HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia dhe hyzmeqarėt

Ali Podrimja -- nga Ali Podrimja

Ka do figura historike qė nuk nėpėrkėmben. Pėrndryshe kemi vepruar pėr armikun. Rilindasit na lanė shumėēka, qė mund tė krenohemi. Hoqėn dorė dhe nga besimet qė u pėrkisnin, se popullin e konsideronin njė trup e shpirt e atdheun diēka tė shenjtė. Nė kohėn e gjysmėhėnės, e cila e kishte mbuluar Gadishullin Ilirik, Vaso Pasha hodhi slloganin: Feja e shqiptarit shqiptaria. Rilindasit pėrkrahen, se kjo bashkonte shqiptarėt pėrballė tė keqes.

U shndėrrua pra nė betim kombėtar, qė nuk bėn tė ngrihet dorė. Simbolizon tolerancėn tonė, qė mbetet enigmė edhe pėr gėlltitėsit e hapėsirės sonė qė bėnė ēmos tė na godasin aty ku mė sė shumti na dhemb.

Kėtė mesazh ca nuk e pranojnė, as nuk pajtohen me ortakėt tanė tė hershėm. Ky horrorizėm, nga cilado anė qė shfaqet, mbėshtet se shqiptarėt duhet tė kėrkojnė shtigje tė tjera. Sipas “bajraklive” trefertalėsh hapėsirės sonė bėn t’i kanoset coptimi dhe tė mbyllet ēėshtja shqiptare njėherė e pėrgjithmonė. Kjo ėshtė ėndėrr edhe e fqinjėve, qė duan tė na shohin xhuxhimaxhuxhi.

“Menēurinė” e kėtij synimi, nėse bėn ta quajmė kėshtu, e shoh mjerim nacional nė njė kohė tė ligė kur duhet tė prajnė fėrkimet mes nesh. Komunikimet brendashqiptare lypset tė shtohen dhe tė ngrisin ēėshtjen e integrimit. Nuk ėshtė utopi as nuk e pėrcaktojnė perėnditė ditėn kur do tė ndodhė kjo. Ėshtė forcė e brendshme, qė tėrheq kah bėrthama e Kombit. Serbėt ēėshtja e Kosovės i bashkon me shekuj, ē’duhet tė ndodh qė edhe neve tė na zgjojė?

Secili popull ka tė drejtė t’ia pėrcaktojė vetes fatin. Rrugėtimi ynė ka diēka me Atlantidėn. Mund ta realizojnė urtakėt e guximtarėt. Skizofrenėt, servilėt e mediokrit janė pjellė e zhurmės, e rastit. Pra, dhe horrorizmi trefertal. Nė tė dy anėt e Drinit, megjithatė, ka diēka qė i mungon anės tjetėr. Kjo mund tė jetė dhe bukuria. Shileri thoshte: “Ėshtė e domosdoshme qė njeriu ta zbulojė atė”. Toleranca mė bėhet se na ėshtė diēka e veēantė nė historinė tonė. Ta nėpėrkembin kėtė e t’u hapim udhė hordhive vdekjeprurėse?

Nė vitin 2005 nga Stambolla zbriti njė zotėri midis atdheut dhe kėrkoi tė shqyrtohet figura e Skėnderbeut. Mė vonė u shfaq libri i zotit Schmitt me ide e teza qė kėrkon demitizimin e figurės Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Vitin qė kaloi Ben Blushi me romanin “Tė jesh ishull” na kthen nė Voskopojė. Me humorin e tij fin dhe pėrmes figurės sė Sali Binishit e preku veriun mitik veriun mitik. Hyzmeqarėt mezi prisnin tė duken nė skenė e tė ngrisnin zėrin pėr demitizim tė ca figurave. Mendoi se nuk bėn tė preken. Filloi disi tė shkundet historia jonė nga Marin Barleti e deri te ditėt tona. Megjithatė mendoj se nuk bėn asnjė guri t’ia lėvizim Kullės.

Nė vend se tė merremi me gjėra tė rėndėsishme, t’i bėjmė vend dhe konferencės sė Mukjes, tė korrigjohen padrejtesitė e shkaktuara nga intrigat e politikės sllave e tė ndjehemi mė kombėtar, se tė mbrosh tendėn ėshtė nder. Dihet se nė atė konferencė e pėsoi rėndė ajka intelektuale shqiptare e cila mbėshtetet bashkimin kombėtar. Kosovėn dhe Ēamėrinė i konsideronte gjymtyrė tė atdheut qė nuk bėn tė mbesin jashtė trupit. Fatkeqėsisht, armikun e kishim nėn lėkurė. Nė histografinė e fqinjėve shpesh flitet se kush na ėshtė mė i lashtė.

Unė besoj nė atė qė e mbėshtet Herodoti se nė Gadishullin tonė janė 2 popuj mė tė vjetėr: Helenėt dhe Ilirėt. Fqinjėt kam pėrshtypjen se nuk e njohin historinė e tyre. Djepi i serbizmit lėviz herė nė veri e herė nė jug. Dihet se i vėrteti ėshtė Rasi(Rashka), 150km nė veri tė Mitrovicės sė sotme. Pse lėviz djepi i tyre mjafton tė pėrcillet mitologjia e barbarogjenėve, pėr tė cilėt kritiku e romansieri i njohur Radomir Konstantinoviq i konsideron “Gjeni mė tė errėt tė kulturės serbe”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara