe shkencore, njė nė Gjenevė mė 5 Maj, njė nė Berlin me 9 Qershor, ndėrkaq me 29 Korrik pėr herė tė parė janė pėrkujtuar dhjet martirėt e Famullis sė Velezhės sė Prizrenit tė rėnė nė Masakren e Tivarit, ku nė Fshatin Shpenadi kėtyre Martirėve ju ėshtė ngritur pllaka pėrkujtimore. Ndėrsa me 15 Dhjetor ky kėshill nė Bruksel tė Belgjikės ka mbajture akademi pėrkujtimore pėr jetėn dhe veprėn e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit. Tutje z. Oroshi shpjegon se brenda atij viti gjithashtu janė botuar edhe dy vepra tė dy sesioneve shkencore,"E Djathta Shqiptare nė Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike V dhe VI", me mbi 1420 faqe studime shkencore, ku paraqiten me shkrimet e tyre pėr secilėn vepėr nga 80 autor.

Aktiviteti nė CDU
Ndoshta mė shumė i rėndėsishėm pėr jetėn dhe mėrgimtaret tanė, do tė ishte edhe vizioni i z. Oroshi qė ka ai pėr integrimin e shqiptarėve nė shtetet perėndimore gjegjėsisht nė Gjermani. Komuniteteve tona u mungon njė pėrfaqėsim politik i interesave tė shqiptarėve qė janė shtetas gjerman. Pėr kėtė, z. Oroshi ėshtė duke dhėnė aktivitetin e tij nė CDU parti kjo qė e ka pushtetin nė Gjermani, po me kėtė qėllim qe tri vite. Ai kryesisht ėshtė aktiv nė Komisionin pėr ēėshtje tė sigurisė Politike,ku ky komision pėrgatit projekte dhe plane pėr sigurinė politike, zhvillon debate pėr vatrat e krizės,bėn vizita nėpėr objektet e ndryshme Gjermane, si qė ishin vizitat e bėra,nė Selinė e Presidencės Gjermane nė Berlin, nė Selinė e CDU nė Berlin, nė Ministrin e Mbrojtjes, nė muzeun ajror ushtarak,nė Shkollėn Ushtarake nė Flensburg, ku e hodhi idenė qė tė rinjtė nga Shqipėria dhe Kosova nė njė tė ardhme tė afėrt tė vijnė dhe tė studiojnė nė kėtė shkollė ushtarake pasi qė studimet kėtu zhvillohen edhe nė Gjermani por edhe nė Amerikė paralelisht,nė bazė tė marrėveshjes Gjermano-Amerikane. Si fryt i kėsaj, thotė z. Oroshi do ta mbajmė me 18 maji njė manifestim tė madh me moton "Faleminderit Gjermani" pėr njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės".

Historiani shqiptar Nue Oroshi sė bashku me njė grup shokėsh kanė vendosur qė sivjet nė zgjedhjet lokale qė do tė mbahen nė Kiel tė Gjermanisė me 25 Maji 2008, tė zhvillon fushatė elektorale nė bashkėpunim me CDU qė votat e bashkatdhetarėve Shqiptarė qė kanė shtetėsinė Gjermane, tė shkojnė nė favor tė CDU,dhe kėto vota mos tė tretėn nė errėsirė. "Kjo nuk ėshtė e lehtė tė arrihet pasi qė nė Gjermani dhe nė Evropė njė gjė e tillė bėhet, pėr herė tė parė njė fushate e tillė elektorale,derisa Shqiptaro-Amerikanet tani mė kanė pėrvoja tė tilla dhe janė tė pozicionuar rreth dy partive mė tė mėdha atje".

I gjithė ky aktivitet thotė Oroshi, bėhet me qėllim qė t“ju mundėsoji tė rinjve Shqiptarė nė Gjermani qė nė njė tė ardhme tė afėrt, tė futėn nėpėr institucionet politike Gjermane, nėpėr ato Shkencore, informative, dhe vendimmarrėse.

Pėrkrahės i aktiviteti nė fushėn e filmit dokumentar nė fushėn e arkeologjisė shqiptare
Gjithashtu njė aktivitet tė frytshėm Nue Oroshi ėshtė duke e bėrė edhe nė fushėn e filmit. Nė Maji tė vitit tė kaluar njė grup prej tre anėtarėsh i kryesuar nga dr. Elisabeth Saggau drejtore e shtėpisė filmike "Digdoc", Moses Merkle specialist i kamerės,dhe Nue Oroshi, pėr njė javė tė tėrė filmuan nėpėr Kosovė, ku me ndėrmjetėsimin e Prof. Dr. Jahja Dranqollit, u bėn regjistrimet edhe nė gjurmimet arkeologjike qė zhvilloheshin nė Vlashnje tė Prizrenit, ku mė pas nė Universitetin e Kiel-it u shfaqėn disa sekuenca filmike, nė njė sesion shkencor tė arkeologjisė ku shumė profesor Gjerman mbetėn tė habitur me pasurin Arkeologjike tė Kosovės, por pėr njė kohė tė shkurtėr u treguan edhe frytet meqė rast njė grup prej tre profesorėsh Gjerman arkeolog, udhėtuan nė Kosovė dhe nė bashkėpunim me prof Dr. Jahja Dranqollin drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, janė duke e bėrė projektin e pėrbashkėt pėr gjurmimet arkeologjike nė Ulpianė. Nga ky produksion filmik do tė bėhen dy filma pėr Kosovėn. I pari ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe titullohet "Shtat dite nė Kosovė". Ndėrsa i dyti do tė pėrgatitet me vonė dhe ka tė bėjė vetėm me arkeologjinė e Kosovės. Nė kėtė projekt ėshtė duke ndihmuar edhe Imke Scholvin-Watts. Meqenėse historiografia gjermano-folėse ka dhėnė njė kontribut tė veēantė pėr ndriēimin e historisė shqiptare Nue Oroshi ka vendosur qė tė merret me trajtimin e kėtij problemi. Ai ėshtė duke punuar nė disertacionin e doktoraturės me temėn "Historia dhe Historiografia gjermano-folėse,mbi historinė shqiptare nė mesjetė", ku do tė pėrfshihen studimet e historianėve gjermanė,austriakė dhe zviceranė,mbi historinė shqiptare nė mesjetė.

Biografi:
Nue Oroshi u lind mė 1970 nė fshatin Caparc te Prizrenit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Prizren. Studimet e rregullta i kreu nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės, nė drejtimin e historisė, nė Mars tė vitit 1995. Mė vonė kreu, nė po tė njėjtin fakultet, studimet post-diplomike, nė lėmin e Mesjetės ku ka magjistruar, me temėn: "Principata e Artės". Tani ėshtė duke pėrgatitur disertacionin e doktoraturės "Kontributi i historisė dhe historiografisė gjermano-folėse mbi historinė shqiptare nė mesjetė". Nue Oroshi qysh herėt u vu nė shėrbim tė ēėshtjes sė shenjtė kombėtare, ku, si nė Kosovė ashtu edhe nė Gjermani, ishte aktiv nė jetėn politike, por vetėm pėr tė mirėn e kombėtares shqiptare. Ka shkruar nė dhjetėra gazeta dhe revista, ku ka botuar artikuj me karakter historikė, publicistikė, politikė, dhe shkrime nga kultura. Jeton nė Gjermani, kurse vepron dhe kontribuon nė tėrė trojet shqiptare nė tė mirėn e ēėshtjes kombėtare, e sidomos nė jetėsimin e idealit tė trimave me mė zė, tė cilėt luftuan pėr Shqipėrinė Etnike. Ėshtė sekretar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Organizues pėr Ndriēimin e Historisė Shqiptare ku deri mė tani ky kėshill ka mbajtur gjashtė sesione Shkencore, ka botuar gjashtė vepra Shkencore Enciklopedike tė Historisė sonė Kombėtare me titull "E Djathta Shqiptare nė Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike".
Gjithashtu ėshtė aktiv edhe nė jetėn politike Gjermane. Ėshtė anėtar i forumit pėr tė huaj pranė Kuvendit Komunal tė Kiel-it tė Gjermanisė. Ndėrkaq ka mėse tre vjet qė ėshtė veprimtar aktiv i CDU, nė Kiel tė Gjermanisė, ku punon nė Komisionin pėr Ēėshtje tė Sigurisė Politike.

Deri mė tani ka botuar kėto vepra.
Shenjat e Shpirtit, Poezi, "SHB Atė Anton Xanoni" - Prizren, 1996.
Drejt Atdheut, Poezi, "SHB Rilindja" - Prishtinė 2000.
Dėshmi Kohėrash, Vepėr Historike "SHB Lumbardhi" - Prizren, 2003.
Nė Rrokaqiellin e Mbrapshtive, SHB OMBRA GVG/EQUINOX - Tiranė 2007.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara