HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SI TĖ LUFTOHET SERBIA NĖ VERIUN E KOSOVĖS?

Albin Kurti -- nga Albin Kurti

Hashim Thaēi i ka zhgėnjyer UNMIK-un dhe BE-nė. Prej disa muajsh ata po negociojnė me Serbinė e ky veēse bėnte sehir. Ata e kanė konsideruar kėtė si njėlloj pranimi nga ana e tij. Ngjashėm sikurse me Marrėveshjen e Rambujesė, ngjashėm sikurse kur u aprovua Korniza Kushtetuese, sėrish tani, Hashim Thaēi thotė JO tash pėr tė thėnė PO pak mė vonė. Ai ėshtė njeriu qė nėnshtrohet i fundit. Ama, megjithatė, nėnshtrohet dhe e gjithė kjo ėshtė me paramendim. Pėrgjatė kundėrshtimeve tė buta, ai ia rrit vetes rėndėsinė para pranimit pėrfundimtar.

BE negocioi me Serbinė pėr shtrirjen e EULEX-it. Ajo i pranoi tė tri kushtet e Serbisė: 1) qė EULEX-i tė bazohet nė Rezolutėn 1244; 2) qė EULEX-i tė jetė neutral karshi statusit tė Kosovės; 3) qė EULEX-i tė mos ketė tė bėjė me Planin e Ahtisarit. Kushtin e parė dhe tė dytė e kanė pranuar edhe Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi. Vetėm kushtin e tretė e refuzuan ata, duke e pėrforcuar kėsisoj Planin e Ahtisarit, gjithsesi tė padrejtė dhe aspak tė favorshėm pėr Kosovėn. Insistimi kryesor i Sejdiut dhe Thaēit ėshtė bėrė Plani i Ahtisarit, i cili edhe nga vetė ata, ėshtė cilėsuar si ēmim i pavarėsisė (tė cilėn edhe ashtu nuk na e njohėn Serbia e Rusia, e rrjedhimisht as OKB-ja)!

Mirėpo, marrėveshjes ndėrmjet BE-sė dhe Serbisė pėr EULEX-in nė Kosovė, Boris Tadiē ia kishte vėnė njė parakusht qė do tė shėrbente edhe si ombrellė: marrėveshjen UNMIK-Serbi pėr 6 pikat e letrės sė Ban Ki-moon-it qė Serbisė nė Kosovė i japin edhe mė shumė pushtet se Plani i Ahtisarit. Policia, gjyqėsia, doganat, kontrolli i kufijve, transporti dhe komunikacioni, trashėgimia kulturore, parashihen tė jenė tė ndara etnikisht. Nė Kosovė do tė ketė dy sisteme politike: njė tė Kosovės dhe njė tė Serbisė nė ēerekun e territorit, dhe qė tė dyja kėto nėn autoritetin suprem ndėrkombėtar tė PSSP-sė e ICO-sė. Strukturat e Serbisė nuk do tė shpėrbėhen paraprakisht, dhe serbėt do t’i kenė tė gjitha pėrveē ushtrisė, tė cilėn nuk do ta kenė as shqiptarėt. 6 pikat e marrėveshjes UNMIK-Serbi, Fatmir Sejdiu tha se nuk janė tė pranueshme nė formėn e tyre aktuale. Ai nuk tha se ato paraqesin ēėshtje tė panegociueshme. Ai nuk i refuzoi 6 pikat pėr arsye parimore dhe as pėr arsye pėrmbajtėsore. Ai tha se forma e tyre nuk ėshtė adekuate.

6 pikat e propozuara nga Ban Ki-moon e qė shumė shpejt dolėn tė jenė 6 pikat e Serbisė nuk janė problematike vetėm nė formė – problemi me to qėndron nė pėrmbajtje, si dhe nė synimin qė ato kanė. Pėrmbajtja e tyre nėnkupton qartė ndarje tė Kosovės, por vetėm ndarje tė brendshme, mėnyrė kjo e vetme e arritjes sė synimit tė tyre. E synimi ėshtė qė kur Kosova tė ndahet kjo ndarje tė ngėrthejė shumė mė shumė territor sesa pjesa veriore. Duhet ta mbajmė mend se propozimi i Ban Ki-moonit nuk ishte vetėm pėr Veriun, por pėr secilin vendbanim me popullatė shumicė serbe. Pra, Veriu i 6 pikave do tė shėrbejė si model pėr secilin fshat tė shndėrruar nė komunė pėrmes decentralizimit.

Eshtė forma e negociatave ajo qė do tė duhej tė ishte e papranueshme pėr Sejdiun e Thaēin, negociata qė nuk kanė ndryshuar as nė formė, as nė pėrmbajtje. Nė formė, pėr shkak se prapė axhenda e tyre ėshtė e dikujt tjetėr (Serbisė), dhe nuk ka temė diskutimesh qė do t’i kundėrvihej axhendės serbe (pra nuk mund tė flasėsh pėr Luginėn e Preshevės aty, por vetėm pėr territorin e Kosovės aktualisht tė pushtuar nga strukturat e Serbisė). Nė pėrmbajtje pėr shkak se prapė po diskutohet e njėjta gjė – rregullimi i brendshėm territorial dhe institucional i Kosovės nė dėm tė Kosovės pėr shkak se nė dobi tė Serbisė. Pranimi i negociatave pėr 6 pikat nėnkupton pranim tė 6 pikave (ndoshta me ndryshime kozmetike formale).

Hashim Thaēi tha se Kosova ėshtė shpallur e pavarur nė bazė tė Dokumentit tė Ahtisarit. Pra, Kosova u shpall e pavarur sepse njėfarė Ahtisari kishte rekomanduar ashtu. Jo pėr shkak se pavarėsia ishte vullneti i popullit, jo pėr shkak se pavarėsia ėshtė drejtėsi pėr tė kaluarėn dhe e drejtė e popullit nė tė tashmen. Plani i Ahtisarit ishte kompromis pas negociatave. Mirėpo, ai ėshtė edhe kompromis drejt negociatave tė reja. Ai qė lėshon pe, konsiderohet se gjithmonė mund tė lėshojė pe edhe pak mė shumė.

Kundėrshtimi i marrėveshjes UNMIK-Serbi nga Sejdiu dhe Thaēi u bė pėr t’ia kontrabanduar publikut negociatat e reja. Sejdiu e Thaēi porsa e kundėrshtuan ashtu butė e butė marrėveshjen e pėrsėritėn disa herė gatishmėrinė e tyre pėr negociata tė reja. Ata nuk duan qė tė pranojnė diēka si akt i kryer – ata duan qė kjo marrėveshje tė paraprihet me proces tė gjatė qė ua mundėson manipulimin me publikun para se ta pranojnė marrėveshjen.

Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi e kundėrshtuan marrėveshjen UNMIK-Serbi. Trysnia mbi ta po shtohet. Nė vijim do tė dėshmohet se sa seriozisht e sinqerisht e kishin kundėrshtimin. Mbi tė gjitha ky kundėrshtim ėshtė i kotė, nėse nuk ka njė plan vendor pėr ta bėrė Kosovėn sovrane dhe me integritet territorial qė ėshtė parakusht pėr ta zhvilluar ekonomikisht atė. Askush, madje as diaspora jonė, nuk do tė vi tė investojė nė Kosovėn e ndarė pėrbrenda.

Pėrveēse nuk duhet pranuar marrėveshjet UNMIK-Serbi dhe BE-Serbi, po ashtu nuk duhet zbatuar Plani i Ahtisarit dhe duhet njė strategji vendore pėr ēėshtjen e veriut tė Kosovės. Nė vijim ėshtė paraqitur plani i menduar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, i cili besojmė se paraqet njė bazė tė shėndoshė pėr ta bėrė Kosovėn njė dhe tė pandarė. Nuk mjafton t’i thuash jo planeve tė huaja tė kėqija. Duhet pasur edhe planin vendas pėr tė mirėn e vendit.

Pse ėshtė Veriu i Kosovės nė kėtė gjendje...?
Gjatė zmbrapsjes sė forcave ushtarake serbe, nė qershor tė vitit 1999, formacionet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės po pėrparonin duke e shtėnė vendin nėn kontroll. Por kur ato mbėrritėn nė veriun e Mitrovicės, erdhi njė urdhėr prej strukturave tė larta udhėheqėse pėr tė mos dalė matanė Ibrit. Jo rastėsisht, forcat franceze tė KFOR-it pastaj u vendosėn pikėrisht sipėr urės sė kėtij lumi, qė pėr mė shumė se nėntė vjet simbolizon ndarjen e dhunshme tė qytetit. Ndalimi i KFOR-it francez nė Ibėr ia mundėsoi Serbisė ta vendos kontrollin nė veri. UNMIK-u nuk ndėrmori kurrfarė aksioni pėr t’i larguar, ose pėr tė reduktuar fuqinė e strukturave paralele deri nė vitin 2002. Pasi nuk i parandaluan u orvatėn t’i shpėrbėjnė ato, por pa vullnet politik pėr kėtė gjė – nuk pati pėrpjekje pėr ta ndalur ndėrhyrjen e Serbisė. Ministria e Punėve tė Brendshme tė Serbisė dhe gjykatat e Serbisė funksionuan lirshėm dhe hapur. Nė vitin 1999, UNMIK-u i shfuqizoi institucionet e deriatėhershme tė Kosovės, por i la tė paprekura ato tė Serbisė nė Kosovė.

Nė librin e tij “Luftėtarėt e paqes”, nė njė pjesė tė tekstit tė botuar edhe nė gazetėn “Koha Ditore”, mė 3 qershor 2004, ish-kryeadministratori Bernard Kushner shkruan: “Kolonat franceze, tė ngarkuara pėr kėtė zonė gjatė futjes sė aleatėve, mė 12 qershor 1999, duke vendosur fushimin nė jug tė qytetit, nuk e ndoqėn policinė e Beogradit, por u ndalėn nė urė, duke futur rrallazi ndonjė njėsit tė vėzhgimit mė nė Veri, ku zbuluan pjesėtarė tė policisė dhe tė vrasėsve qė bartin skalpet dhe flokė grash shqiptare tė varura nė hallkat e rripit. Me urdhėr tė kujt ishin ndalur (te ura) forcat tona ēlirimtare? Kurrė nuk kam mundur ta mėsoja saktėsisht, por ky ishte njė gabim i madh politik.

Ky ndalim i papritur, jo vetėm bėri nga Mitrovica njė qytet tė ndarė, por shkaktoi njė eksod masiv, njė ndjekje reciproke e tė pėrhershme tė refugjatėve tė nemitur e tė privuar nga tė gjitha, dhe u ofroi serbėve njė territor strehimi tė papritur, nė kufi me Serbinė qė ende drejtohej nga Milosheviēi. Shumė shpejt vullnetarėt serbė organizuan nė Veri tė Urės njė polici tė udhėhequr me mjeshtėri nga Oliver Ivanoviēi, sportist i mėhershėm profesionist. Ai si njeri i guximshėm politik qė ishte, u bė pėr UNMIK-un njė bashkėbisedues i vėshtirė, dhe po aq i sinqertė sa mund tė jetė njeriu nė ato rrethana. Ai organizoi njė njėsit tė armatosur tė bridge watchers, rojat e urės, njerėz tė armatosur tė tė gjitha tendencave, qė nga njerėzit mė tė ndyrė e mė brutalė deri te patriotėt mė tė devotshėm, tė cilėt e kishin shtabin e tyre nė “Dolce vita”, pėrballė Urės, ku shėnjuan “territorin e lirė serb”, e tė cilėt nėpėrmjet komunikimit me radiolidhje, mund tė mblidheshin me alarmin e parė”. Dhe pak mė tutje vazhdon Bernard Kushner: “Por komandanti francez i zonės ishte kundėr lėvizjeve tona qė rrezikonin autonominė serbe nė pjesėn e epėrme tė qytetit tė Mitrovicės”. Ēdo koment ėshtė i tepėrt.

Mbajtja e ndarė e Veriut tė Kosovės ėshtė mirėmbajtje e situatės kriminale. Vetėm me 3 dhe 4 shkurt tė vitit 2000, 11 shqiptarė janė vrarė, me dhjetėra tė tjerė janė keqtrajtuar ose lėnduar, ndėrsa 1564 familje me 11364 anėtarė janė dėbuar. Pėrveē krimeve dhe masakrave tė kryera gjatė luftės nga forcat serbe, 16 kriminelė serbė kanė ikur prej burgut tė Mitrovicės, sė paku njėri ėshtė nxjerr nga burgu pėrmes demonstratave tė serbėve, kurse disa herė protestuesit nuk kanė lejuar qė tė arrestohen persona serbė tė caktuar. Nė trazira tė dhunshme, nuk u kursyen as forcat ndėrkombėtare qė, pėr dallim, i kursenin strukturat e Serbisė. Trazirat ishin tė vazhdueshme, prej prillit tė vitit 2002 kur u plagosėn 22 policė polakė e deri me 17 mars 2008, kur u vra polici ukrainas. Serbėt atje pėrdorėn njė arsenal tė tėrė ushtarak tė armėve tė zjarrit kundėr ndėrkombėtarėve.

Shqiptarėt e dėbuar nga Veriu i Mitrovicės jetojnė nėpėr vende e banesa tė marra me qira nėpėr pjesė tė ndryshme tė Kosovės. Ata jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike. Tė shtyrė nga skamja e madhe, ata shpeshherė janė tė detyruar t’i shesin pronat e tyre. Kėto prona i bleu fillimisht Qendra Koordinuese e Serbisė pėr Kosovėn, e mė pas drejtpėrdrejt Qeveria e Serbisė. Rikolonizimin e Veriut tė Kosovės prej Beogradit e ka toleruar UNMIK-u, meqė, sipas rregullores 2001/17 tė UNMIK-ut, administratori komunal ka mundur tė shfuqizojė kontratat, nėse blerja e pronave ėshtė bėrė nė mėnyrė tė organizuar prej ndonjė institucioni tė caktuar, qėllimi themelor i tė cilit ėshtė ndryshimi i strukturės etnike nė ndonjė pjesė tė vendit.

UNMIK-u u ka vendosur kushte vetėm shqiptarėve, por jo edhe autonomisė serbe nė Veriun e Kosovės. Para luftės, 53% tė banesave nė Veriun e Mitrovicės ishin tė shqiptarėve, sipas njė raporti tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave. Kur kėsaj i shtohet fakti se familjet shqiptare kanė dukshėm mė shumė anėtarė sesa ato serbe, atėherė bėhet e qartė se shumica dėrmuese e popullatės atje ishin shqiptarė. Kthimi i tyre padyshim se do tė mundėsonte t’i jepej fund dominimit tė Serbisė nė Veri tė Kosovės. Kthimi i shqiptarėve nė Veri nuk nėnkupton shqiptarizimin e asaj pjese, por normalizimin e saj, kthimin nė gjendjen e mėhershme, duke ērrėnjosur efektet dhe rezultatet e pastrimit etnik.

Nė vitet e pasluftės, Trepēa punonte rrallė e pak dhe nuk kishte zhvillim tė ekonomisė private. Shqiptarėt dhe serbėt nė Veri nuk kishin pavarėsi ekonomike dhe ata mbetėn tė brishtė pėrkundrejt strukturave tė Serbisė. UNMIK-u ėshtė pėrpjekur qė eventualisht t’i neutralizojė strukturat e Serbisė duke i punėsuar nė shėrbimet publike tė Kosovės qė do tė thotė se punėsimi ishte politik. Politika e UNMIK-ut nė Veri gjithmonė ka qenė e nėnshtruar ndaj strukturave tė Serbisė: negociata me ta, koncesione pėr ta etj., pėr hir tė stabilitetit qė duhej mbajtur me ēdo kusht. Reputacioni i strukturave tė Serbisė u rrit e po ashtu edhe fuqia e tyre destabilizuese. Paralelizmit qė prej vitit 1999 nė shėndetėsi, edukim, administratė, siguri etj., qė prej marsit tė vitit 2002 iu pat shtuar edhe eksluziviteti i shėrbimeve tė telefonisė fikse tė Serbisė tė cilat UNMIK-u praktikisht i legalizoi.

Nga tė qenit dikur qyteti mė i pasur i Kosovės, Mitrovica duke qenė e ndarė ėshtė shndėrruar nė qytetin mė tė varfėr. Dy faktorė qė ndikuan nė varfėrimin e kėtij qyteti janė mosfunksionimi i Kombinatit Trepēa dhe ndarja e qytetit. Ekonomia e qytetit tė Mitrovicės ishte e tėra e organizuar rreth Kombinatit.

Ai ishte punėdhėnėsi mė i madh aty. Gjatė viteve tė administrimit tė dhunshėm nga Serbia, Trepēa ishte katandisur si mos mė keq, duke u shitur pjesėpjesė, shfrytėzuar nė mėnyrė iracionale, si dhe duke mos u investuar asgjė nė tė. Shitja ilegale e Trepēės nga regjimi i Milosheviqit ėshtė pranuar nga UNMIK-u si e dhėnė, si njė fakt i kryer. Prandaj edhe sot e kėsaj dite ky Kombinat ėshtė lėnė nė harresė. Trepēa do tė garantonte zhvillimin ekonomik tė tėrė Kosovės, jo vetėm tė Mitrovicės. Prandaj ajo ėshtė lėnė pas dore.

Ndarja e Mitrovicės natyrisht qė e ka vėshtirėsuar rifunksionalizimin e Trepēės, duke e lėnė minierėn e Stantėrgut nė njėrėn anė, ndėrsa shkritoren nė anėn tjetėr (Zveēan). Kėshtu Mitrovica u shndėrrua nė qytetin mė tė varfėr, dhe ajo ėshtė i vetmi qytet nė Kosovė tė cilit i ėshtė zvogėluar popullsia pėrgjatė viteve.

Sipas raportit tė European Stability Initiative tė para pak viteve, nė Veri tė Mitrovicės dhe Zveēan jetohet me mesatarisht 95 euro nė muaj, 60% tė tė cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndėrkaq, nė jug tė Mitrovicės njerėzit jetojnė me 37 euro nė muaj, nga tė cilat 37% sigurohen nga Qeveria e Kosovės dhe 40% nga sektori privat.

Duket qartė qė Serbia po pėrdor njė strategji pėr Veriun, ku po vepron me dhunė dhe njė strategji pėr pjesėn tjetėr tė Kosovėn ku po vepron pa dhunė nė pritje tė implementimit tė decentralizimit nga ana e Qeverisė sė Kosovės. Pėr Veriun e Kosovės Serbia e dėshiron modelin e Bosnjės dhe kėtė e ka shprehur edhe Nebojsha Ēoviqi me njė rast. Sipas tyre, Veriu i Kosovės do tė ishte si Republika Serbe, Mitrovica si Mostari dhe Ibri si Neretva. Pėr pjesėn tjetėr tė Kosovės, Serbia e do decentralizimin qė e legalizon ndarjen. Decentralizimi u fillua nga Qeveria e Bajram Rexhepit me ministrin Jakup Krasniqi, u vazhdua me Qeverinė e Ramush Haradinajt e Bajram Kosumit me ministrin Lutfi Haziri, u intensifikua me Qeverinė e Agim Ēekut sėrish me Lutfi Hazirin e avancuar edhe nė pozitėn e zv/kryeministrit, dhe tash pritet tė kurorėzohet me Qeverinė e Hashim Thaēit dhe ministrin e tij Sadri Ferati. Pėr neglizhencėn e tij pėr Mitrovicėn (pas pėrfundimit tė luftės) si kryetar i komunės atje, Bajram Rexhepi u pat shpėrblyer me postin e Kryeministrit. Pėr neglizhencėn e tij pėr Mitrovicėn (gjersa po zhvilloheshin negociatat nė Vjenė) si kryeshef ekzekutivi atje, Sadri Ferati u shpėrblye me postin e ministrit tė Pushtetit Lokal qė tash ka pėr mision decentralizimin e Kosovės.

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, gjendja nė Veri u keqėsua nga trazirat kriminale, qė i shkaktuan strukturat e Serbisė. Pėr shqiptarėt nė Veriun e Kosovės, jeta ėshtė bėrė mė e vėshtirė edhe sesa nė kohėn e Milosheviēit. Politikanėt e Kosovės flasin vazhdimisht pėr enklavat serbe nė Kosovė, por jo edhe pėr enklavat shqiptare nė Veri, flasin pėr kthimin e serbėve nė Kosovė, por jo edhe pėr kthimin e shqiptarėve nė Veri. Serbia ka mė shumė kontroll mbi pjesėtarėt e SHPK-sė sesa Qeveria e Kosovės (pėrkatėsisht Ministria e Brendshme e saj): serbėt e SHPK-sė i komandon qeveria e Serbisė, kurse shqiptarėt e SHPK-sė i kontrollon Komisioneri i Policisė sė UNMIK-ut, zėvendės i tė cilit ėshtė gjeneral Sheremet Ahmeti.

Njėsia Speciale e SHPK-sė shkon nė Veri vetėm pėr tė ndėrhyrė kundėr shqiptarėve atje. Ali Kadriu nuk u lejua ta restaurojė shtėpinė e vet nė lagjen Kroi i Vitakut. Nė anėn tjetėr, serbėt nga Klina (qė nuk bėjnė pjesė nė ata 900 qė tashmė janė kthyer) thonė se pėr t’u kthyer edhe ata duan qė t’iu ndėrtohen shtėpi paraprakisht. Arrestimi i tre pjesėtarėve tė ‘Lėvizjes Ēlirimtare Anti-terroriste Serbe’ nga Kufca e Dardanės, u bė pėr t’i liruar menjėherė mė pas dy prej tyre. Kjo ėshtė veēse inkurajim pėr strukturat e Serbisė. Serbia i kėrcėnon serbėt pėr ēfarėdo gjesti jolojal ndaj saj, por edhe i financon, kurse Qeveria e Kosovės vetėm i financon, madje, edhe duke ua ruajtur pagat pjesėtarėve serbė tė SHPK-sė, tė cilėt, pas shpalljes sė pavarėsisė, nisėn tė punojnė pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Nė mungesė tė integrimit tė qytetit, pra tė shpėrbėrjes sė “strukturave paralele” dhe kthimit tė popullatės sė dėbuar shqiptare nė Veri, jo vetėm qė do tė rriten gjasat pėr ndarjen pėrfundimtare, por do tė rriten gjasat edhe pėr shndėrrimin e asaj treve nė fushėbetejė tė ardhshme tė konfliktit tė ardhshėm.

Edhe nė rastin mė tė keq, pra atė tė ndarjes pėrfundimtare tė Kosovės, paqja ėshtė e pamundur, pėrderisa kufiri kalon pėrmes qytetit. Kur ka shumė popullatė – e qė ėshtė edhe urbane – nė afėrsi tė kufirit tė krijuar me dhunė, aty rehati s’ka. Kufijtė ndėrshtetėror nė Afrikė kalojnė pėrmes shkretėtirave, kurse nė Evropė nė male tė larta ku po ashtu s’jeton njeri.

Dokumenti sekret i Joachim Rueckerit pėr strukturat e Serbisė Mė 15 tetor 2007, ish-PSSP-ja i atėhershėm, Joachim Ruecker, i ka dėrguar njė letėr selisė sė OKB-sė nė Nju Jork, por edhe Ahtisarit, nė tė cilat u qahet atyre pėr strukturat e Serbisė qė veprojnė gjithandej. Kjo letėr pėrmban afėr 30 faqe fotografi tė objekteve e ndėrtesave tė uzurpuara nga Serbia e ku veprojnė strukturat e saj: prej agjencive pyjore e deri te zyrat e ministrive tė Serbisė. Ky dokument, qė e kemi siguruar nga KFOR-i, e i cili ėshtė botuar pjesėrisht mė herėt nga “Koha Ditore”, tregon se UNMIK-u gjithnjė ka qenė nė dijeni se strukturat e Serbisė nė Veri kanė punuar nė dy drejtime: 1) ndarjen e serbėve prej institucioneve tė Kosovės; 2) rritjen e varėsisė sė tyre prej Serbisė. Sė fundi, edhe Joachim Ruecker ka ditur deri nė hollėsi pėr strukturat e Serbisė, por nuk ka vepruar. Tė gjitha kėto ai i ka dėrguar nė selinė e OKB-sė nė Nju Jork mė 15 tetor 2007. A thua si i ėshtė pėrgjigjur kėsaj Ban Ki-moon? Tė gjithė e dimė: me letrėn e tij Tadiēit dhe Sejdiut, ku parasheh edhe mė shumė pushtet pėr strukturat e Serbisė nė Kosovė sesa ajo qė thuhet nė Planin e Ahtisarit.

UNMIK-u, thuhet nė kėtė dokument, ėshtė i kufizuar nga vullneti i shteteve qė kontribuojnė me ushtarė nė KFOR, qė mos ta pėrdorin forcėn pėr diēka mė shumė sesa ‘pėr njė ambient tė qetė dhe tė sigurt’. Kjo tregon se UNMIK-u ėshtė i pafuqishėm dhe se prioriteti i bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn ėshtė siguria dhe stabiliteti nė dukje. Parandalimi i ndarjes (ose kontributi pėr njė ambient tė drejtė e me drejtėsi, ose demokracia dhe paqja e qėndrueshme, ose zhvillimi ekonomik e shoqėror) thjesht nuk janė prioritet.

Mė e rėndėsishmja me kėtė letėr ėshtė qė thotė qartė se strukturat paralele “i kundėrvihen autoritetit tė UNMIK-ut pėr ta implementuar mandatin e tij”, d.m.th., aty ku janė strukturat e Serbisė, UNMIK-u s’ka kontroll dhe s’pyetet fare. Rrjedhimisht, ‘ndarja administrative’ e Kosovės ndėrmjet UNMIK-ut dhe EULEX-it qė u dakordua tash sė fundi, nė fakt do tė thotė ndarje e Kosovės midis EULEX-it dhe strukturave paralele. EULEX-i do tė jetė neutral ndaj statusit dhe do ta respektojė Rezolutėn 1244. Kur janė pyetur, strukturat e Serbisė e kanė justifikuar veten e tyre me Rezolutėn 1244 qė konfirmon sovranitetin e Jugosllavisė (tash Serbisė) mbi Kosovėn. UNMIK-u gjithnjė ka qenė nė dijeni tė tė gjithave, por asnjėherė nuk ka zhvilluar kundėrstrategji serioze.

Diskriminimi nė Luginė tė Preshevės Numri i popullatės shqiptare (nė pėrqindje) sipas regjistrimit tė vitit 2001: Presheva me 92% shqiptarė, Bujanoci me 61 dhe Medvegja me 35% shqiptarė. Struktura udhėheqėse e policisė nė Preshevė ėshtė 50 me 50%. Kryeshefi i policisė ėshtė shqiptar. Nė Bujanoc e tėrė udhėheqėsia ėshtė serbe, kurse shqiptarėt janė diku nė nivel komandues tė 4 ose 5. Nė Medvegjė vetėm njėri ėshtė diku afėr strukturave udhėheqėse, por gjithnjė i pėrbuzur.
- Karakteristikė ėshtė se nė vendbanime shqiptare ke patrulla tė pėrziera shqiptaro-serbe e nganjėherė vetėm serbe, kurse nė vendbanimet serbe nuk ke asnjė policė shqiptarė nė patrullim.
- Nė zonėn kufitare me Maqedoninė nė kalimin ndėrkombėtar kufitar nė Tabanoc nuk ka asnjė personel shqiptar, pėrveē qė mė 2007 kanė filluar disa policė shqiptar (2 apo 3) nga Presheva t’i kryejnė disa punė policore tė parėndėsishme.
- Nė konkursin e 2007-ės i organizuar sipas modelit evropian, edhe pse kanė konkurruar njė numėr i rėndėsishėm i shqiptarėve (60 veta), vetėm njė nga Presheva ka arritur tė pranohet. Edhe pse nė Bujanoc stacioni policor ka nevojė pėr 30 policė qė menjėherė tė pranohen nė punė, ministria hesht nė kėtė drejtim.

Sa pėr sistemin gjyqėsor, mund tė thuhet se nė Bujanoc, 4 shqiptarė janė me vendim, kurse 3 pa vendim, gjė qė nėnkupton se mundet qė nė ēdo kohė ata tė pėrjashtohen nga puna. Nė Medvegjė nuk ka asnjė shqiptar, pėrveē njė referenti.

Si tė zvogėlohet fuqia e strukturave paralele tė Serbisė nė polici dhe siguri, gjykata, arsim dhe shėndetėsi?
I. Marrja e sovranitetit
Nė gjithė kėtė konfuzion ndėrkombėtar rreth Kosovėsdhe brenda saj, pikėrisht tash ėshtė momenti qė tė merret sovraniteti nė duar nga ana e Qeverisė sė Kosovės.
1. Kryetari i Kosovės duhet ta nisė procesin e shndėrrimit tė TMK-sė nė Ushtri tė Kosovės e jo tė shuhet ajo. Ai mė pas do tė jetė Komandant Suprem i kėsaj Ushtrie. Ėshtė shumė e rrezikshme qė tė shuhet TMK-ja nė dhjetor, kushedi se kur do tė startojė FSK-ja (edhe ashtu aq e mangėt si forcė), dhe tė krijohet vakumi pėr decentralizimin e Kosovės. Pėr kėtė shndėrrim, Kryetari i Kosovės duhet tė kėrkojė marrėveshje tė veēanta mbrojtėse me shtetet qė e kanė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran (Shqipėrinė, SHBA-tė, Britaninė e Madhe etj.) Ndėrkohė qė duhet ta kėrkojė njė Marrėveshje SOFA me Aleancėn Veriatlantike.

2. Qeveria e Republikės sė Kosovės duhet qė menjėherė, pėrmes Ministrisė sė Rendit, ta vendos Policinė e Kosovės nėn komandė tė veten. Kėta policė duhet tė pajisen me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr ushtrimin e ligjshmėrisė sė Kosovės nė tėrė territorin. Kėto veprime duhet tė bashkėrendohen me Kryetarin e Kosovės, si Komandant Suprem i Ushtrisė sė Kosovės. Mbrojtja e integritetit territorial tė Kosovės si dhe ushtrimi i sovranitetit nė tėrė territorin janė ēėshtje tė ngutshme dhe prioritare sot nė Kosovė.

3. Bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e ndarė sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė absurde qė Kosova pėr pavarėsinė e saj tė mbėshtetet nė tėrė bashkėsinė ndėrkombėtare si tė tillė. Organizmat ndėrkombėtar veprojnė me konsensus qė do tė thotė se tek ata, Kosova duhet t’i pėlqejė edhe shtetit ė mė sė paku e pėlqen Kosovėn. Kosova duhet tė krijojė marrėdhėnie tė fuqishme bilaterale me shtetet e veēanta qė e kanė pranuar e posaēėrisht me Shqipėrinė.

II. Policia e Kosovės nė Veri
1. Njė bazė e njėsisė speciale tė policisė sė Kosovės tė jetė e vendosur nė njė kazermė nė Veri tė Kosovės.
2. Nė Veri tė ketė njė prezencė tė shtuar tė policisė pėr shkak tė gjendjes sė jashtėzakonshme atje.
3. Nė Veri janė rreth 500 familje shqiptare. Duhen shikuar mundėsitė qė secilės familje t’iu punėsohet nga njė anėtar nė SHPK dhe asisoj do t’i kishim afėr 500 njerėz tė armatosur nė Veri nė gjendje pėr ta mbrojtur veten atje.

III. Rivendosja e kontrollit tė pikave kufitare
1. Trupat e KFOR-it duhet tė mbrojnė pikat kufitare tė kontrolluara nga Policia Doganore e Kosovės nė Veri tė Kosovės. Madje, ato mund tė mbyllen pėr njė periudhė prej 3 deri nė 6 muaj, derisa tė merret situata nėn kontroll. Veriu i Kosovės para se tė jetė problem i kontrabandės (siē propagandon RTK-ja) ėshtė problem i integritetit territorial dhe i sovranitetit.

IV. Prerja e lidhjeve politike ndėrmjet Serbisė dhe strukturave paralele: Sfidimi i strukturave paralele
1. Duhet tė bėhet e vėshtirė pėr Serbinė qė politikisht ta mbrojė marrėdhėnien e saj me strukturat paralele, duke demonstruar qė kėto struktura paralele janė:
a) kriminale,
b) mbijetojnė pėrmes detyrimeve dhe jo pėrkrahjes popullore,
c) e shkatėrrojnė tė ardhmen e serbėve lokal nė Kosovė,
ē) e ndajnė dhe e pėrēajnė popullin e Kosovės.

2. Duhet tė ndėrpriten ēfarėdo negociata me Serbinė, pėrderisa ajo mbėshtet struktura paralele nė Kosovė me qėllim tė rrėnimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Faktorėt ndėrkombėtar duhet t’i ndėrpresin negociatat me Serbinė, kurse institucionet e Kosovės tė mos i rifillojnė ato. Negociatat vazhdimisht janė pėrdorur si kohė shtesė pėr ta rritur pavarėsinė e serbėve prej Kosovės dhe pėr thellim tė ndarjes sė Kosovės.

3. Ndėrprerja e ndėrhyrjeve tė Serbisė nė Kosovė duhet tė jetė kusht pėr Serbinė pėr ta fituar statusin e vendit kandidat pėr BE.
Qė tė gjitha kėto duhet qė institucionet e Kosovės, e posaēėrisht Qeveria e Kosovės, t’ua sqarojė faktorėve ndėrkombėtar. Dhe t’i kushtėzojė ato. Nuk ka politikė pa kushtėzime!

V. Inicimi i veprimeve legale kundėr strukturave paralele
1. Duhet bėrė ngritja e akuzave dhe arrestimi pėr strukturat ilegale tė sigurisė, pėr pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Serbisė, pėr vozitėsit qė pėrdorin targa tė Serbisė, pėr gjykatat paralele.
2. Duhet arrestuar ata qė janė nė krye tė krimeve etnike nė Veri.
3. Tė vihen nė shėnjestėr burimet financiare tė strukturave paralele. Duhet gjurmuar dhe duhet prerė financimi i strukturave paralele tė Serbisė. Kjo po ashtu pėrputhet me pikėn e mėsipėrme pėr vėshtirėsimin e arsyetimit politik tė Serbisė pėr tė vazhduar me financimin e atyre strukturave.
4. Tė ndėrpriten pagat pėr policėt qė refuzojnė tė punojnė nė Policinė e Kosovės.

VI. Mospranimi i komunės sė Veriut tė Mitrovicės
1. Nuk duhet tė legjitimohet komuna e Veriut tė Mitrovicės. Kėsisoj, sė paku nuk do t’i vėshtirėsohej bashkimi i Mitrovicės gjeneratave tė ardhshme tė politikanėve. Nėse pranohet komuna e Veriut tė Mitrovicės, atėherė ēfarėdo ndėrmarrje integruese apo ēlirimtare atje nė tė ardhmen do tė konsiderohet agresion.

VII. Reciprociteti i tė drejtave me Luginėn e Preshevės
1. Nuk mund tė ketė paqe tė qėndrueshme pa reciprocitet tė tė drejtave tė serbėve nė Kosovė me shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės. Asimetria e situatave na lė peng tė konfliktit qė nuk mbaron. Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės duhet tė bėhen bashkė pėr flamurin kombėtar qė nuk i lejojnė ta pėrdorin dhe pėr universitet nė gjuhėn shqipe. Pėr kėto, ata duhen ndihmuar pa kursim nga Prishtina e Tirana.

Prerja e varėsisė sė serbėve lokalė nga Serbia dhe brishtėsia e shqiptarėve: Garim me strukturat e Serbisė. Serbėt nė Veri janė tė varur nga Serbia, sepse i vetmi punėsim atje ėshtė ai qė e ofron Serbia nė shėrbimet publike, prandaj duhet tė stimulohen ekonomia private atje. Pėr dallim nga Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, ne nuk mendojmė qė serbėve duhet t’u jepen mijėra euro kesh, traktorė apo paga (qė madje iu ruhen) edhe kur punojnė pėr Serbinė. Pėrderisa veprojnė strukturat e Serbisė nė Kosovė, ēdo cent qė Qeveria e Kosovės ua jep serbėve i shkon Serbisė.

Jo para e privilegje, por zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit. Jo negociata me e pėr strukturat e Serbisė, por integritet territorial e sovranitet.

1. Rivitalizimi i Trepēės, funksionalizimi i saj qė do tė rezultonte me punėsimin e rreth 8000 vetave. Nė fund tė viteve ’70, por edhe pėrgjatė ‘80-ve, arsimtarėt e mjekėt nė Kosovė kishin paga qė mund tė krahasoheshin edhe me disa vende tė zhvilluara perėndimore. Mirėpo, kjo ishte e mundur pikėrisht pėr shkak se punonte Trepēa.
2. Themelimi i njė Universiteti tė Evropės Juglindore (sikurse nė Tetovė) me fondet e Bashkimit Evropian, ashtu siē ka propozuar ESI. Kjo tė bėhet qendėr e arsimit tė shkėlqyer pėr tė gjithė rajonin e Mitrovicės dhe t’ia marrė fuqinė Universitetit tė Veriut tė Mitrovicės tė kontrolluar nga Serbia.
3. Ofrimi i bursave pėr shqiptarėt dhe serbėt nga Veriu pėr nė shkollat e mesme dhe Universitetin nė Prishtinė.
4. Investim nė spitalin e Prishtinės dhe atė nė jug tė Mitrovicės nė mėnyrė qė aty tė ofrohen shėrbime mė tė mira.
5. Forcimi i fshatrave tė shqiptarėve atje si pakicė e rrezikuar qė janė duke ofruar mjete pėr rindėrtimin e shtėpive, infrastrukturė tė mirė, transport publik falas pėr nė jug tė Mitrovicės dhe anasjelltas tri herė nė ditė, lehtėsim nė punėsim, lehtėsim pėr regjistrim nė universitet. Secili shqiptar i dėbuar duhet tė kėrkojė tė kthehet nė pronėn e vet nė Veri. Dhe njėkohėsisht tė organizohen dhe mobilizohen pėr kėtė. Ata qė nuk duan, duhet ta thonė hapur kėtė dhe t’ua shesin tė tjerėve pasurinė, atyre qė duan tė kthehen atje.
6. Nuk duhet lejuar qė Qeveria e Serbisė t’i blejė pronat e shqiptarėve nė Veri. Tė gjithė shqiptarėt qė janė detyruar t’i shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovės t’ua blejė ato. Qeveria e Kosovės mandej t’i lėshojė me qira tė ulėt pėr ata qė duan tė banojnė atje. Kurse, politikanėt e Kosovės, tė cilėt gojėn e kanė plot premtime boshe pėr bashkimin e qytetit, t’ua lirojnė njė pjesė tė hapėsirės sė apartamenteve dhe shtėpive tė tyre tė gjera e luksoze banorėve tė dėbuar prej Veriut tė Mitrovicės, nė mėnyrė qė ata tė mos paguajnė mė qira nė jug tė Mitrovicės apo kudo tjetėr nė Kosovė qė jetojnė e banojnė tash.
7. Nė aspektin e tė drejtave, serbėve tė Kosovės duhet ofruar gjithė atė qė e parashohin kėto dokumente:
- Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut
- Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Politike dhe Civile
- Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Ekonomike, Shoqėrore dhe Kulturore
- Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut
- Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Pakicave
Kėsisoj, serbėt do tė mund tė integroheshin nė Kosovė: integrimi nuk ėshtė dėshirė, por nevojė.

Serbia po pėrpiqet me tė gjitha mėnyrat qė serbėve t’ua bėjė tė panevojshme integrimin nė institucionet dhe shoqėrinė kosovare. Para ēfarėdo joshjeje tė serbėve tė Kosovės, duhet qė paraprakisht tė ndėrpritet ndikimi i Serbisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara