HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Evropa sheh probleme nė rritje nė Lindje

-- nga Adrian Michaels dhe Bruno Waterfield, “Daily Telegraph”, mars 2009

Sa mundemi ta shfaqim unitetin evropian? Njė samit katastrofik nė Bruksel nė fundjavė nxori lakuriq atė qė tė gjithė e dinim tashmė: kriza ekonomike globale po kėrcėnon tė copėtojė tregun e vetėm tė kontinentit dhe tranzicionin paqėsor pėr njė erė tė re tė prosperitetit evropian pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik.

Mirek Topolanek, kryeministri i Republikės sė Ēekisė, njė nga vendet e para tė Bllokut Lindor qė mban presidencėn me rotacion tė Bashkimit Evropian, paralajmėroi pėr “krizėn mė tė madhe nė historinė e integrimit evropian”.

Ferenc Gyurcsany, homologu i tij hungarez, foli mbi frikėn se kriza ekonomike do tė ēonte te braktisja e tė varfėrve nga tė pasurit, e Lindjes nga Perėndimi. “Nuk duam tė tjera vija ndarėse. Nuk duam njė Evropė tė ndarė nga vija veri-jug apo lindje- perėndim. Ne nuk duhet tė lejojmė njė tjetėr Perde tė Hekurt qė tė instalohet.

Por pėrplasjet mes Lindjes dhe Perėndimit ishin tė dukshme. Gjermania e pėrqeshi thirrjen e Hungarisė pėr njė plan masiv shpėtimi pėr ekonomikė nė prag tė kolapsit nė Evropėn Lindore.

Francezėt, qė sė fundmi ia dorėzuan presidencėn e BE Ēekisė, vazhduan tė sillen si ata shoferėt rrėmujaxhinj tė sediljeve tė pasme. Nicolas Sarkozy sugjeroi hapur qė ēekėt nuk ishin nė gjendje tė drejtonin BE.

Tė dielėn, pas njė dreke tė tensionuar, tė pėrgatitur nga ēekėt, ai madje pretendoi se e gjithė ideja e njė samiti emergjence kishte ardhur nga ai dhe nga Angela Merkel, kancelarja gjermane.

Gjer mė tani, qeveria e Letonisė ėshtė e vetmja qė ka rėnė nė Lindje. Por ka gjithmonė e mė shumė kėrkesa tė forta nga vende si Hungaria pėr plane shpėtimi nga partnerėt e pasur evropianė. Gjermania, nė mėnyrė tė kuptueshme, nuk po guxon duke u konsideruar si i vetmi burim pėr fondet. Ekonomia e saj ėshtė duke u kontraktuar dhe ka burime tė kufizuara.

Problemi ėshtė serioz. Nėse Evropa nuk do tė zgjidhė vėshtirėsitė e saj, thonė analistėt, euro do tė rrėzohet, autoriteti i unionit do tė minohet nė mėnyrė fatale dhe shtetet anėtare do e gjejnė veten nė njė valė ksenofobie dhe ekstremizmi, e inkurajuar nga njė Rusi e plagosur, por konkurruese.

Robert Zoellick, presidenti i Bankės Botėrore, tha muajin e kaluar: “Do tė ishte natyrisht njė tragjedi politike dhe njerėzore, nėse do tė shihnim ribashkimin e Evropės pas 20 vitesh (qė prej rėnies sė Murit tė Berlinit), tė binte nė krizė tani”.

Dy vite mė parė, BE festoi ditėlindjen e 50 nė hijen e Brandenburg Gate. Simbolika e festimit tė pėrvjetorit tė Traktatit tė Romės, nė pikėn ku ndahej dikur Perėndimi i lirė me Lindjen totalitariste, ishte e qartė. Liderėt e vendeve tė BE shoqėroheshin nga vargjet e Joe Cocker dhe deklaronin solemnisht: “Falė dėshirės pėr liri tė njerėzve nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, ndarja jo-natyrale e Evropės tashmė i pėrket tė kaluarės.”

Por vendet e Lindjes vazhdojnė sėrish tė ndjehen tė pėrēara, me dhjetė vende satelite sovjetike, anėtare tė BE sė zgjeruar (Sllovenia dhe Sllovakia po e pėrdorin tashmė euron). Nėnte vende mbajtėn njė samit tė tyrin tė dielėn duke diskutuar pėr keqardhjen se Perėndimi po i trajton ata si qytetarė tė dorės sė dytė.

Ndėrkohė, samitet globale po forcojnė mė shumė idenė e Lindjes se ata janė tė ulur nė vendet e fundit tė autobusit.

G20, njė grup vendesh tė zhvilluara dhe nė zhvillim, do tė mbajnė diskutime tė mėdha dhe njė forum koordinimi pėr krizėn gjatė njė takimi nė Londėr muajin qė vjen. Katėr tė mėdhatė - Gjermania, Franca, Britania dhe Italia - do tė jenė aty.

Si pėr mirėsjellje, ēekėt do tė jenė aty me statusin e drejtuesve tė presidencės sė BE. Falė presidentit Sarkozy dhe Gordon Brown, Spanja dhe Holanda do tė jenė nė listėn e miqve.

Por Polonia pėr shembull, e cila ėshtė njė anėtare e re, e madhe dhe kryesore e vendeve tė Lindjes nė BE, ėshtė shmangur.

“Qė kur u bė G22 dhe qė kur Holanda ėshtė mė e madhe se Polonia?”, - pyet njė diplomat.

Polonia mund tė ndjehet e lėnduar, pse ėshtė lėnė jashtė diskutimeve. Ekonomia e saj, edhe pse nėn presion si gjithė tė tjerat, ėshtė larg problemeve qė kanė disa nga fqinjėt e saj rajonalė.

Lindja nuk ėshtė monolite dhe disa ekonomi tė shėndetshme tė saj, si Polonia, Ēekia dhe Sllovenia, janė shumė mė mirė se Spanja, Irlanda apo Greqia.

Por nuk mund tė mohohet frika qė po shqetėson shumė nga vendet qė festuan lirinė e tyre post-sovjetike duke u zhytur me kokė nė tregtinė e lirė tė mallrave tė shėrbimeve dhe duke u karikuar nė ekspansionin e borxheve.

Kompanitė perėndimore ndjeheshin mirė nė Lindje me kostot e ulėta tė punės. Tashmė ekziston frika se kėto fabrika do tė mbyllen. Nė Hungari dhe kudo, qytetarėt kanė braktisur kreditė nė monedhat vendase pėr interesa mė tė ulėta nė euro ose nė franga zvicerane. Tashmė pagesat mujore janė shumė tė larta pėr t’u pėrballuar.

Bankat italiane dhe austriake u lejuan tė blejnė shumė prej kompanive kryesore tė shėrbimit financiar. Tashmė ka njė frikė tė legjitimuar se ata do riatdhesojnė fondet e tyre nė rėnie pėr t’u fokusuar nė tregjet vendas.

Ndėrkohė, shumė borxhe janė marrė dhe risku i mospagimit ėshtė nė rritje. Lindja duhet tė ripaguajė ose tė nėnshkruajė marrėveshje tė reja qė mbulojnė njė borxh afatshkurtėr prej 400 miliardė dollarėsh.

Vendet baltike kanė fiksuar monedhat e tyre me euron, me shpresėn pėr tė pėrshpejtuar hyrjen e tyre nė monedhėn e vetme. Por mungesa e hapėsirės sė nevojshme pėr manovra nėnkupton shkurtim tė shpenzimeve, ndėrsa eksportet po shkatėrrohen dhe recesioni po thellohet.

Kostoja e nxjerrjes sė evropianėve tė Lindjes nga kriza, pėrfshirė vendet e varfra tė BE, llogaritet te 169 miliardė paund nga Hungaria, njė shumė qė nuk u pranua nė samitin e Brukselit.

Por shifra mund tė mos jetė ekstreme. Zoellick, nė Bankėn Botėrore, bėri thirrje pėr Evropėn Perėndimore qė tė gjejnė pjesėn e luanit prej 85 miliardė paund pėr kapitalin e bankave nė Lindje - njė shumė e madhe kjo, kur vendet e Perėndimit po pėrballen vetė me krizėn. Njė vendim tė premten e kaluar nga Banka Evropiane pėr Investim, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim dhe Banka Botėrore pėr tė ofruar 33 miliardė paund duket njė pikė nė oqean.

Pavarėsisht se si ndihet Gjermania si shpėtimtarja e alternativės sė fundit, e vėrteta ėshtė se BE nuk mund tė lejojė qė vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore tė pėrēahen: pasojat politike tė njė Perdeje tė Hekurt do ishin tepėr tė rėnda.

BE ka nevojė pėr njė plan pėr t’ua shitur votuesve perėndimore si njė kontratė tė ekonomive tė tyre. Me kaq sa duket, ajo ka vėnė dhe nė frena tė ndjeshme zgjerimin e mėtejshėm. Gjermania dhe Holanda bllokuan javėn e fundit njė vlerėsim pėr aplikimin pėr anėtarėsim nga ana e Malit tė Zi.

Premtimet afatgjata, tė bėra nė vitin 2003 se Shqipėria, Bosnja dhe Serbia do tė merren nė konsideratė pėr anėtarėsim nė BE, duket se janė thyer. Oferta pėr anėtarėsimin e Turqisė janė shtyrė.

Muajin tjetėr, Gjermania, Austria dhe Belgjika pritet tė zgjerojnė kufizimet pėr punonjėsit nga vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore, fiks pas pesė vitesh, pasi u bashkuan me BE. 11 vende kanė paralajmėruar se kufizimet pėr Bullgarinė dhe Rumaninė, tė cilat u bashkuan me BE nė vitin 2007, do hyjnė nė fuqi deri nė vitin 2012.

Por Thomas Klau, drejtori i Parisit pėr Kėshillin Evropian pėr Marrėdhėnie me Jashtė, paralajmėron se kėto masa do tė kėrcėnojnė stabilitetin nė Evropė.

Premtimet e ndryshme pėr anėtarėsim nė BE ishin njė forcė e rėndėsishme pėr reformat ekonomike dhe kanė sjellė prosperitet, edhe pse kjo rritje kaotike dhe borxhi i madh kontribuuan pėr pėrplasjen.

Njė BE e zgjeruar me tregje tė hapura nga kontribuar duke shpėrndarė mirėqenie nė bllok.

“Rimarrja e angazhimeve tė firmosura pėr anėtarėsim nė BE do tė ishte shkatėrrimtare”, - thotė Klau.

Pikėrisht kur Evropa ka nevojė tė mbajė hapur derėn pėr anėtarėt e rinj tė ardhshėm, ka nevojė dhe tė mbrojė ndershmėrinė e tregjeve dhe shoqėrive tė saj nga proteksionizmi. Vendet e reja tė BE u rritėn me 5.5% nė vit gjatė pesė viteve pėrpara krizės, nė krahasim me 3% pėrpara anėtarėsimit.

Ndėrkohė, Perėndimi duhet tė kujtojė se eksportet me Lindjen janė trefishuar nė dekadėn e fundit dhe tregtia Lindje-Perėndim ka gjeneruar tre milionė vende pune.

Njėzet vjet pas rėnies sė Murit tė Berlinit, Evropa ka nevojė pėr unitet dhe pėr njė sens tė ri qėllimi. Klau nėnvizon se interesat evropiane duhet tė ngrihen nė nivel botėror dhe BE duhet tė tentojė tė dalė me njė zė gjatė samitit tė G20 nė Londėr.

“Kontributi i Evropės ėshtė absolutisht vital”, - thotė ai. “Pėrgjigjja nuk mund tė lihet vetėm tek amerikanėt dhe kinezėt.”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara