HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Takimi i fundit me Mehmetin

Kostaq Stefa, pse u pushkatua pėrkthyesi i amerikanėve

-- nga AFRIM IMAJ, 22.02.2009

Njė grusht me kocka, dy metra tel me gjemba dhe njė dry i zi. Asgjė tjetėr! Kontakti pas gjysmė shekulli me atė qė kishte mbetur nga Kostaq Stefa, profesori i “Harri Fullcit” pushkatuar njė natė marsi tė vitit ‘48, kishte qenė tronditės. Mė nė fund, njeriu qė kishte mbajtur tė fshehtė misterin e aktit pėrmbyllės tė tragjedisė sė tij dhe tre martirėve tė tjerė, u ėshtė pėrgjigjur lutjeve tė familjarėve dhe ka treguar vendin e pushkatimit. Pastaj ka rrėfyer dalėngadalė ēfarė ka parė atė natė marsi pa hėnė.

“Ishte pas mesnate kur i pushkatuan. Si mbaruan krismat e armėve, policėt ia behėn te dera e shtėpisė. U ēuam menjėherė. Ēfarė ka ndodhur, pyeta unė. Merrni kazma e lopata dhe hajdeni me ne!, urdhėroi njėri ndėr ta dhe na vuri pėrpara. Shkuam te vendi ku i kishin vrarė. Hajde shpejt!, ia bėri komandanti i tyre duke urdhėruar pėr t’i mbuluar me baltė. As diskutohej tė refuzonim. Ashtu bėmė. Hapėm njė gropė tė madhe dhe i futėm aty tė katėrt. Nė tė ikur na porositėn kėrcėnueshėm pėr ta harruar atė qė kishim parė…”. Ka mjaftuar kaq pėr tė mbyllur brengėn sfilitėse. Rrėfimi i dėshmitarit tė skenės makabre, pas 50 vitesh ka risjellė ēastet fatale tė katėr martirėve beratas, Kostaq Stefės, Hamit Myftiut, Tajfur Haznedarit dhe Baba Bedri Cakranji, eshtrat e tė cilėve u gjetėn mė 18 janar 1993, tė lidhur me tel me gjemba e tė mbėrthyer me dry, ashtu siē ishin pushkatuar pa faj, mė 3 mars 1948. Familjarėt e rehatuar disi, u janė rikthyer kujtimeve tė dhimbshme…

E shoqja: Jeta-dramė e Kostaq Stefės
Njėqindvjeēarja Eleni Stefa, kur bie fjala pėr tė shoqin, Kostaqin, ka dėshirė tė depėrtojė pėrtej 3 marsit ‘48. Ditėvdekja e tij ėshtė vetėm njė nga momentet e jetėshkrimit tė tė shoqit, pavarėsisht misterit me tė cilin ka qenė mbuluar pėr shumė dekada. Ajo ndjehet krenare qė jeta e lidhi me djalin e familjes sė madhe tė Stefajve, tė njohur pėrtej “Magalem”-it e Beratit jo vetėm pėr traditat atdhedashėse, por edhe brezat e intelektualėve qė bėnė histori. “Ky truall i shėndetshėm, shprehet Eleni, i dha tim shoqi njė avantazh tė madh nė rrugėn e shkollimit e tė formimit qytetar”. Ajo tregon se pas mbarimit tė shkollės qytetėse nė Berat, Kostaqi nisi studimet nė Shkollėn Teknike shqiptaro-amerikane, tė porsaēelur nė Tiranė nga Kryqi i Kuq i SHBA-sė.

Vlerėsimi “shkėlqyeshėm” dhe paraqitja dinjitoze aty, e vunė nė vėmendjen e drejtorit Harri Fullci, i cili e pėrzgjodhi pėr tė ushtruar mėsuesin nė kėtė shkollė. Vetėm 20 vjeē u bė pjesė e stafit mėsimdhėnės dhe njė nga pedagogėt mė tė dėgjuar tė shkollės shqiptaro-amerikane. Kjo periudhė do ta miqėsonte me drejtorin Fullci dhe bashkė do tė ndanin angazhimin e pėrbashkėt pėr arsimin e rinisė shqiptare dhe zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare tė saj. Eleni Stefa, e shoqja e Kostaqit, thotė se ai ka patur nxėnės me emra mjaft tė njohur tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX, siē ka qenė piktori i mirėnjohur Ibrahim Kodra, dėshmori Muhamet Gjollesha, Eqrem Stėrmasi, Avni Zajmi, Stavro Bojaxhi, Irfan Tėrshana, ish-kryeministri komunist Mehmet Shehu, Mirush Pėrmeti, Anton Delhysa, Dhimosten Malo etj.

Sidoqoftė, njė ditė shkolla e njohur me emrin e Harri Fullcit u mbyll, por profesori i saj nuk u shkėput pėr asnjė moment nga nxėnėsit, kolegėt dhe miqtė me tė cilėt u njoh aty. Po kėshtu nuk u shkėput as nga ambicia pėr t’u thelluar nė studimet kualifikuese. “Nė vitin 1933 kur u shtetėzua shkolla amerikane e Tiranės, Kostaq Stefa bashkė me Beqir Haēin, njė nga shokėt e ngushtė, filloi studimet nė ‘Instituto Superiore di Magistero’ nė Firence tė Italisė. Me rikthimin pas diplomimit, ‘profesori’, siē e thėrrisnin tė njohurit, iu kthye profesionit, fillimisht nė Berat, e mandej nė Tiranė, Shkodėr e Dibėr. Kėshtu deri ditėn e zbarkimit tė okupatorit fashist. Kostaq Stefa me njė korpus tė zgjeruar miqsh e shokėsh, zgjodhi mėnyrėn e vet pėr t’iu kundėrpėrgjigjur atij. Lufta dhe reagimi ndaj pushtuesit i dha rrugė njė tjetėr historie”. “Eh, lufta, aty fillon drama e Kostaqit…” pėrmbledh me njė ngashėrim tė brendshėm Eleni.

E bija: Lufta nė jetėn e tim ati
“Fatin e Kostaqit e paracaktoi mbarimi i luftės”. Eleni Stefės, gruas qė ndau me tė pjesėn mė tė bukur tė jetės, i vjen pėr mbarė tė fokusohet nė vitet e rinisė e tė shkollimit tė tė shoqit. Tregimi i saj shkon deri tek epilogu i luftės. Ndryshe ndodh me Vitoren, tė bijėn, e cila prej kohėsh kėmbėngul tė zbardhė pjesėn e jetėshkrimit qė lidhet me tė. Pėrtej dritėhijeve tė kohės ajo ka konturuar biografinė e kontributit tė tij nė lėvizjen antifashiste. I ėshtė dashur kohė pėr tė depėrtuar tek e vėrteta e mohuar pėr arsye ideologjike dhe ėshtė e bindur se nė rastin e tė atit kemi tė bėjmė me njė histori tė veēantė.

“Vetė lidhjet e Kostaqit me krerėt e lėvizjes dhe aleatėt, shprehet Vitorja, shoqėria me protagonistėt e orėve tė para tė rezistencės antifashsite dhe aktiviteti nė terren, ishin tė tilla”. Pjesėn mė tė rėndėsishme tė argumenteve tė saj i mbėshtet te dėshmitė e miqve dhe bashkėluftėtarėve, tė cilėt bėnė emėr nė vitet e luftės dhe mė vonė. Mjaft nga ngjarjet kryesore ka mundur t’i zbulojė nė shėnimet e tij, tė cilat i ka lexuar e rilexuar me dhjetėra herė. Aty ėshtė njohur, sic thotė, me emrat e shokėve tė tė atit qė lanė gjurmė tė veēanta nė vitet e luftės. “A nuk ishin tė veēantė, argumenton Vitorja, dy nga nxėnėsit e tij, Muhamet Gjollesha e Eqrem Stėrmasi, qė u vetėflijuan nė betejat e luftės pėr liri?!

A nuk ishte i veēantė piktori Ibrahim Kodra, qė njė pjesė tė suksesit tė vet si artist i madh ia dedikoi profesorit tė “Harri Fullcit”, Kostaq Stefa?” Nė listėn e gjatė me emrat e bashkėluftėtarėve tė tė atit, Vitore Stefa nuk nguron tė pėrmendė emrin e Mehmet Shehut, numrit “Dy” tė lidershipit komunist tė Shqipėrisė, i pėrfolur gjatė nė vitet ‘80 pėr aktin e vetėvrasjes. Pavarėsisht misterit rreth figurės sė tij, vajza e profesorit tė Harri Fullcit, ndjehet mirė kur pėrmend opinionin e tė atit qė e vlerėsonte si luftėtar tė revolucionit spanjoll dhe lider tė spikatur tė betejave partizane. “Babai im, rrėfen Vitorja pėr “Panorama”, ndjehej krenar pėr lidhjet me njerėzit e aksionit e tė betejave antipushtuese. Se edhe vet ishte njė i tillė”.

Sakaq vajza e profesorit qė shėrbeu me zell e sakrifica pėr lėvizjen a nacionalcclirimtare, i kthehet pėrmbledhtazi njėrit prej misioneve tė tė atit nė ato ditė lufte. “Gjatė operacionit tė dimrit `43-`44, kujton ajo, Kostaq Stefa shoqėroi 30 misionarė amerikan 90 ditė nė zonat e thella pėr ti shpėtuar nga sulmi i gjermanėve qė i ndiqte kėmba kėmbės. E pėrgėzoi pėr kėtė Karaman Ylli, njeriu qė ja besoi. E pėrgėzoi Mehmet Shehu, lideri qė e rekomandoi. Vetėm pak muaj pas kėsaj, pėrgėzimet do tė merrnin trajtė tjetėr. Kėtė herė amerikanėt nuk vlerėsoheshin si aleatė. Ata qė operuan me ta gjatė luftės shikoheshin me dyshim. Madje jo vetėm, kaq...”

Kostaq Stefa ishte ndėr tė parėt qė ra viktimė e kėsaj metamorfoze dhe pėrfundoi nė pranga me akuzėn e agjentit tė zbulimit amerikan. Tė njėjtin fat, por shumė vite mė vonė, pėrjetoi dhe nxėnėsi i tij Mehemt Shehu, i kryqėzuar si poliagjnet. Gjithsesi, pėr Vitore Stefėn, vetėm epoka e demokracisė ka mundėsuar zbulimin e sė vėrtetės pėr martirizimin e jashtėzakonshėm tė ushtruar nga dikatura komuniste nė emėr tė antiamerkanizmit...

‘Njė natė me mysafir Mehmet Shehun’

“Ishte njė natė qershori e vitit ‘42 kur trokiti nė derė tė shtėpisė Mehmet Shehu. Ishte me tė shoqen, Fiqireten dhe njė nga krerėt lokalė tė lėvizjes antifashiste. U pėrqafuan me Kostaqin si dy miq tė vjetėr dhe pasi folėn pėr miqėsinė e dikurshme nė shkollėn e Fullcit, biseduan gjatė pėr fatin e qėndresės ndaj okupatorit”.Ka shumė arsye qė Eleni Stefa, e shoqja e Kostaqit, i kthehet kėsaj ndodhie me njė pėrkujdesje tė veēantė. Mehmet Shehu, numri dy i lidershipit komunist, ishte nxėnėsi i Kostaqit te Harri Fullci. Ish-kryeministri, me kthimin nga Spanja, mbeti nė kontakte tė pandėrprera me tė.

Ditėt e ofensivės antifashiste i afruan edhe mė shumė. Jo thjeshtė si bashkėluftėtarė. Misioni i tyre kapėrcente pėrballjen nė front. Nė pozicione tė ndryshme i gjeti epiloku i luftės. Po asnjėherė larg vėmendjes sė njėri-tjetrit. Kėshtu deri natėn tragjike tė 3 marsit ‘48. Qysh prej kėtej Mehmet Shehu nuk u bė mė i gjallė pėr Stefajt. Kujtesa e tyre do tė fiksonte vetėm ēastet e vizitės sė asaj nate lufte dhe indiferencėn e tij pėr fatin e tyre. Gjithsesi, nė rrėfimin pėr natėn e shtetrrethimit kur kishin mysafir Mehmet Shehun, Eleni Stefa, e shoqja e Kostaqit, veēon momentet kur ndanin qėndrimet e njėjta me njeriun qė mė vonė u bė numri dy i hierarkisė politike…

Mysafir te profesori
Ishte krejt e papritur vizita e Mehmet Shehut atė natė lufte nė shtėpinė tonė. Berati ato ditė ishte nė shtetrrethim dhe karabineria fashiste bėnte represionin nė qytet. Frika dhe paniku mbizotėronin kudo. Autoritetet policore kontrollonin shtėpitė e dyshuara si baza ilegale dhe bėnin arrestime nė masė. Mehmeti vinte nga njė rrugė e largėt dhe dukej i lodhur. E solli njė nga krerėt e qarkorit, nė kėrkim tė njė baze tė sigurt. Erdhi bashkė me tė shoqen, Fiqireten qė ishte vajzė qyteti, por nuk mund tė shkonte nė shtėpi pėr ēėshtje sigurie. Takimi me Kostaqin ishte i pėrmallshėm. Kishin vite pa u parė. Ishin ndarė qė me mbylljen e “Harri Fullcit” nė Tiranė dhe qysh atėherė jeta i kishte degdisur nė drejtime tė ndryshme. Njohja me Kostaqin e ndihmoi mysafirin tė rrinte i qetė e tė fliste natyrshėm.

Mė kujtohet njė ēast kur Mehmeti duke iu drejtuar Fiqiretes, i tha me njė lloj shpotie: Ti shko ku tė duash, unė e gjeta strehėn time. Mė i sigurt se te profesori nuk kam ku tė jem! Pastaj foli gjatė pėr ditėt qė kishte kaluar nė Spanjė, si luftėtar i brigadave internacionaliste dhe rolin e nxėnėsve tė Harri Fullcit nė qėndresėn antifashiste. Kostaqi rrinte i pėrqendruar nė rrėfimin e tij dhe ndjehej mirė kur dėgjonte pėr kontributin e ish-teknikumsave tė Tiranės nė luftėn kundra okupatorit. Fjalėt e Mehmetit pėr miqtė dhe nxėnėsit e dikurshėm e lumturonin. “Sa do gėzohet mister Fullci kur tė marrė vesh mrekullitė e tyre”, iu kthye njė moment atij. Nė bisedė e sipėr, babai i Kostaqit tregoi pėr miqėsinė me Sheh Ismailin dhe vizitat e shpeshta tė tij nė Corrush, te shtėpia e Mehmetit. Qėndroi dy ditė e net me radhė Mehmeti me tė shoqen nė shtėpinė tonė. Lufta dhe fatet e vendit, ishte kryefjala e bisedave me tė.

Nė ikje, ashtu si spontanisht, u kthye nga Kostaqi dhe i shqiptoi njė mesazh qė aty pėr aty dukej si diēka jo fort e rėndėsishme. “Mos harro miku im se jemi me anėn e aleatėve”. Si tha kėto, i kujtoi diēka Fiqretes dhe u largua. Sidoqoftė, meraku i tij pėr aleatėt mė ka ngacmuar pėr vite me radhė. Njė metamorfozė e ēuditshme ndodhi me ta fill pas luftės. “Aleatėt” u bėnė “armiq” pėr lidershipin bolshevik qė erdhi nė pushtet. Madje jo vetėm kaq, por dora e hekurt e tyre do tė binte si gijotinė mbi njerėzit qė kishin bashkėpunuar me ta. Ndėr tė parėt do tė provonte plumbat e pabesisė, Kostaqi, ish-profesori i Harri Fullcit. Fati i tij do tė ndiqte me dhjetėra ish-kolegė dhe nxėnės tė teknikumit tė Tiranės, tė cilėt u martirizuan njėri pas tjetrit si agjentė tė amerikanėve. I fundit ndėr ta ishte mysafiri i asaj nate lufte qė u kryqėzua si poliagjent…

Takimi i fundit me Mehmetin

Ishin ditėt e operacionit tė dimrit ‘44. Diku fundi i janarit apo fillimi i shkurtit. Kostaqi sa ishte kthyer nga Vlora, ku kishte pėrcjellė pėr nė Itali grupin e 30 ushtarakėve amerikanė qė kishin rėnė nga njė avion nė vendin tonė. Ishte njė detyrė qė ia besoi Karaman Ylli nė emėr tė komandės partizane dhe ai pėr 90 ditė me radhė rrugėtoi bashkė me ta nga Belshi i Elbasanit deri nė Karaburun. Kur nuk ishte rehatuar mirė nga ky inkursion i vėshtirė, e lajmėruan se e kėrkonte Mehmet Shehu, i cili ishte bėrė ndėr figurat kryesore tė lėvizjes antifashiste. E falėnderoi pėr suksesin e misionit dhe i transmetoi konsideratat e komanduesve mė tė lartė tė ushtrisė nacionalēlirimtare. Siē dukej inkursioni ishte ndjekur nga afėr prej tyre.

Modest si gjithnjė, i gjori Kostaq, e siguroi Mehmetin se kėtė do ta bėnte ēdo njeri nga miqtė e Harri Fullcit. I tregoi pastaj fotografitė qė kishte bėrė me aleatėt amerikanė dhe duke u ndarė i fali dylbitė qė i kishin dhuruar misionarėt qė kishte pėrcjellė nė Karaburun. E njihte hobin e tij pėr armėt dhe pajisjet ushtarake dhe nuk nguroi t’ia jepte me gjithė zemėr. Ishte njė dhuratė qė Mehmeti e ruajti nė kabinetin e punės deri ditėn e fundit tė jetės. Sidoqoftė, ndodhi ajo qė ndodhi dhe ish-kryeministri komunist nuk u bė mė i gjallė pėr tė trokitur nė portėn e mikut tė dikurshėm. Pėrqafimi i asaj dite dimri, do tė ishte takimi i fundit i tyre…

Shtėpia e Stefajve nė “Mangelem”

E vendosur nė lagjen e “Mangelem”-it, shtėpia e Stefajve njihet nė Berat si njė portė fisnike qė ka nxjerrė burra tė menēur e atdhetarė tė shquar. Gjergj Stefa, njėri ndėr ta, ka qėnė patrioti mė nė zė i Sanxhakut qė komandoi armatėn me 1500 luftėtarė nė pėrleshjet me ushtrinė osmane. Si miku i Abdyl Frashėrit, ai ofroi kontribute tė spikatura pėr Lidhjen e Prizrenit. Ndėrkaq vėllai tjetėr, Kozmai, gjyshi i Kostaq Stefės, e ndoqi hap pas hapi duke u bėrė bashkėpunėtori mė i afėrt i tij. Martesa e Kozmait me Marie Kristoforidhin, motrėn e Kostandin Kristoforidhit, solli njė krushqi tjetėr fisnikėsh. Nipi i tyre, Kostaqi do ti shtonte jetėshkrimit tė shtėpisė sė Stefajve, faqe tė tjera dinjiteti e lavdie....

Martirėt

Tė pushkatuar mė 3 mars 1948

- Kostaq Stefa, profesor
- Hamit Myftiu, ish-deputet
- Tajfur Haznedari, nėpunės bashkie
- Bedri Cakranji, klerik (babi i Teqesė)

Shkrime relevante:
Rrėfimi i amerikanes Agnes Jensen Mangerich: Si e martirizuan pėrkthyesin Kostaq Stefa, shoqėruesin e misionit tonė nė Shqipėri nė vitin 1944.
Historia e operacionit pėr riatdhesimin e 30 ushtarakėve amerikanė, qė ranė nga njė avion luftarak nė Belsh tė Elbasanit nė nėntor tė ‘43-shit.
Tė papriturat e rrugėtimit nė rajonet e pushtuara dhe ēastet e pėrballjes me forcat naziste nė malėsitė e Skraparit e tė Labėrisė.
Rikthimi pas 50 vitesh nė Berat te shtėpia e pėrkthyesit: Kostaq Stefa u pushkatua nga komunistėt se shėrbeu pėr aleatėt perėndimorė.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara