HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Standardi i “debatit tė brendshėm” nė PD


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 27.01.2009

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka nisur dje dhe publikisht njė sulm ndaj deputetit tė PD, Aleksandėr Biberaj, pėr shkak tė detyrės sė tij formale si kryetar i delegacionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Disa ditė mė parė, zonja Topalli e ka zėvendėsuar zotin Biberaj nga detyra e tij si kryetar i kėtij delegacioni dhe lajmi ėshtė bėrė publik nga mediet. Biberaj ka reaguar nė mėnyrėn e vet duke treguar problemet qė krijohen nga ky gjest i kryetares, ndėrsa kjo i ėshtė kundėrpėrgjigjur me disa shkresa, bileta avioni tė papaguara. Ky ėshtė ilustrim perfekt i keqkatandisjes sė debatit politik brenda njė partie, ku askush nuk flet pėr asgjė dhe ku mbi tė gjitha askush nuk ka leje tė flasė dhe tė vendosė pėr ndonjė gjė me kokė tė vet. Me aq sa e shoh nga jashtė, ky ėshtė rasti kur zonja Topalli ka vepruar me kokė tė vet dhe si tė thuash e ka tė lejuar kėtė veprim nga shefi i saj, dhe po ashtu rasti ku Biberaj po mbrohet nė emėr tė interesave tė grupit parlamentar, qė shihet qartė qė nuk e dėshiron.

Partia nė pushtet ka kaluar njė periudhė tė vėshtirė, sė paku nga pranvera e vitit tė kaluar, kur nė adresė tė pushtetit tė saj janė ngritur akuza tė rėnda dhe tė verifikueshme. Dy deputetė tė kėsaj shumice po shkojnė drejt sallės sė gjyqit, pėr abuzime tė frikshme financiare me pasojė shuma qė shkojnė deri nė 300 milionė euro nga njė anė dhe me pasojė vdekjen e 26 personave nga ana tjetėr. Kjo shumicė ka heshtur pėr kėto gjėma. Asnjė zė, asnjė debat dhe asnjė frymė nuk ėshtė ndjerė brenda PD dhe rrotull saj pėr imazhin qė i krijohet shumicės nė pushtet nga pėrpjekja pėr tė mbrojtur perversitete tė tilla. Kemi parė zonjėn Topalli tė bėhej agresive dhe t’i “hidhej” nė fyt kryeprokurores, Ina Rama, pėrse nuk i quante fajtorė ushtarakėt, por quante fajtor Fatmir Mediun.

E kemi parė atė t’i diktonte akuzės rrugėn e hetimit dhe pėrfundimin e tij, me qėllim qė tė mos prekej Fatmir Mediu dhe natyrisht me kėtė tė rast tė mos prekej as djali i kryeministrit, qė ka lobuar pėr kontratėn. Njė mungesė e madhe morali u vėrejt gjatė gjithė vitit qė shkoi, sa herė qė PD kishte nevojė pėr moral lidhur me abuzimet e saj me pushtetin. Kemi parė deputetė qesharakė qė kanė mbrojtur Damir Fazlliēin, sikur tė ishte i dėrguar i Zotit dhe jo thjesht njė hajdut batakēi qė e pėrdor familja e kryeministrit pėr tė mbuluar bizneset e veta. Kemi parė gjeste tė turpshme tė pushtetit kundėr medias, linēime tė kryeministrit kundėr saj, akte dhune, siē kanė qenė ato ndaj makinės sime dhe biznesit tė gazetės “TemA” dhe asnjė zė nuk ėshtė ndjerė. Ka pas diplomatė tė huaj qė ua kanė referuar kėto probleme dhe s’kanė guxuar as t’i citojnė. Kanė shkuar nė kancelari dhe ua kanė vėnė para kėto dosje, dhe kanė ulur sytė sikur s’dinė tė lexojnė. Nuk janė ndjerė, se nuk kanė leje tė flasin, nuk kanė leje tė dėgjojnė gjėra tė tilla, dhe mbi tė gjitha e kanė tė ndaluar tė mendojnė rreth qėndrimeve politike qė duhet tė reflektojė shumica nė opinion publik.

Rasti i sherrit Topalli-Biberaj ėshtė emblematik, pasi ky ėshtė standardi i “sherrit” qė i lejohet Topallit. Jam i bindur se kėshtu si e ka degraduar ajo, dhe mbi tė gjitha siē po e justifikon, me siguri qė do ta zemėrojė kryeministrin, por ėshtė brenda stekės sė lejuar tė debatit. Pėr kėto gjėra kryeministri i lė tė lirė tė debatojnė. Ata mund tė zihen pėr dietat, pėr biletat e udhėtimit, pėr agjencinė ku i presin, kanė tė drejtė tė marrin benzinė tek cila pikė karburanti tė duan apo dhe tė flenė nė cilin hotel tė duan, kur tė dalin jashtė. Kėto janė liri qė ua ka mundėsuar kryeministri. Mė tej ata s’mund tė debatojnė. Dhe ky debat thelbin e vet nuk e ka se ku i ka prerė biletat Aleksandėr Biberaj, dhe a i ka paguar ato. Ky ėshtė njė fakt qė nuk ia kėrkon njeri ta referojė nė takimet e tij nė Strasburg.

Imazhi i Shqipėrisė nė Asamblenė e KE nuk varet nga shkresat qė ka zbuluar Jozefina, tė marra prej agjencive turistike nė Tiranė, por nga shkresa qė i ka dėrguar Strasburgut, nė tė cilėn ėshtė njoftuar shkarkimi i njė kryetari delegacioni pa e pyetur. Ky ėshtė standard qė ata nė Strasburg mund t’i shqetėsojė. Nėse Biberaj e vlente tė hiqej, mund tė hiqej, por pėr kėtė duhen argumente politike dhe jo shkresa agjencish turistike. Pėr mė tepėr, njė ndėrrim i tillė nė sesionin e fundit, ku rrezik Asambleja nuk mblidhet asnjė herė deri nė maj, ėshtė qesharak dhe tendencioz dhe kuptohet mė shumė si njė nevojė e zonjės Topalli pėr tė demonstruar pushtetin e saj ndaj atyre qė ajo i konsideron “grup armiqėsor” sesa njė nevojė logjike e Kuvendit. Por thelbi i kėtij sherri banal ėshtė ajo qė thashė mė lart, ėshtė kufiri deri ku ata kanė tė drejtė tė bėjnė debat dhe arsyeja pėrse kanė tė drejtė tė debatojnė. Ky ėshtė njė mjerim mė i madh se ēdo zėnkė mes Topallit dhe kundėrshtarėve tė saj nė PD.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara