HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Premtimi i pambajtur


Afrim Krasniqi -- nga Afrim Krasniqi, Shekulli, 12 shkurt 2009

Njė nga nismat mė tė rėndėsishme tė viteve tė fundit, ėshtė ajo e iniciuar mė 2005-ėn nga Instituti Demokratik Amerikan, pėr aplikimin nė ēdo parti politike tė parimit zgjedhor "njė anėtar - njė votė".

NDI/IDA deklaroi mė 2005-ėn se nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė ndikuar nė demokratizimin organizativ dhe vendimmarrės tė partive politike, u hartua dhe u nėnshkrua me tė gjitha partitė politike kryesore, njė memorandum politik.

Pėrmes kėtyre memorandumeve, secila parti politike angazhohej pėr aplikimin e parimit "njė anėtar - njė votė" nė zgjedhjet e brendshme nė parti, nė nivel qendror dhe lokal.

Disa nga partitė politike (PS, LSI, etj.) u angazhuan pėr aplikimin e kėtij parimi zgjedhor nė zgjedhjet e radhės tė viteve 2007-2008, kurse disa parti tė tjera, pėrfshirė PD-nė, premtuan zbatimin e kėtij parimi nė zgjedhjet brendapartiake tė vitit 2008-2009. Nė vijim tė procesit tė iniciuar nga NDI / IDA, kryesitė dhe kėshillat kombėtare tė secilės parti ratifikuan memorandumet dhe shpallėn publikisht nismat pėr ndryshime statutore dhe aplikim masiv tė parimit "njė anėtar - njė votė".

Katėr vjet pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve dhe premtimit tė partive pėr revolucion zgjedhor brenda tyre, amerikanėt e NDI/IDA kanė pak arsye tė shohin sukses nė nismėn e tyre. Vetėm dy parti kanė pranuar dhe praktikuar zbatimin parcial e formal tė kėtij parimi.

Shumica e partive politike kanė injoruar angazhimet e marra nė memorandum dhe praktikisht, parimi "njė anėtar - njė votė", nė procesin e hartimit tė listave proporcionale pėr deputet, nuk po aplikohet nė asnjė nga partitė politike.

Partitė janė kthyer aty ku ishin pėrpara vitit 2005, tek pushteti i centralizuar dhe kontrollues i kryetarėve dhe kryesive, pra tek vullneti personal apo i njė ekipi tė vogėl politikanėsh, kryesisht zyrtarė partiakė, pėr tė imponuar kryetarėt e degėve dhe listat elektorale tė kandidatėve pėr deputetė. Ironia mė e madhe ėshtė se shumė prej atyre politikanėve e zyrtarėve qė kanė thurur lavde pėr parimin "njė anėtar - njė votė", nė botimin e pėrgatitur vite mė parė nga NDI, tani janė protagonistė tė refuzimit praktik.

Vetė sistemi i ri zgjedhor dhe legjislacioni shoqėrues, i hartuar dhe miratuar me kompromis bipartizan, u kanė dhėnė njė rol tė jashtėzakonshėm liderėve politikė pėr hartimin e listave proporcionale pėr deputetė.

Sipas statuteve tė partive kryesore, listat e kandidatėve pėr deputetė hartohen nga strukturat e partive respektive, mbi bazėn e kritereve tė brendshme e tė ndryshme pėr secilėn parti.

Dy partitė e mėdha politike ende nuk kanė bėrė hapa konkretė nė publikimin e kritereve dhe mekanizmave tė kandidimit dhe tė hartimit tė listės proporcionale, kurse partitė e vogla, jozyrtarisht kanė pėrcaktuar tashmė kandidatėt kryesorė pėr ēdo qytet dhe qark. Secila palė, tė mėdhenj e tė vegjėl, kanė vepruar e po veprojnė nė kundėrshtim me angazhimet e marra me NDI mė 2005-ėn pėr zbatimin e parimit "njė anėtar - njė votė".

Aktualisht, janė tė pakta, madje numėrohen me gishtat e njėrės dorė, ato parti politike demokratike dhe socialdemokrate nė Europė, nė tė cilat nuk aplikohet parimi "njė anėtar - njė votė" dhe ku anėtarėsia e partisė, nuk ka asnjė rol nė zgjedhjen dhe pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr deputetė apo pėr kryetarė lokalė.

Shumica absolute e partive anėtare tė EPP-sė (Partitė Popullore Europiane) dhe tė IS-sė (Internacionales Socialiste) kanė krijuar tashmė traditė nė zbatimin e kėtij parimi.

Konkretisht, nė Greqi opozita PASOK humbi zgjedhjet, lideri i saj Papandreu dha dorėheqje, por anėtarėsia e partisė, pėrmes votės sė fshehtė e tė lirė, e riktheu atė nė krye tė partisė. Edhe nė Maqedoninė fqinje gara presidenciale brenda partisė maqedone nė qeveri, u zgjidh pėrmes votimit konkurrues brenda partisė.

Nė kontrast tė thellė me pėrvojat, praktikat dhe kėshillat perėndimore, njė pjesė e madhe e partive politike shqiptare po ecin drejt forcimit tė rolit centralizues tė liderėve, eliminimin e konkurrencės demokratike dhe refuzimin e ēdo tendence emancipimi nė garėn elektorale.

Vetė fakti se 27 deputetė kanė ndėrruar parti politike brenda legjislaturės aktuale nė Parlament, apo se nga 9 parti parlamentare nė fund tė mandatit katėr vjecar numri i tyre ka arritur nė 12, ėshtė shprehje e mungesės sė demokracisė brendapartiake.

Njė shembull tipik ishin zgjedhjet e Kryetarit tė degės sė Tiranės pėr njė parti tė madhe politike. Njė mori kandidatėsh, me apo pa pėrvojė, tė shtyrė pėr kandidim apo tė emėruar kandidat, shėnuan emrin nė garėn kryetar dege. Reagimi i strukturave tė larta drejtuese ishte shumė mė i ndryshėm nga reagimi qė duhej tė vinte nė rastin e njė partie vėrtet moderne dhe demokratike.

Kėshtu, zyrtarė tė lartė drejtues deklaruan nė media se askush nuk mund tė kandidojė individualisht dhe se vetė kryesia e partisė do tė vendosė se cilėt do tė jenė kandidatėt pėr kryetar, madje duke pėrcaktuar se nuk do tė ketė mė shumė se dy kandidatė!?.

Njė funksionar tjetėr i lartė e zgjeroi idenė e centralizmit dhe eliminimit tė konkurrencės demokratike, duke propozuar emėrimin e Kryetarit tė degės nga Kryetari i partisė, me motivacionin se interesi mė i rėndėsishėm ėshtė zgjedhja e njė personi qė dėshiron vetė lideri, njė bashkėpunėtori besnik. Kėto ide dhe sjellje kanė pak gjėra tė pėrbashkėta me idetė dhe sjelljet demokratike tė njė partie tė shekullit tė ri.

E para, asnjėherė nė historinė moderne tė partive, konkurrimi demokratik nuk ka sjellė rezultate negative, pėrkundrazi. E dyta, zgjedhja e lirė, e fshehtė e konkurruese, ėshtė njė parim kushtetues, parim statutor, parim universal dhe parim qytetar.

E treta, vetėm nė sistemet politike njėpartiake e totalitare politikanėt kanė frikė nga konkurrimi dhe sė fundi, nėse njė lider partie kėrkon qė kryetari i njė dege tė jetė i preferuari i tij, ai zotėron mekanizma demokratikė pėr tė synuar arritjen e kėtij qėllimi. P.sh., lideri mund t'i bėjė thirrje publike anėtarėsisė tė votojnė kandidatin e tij (ka ndodhur mė 1999 dhe 2001), mund tė marrė vetė pjesė nė aktivitetet e kandidatit tė preferuar, apo mund tė shprehė rezerva publike pėr konkurrentėt e tjerė.

Heqja dorė nga kėto mekanizma dhe zgjedhja e rrugės mė tė shkurtėr, atė tė refuzimit pėr garė, pėr konkurrim, pėrveēse e dėmshme, joefektive dhe e gabuar, nė thelb vjen si reminishencė e njė sistemi politik tė kundėrt me demokracinė.

Fatkeqėsisht, nė shumicėn e partive politike, udhėheqėsit partiakė e kanė mė tė lehtė tė pėrjashtojnė njė individ apo grup individėsh, sesa tė pranojnė qė nė njė forum partiak apo nė njė auditor mė tė gjerė, si anėtarėsia, tė votohen idetė e tyre konkurruese.

Nė rrethanat aktuale, ekzistojnė tė gjitha kushtet dhe rrethanat qė parimi "njė anėtar - njė votė" mund tė shndėrrohet nė faktor pėrcaktues pėr fituesit e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare.

Sistemi dhe Kodi Zgjedhor imponojnė koalicione tė majta e tė djathta, nė tė cilat parti ose politikanė tė caktuar mund tė kenė pretendime shumė mė tė mėdha sesa praktikisht marrin nė marrėveshjen e koalicionit.

Zgjidhja ėshtė e thjeshtė: partitė aleate mund tė aplikojnė parimin "njė anėtar - njė votė" pėr zgjedhjen e liderit tė koalicionit apo pėr pėrcaktimin e raporteve preferenciale me koalicione tė tjera.

Kėshtu ndodhi nė Italinė fqinje nė dy zgjedhjet e fundit parlamentare, ku brenda koalicionit tė majtė, fituan garėn pėr lider Prodi e Veltroni dhe ku brenda koalicionit tė djathtė u konfirmua Berluskoni.
Parimi "njė anėtar - njė votė" mund tė aplikohet gjerėsisht edhe nė zgjedhjen e kandidatėve pėr deputetė.

Kur njė kandidat humbet garėn brenda partisė dhe nga anėtarėsia e partisė, ai ka shumė mė pak tė drejtė morale e politike tė ankohet pėr padrejtėsi apo tė kėrkojė forma tė tjera tė hyrjes nė fushatė elektorale.

Njėkohėsisht, njė apo disa kandidatė qė fitojnė mbėshtetjen e anėtarėsisė e kanė mė tė lehtė tė pėrballojnė fushatėn, tė mobilizojnė anėtarėt dhe tė krijojnė siguri nė fitoren e mundshme.

Lėnia e monopolit tė emėrimit tė kandidatėve tek udhėheqėsit partiakė, pa pjesėmarrjen e anėtarėve apo strukturave tė votuara direkt prej tyre, pėrveēse jodemokratike, mund tė sjellė pasoja pėr vetė partinė nė fushatėn elektorale.

Individėt e mėnjanuar fitojnė tė drejtė morale tė gjejnė mundėsi tė tjera kandidimi, brenda partisė krijohen pėrēarje, mobilizimi i militantėve mbetet nė kuota minimale dhe vetė koncepti i zgjedhjes nė demokraci bėhet mė i dobėt.

Nga ana tjetėr, mund tė ndodhė (siē ka ndodhur nė tė gjitha partitė) qė lideri partiak nuk ka aftėsinė tė zgjedhė gjithnjė kandidatėt mė tė mirė, mė tė votuar, mė me integritet dhe mė pėrfaqėsues.

Duke mbajtur pėr vete monopolin e zgjedhjes dhe emėrimit tė kandidatėve, liderit partiakė marrin tėrėsisht pėrgjegjėsinė elektorale mbi veten e tyre. Nė njė vend demokratik, kjo do tė quhej njė sakrificė e panevojshme dhe e rrezikshme, kurse tek ne, siē ka ndodhur edhe nė tė kaluarėn, nuk paraqet rrezik, sepse nuk ekziston institucioni i pėrgjegjėsisė individuale tė liderit.

Asnjė lider nuk ka pranuar ende kritikė nominale apo konkurrencė reale demokratike, dhe se tė gjithė liderit partiakė, tradicionalisht nuk kanė gjetur dhe nuk gjejnė pėrgjegjėsi tek vetja pėr humbjet e fushatave elektorale apo pėr paaftėsitė nė menaxhimin e pushtetit.

Sė fundi, kur britanikėt aplikuan parimin e zgjedhjes "njė anėtar - njė votė", parakusht pėr zbatimin e idesė sė tyre ishte ekzistenca e dy elementėve: anėtarėsisė sė dokumentuar dhe individėve konkurrues. Kėshtu, "njė anėtar - njė votė", principialisht, do tė thotė, minimalisht dy kandidatė pėr kryetar / deputetė. Nėse nė garė del vetėm njė kandidat, aplikimi i parimit "njė anėtar - njė votė" merr vlera simbolike e statistikore dhe se praktikisht nuk sjell risi dhe zgjerim tė demokracisė brenda partisė.

Gjatė 19 viteve tranzicion, unė nuk njoh ndonjė parti, nė tė cilėn anėtarėsia ka qenė e gatshme tė votojė kundėr kryetarit tė partisė, por njoh shumė parti politike, nė tė cilat anėtarėsia ka qenė e gatshme dhe edhe aktualisht mund tė refuzojė pėrjashtimin e figurave kritike apo listat e imponuara tė kandidatėve pėr deputetė dhe pėr kryetarė degėsh.

Pėr pasojė, pėrjashtimi i anėtarėsisė nga vendimmarrja nuk ėshtė thjeshtė njė shkelje e marrėveshjeve me NDI apo faktorė tė tjerė ndėrkombėtarė, por edhe njė sinjal negativ pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen e nivelit dhe cilėsisė sė demokracisė nė partitė politike dhe nė vetė sistemin partiak nė Shqipėri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara