HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vera e mjaltit e ilirėve, mrekullia e antikitetit

-- nga AGRON LUKA, janar 2009

Gjielinė e treta gjielinė, muratorėt duan bukė, duan kungullin me vźnė…

Tė gjithė e dimė legjendėn e Kėshtjellės sė Shkodrės, se si ajo ėshtė e lidhur lashtazi me trungun e formacionin gėlqeror tė Shkamb-Kodra-Drinit. Epo, pak njerėz edhe nė vetė Shkodrėn e dijnė se nė muzeun e Luvrit, ndodhet njė statuetė e shek V-VI p.e.r. ku dama/nusja antike ilire skodrine, po ēon njė kylix dhe ojnohe me vźnė! Arkeologu V. Toēi, nė Durrės, ka zbuluar edhe njė emėrtim vajze si Skodrina…

Nusja Shkodrane
NĖ FOTO: Nusja e lashtė shkodrane me veshje zadrimore me kylix e ojnohe vere. Statuetė bronzi e shek V-VI p.e.r. e gjetur nė zonėn e Shkodrės. Ruhet nė muzeun Luvėr tė Parisit.
Mjeshtri i madh i mitologjisė evropiane, P. Grimal, krahas dy Jonėve mitologjikė ilirė, ka pėrmendur edhe njė bazileus mitologjik, si Adria, dhe ne kemi zbuluar se Deti Adriatik ka prejardhje ilire, sepse nė Iliri e lokalizon Aristoteli atė qytezėn, lumin, krahinėn Adria, fisin e adriatėve, etj., qė e pėrmendin Hekateu dhe Theopompi, etj., aty ku dhitė pjellin nga tre-katėr keca binjakė…

Agroni, mbreti ilir i ardianėve, vdiq nga pija e tepruar e verės

Ju sigurisht keni dėgjuar pėr Agronin (250-231) mbretin/bazileusin e fiseve ilire ardiane, pranė malit Adria, nė bregun e detit Adriatik, atje te gjiri i Kotorrit. Atė e pėrmendin disa autorė antikė si, Polibi, Apiani, Dion Cassi, Aeliani, Zonara, etj.

Polibi, pasi shėnon se Iliria ndodhej nė Europė, siē quhej aso kohe gadishulli ynė, shėnon se Agroni, mbreti i ilirėve, i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė tė madhe, tė aftė tė ndėrmerrte fushata pushtuese deri nė Korfuz e nė thellėsi tė tokave helene. Ai i theu etolianėt dhe aq shumė u gėzua nga kjo fitore, sa u shty shumė pas pijes. Nga kjo mori njė tė ftohur tė rėndė dhe nė pak kohė vdiq. (Historiae, Lib. II, 2; 4 etj.) Nga burimet e tjera, informohemi se Agroni pretendonte edhe trashėgiminė e Pirros etj.

Edhe trashėgimtari i Agronit, Bazileusi Genthios, thuhet se ishte pak qejfli pijesh, por ndėrkaq, pėr tė, dr. M. Zeqo dhe dr. A. Osja, mund tė tė flasim me orė pėr Gentin, si njė shkencėtar dhe zbulues tė bimėve mjekėsore e tė bimėve me efekte anestezike drogash pėr zbutjen e dhimbjeve, si njė ekonomist i madh i reformės monetare, etj.

Mesjeta shkodrane me verėn e rrushit Ruozagi/Razagi dhe Kallmet.

Do tė mjaftonte edhe njė lexim i shpejtė i “Regjistrit tė Kadastrės dhe Koncesioneve pėr Komunėn e Shkodrės, 1416-1417”, pėr tė parė dhe pėr t’u bindur se, ndėr sa e sa miradina tė rralla qė zoti apo natyra ia ka rezervuar Shkodrės, njė vend mjaft tė rėndėsishėm e tė veēantė zė edhe vźna. Atė e mblidhte si taksė edhe Republika e Venedikut dhe e eksportonte nė vendet e Europės Qendrore. Rrushin e kuq tė mbyllur, Ruozagi, qė rritej nė Mbishkodėr edhe deri vonė, sikur nuk ma ka zėnė syri. Do tė ishte njė mėkatė e madhe, po qe se edhe atij ia kemi “tretė farėn”, siē shumė e shumė tė tjerave tradita e nė “krye tė herės” peshkut blin, emrin e tė cilit, po ashtu sikurse edhe vetė liqenit, e kemi qysh nga koha e gjuhės gadishullore e tė greqishtes sė vjetėr homerike. Mbase emri i kėtij varieteti rrushi, aq i ėmbėl, vinte nga forma e tij si ruazė.

Rrushi i varietetit Kallmet, (etimologjia e fshatit nga kallam) mbase kishte edhe ndonjė amė-shije kallami. Xhaxhai im, albanologu i njohur Kol Luka, diku ka shkruar edhe pėr fjalėn “amė” si njė prejardhje nga amėsia dhe si amė-shije qė merrte nėpėr amforat dhe enėt e drurit, ku ndoshta pėrdoreshin edhe disa pėrzierje me erėza tė ndryshme. Unė kam shprehur edhe hipotezėn e Amazonave si Ama-Zonjat.

Nga babai im, kujtoj njė vizitė nė ish-BRSS, nė njė fabrikė vere nė Tbilisi tė Gjeorgjisė, ku aty kishte njė “kėrkues shijeje e klasifikues tė cilėsisė”, - siē e shprehte edhe Aristoteli antik, qė ishte aq i trashė dhe i shėndoshė, sa njė fuēi e madhe vere. Besoj se traditėn e prodhimit tė verės nė vendin tonė e ka prishur dhe dėmtuar rėndė pushtimi turko-osman.

Kristianizmi dhe Bibla nuk e ndalon, po Kurani a e ndalon kategorikisht verėn.

Tashti ju mundeni ta keni dėgjuar edhe vetė se, vera si pije, thuhej se e kishte origjinėn nga vetė perėnditė e lashta. Edhe emisioni e sqaroi punėn e verės si “gjaku i Jezu Krishtit”. Po t’u referohemi Ungjijve, dhe pak mė konkretisht te “Darka e Fundit”, do konstatojmė se aty bėhej fjalė pėr njė verė tė kuqe rrushi e madje nė ato krahasimet, vetė Krishti na deklarohet edhe si njė hardhi, nga e cila del gjaku: “Unė jam hardhia e vėrtetė/ e im Atė ėshtė vreshtari... Unė jam hardhia, / ju (apostujt, nxėnėsit) jeni shermendet./ Kush mbetet nė mua e unė nė tė,/ ai jep shumė fryt...” (Ungjilli sipas Gjonit, “Jezusi hardhia e vėrtetė”, 15, 1-17)

“... Le tė pijė kush beson nė mua... Unė jam Drita e botės... Unė nuk jam prej kėsaj bote...”. (Gjoni, Ungjilli, 7,37-39; 8,13-30)

Vetė Krishti (si zot apo si me ndihmėn e zotit?!) e kishte edhe aftėsinė ta shndėrronte edhe ujin nė verė, etj. Me njė fjalė, njė mrekulli, njė verė klasi, me cilėsi perėndie hata fare, “Verė zoti, ose e zotit me tė birin dhe shpirtin e shenjtė”! Tashti, edhe pėr merakun e mikut tim, dhe pėr t’i bėrė edhe paksa reklamė verės e mushtit. Siē mė duket mua, all’llahu, kur e konstatoi se njerėzit tokėsorė e trashėn dhe e tepruan me verėn, duke e kombinuar edhe me bixhozin dhe kėshtu po kalonin nė njė zullum e gjynah-kuftri, porositi, duke zbritur nė shek VI, Suren El Bekare, ajeti 219: “Tė pyesin ty (Muhammed) pėr verėn dhe bixhozin.

Thuaj: “Qė tė dyja janė mėkat i madh, e ka edhe dobi nė to pėr njerėz, por dėmi i tyre ėshtė mė i madh se dobia e tyre”... Muhammedi a.s. e ka zbatuar kėtė urdhėresė e reformė hyjnore, por kur dikujt nė ndonjė rast me masė e me karar, i ka bėrė mirė pėr shėndet, ka qenė i justifikuar edhe ta lejonte disi, pra nuk ishte njė ndalesė kategorike si harram. Mjaft tė kujtojmė edhe Omar Khajamin, “pi verė, shkund kupa e puth ēupa”...

Ndėrkaq edhe islamizmi , siē edhe kristianizmi, e ka ruajtur verėn aromatike nė botėn e pėrtejme. Krahas shumė pijeve tė pastra dhe shumė e shumė miradinave, ushqimeve tė bollshme, pronave e timareve, virgjėreshave tė rikrijuara etj, ēuditėrisht verėn do e shohim pėrsėri tė lejuar pėr insanin-njeriun nė Xhehnet:

17. Dhe u jepet tė pijnė aty gota tė verės tė pėrzier me zenxhebilė (bimė aromatike) (El Insan)
18. Me gastare, me ibrikė dhe gota tė mbushura prej burimit.
19. Prej tė cilės pije vere as nuk u dhėmb koka, as nuk dehen. (El Vakija)

Mos ndoshta ky zenxhebili, bashkė me ujin sensebil me kafur aromatik, ia neutralizonte disi atė gradacionin e idhsinėn e alkoolit tė tokės, siē ishte dikur edhe nektari e ambrozina?! Dhe ndėrkaq le tė mos e lėmė jashtė historisė njerėzore edhe verėn e ėmbėl prej mjalti tė pellazgo-ilirėve. Me kėtė rast po kujtoj njė thėnie tė mikut tim dr. Ahmet Osja: “Ndėr sa e sa mrekulli tė Zotit, mjafton tė kujtojmė dy krijesa krimbin e mėndafshit dhe sidomos bletėn”...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara