HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fytyrat e Jozefinės

-- nga Arben Ēokaj, 11 shkurt 2009

Nė hyrje tė Shkodrės, ka njė poster, qė nuk mund tė hiqet, pavarėsisht se i ka dalė boja nga erozioni prej reagjentėve atmosferikė, dhe metali mbajtės ka filluar tė ndryshket. Ky ėshtė posteri i Jozefinės, qė nuk lėviz edhe pse e ka humbur ngjyrėn. Duket se ky fenomen natyror flet pėr shumė gjėra, pėr gjėra qė thuhen e nuk thuhen. Jozefina nuk luan nga vendi, edhe nėse "zonja e hekurt", kthehet nė "zonja e hekurit tė ndryshkur". A duhet ne tė jemi kaq tė sigurtė pėr kėtė?

Jozefina Topalli - poster
Poster nė hyrje tė Shkodrės

Kompleksi i Jozefinės

Para se tė hysh nė Shkodėr, njerėzit qė i drejtohen kėtij qyteti, duhet tė mėsohen me mendimin se ky qytet ka dy komplekse, "Kompleksin e Jozefinės", qė sot ėshtė primar dhe pas saj vjen "Kompleksi i Rozafės", qė ka dalė nė plan tė dytė; fill pas posterit tė Jozefinės, shfaqet madhėshtore, nė madhėshtinė e vet, Kalaja Rozafa.

Jozefina Topalli Legjenda tregon se "Kalaja Rozafa" u ndėrtua nga tre vėllezėr, ku dy mė tė mėdhenjtė presin nė besė vėllain e vogėl dhe murosin gruan e tij tė bukur e tė dashur, Rozafėn. Kjo paradigmė ka ndjekur pėr shekuj Shqipėrinė e pushtuar, popullsia e sė cilės, u detyrua nga pushtuesi tė tjetėrsohej, deri nė atė farė mase, sa vėllai tė shiste interesat e vėllait tė vet. Kjo ndjenjė pabesie, pėr interesa tė mėdha, lė njė shije tė keqe dhe pėrcillet tek ne, pasardhėsit, si "Kompleksi i Rozafės".

Poeti i talentuar malėsor Gjekė Marinaj, nė poezinė "Rrėfimim i Rozafės" e mbyll kėshtu ndodhinė:
Nėn pretekstin
se tė gjithė patėn tė drejtė,
Edhe unė murosa brenda vetes fjalėn “vrasje”.

Jozefina Topalli Dhe vijmė nė ditėt tona, ku njė femėr shkodrane e ka kthyer pabesinė nė art. Ajo ka njė histori kontraverse. Ndonėse tė parėt e saj vijnė nga njė fshat i Laēit, ajo ėshtė rritur nė tokėn e Shkodrės; ka marrė atė kulturė dhe jeta e vėshtirė, e ka persekutuar dhe tjetėrsuar kėtė filiz tė bukur, duke i dhėnė asaj veset mė tė kėqija, veset e llumit, qė mund tė manifestohen nė subkulturėn e kėtij qyteti.

Instiktive si njė femėr e pasigurtė nė vetvete, "zonja e hekurt", e mori kėtė emėr pak kohė pas publikimit tė njė shkrimi, nė shkurt 2006, qė kishte pėr qėllim ta mbronte. Jozefina ndodhet tani, sa nė rolin e njė gruaje tė pushtetshme, aq edhe nė rolin e viktimės, e gjendur pranė njė personaliteti tė fortė e komandues, siē ėshtė kryeministri Berisha. Pra, zonja Topalli e ndan personalitetin e saj ndėrmjet Ledi Dianės sė pasigurtė dhe Evita Peron, gruas sė dytė tė diktatorit Argjentinas, Juan Domingo Perón. Evita Peron nuk mundi ta duronte mynxyrėn e tė shoqit dhe ajo shkretoi emocionalisht, u thye dhe u shua - nėn pretekstin, pėr tė "shpėtuar njerėzimin".

Jozefina Topalli Ajo vetė-vdiq nė moshėn 33 vjeēare se ashtu dėshironte, tė vdiste nė moshėn e Jezu Krishtit. Duke parė krimet e tė shoqit, Evita u mundua tė tregohej e mirė, ndoshta jo se e ndjente ashtu, por pėr histerinė karakteristike, pėr tė paraqitur formėn e bukur dhe tė dhembshur tė njė krimi njerėzor. Nė fund, bėri krim ndaj vetes, qė tė adhurohej nga argjentinasit.

Historia e saj lidhet me Jozefinėn vetėm nga fakti se ajo ishte figura e dytė politike nė Argjentinė, pas tė shoqit diktator, false dhe harbute, ndėrsa Jozefina ėshtė sot realisht figura e dytė politike nė PD, nė pjesėn mė radikale dhe agresive tė saj, qė drejton me dorė tė hekurt dhe synon tė mbajė pushtetin me metoda dhune e presioni. Por pushteti qė vjen si rezultat i dhunės, vetėm dhunė prodhon. Pėr kėtė ne shqiptarėt kemi pėrvojė. E adhuruar nga mbėshtetėsit dhe e urryer nga kundėrshtarėt e saj dhe nga ata, qė ajo ka dėmtuar, Jozefina shpalos nė vetvete njė qenie politike tipike tė kohės sonė, qė ndėrthur nė vetvete, tė gjitha ato cilėsi regresive, qė pėrmban sot politika shqiptare. Nė Shqipėri fatkeqėsisht, politikėn vazhdojnė ta trajtojnė si grua tė pėrdalė. Duket se akoma nuk ka ndryshuar ky koncept.

Jozefina Topalli

Nėse Jozefinėn e shohin nė Shqipėri nė rolin e saj dytėsor pas Berishės, kėtu nė Shkodėr, Jozefina ka rol primar, ajo e ka marrė qytetin nė dorė pėr vete, e trajton si pronė tė saj, dhe kujton se mund tė bėjė ē'tė dojė me fatin e njerėzve. Tė paktėn kėshtu vepron, dhe me ndihmėn e organeve tė sigurisė, ajo i arrin objektivat nė shumicėn e rasteve, se njerėzit janė tjetėrsuar nga mundėsitė e vogla, qė politika u ka lėnė qytetarėve pėr tė siguruar jetesėn. Dėmi i shkaktuar nga Jozefina nuk ėshtė pėr t'u nėnvleftėsuar, sepse ajo punon agresivisht me strukturat e saj tė nėntokės e mbitokės, me makinerinė e shpifjes dhe tė dezinformimit tė PD-sė, pėr tė rrėnuar kėdo, qė ajo dyshon se e hijezon sadopak.

Jozefina Topalli Koha pėr ndryshim pėr Jozefinėn, u kthye nė Koha pėr Ndryshkim!

Njė ligj themelor i fizikėn na tregon se "ēdo veprim ka kundėrveprim". Jozefina mbahet se e njeh mirė matematikėn. Ēudi, ajo duhet ta njohė mirė edhe fizikėn. Atėherė, pse nuk e ēon nėpėrmend ajo kėtė ligj universal, qė po e bėn armike me tė gjithė. Arsyeja duhet tė jetė e thjeshtė: Forca e pushtetit ėshtė magjike. Ajo i kryen punėt me ndihmėn e tė tjerėve. Mjafton tė japė njė urdhėr dhe puna kryhet. Si ajo, ashtu edhe ish-polici deputet Ramiz Ēobaj, mendojnė se punėt e liga qė ata urdhėrojnė tė kryhen, nuk i shohin njerėzit, pasi kryhen nga tė tjerėt. Mendjen ia sundon mendimi cinik: "kur ke mashėn, pse t'i pėrcėllosh duart". Por pesha e pushtetit kėrkon tė jesh mė i fortė, stainless steel (ēelik i pandryshkshėm) e jo hekur i ndryshkur. Ose mos e ushtro pushtetin tėnd, nė mėnyrė barbare. Pra, mos merr pėrsipėr pesha tė rėnda...

Jozefina Topalli e mban veten pėr femėr tė bukur, kėshtu bėjnė me tė edhe tė tjerėt. Por tė jesh e bukur, nuk ėshtė e barazvlefshme me tė qėnit e mirė. Nė anglisht kemi termat, qė ndryshojnė pėr tė bukurėn: pretty - e bukur fizikisht dhe beautiful - e bukur fizikisht dhe shpirtėrisht. Bukuria femėrore nga njėra anė, me politikėn agresive nė anėn tjetėr, janė dy gjėra qė shkojnė pėrkundėr njėra-tjetrės. Dhe marrja me politikė e zonjės Topalli, ka shkuar nė drejtim tė kundėrt me bukurinė e saj, qoftė tė asaj shpirtėrore, tani edhe tė pamjes sė jashtme. Psikologjikisht dhe fiziologjikisht, duket se bukuria shpirtėrore ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me pamjen e jashtme, sidomos me pamjen e fytyrės. Fytyrat e Jozefinės - janė disa pamje, qė e paraqesin folėsen e Kuvendit tė Shqipėrisė "pa grim", pa lustėr, nė momente kritike tė aktivitetit tė saj.

Jozefina Topalli Trazimet politike tė Jozefinės; pesha e madhe politike, tė cilėn ėshtė vėshtirė ta mbash mbi supe, sidomos kur je femėr e mbushur me urrejtje kundrejt padrejtėsive tė jetės; intrigat dhe inskenimet kundrejt kritikėve, konkurrentėve apo kundėrshtarėve politikė, gjė qė Jozefina e ka bėrė natyrė tė dytė tė saj; agresiviteti mashkullor qė ajo ka, duke qenė bashkėpunėtore e ngushtė me njė personalitet tė fuqishėm e shpėrthyes si Berisha, shpėrdorimi psiko-emocional i saj, nė pėrpjekje pėr tė ruajtur pushtetin; arroganca me tė cilėn ajo ndeshet ēdo ditė nė punėn e saj, tė gjitha kėto bashkė e shumė tė tjera si kėto, qė nuk mund tė pėrmenden kėtu, kanė bėrė qė Jozefina Topalli tė transformohet nė vetvete, nga zonjė e hekurt, nė njė zonjė e hekurit tė ndryshkur.

Njerėzit qė vuajnė pėr bukėn e gojės shohin shkėlqimin, lustrėn e saj, por nė vetvete, vetėm Jozefina e di sa e rrėnuar ėshtė - dhe kėtė rrėnim tė saj, ajo synon pėr kompensim t'ua injektojė tė tjerėve. Kjo pėrbėn atė qė mund tė quhet "Kompleksi i Jozefinės", i pėrkthyer si: "bėj keq, meqė nuk tė bėn zemra tė bėsh mirė!" Dhe ajo me strukturat e saj regresive e agresive u bėn keq njerėzve, prandaj ka vetėm armiq dhe lango e servilė, si Lorenc Luka, kryetar i Bashkisė Shkodėr, Zef Hila e Fredi Sterkaj, kryetarė komunash, etj. - qė kontribuojnė financiarisht sot pėr tė, me milionat qė vjedhin nga paratė e pėrbashkėta, por janė tė parėt ata qė do e flakin, do e hedhin, sapo tė dobėsohet pushteti i saj. Do e hedhin ashtu siē hidhet njė leckė dhe kam pėrshtypjen se kėtė, edhe Jozefina e di. Kjo ėshtė me sa duket arsyeja pse ajo shqyhet, nė pėrpjekjen e saj pėr tė qėndruar nė krye...

Jozefina Topalli Kur je nė majė, tendenca vetėm pėr poshtė...

Tė ndodhesh nė majė tė politikės shqiptare, tė kėsaj politike tė ashpėr e agresive, me nuanca tė qarta mafioze, ku njerėzit shpėrdorojnė e shpėrdorohen, ku pasuria e pėrbashkėt vidhet pa mėshirė dhe pa ndjenjėn e frikės, ku duhet tė kryesh krime politike e njerėzore pėr tė mbijetuar politikisht, nuk ėshtė e lehtė, pėr tė mos thėnė aspak e lakmueshme. Ato poste tė larta, nė kėtė standard politik shqiptar, gjithėsesi lakmohen nga njerėz, qė nuk kanė mėnyrė tjetėr pėr tė jetuar, vetėm pėrmes abuzimit. Politika konfliktuale shqiptare vjen pikėrisht nga sėra e kėtyre njerėzve me njė shkallė intelekti, qė tė lė pėr tė dyshuar, tė blerė nga shėrbimet e huaja, dhe qė shumica e tyre janė njė karrem, nė dorėn e tjetėrkujt.

Jozefina Topalli "Pėrvoja ka treguar se Jozefina nuk lė asnjė shkodran qė tė ecė pėrpara..." - mė tha njė koleg, gazetar i njohur nė Shkodėr dhe mė tej, kur i tregova se Lul Basha mė kishte ofruar njė punė relativisht tė mirė. Dhe duke biseduar me tė, kujtuam atė pjesė tė viktimave politike tė Jozefinės: Pjetėr Arbnorin, Ferid Hotin, Gjovalin Bzhetėn, Gilman Bakallin, Ardian Palushajn e tė tjerė. Nė politikėn shqiptare ėshtė mjaft i njohur fenomeni i "luftės brenda llojit", qė Jozefina pėr tė mbajtur postin qė ka, e pėrdor me mjaft ashpėrsi dhe pasion prej tė marri. Duke emėruar Ahmet Premēin nė postin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, ajo ka dashur qė ta ketė policinė me vete dhe ta pėrdorė atė pėr punėt e pista tė saj.

S'kishin kaluar as dy ditė nga koha kur Jozefina kėrcėnoi deputetin Taulant Balla, qė "ta kapte pėr zhelesh", dhe tre gra shkodrane po bisedonin me njė roje dere nė ambjentet e Prokurorisė nė Shkodėr. "Ah, ē'kishte me kenė, me ia lėshu nja 20 tė burgosur, e me e shky pėr kambėsh..." - u shpreh njė grua e vjetėr, vajza e sė cilės ishte martuar me njė amerikan, qė punonte nė Kosovė. Kishin ardhė nė prokurori se kishin njė punė, por qė nuk mundėn ta kryenin.

Njeriu mund tė jetojė edhe me mė pak para nga ē'ka Jozefina, me mė pak pushtet nga ē'ka Berisha. Atėherė lind pyetja, pse rrezikojnė kaq shumė kėta drejtues tė lartė tė PD-sė, rrezikojnė vetveten dhe jetė njerėzish pėr tė ndenjur aty, kapen agresivisht pas pushtetit, dhe krijojnė abstinencė ndaj tij, sikur narkomanėt pas drogės? Ėshtė njė ēėshtje komplekse dhe mjaft e ndėrlikuar, qė kėrkon kohė tė sqarohet. Kur shkon nė njė lartėsi tė caktuar e nuk mund tė shkosh mė tej, tendenca ėshtė tė biesh poshtė.

Jozefina Topalli Jozefina ka shkuar deri aty sa pėrdor policinė pėr tė prishur fejesat e vajzave nė Shkodėr. Trillon histori trafikimi, pėr tė krijuar njė proces policor, dhe pėr tė justifikuar pėrgjimet dhe pėrndjekjen e policisė. Dhe nuk mjaftohet me kaq, por e detyron policinė tė pėrdorė metoda rekrutimi pėr vajzat nė fjalė, qė i detyron ato pėrdhuni, tė kryejnė veprime kundėr vullnetit dhe moralit tė tyre. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, sa ē'ėshtė i vėrtetė fakti, se njė rast tė tillė, e kam pėrjetuar vetė, pasi i ka ndodhur njė njeriut tim tė afėrt. Duket se Jozefina ka fituar pėrvojė pėr kėtė mėnyrė trajtimi tė vajzave shqiptare nga takimet arabe tė saj...

E keqja pasqyrohet nė fytyrė

Fytyrė gruaje, ajo fytyrė,
Kujt nuk iu dha, e kė nuk e la,
Nė transformimin e saj pa hile,
Kanė burrat faj me kile...


Shpėrdorimi emocional, puna gjatė natės, ndryshimi i shpeshtė dhe i papritur i gjendjes psiko-emocionale, veprimet e ulėta kundrejt tė tjerėve, falsiteti i shkallės sė lartė e tė tjera si kėto dhe mė tepėr se kėto, e rrėnojnė njė njeri moralisht, fizikisht dhe shpirtėrisht, aq mė tepėr njė grua. E keqja fillon e duket nė fytyrė, mė parė se gjithkund tjetėr, se fytyra thuhet se ėshtė pasqyra e shpirtit. Por duket se nė rastin e Jozefinės, kjo gjendje ka shkuar aq larg, sa ajo nuk mund tė kthehet pas, derisa tė pėrjetojė njė fund tragjik. Fytyra e saj nuk ėshtė vetėm pasqyrė e veprimeve tė saj, e botės sė zezė shpirtėrore. Ēdo qenie me shpirt tė vrazhdė, sado e bukur tė ketė qenė, duket dhe bėhet e shėmtuar.

Shkrimi ėshtė shkruar nė shenjė respekti pėr njė vajzė tė re, AZ, e cila humbi nderin dhe mundėsinė e jetės, pėr shkak tė makinacioneve tė kryera nga politikanėt Jozefina Topalli, Ramiz Ēobaj e Lorenc Luka, me ndihmėn e policisė dhe Prokurorisė sė Shkodrės, nė njė proces policor gati 3 vjeēar kundrejt saj dhe djalit qė e donte.
Botuar nė gazetėn Sot


Komente (2):



1. Pėrshėndetje Arben,
Shkrimi jot ishte perlė, mė realist dhe analitik s'bėhet. Locja, siē ėshtė nickname i jonė pėr Znj. Topalli, pėrfaqėson njė produkt tipik patologjik tė tranzicionit po patologjik shqiptar. Njė moment i rėndėsishėm, qė mungonte nė shkrimin tėnd ishte dhe aspekti tjetėr i saj, tė cilėn ajo vėrtet e ka kompleks mė shumė se ēdo gjė tjetėr: mungesa e background-it arsimor e profesional.

Njė person i tillė me shkolla me korrespondencė e me kurs 6-mujor plepash, e eskperiencė pune vetėm si sekretare e kancelare, katapultohet papandehur deri nė nr. 3 tė shtetit dhe nr. 2 tė partisė mė tė madhe. Unė kam bėrė shumė shkrime pėr Locen, njė prej tė cilėve right after pas vetė-etiketimit tė saj, si Gruaja e Hekurt, dhe kam pas debate tė forta nė shumė forume si Alb-Shkenca, Art-kafeja e bile edhe kėtu tek lista Memedheu, para disa muajsh me njė farė Kolec Traboini.
best,
Mirela Bogdani



2. Pėrshėndetje Beni,
Bravo tė qoftė pėr guximin dhe aftėsitė. Duke qene se jemi shqiptarė, ėshtė turp tė them, qė u kėnaqa nga leximi i artikullit shumė tė goditur dhe realistik. Turp dhe fat i keq, ėshtė qė kemi drejtues si puna e saj. Ėshtė turp dhe marré, qė dhe pse dikush sikur ju guxon tė shkruajė dhe pėrsėri ajo vazhdon tė mburret me fytyrėn e "ndryshkur". Megjithėse unė e shof shumė rrallė fytyrėn e saj, jam 100% nė mbėshtetje tė shkrimit tuaj. Mua mė duket si fytyra mė e urryer, mė antipatike. Pėr mė tepėr mėnyra se si komunikon ajo dhe toni i saj ia shumėfishon negativitetin.

Njė fjalė e urtė thotė se "populli ka qeverinė qė meriton". Duke pasė parasysh gjithė mosmarrėveshjet dhe mungesėn e unitetit nė politikėn dhe diplomacinė shqiptare, unė pėrsėri nuk jam dakort, qė ajo shprehje tė jetė e vėrtete, nė rastin e Shqipėrisė, pasi kurrsesi nuk meritojmė zinxhirin/vargoin e Salės dhe Jozefines, etj.

Gjitha tė mirat,
Dr. Astriti, Stafford
General Hospital
Stafford St16 3SA


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara