HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēamėria, si duhet tė jetė


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, 23 janar 2009

Inspiruar nga libri "Diplomacia e vetėmohimit" tė Shefki Hysės


Shpeshherė nė jetė ndeshemi me sfida tė papėrballueshme. Pėrpjekjet pėr ekzistencė tė duken tė pamundura dhe qenia i nėnshtrohet fatit. Nė pėrgjithėsi njeriu fatkeq beson tek fati, mė shumė se ata qė kanė sukses. Por asnjeri nuk mbijeton pa u pėrpjekur. Profeti u thoshte tė gjithėve "mbill", kur e pyesnin se si do tė ishte moti atė vit. Dhe ēfarė do tė mbjellėsh, atė do tė korrėsh.

Ēėshtja ēame ka qenė e pamundur pėr mė shumė se gjysmė shekulli. Regjimi komunist e varrosi dhe pjesa mė e dalluar e atyre ēamėve, qė u shpėrngulėn pėrdhuni nė Shqipėri, u pėrndoq agresivisht edhe nga regjimi i ēmendur shqiptar. Tė njėjtin fat kishin edhe kosovarėt e arratisur nga Kosova pėr nė "parajsėn" Shqipėri tė asaj kohe. Ngaqė pritshmėria e tyre ishte e madhe, kosovarėt s'e mbanin veten nga dėshpėrimi dhe pėrfundonin kėshtu nė burg pėr agjitacion e propagandė.

Njė fat tė ngjashėm pati edhe Bilal Xhaferri, shkrimtari mė i dalluar me origjinė ēame. I ati i tij u vra nga komunistėt, ndėrsa Bilali ishte fėmijė. Regjimi komunist ishte i papėrballueshėm - tė vriste pėr njė fjalė goje. Dhe Bilali, pėr tė jetuar, u detyrua tė arratisej. Ai krijoi njė vepėr letrare tė dallueshme, dhe mbajti nė SHBA pėr vite me radhė revistėn "Krahu i Shqiponjės", qė simbolizonte Ēamėrinė, revistė qė vazhdon tė botohet nė Shqipėrinė e post-komunizmit nga shkrimtari dhe atdhetari i njohur ēam, Shefki Hysa.

Diplomacia e vetėmohimit Javėt e fundit, shkrimtari Hysa ka dalė me njė libėr tė mrekullueshėm: "Diplomacia e vetėmohimit", i cili trajton ēėshtje tė zhvillimeve ēame dhe pėrpjekjet personale tė autorit pėr tė mbajtur gjallė substraktin ēam, shpirtin e njė populli tė keqtrajtuar, tė vrarė e tė nėpėrkėmbur.

Mbi popullsinė ēame u ushtrua njė gjenocid i pashembullt, nė kohėn kur shteti grek nuk i njihte liritė dhe tė drejtat e njeriut. Krimet e tmerrshme tė bandave Zerviste e mė gjerė, dhe harresa qė imponoi regjimi komunist nė Shqipėri, kanė qenė tė mjaftueshme pėr ta tulatur popullsinė ēame, sidomos atė pjesė qė u detyruar pėrdhuni tė shpėrngulej pėr nė Shqipėri. Ēamėt e kishin tė vėshtirė tė zgjoheshin dhe vėshtirėsitė vazhdojnė edhe sot pas 18 vjetėsh demokraci, pasi politika e shtetit grek dhe atij shqiptar nuk mundi tė konvergjonte nė njė zgjidhje politike pėr pronat e ēamėve. Kur njė e drejtė mohohet, ėshtė e vėshtirė ta fitosh atė plotėsisht. Harresa ishte e qėllimshme dhe ashtu vazhdon tė jetė.

Nė Shqipėri dhe jashtė saj, ka ēamė tė dalluar pėr arritjet e tyre nė jetė. Ēamėt janė organizuar nė shoqata, parti etj., pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre, qė u ishin mohuar pėr dekada. Ata kėrkojnė pronėn e tyre nė Ēamėri, nė atė pjesė tė veri-perėndimit tė Greqisė fqinje, ku ēamėt kanė trojet e veta. Shteti grek, edhe nė kohėt e sotme nuk ėshtė treguar i gatshėm tė pranojė tė vėrtetėn historike, pavarėsisht se ēėshtja ēame njihet edhe nga historianėt e Greqisė, njihet nga diplomacia ndėrkombėtare, sidomos nga ajo perėndimore, SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian, i cili ka ndėrmarrė edhe njė rezolutė nė pėrkrahje tė ēėshtjes ēame.

Analisti dhe politologu i njohur shqiptar, Arben Xhaferi, qė ka tė njėjtin mbiemėr me shkrimtarin e madh ēam, do tė pėrkufizonte: "ka popuj qė krijojnė histori, ashtu siē ka popuj qė krijojnė kronika". Duhet vetėdije e lartė dhe njė punė e pėrbashkėt organizuese, "vetėmohuese", siē cilėson shkrimtari dhe veprimtari ēam Shefki Hysa, qė kronikat tė kthehen nė histori. Ēamėt kanė historinė e tyre; duhet tė fillojnė ta promovojnė atė edhe mė shumė, derisa tė arrijnė rezultatin e dėshiruar.

Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta, sot ēamėt i kanė mundėsitė qė pėrmes njė organizimi mė tė mirė dhe vetėdijeje tė pa-manipulueshme, t'i imponohen shtetit grek deri nė njohjen nga ai tė tė drejtave ēame, si grupim shoqėror e jo vetėm individual. Pronat e ēamėve janė zėnė nga njerėz tė tjerė, njė pjesė e mirė e tyre, grekė tė kthyer nga Turqia, nė vitet e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo pėrbėn edhe njė problem social pėr Greqinė, qė pronėn e ēamėve, tė cilėn e kanė marrė nė pėrdorim pėr dekada me radhė grekėt e ardhur, t'ia kthejnė tani shqiptarėve ēamė.

Duke parė mungesėn e dėshirės sė shtetit grek dhe problemet qė mund tė hapen nė shoqėrinė greke me kthimin e ēamėve nė trojet dhe pronat e tyre, ēamėve nuk u mbetet gjė tjetėr vetėm qė tė organizohen edhe mė mirė se ē'kanė bėrė deri tani, pėr ta bėrė realitet tė drejtėn e tyre. Ēamėt duhet ta marrin vetė nė dorė fatin e vet. Shteti shqiptar, ėshtė tepėr i korruptuar, i paaftė dhe i rrezikuar pėr tė ndihmuar sa duhet nė kėtė ēėshtje. Tė gjithėve na kujtohet pėrqasja e mangėt dhe mungesa e interesimit tė shtetit shqiptar pėr ēėshtjen e Kosovės. Diplomacia shqiptare hapi gojė vetėm atėherė kur kosovarėt fituan simpatinė e perėndimit.

Zgjedhja e presidentit Obama nė SHBA, njė njeriu me ngjyrė, na kthen nė retrospektivė, qė tė shohim se ēfarė kanė hequr zezakėt e Amerikės ndėr shekuj. Zezakėt ishin skllevėr dhe u desh njė luftė civile veri-jug, qė tė ēliroheshin prej skllavėrisė. Racizmi dhe injorimi, vijoi mė pas dhe ishte tepėr i egėr deri nė fillim tė shekullit tė kaluar. Por pėrpjekjet e tyre bėnė qė gradualisht, pėrmes vuajtjeve, keqtrajtimeve vrasjeve dhe racizmit, tė arrinin tė fitonin tė drejtat e tyre dhe sot nė SHBA kemi njė President me ngjyrė, nėn sloganin "Po, ne mundemi!". Zezakėt nė Amerikė e prekėn ėndrrėn e tyre, se mundėn.

Po ēamėt?! Kėshtu edhe ēamėt, nėse punojnė me vetėdije tė lartė e njė organizim bashkėkohor, ku secili jep kontributin e vet dhe kontributet nuk shpėrdorohen por pėrdoren me efektshmėri, pėr tė arritur qėllimin e lartė tė realizimit tė ėndrrės sė tyre, pėr t'u kthyer nė tokat e tė parėve dhe pėr tė marrė pronat e lėna trashėgim, ata do tė jenė nė gjendje tė arrijnė atė, qė sot mund tė duket e pamundur. Pėr kėtė, ēamėt kanė edhe njė shembull tė gjallė, Kosovėn.

Ndodhesha njė herė nė Fushė-Krujė tek dentisti. Njė krutan mė kundėrshtonte nė pėrpjekjen time pėr t'i sqaruar se Kosova njė ditė do tė bėhet e pavarur. "Kurrė nuk bėhet e pavarur!" - mė thoshte ai. Dhe unė ia ktheva: "Kosova bėhet e pavarur pėr ata qė besojnė e punojnė, qė ajo tė jetė e pavarur. Ke pėr ta parė!" Fati e desh, qė Xhorxh Bush tė vinte nė Shqipėri dhe ta shpallte nė Fushė - Krujė, se Kosova do tė jetė njė shtet i pavarur. Pavarėsia u arrit me punė e sakrifica dhe me pėrpjekje duhet tė mbahet e tillė.

Nė pėrpjekjet e tyre tė drejta, ēamėt duhet tė fokusohen nė nxjerrjen e njė lideri politik e shpirtėror, siē nxorėn kosovarėt Dr. Ibrahim Rugovėn, tė paguajnė njė kontribut simbolik (kosovarėt emigrantė paguanin 3% tė rrogės sė tyre) pėr kėtė organizim tė pėrbashkėt, se pa para nuk mund tė kryesh punė nė kancelaritė e sotme, dhe tė bėhen mė tė vetėdijesuar pėr realitetin qė i rrethon, se askush nuk mund t'i ndihmojė ata, mė shumė se ata mund tė ndihmojnė vetveten.

"Diplomacia e vetėmohimit" mund tė bėhet njė ēelės zgjidhjeje, nėse njė pjesė e mirė e ēamėve punojnė dhe sakrifikojnė kohėn dhe pak nga pasuria e tyre, siē bėn edhe atdhetari Shefki Hysa, pėr kėtė ēėshtje tė drejtė e tė pėrbashkėt. Sukseset nuk vijnė vetvetiu - vijnė duke punuar pėr t'i realizuar ato.

Botuar nė gazetėn Shqip, TemA, etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara