HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse Berisha s’ka fuqi tė kthejė mbrapsht vendimin e Topallit


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 26.01.2009

Debati rreth pėrjashtimit flagrant tė deputetit Biberaj nga kreu i delegacionit shqiptar nė KE do tė marrė tė enjten njė pėrgjigje pėrfundimtare nė Strasburg, por efekti i tij real nuk ėshtė atje. Megjithėse shumė politikanė po pėrpiqen t’i mėshojnė idesė se kjo prish imazhin e Shqipėrisė nė Strasburg, realisht ky rast prish maskėn false tė paqes brenda PD dhe fillimin e luftės sė bėrrylave pėr t’u shtyrė drejt listės sė re tė deputetėve. Ėshtė shumė e qartė se gjesti ėshtė bėrė pa lejen formale tė Berishės. Kjo u pa qartė nga mėnyra se si kryetarja Topalli nxori ca shkresa agjencish turistike pėr tė justifikuar veprimin.

Nėse do tė ishte konsultuar mė parė me tė, do tė ishte aq arrogante, sa dhe shkresa qė nuk thonė asgjė, nuk do tė nxirrte. Por ėshtė po aq e vėrtetė se veprimi ėshtė qartėsisht i certifikuar nga kryeministri Berisha, pasi ėshtė brenda logjikės sė tij politike. Edhe pse ka vepruar me iniciativė pėr “t’i bėrė dhuratė kryetarit” kokėn e Biberajt, nė kėtė rast, njė deputet i identifikuar larg sofrės sė pushtetit, Topalli e ka llogaritur se Berisha nuk bėnte dot hap mbrapa. Pikėrisht duke njohur kėtė logjikė politike tė Berishės, ajo ka ndezur fitilat e njė lufte, e cila do tė sjellė ndoshta zhvillime tė reja brenda PD para zgjedhjeve.

TemA e kyēur

Berisha nuk ėshtė i lirė tė kthejė mbrapsht vendimin e Topallit, pasi sė pari nuk do tė tregojė te mbėshtetėsit e vet apo opinion publik se dikush brenda partisė vepron dhe pa e pyetur atė. Edhe pse nė kėtė rast veprimi ėshtė njė shenjė e fortė servilizmi dhe nėnshtrimi politik, sėrish ai nuk e do kėtė dhuratė. Ideja qė njė vartės i tij ka bėrė njė gjest pa e pyetur atė, e mundon mė shumė sesa efekti shkatėrrues qė ka pėr imazhin e Shqipėrisė ky veprim.

Berisha nuk ėshtė i lirė tė kthejė mbrapsht vendimin e Topallit dhe pėr njė arsye tjetėr. Nėse do t’ia bėnte kėtė, autoriteti i saj do tė shfryhej si njė tullumbace dhe nuk ishte ēudi qė ajo tė shkarkohej para zgjedhjeve nga vota e deputetėve tė PD. I zėnė ngushtė nga veprimi i shpejtė i Topallit, ai me siguri ėshtė mjaftuar me njė ulėrimė pėr Topallin qė s’e ka dėgjuar askush tjetėr veē atyre tė dyerve tė mbyllura nė njė zyrė, dhe ėshtė qetėsuar.

Por mbi tė gjitha, Berisha nuk ėshtė i lirė ta kthejė mbrapsht vendimin e Topallit, se njė njeri qė shkel njė rregull, nuk mund tė jetė i lirė. Ai ka hyrė nė spiralen e shkeljes sė ligjit nė ēdo segment tė pushtetit tė tij. Ka shkelur Kushtetutėn, ka shkelur kompetencat e kryeministrit, ka shkelur vendimet e qeverisė, ka shkelur ligjet e thjeshta, ka kapur shtetin, ka hedhur poshtė vendime gjykatash, pra ka njė histori tė tėrė me shkelje ligji. Duke pasur kėtė histori, ai nuk ėshtė i lirė tė rikthejė autoritetin e sė drejtės dhe ligjit. Pasi, nėse do ta bėnte kėtė pėr Biberajn, do t’i duheshin ditė tė tėra tė rikthente gjithēka qė ka bėrė keq kėto katėr vjet.

Do t’i duhej tė rikthente VKM pėr rrugėn Rrėshen-Kalimash, vendimet pėr Gėrdecin, tenderėt e Fazlliēit, do t’i duhej tė zbatonte vendimin e gjykatės pėr gazetėn “TemA”, madje do t’i duhej tė dėnonte me dhimbje dhe ata qė hodhėn nė erė makinėn time. Nuk i bėn dot kėto gjėra. Nuk i rikthehet mė historisė sė ligjit, nuk e pėrballon dot tėrheqjen nga njė padrejtėsi, pasi ėshtė futur nė spiralen e tyre. Ndaj dhe nuk mund ta hedhė poshtė vendimin e Topallit pėr Biberajn. Ėshtė i pafuqishėm tė rikthejė ligjin dhe drejtėsinė nė kėtė vend. Mbi tė sundon epshi i pushtetit dhe krenaria e burrit qė nuk tėrhiqet, dhe kur ėshtė duke shkuar drejt greminės.

Kostoja ndėrkombėtare qė merr nga njė idiotėsi e Jozefina Topallit ėshtė kolosale, por ai s’do t’ia dijė. Mjafton qė dikush nė botė tė thotė, qenka burrė, nuk u tėrhoq. Kostoja qė po merr nga bllokimi me policė i gazetės “TemA” ėshtė kolosale. Nuk do t’ia dijė, mjafton qė dikush nė shtėpi t’i thotė mirė ua bėrė atyre gazetarėve qė i kanė dhėnė shumė gojės. Kostoja ndėrkombėtare qė po merr nga konfrontimi me institucionet e drejtėsisė nė Shqipėri ėshtė e pallogaritshme, por nuk tėrhiqet, mjafton qė dikush t’i thotė, ti je mbi tė gjithė. Kėto epshe pushteti sundojnė sot mendjen e tij dhe e bėjnė atė njė kryeministėr qesharak, qė nė pėrpjekje pėr tė mbuluar mungesėn e autoritetit tė tij brenda partisė, ėshtė gati t’i vėrė flakėn imazhit tė Shqipėrisė dhe vetė pushtetit tė tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara